l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

STUDIMI

“PASURIA GJUHËSORE E KANUNIT TË LEKË DUKAGJINIT”

Xhemal MEÇI
Mjeshtër i Madh

“Në Kanunin e L. Dukagjinit (Varianti i Pukës) pasuria gjuhësore është shpalosur në tërë gjerësinë dhe thellësinë e saj.. Nuk besoj të ketë vepër tjetër, ku gjuha shqipe të paraqitet aq saktë, aq e përkryer dhe në të njëjten kohë e ndërtuar aq thjeshtë, por gjithsesi e aftë për të shprehur në mënyrë të plotë norma morale, juridike, që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. E bash për këtë duhet përgëzuar z, Xh. Meçi, që me aq përkushtim ka ruajtur trajtat origjinale, duke u dhënë gjuhëtarëve lëndën e parë për punime e studime të mëtejshme” (Prof. dr. David Luka, Parathënie e botimit Ana e Drinit, Komani, Shkodër, 2018. f.3).


Vitit të Skëndërbeut prof. dr. David Luka i parapriu me një botim të ri për Lekë Dukagjinin, bashkëluftëtarin e Tij dhe vazhdues i luftërave, filluar kundër pushtuesve osmanë. Por Lekë Dukagjini, kësaj here vërehet si princi i Urtësisë legjendare në këndvështrimin e normave juridike dhe vlerave gjuhësore të Kanunit. Botimi mban titullin “ PASURIA GJUHËSORE E KANUNIT TË LEKË DUKAGJINIT” - një pasuri me vlera të mëdha, e pasqyruar së pari prej At Shtjefën GJEÇOV KRYEZIUT, i cili na e jep “fjalën” jo vetëm të saktë dhe stilistikisht të goditur, por edhe model i Sintakses popullore, që shërben si shembull studimi.
Autori, prof. dr. David Luka e ka këtë botim, librin XIX të kolonës “Studime Gjuhësore” (Shkodër, 2017, me 182 faqe), të ndarë në pesë pjesë përbërëse, me qëllimin për të ndriçuar sa më të plotë këtë pasuri gjuhësore të Kanunit të L. Dukagjinit”: Parathënia,-Pjesa e parë, Bibliografia, -pjesa e dytë; Hyrja,-pjesa e tretë, Fjalori,-pjesa e katërt dhe shprehjet,-pjesa e pestë.


Parathënia, e përmbledhur në 10 faqe, i kushtohet kryesisht At Sh. GJEÇOV KRYEZIUT, duke filluar me formimin e tij si klerik, por për rastin konkret, si shkencëtar e atdhetar i flaktë, produkt i pastër i shkollës françeskane shqiptare. Kështu, Kuvendi i françeskanëve në Shkodër nuk ishte vetëm strehë meshtarësh, por edhe çerdhe njerëzish të ditur e me kulturë. Të zgjedhur që në fëmijëri, ata shkolloheshin me kujdes të veçantë, së pari në vend e pastaj në shkolla të larta jashtë Atdheut. Çdo njëri prej këtyre meshtarëve kishte kryer dy a më tepër shkolla të larta: njërën për kolegj dhe tjetrën ndonjë degë të veçantë të shkencave shoqërore ose të atyre ekzakte.
Duke u kthyer në Atdhe, pas studimesh të gjata në vende të ndryshme të Europës, ata sillnin me vete si kulturën Perëndimore bashkëkohore, por edhe gjuhët përkatëse, të cilat i zotëronin me themel.
Në këto kushte, pra, Kuvendi Franceskan në Shkodër paraqitej si një universitet i vërtetë, ku mund të gjeje studiues të të gjitha fushave të shkencës e të dijes e ku fliteshin të gjitha gjuhët e Europës. Duke qenë se këta meshtarë françeskanë vinin nga të gjitha shtresat të popullsisë sonë, gjithsesi, nga familje të zgjedhura në konceptin e etikës morale të kohës, ata sillnin me vete edhe mendësinë e vendit ku kishin origjinën. Pra këtu bashkoheshin te këta njerëz tepër të thjeshtë, kultura popullore me cilësitë më të vyera të shqiptarit.
Tani, besoj bëhet e qartë pse revista që nxirrnin këta meshtarë të ditur quhej “Hylli i Dritës”...dhe përse ajo ishte...e vazhdon të jetë edhe sot “vatër kulture shqiptare”.
Dhe Gjeçovi ishte pjesë e një “katërsheje” të goditur françeskanësh, që lanë katër vepra monumentale në themelet e kulturës shqiptare: 1. “Lahuta e Malcisë” e Fishtës, 2.“Visaret e Kombit” e Bernardin Palajt, 3.“Prralla Kombëtare” e Donat Kurtit, 4. “Kanuni i Lekë Dukagjinit” i Sh. Gj. Kryeziut. Në faqen 5 të Parathënies, autori (prof. dr. D. Luka) vazhdon me Gjeçovin duke theksuar se At Sh. Gjeçovi ishte shkencëtar i madh. Këtë e vërteton fakti se nuk dihet që dikush të ketë kryer ndonjë studim për metodën thellësisht shkencore të përdorur nga Gjeçovi te Kanuni. (Bile kanë kaluar në heshtje edhe shënimet e tij , nën vijë, pothuaj në të gjitha faqet e librit). Megjithëse Kanuni nisi të mblidhej prej Gjeçovit rreth viteve 1900, aty përdoret metoda shkencore më e përparuar e kohës: ajo krahasimtare. Gjeçovi nuk bën as komente, as interpretime. Ai bën vetëm krahasime”. (fq. 5). Meqë shumë studiues të veprës nuk e kanë njohur si duhet latinishten. Në këto shënime Gjeçovi përpiqej të gjejë izoglosa , të përbashkëta të Kanunit ndër veprat e autorëve latinë, veçanërisht takimet me Kodin e Justinianit, ku në procesin e trashëgimisë ndiqet “lisi i gjakut”, ku përjashtohet “lisi i tamblit”, vija femërore. “Por ajo që bie në sy është krahasimi që bën Gjeçovi me kode të kohës indoeuropiane, punë që deri më sot nuk e ka bërë asnjë prej etnografëve tanë”. (fq. 5).
Në Parathënie (fq. 7), vazhdon të theksojë se “At Sh. Gjeçovi ishte jurist” -siç e tregon vetë Kanuni, kodifikimi i tij. (KLD).
Përzgjedhja e kodifikimi i asaj mase amorfe, që Gjeçovi e ka mbledhur për vite të tëra nga pleq analfabetë, por gjithsesi të dalluar për inteligjencë në dhënie mendimesh në interes të madh për studiuesin, janë një tregues i qartë se autori i Kanunit në praktikë ka qenë jurist, bile i dalluar”. (fq.7).
Gjatë gjithë kohës mbas botimit të Kanunit, kjo vepër është bërë objekt studimi nga dijetarë të ndryshëm brenda e jashtë vendit. Me materialin e paraqitur aty (në Kanun) janë mbrojtur diploma universitetesh e deri doktoratura.
“Do të mjaftonte këtu puna që Universiteti i Lajpcigut i dha Gjeçovit për veprën “Kanuni i Lekë Dukagjinit” titullin “D0KTOR HONORIS CAUSA”. Po është për të na ardhur keq se si Gjeçovi nuk ka asnjë titull shkencor as nga universitetet tona, as nga Akademia e Shkencave, megjithëse At Shtjefën Gjeçov Kryeziu ishte edhe gjuhëtar, Gjithçka shkruhet në Kanun, është tërësisht e qartë dhe e kuptueshme, e shprehur me një stil karakteristik të gegërishtës, tipar i të folmes së Mirditës”.
Fjala në “Kanunin e Lekë Dukagjinit” është një gur i çmuar (që) nuk hidhet pa kontroll. Forca e fjalës në këtë Kanun është mahnitëse. S’ka asgjë mangët as tepër. Ka një kursim të tejskajshëm të saj në një ndërtim konciz të përkryer. Është merita e Gjeçovit, që ka ditur të sjellë të paprekur në Kanun këtë pasuri të madhe gjuhësore.
Autori (prof. dr. D. Luka) thotë se “jemi përpjekur në radhë të parë të vëmë në qendër të vëmendjes analizën e kuptimeve të fjalëve që paraqesin konceptet tradicionale shqiptare mbi familjen, farefisin e gjithashtu të gjithë çështjeve të strukturës organizative të Kanunit, (dhé -dhéu, mal - mali, që janë terma institucionesh paraosmane, duke menduar të zbatojmë këtu parimet bazë të etnolinguistëve.” (Edhe sot na ndodh të dëgjojmë: “ Po eja, bre burri i Dheut!. Po ku je ,bre, burrnesha Dheut?! Xh. M.),
“At Sh. Gjeçovi ishte edhe arkeolog. Ishte i tillë, se ishte një atdhetar i vendosur, duke u bërë objekt ndjekjesh e persekutimesh, derisa u vra prej armiqve të Atdheut e të popullit tonë, më 14 tetor 1929.
Mbi këtë bazë analizohet trashëgimia e pasur e së drejtës popullore shqiptare e konsakruar te “Kanuni i Lekë Dukagjini”, ku familja përbën bazën e kësaj strukture, (nga fq.23-54).
Lidhur me pasqyrimin gjuhësor në Kanun, prof. D. Luka arrin në përfundimin se “Kanuni i L.D.” është pasqyrë e gjuhës shqipe të kohës”.
Duke gjykuar për pasurinë gjuhësore të Kanunit (shprehje, frazeologji, fjalë të urta etj.) zënë një vend të rëndësishëm e të padiskutueshëm. Shprehjet ngërthejnë në vetvete dy tipare kryesore: E para, për të përmbyllur një shpjegim të një norme kanunore. Kemi pra në këtë mes dy pjesë: sqarimi me fjalë dhe pas tij shprehja “Pleqnia tjetër s’mundet me e shkelë të vjetrën”. (ose “Atë çka kanë rregulluar të parët, s’kanë tagër ta prishin të mbramët”. Dhe fill prapa: “Plak mbi plak Kanuja s’bánë”.
E dyta, krahas këtij kodi logjik, shprehjet kanë edhe kodin tjetër, atë moral (Frano Ilia e quan “Ligji i fisnikisë”që tani ndërthuret edhe me kodin tjetër, atë të estetikës. Pra gjithçka në Kanun shprehet jo vetëm qartë, saktë, me përpikëri, por edhe bukur. “Kuleta më veti, shpija humbi, treti”. “Kisha shpatë e konop s’ka” (Kisha nuk ka tagër forcën: “Kisha e Kanuni i kanë punët e dame”).
Libri mbyllet (fq. 182) me “Shprehje të Kanunit (L.D.)”.
Ky botim i ri (Shkodër, 2017, në 182 faqe, paraprihet tani me botimin e librit të 20-të, Studime Gjuhësore) i prof. dr. David Lukës për vlerat e Kanunit të L.D. në fushën gjuhësore, i pasqyruar, së pari prej At Shtjefën Gjeçov Kryeziut, i cili na e jep fjalën jo vetëm të saktë dhe artistikisht të goditur, por edhe model sintakse popullore, që shërben si shembull studimi të më tejshëm pothuajse të pastudiuar apo pak të studiuar.Përzgjedhja e kodifikimi i asaj mase amorfe, që Gjeçovi ka mbledhur për vite të tëra nga analfabetë, por gjithsesi të dalluar për dhënie mendimesh me interes të madh për studiuesin, janë një tregues i qartë, thekson prof. D. Luka- “se autori i Kanunit ka qenë jurist, bile i dalluar” (fq. 7).
Fjala në Kanunin e L.D. është gur i çmuar që nuk hidhet pa kontroll. “Forca e fjalës në këtë Kanun është mahnitëse. S’ka asgjë mangët as tepër. Ka një kursim të tejskajshëm të saj (fjalës) në një ndërtim konciz të përkryer. Është merita e Gjeçovit, që ka ditur të sjellë të paprekur në Kanun këtë pasuri të madhe gjuhësore.
Autori i nderuar prof. D. Luka thotë se “jemi përpjekur, në radhë të parë të vëmë në qendër të vëmendjes analizën e kuptimeve të fjalëve që paraqesin konceptet tradicionale shqiptare mbi familjen e farefisin e gjithashtu të gjithë çështjeve të strukturës organizative të Kanunit, duke u munduar të zbatojmë këtu parimet bazë të etnolinguistikës. Kanuni , i njohur me emrin e Lekë Dukagjinit, sepse duke lënë Lekë Dukagjini emër të madh mbas vdekjes së Skëndërbeut, çdo vlerë lidhej me emrin e tij. Kështu edhe Kanuni, duke u mbështetur te Lekë Dukagjini ishte i besueshëm dhe i pranueshëm( Kështu e la Leka, kështu e pleqnoi Leka, kështu e ka Kanuni Leks( i Lekë Dukagjinit).
Shprehjet ngërthejnë në vetvete dy tipare kryesore:
e para, për të mbyllur një shpjegim të një norme kanunore. Kemi, pra, në këtë mes, dy pjesë: sqarimi dhe pastaj shprehja: “Pleqnia tjetër s’mundet me e shkelë të vjetrën”. (ose) “Atë çka kanë ndreqë të parët, s’kanë tagër ta prishin të mbramët”. Kisha nuk ka tagër forcën. “Kisha shpatë e konop s’ka.”
PËRCAKTIMI I VJETËRSISË SË KANUNIT, duke u nisur nga mjaft elemente që ka në nenet e veta del se HERSHMËRIA e Kanunit shkon shumë kohë para se ka jetuar princi Lekë Dukagjini, sepse kanuni trashëgon jo vetëm doke të vjetra, por edhe fjalë-terma që lidhen me strukturë administrative më të hershme, duke u nisur që nga lashtësia e deri te administrata e sllavëve të Stefan Dushanit. Kështu, duke u nisur nga kjo,prof. D. Luka ka bërë hulumtime në kërkim të terminologjisë të së Drejtës Popullore Shqiptare, aq sa ka arritur në tri përfundime, të cilat kanë vlerë edhe për trajtimin e termave të Kanunit.


Së pari, në sistemin e emërtimeve të farefisnisë, ku institucioni i familjes ka qenë i formuluar mjaft herët. Specifika e këtij procesi te shqiptarët është se emërtimet më të afërta, ato që shënojnë thelbin e familjes: atë- amë, ëmë- bijë, vëlla- motër, djalë –vajzë janë me burim indoeuropjan.
Së dyti, huazimet latine në këtë sistem nomenklature i përkasin një kohë më të vonë. Ato nuk e zëvendësojnë, por në shumicën e rasteve e pasurojnë atë, duke pasqyruar marrëdhëniet e reja, të krijuara gjatë sundimit romak. Pas kësaj gjithçka paraqitet e konsoliduar dhe huazimet e mëvonshme ose nuk pasqyrohen fare në te (huazimet sllave, ose prekin sfera anësore të kësaj nomenklature (huazimet turke.)
Së treti,Shqiptarët e vazhdojnë jetën e tyre familjare në mënyrë aktive, duke krijuar tani edhe marrëdhënie të reja, që padyshim gjejnë pasqyrim edhe në emërtimet e reja etnografike, të formuara brenda sistemit të gjuhës shqipe e me mjetet e tij, duke pasuruar kështu terminologjinë e familjes, të rrethit familjar e të farefisit. Duke analizuar historinë e disa prej huazimeve të latinishtes popullore, vulgare që bëhen si fjalë -terma të së drejtës popullore shqiptare, si p. sh. :
famull-i. 1 Fëmija që pagëzohej, që qethej ( i merreshin flokët) a që krezmohej nga nuni (Fjalori i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1980, f. 449).ndërsa rrjedhojat janë :famulleshë-a, famulli-a, -njësia më e vogël e organizmit kishtar në një krahinë, famullitar-i, prifti i një famullie. Te Bashkimi( Bashkimi –Fjaluer i Rii i shtypes, Shkodër 1908, 14: famull, famullesh, famulli, famullitar). E. Çabej mendon se kjo fjalë (famull-i) del për herë të parë te Budi. Po ajo regjistrohet edhe më parë te Buzuku. Te Bogdani del trajta famulli-a ( Kolë Ashta, Leksiku historik. Shkodër,1996 e 2000).Mendimi i përgjithshëm, që zotëron deri më tani është se famull-i i shqipës është huazuar nga latinishtja famulus (Çabej, S E IV 133, Studime etimologjike. Tiranë, 1982...2006).
Krushk-u – babai i nuses a secili nga të afërmit e saj; 2. secili nga të afërmit a miqtë e dhëndërrit që së bashku shkojnë me marrë nusen. (Fjalor, 1980, f. 892, si dhe rrjedhojat: krushkamadh-i, krushkapari ,ai që u prinë krushqve; krushkë- a; krushkohem, krushkoj, bëj krushqi me dike.


Fjalë e mbarë e gjuhës shqipe. del së pari te Buzuku...Kuvendi i Arbërit, krushqi-a, me shënimin e Kolë Ashtës. Te Fjalori arbëresh-shqip, Kolë Kamsi, 131.: krushku, krushqi -a....Bashkimi, Shkodër , 2008, f.209, dalin emrat krushk e krushkë dhe folja krushkohem.... që shpjegohen edhe me ndihmën e fonetikës historike të shqipes. Po kështu autori shpjegon me një kujdes të veçantë edhe emrat-tema:mik-u(f.33),mort-i, (f.34), ndrikulla(f,38),nip-i (f.39), nuse-ja 9 f.42), ungj-i (f.47)e tj.” Thuhet se Sh Gjeçovi normat kanunore, botuar, i pat mbledhur kryesisht në Mirditë e diçka në Kurbin, f.50). Por mbledhjen e ka bërë edhe prej subjektesh prej Puke, të cilët e kishin Gomsiqen në udhëkalimin e përditshëm Pukë- Shkodër e anasjelltas,veçan Koman, Karmë, Dush, -fqinjë me Gomsiqe.(Xh. Meçi). Tani, në qoftëse problemi do të vështrohet në pikëpamje gjuhësore, do të vemë re se të gjithë kanunet e botuara( së bashku me variantet e tyre: Xh. Meçi, KLD (Varianti i Pukës, Itali, 1996; KLD ( në Variantin e Mirditës, Tiranë, 2002), ngjasojnë në tërë fjalorin që përdorin për të shprehur termat kanunore. Këtë ngjasim e pati vënë re prof. Kahreman Ulqini, kur shkruan se “ pjesa esenciale e terminologjisë është e përbashkët, është kombëtare, sikurse vetë Kanuni i Skanderbegut dhe i Lekë Dukagjinit, janë pjesë nga e Drejta e popullit Shqiptar, e trashëguar nga lashtësia, e zhvilluar dhe pasuruar gjatë Shekujsh”. ( Prof. dr. K. Ulqini, Terma dhe emërtime në Kanunin e Skandërbegut dhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, Kumtari, Muzeu popullor i Shkodrës,2/1974. Këtu e ka kuptimin edhe shprehja popullore “Me grosh se me grosh, merre plakun n’ Orosh” ( Xh.Meçi).
Kjo kumtesë u mbajt në TAKIMET E GJEÇOVIT, Zym, Has, 13 tetor 2017 në tryezën me temën “TRASHËGIMIA KANUNORE TE SHQIPTARËT”, Kumtesë e mundësuar prej bisnesmenit të nderuar Z. Tonin Alia, drejtor i ARDENO-s, i cili na siguroi burimet në të holla për blerjen e 10 kopjeve të librit në fjalë të autorit të shquar prof. dr. David Luka për 10 kumtuesit e asaj tryeze: prof. Sh Hoxha,Dr. Arsim Canolli, dr. Anton N. Berisha, dr. Enver Rexha, dr. Mehmet Rukiqi, studiuesit e mirënjohur Frrok Kristaj, Xh. Meçi e Nikollë Kërhanaj) dhe për udhëtimin tim komod Pukë-Zym e kthim me drejtorin e PTV dhe të QKFBP, organizator festivalesh në shkallë kombëtare, me fitues disa çmimesh e diplomash, z. Ramazan Ringaj dhe me Mjeshtrin e Sportit, pronar i Hanit “LAÇI” Pukë, organizator i shumë aktiviteteve sportive dhe turistike në Pukë në shkallë rrethi dhe më tej., Z. Përparim LAÇI.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes