l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në Golem të Kavajës Shoqata “Lëvizja” përjetëson patriotin e njohur me pseudonimin Haxhi Baba

Pllakë përkujtimore në shtëpinë e Musa Demerit

Në 14 krrik 2018 në Golem të Kavajës shoqata “Lëvizja” vendosi pllakatën përkujtimore në shtëpinë e qytetarit Demiri, i njohur me pseudonimin Haxhi Baba, i cila ka qenë baza kryesore e lëvizjes Popullore e Kosovës për 8 vite rresht që u ka shërbyer vullnetarëve të Ushtrisë Çliimtare të Kosovës që vinin nga e gjithë diaspora shqiptare si dhe nga Republika e Shqipërisë. Kjo bazë ka shërbyer për pritje, mobilizim, komunikim, ndërlidhje, armatim të vullnetarëve, përcjellje për në luftë të vullnetarëve si dhe vendi ku u instalua makineria për prodhimin e pjesëve për riparimin e armëve të dorës. Kanë qenë me qindra veprimtarë ushtarakë e politikë që kanë qëndruar përkohësishtë në këtë bazë, nga të cilët 22 prej tyre kanë dhënë jetën në Radhët e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK për Maqedoni.


Në këtë ceremoni nderuan me pjesmarrjen e tyre me dhjetra pjesmarrës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, kryetari i BDI Ali Ahmeti, ish-Kryeministri i periudhës së atyre luftrave Fatos Nano, ish Ministri i Mbrojtjes Sabit Broka, kryetari i Bashkisë Kavajës dhe ai i njësisë administrative të Golemit, kryetarët e degëve të shoqatës “Lëvizja” në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, përfaqësues të Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë dhe të Organizatës së bashkuar të Veteranëve të Shqipërisë, kryetari i OVLUÇK-së për në Shqipëri Sokol Poga etj. Të pranishmit i përshënderi Kryetari i Shoqatës “Lëvizja”, Xhevat Bislimi, Ali Ahmeti, Fatos Nano, Kryetari Bashkisë së Kavajës dhe Dilaver Goxhaj në emër të vullnetarëve nga Shqipëria.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes