l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

75 VJET MË PARË, LUFTA PERMET –KUQAR –QAFA E KIÇOKUT- GRYKA E KELCYRES-SHKALLA BARMASHIT (1-6 KORRIK 1943)

NGJARJE KULMORE NË HISTORINË E LANÇ

Rrahman PARLLAKU*

• Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm 75 vjet më parë, më 10 Korrik 1943, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar e zgjidhi problemin e drejtimit të përqëndruar të Ushtrisë. Kjo do të përkujtohet si dita e themelimit të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm u emëruan figurat më të afirmuara udhëheqëse të Luftës

• Një vit më vonë në Kongresin e Përmetit, Komandant i Përgjithshëm i saj u caktua Enver Hoxha, i cili përqëndroi në duart e tij edhe shumë detyra të tjera si atë të Sekretarit të Parë të Partisë, atë të kryeministrit, të ministrit të jashtëm etj. Por siç dihet ai nuk ka pasur as njohuritë minimale si ushtarak, prandaj detyrën e drejtimit të Ushtrisë deri në çlirimin e vendit e kreu Shtabi i Përgjithshëm, i përforcuar me kuadro të përgaditura, si dhe komandat e njësive e të reparteve

Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm 75 vjet më parë, më 10 Korrik 1943, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar e zgjidhi problemin e drejtimit të përqëndruar të Ushtrisë. Kjo do të përkujtohet si dita e themelimit të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm u emëruan figurat më të afirmuara udhëheqëse të Luftës. Në këtë shkrim nuk kam marrë përsipër të flas gjatë për fillnisjen dhe vazhdimësinë e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, pasi kjo u takon historianëve, por të përkujtoj e të them diçka për një nga datat më të rëndësishme në historinë e Ushtrisë Shqiptare, atë të krijimit të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Gjykoj se kjo datë do të zerë vendin e merituar në analet e historisë së kombit tonë.
Viti 1943 shënoi rritje në përmasa të mëdha të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në gjithë vendin ishin krijuar njësitë guerile, çeta e batalione partizane. Luftimet zhvilloheshin, jo të veçuara nga çetat e batalionet, por të përbashkëta e të koordinuara brenda qarkut. Po në korrik të atij viti filluan të zhvilloheshin veprime luftarake të përbashkëta edhe në mes qarqeve të ndryshme, siç ishin luftimet e Përmetit, ku morën pjesë forcat e Gjirokastrës, Korçës e Beratit.
Shtimi i radhëve të Ushtrisë partizane, çlirimi i krahinave të ndryshme, jehona e luftës të përhapur në të gjithë vendin u ndien edhe në botën e jashtme dhe u vlerësuan nga Fuqitë e Mëdha të Aleancës Antifashiste. Ata e njohën Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, dërguan përfaqësuesit e tyre pranë Shtabit të Përgjithshëm, Zonës së Parë Operative, qarqeve e njësive që ta ndiqnin nga afër e ta ndihmonin atë. Ky nivel i ri i Luftës Antifashiste kërkonte që Ushtria të kishte një strukturë të re organizative, të njejtë si për repartet sulmuese dhe teritoriale, ashtu edhe për krijimin e njësive taktiko-operative për veprime në të gjithë vendin. Rritja sasiore dhe cilësore e ushtrisë kërkonte drejtim unik dhe bashkërendim të veprimeve luftarake në shkallë vendi.

Hap cilësor në drejtim të luftimeve
Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm 75 vjet më parë, më 10 Korrik 1943, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar e zgjidhi problemin e drejtimit të përqëndruar të Ushtrisë. Kjo do të përkujtohet si dita e themelimit të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm u emëruan figurat më të afirmuara udhëheqëse të Luftës. Komandant i Shtabit u caktua Spiro Moisiu, që ishte jo vetëm luftëtar i afirmuar, por edhe i paisur me kulturë ushtarake.
Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm u bë një hap cilësor në drejtim të luftimeve, u bë kalimi nga një ushtri partizane me bazë rajonale në një ushtri mbarëkombëtare me strukturë organizative që t’i përgjigjej jo vetëm stadit të arritur, por edhe perspektivës të kalimit në ushtri të rregullt. Shtabi i Përgjithshëm mori masa të menjëherëshme për organizimin e strukturave ushtarake si të forcave operative, teritoriale dhe të administratës ushtarake. Në forcat operative hynin brigadat sulmuese, që ishin të destinuara të vepronin në gjithë hapësirën e teritorit të vendit dhe forcat territoriale që vareshin nga komandat e qarqeve. 
Në krahinat e çliruara qarqet kishin krijuar organet administrative ushtarake, komandat e vendit në krahina, spitale, depo furnizimi etj. Ky organizim ushtarak e justifikoi plotësisht veten në realizimin e detyrave luftarake nga njësitë e repartet, ku u kombinua mirë drejtimi nga Shtabi i Përgjithshëm me iniciativën e gjerë në veprimet luftarake nga vetë komandat e njësive e reparteve, komandat e qarqeve dhe të Zonës së Parë Operative që përfshinte qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kjo iniciativë ishte më se e domosdoshme, pasi luftimet zhvilloheshin pa front të rregullt, mjete teknike të ndërlidhjes e të drejtimit, mungonin kryesisht, komunikimi me Shtabin e Përgjithshëm me ndërprerje të gjatë kohe.

Partizanët përballuan vështirësi mbinjerëzore 
Shtabi i Përgjithshëm, me gjithë kushtet tepër të vështira në të cilat vepronte dhe mungesën që kishte për ushtarakë të mirëfilltë, përgaditi e dërgoi disa udhëzime normative për rregullimin e jetës në reparte, drejtimin e luftimit, rregullin e dispilinën ushtarake, të kombinimit të disiplins së ndërgjegjëshme në zbatimin e detyrave etj. Është me vend të theksojmë se kjo ishte disiplinë shembullore, e vetëpranuar jo vetëm në marrëdhënjet mes luftëtarëve, por edhe me popullin dhe nuk e thyenin atë qoftë edhe kur duhej dhënë jeta.
Masat organizative dhe ushtarake që mori Shtabi i Përgjithshëm, përgaditja dhe edukimi i forcave partizane me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë për çlirimin e vendit nga zaptuesit, i bënë repartet dhe njësitë e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të përballojnë vështirësi, do të thoshja mbinjerëzore.
Vetëm ai që ka përballuar vështirësitë e Operacionit Nazist të Dimrit 1943-’’44 e di fort mirë këtë, të tjerët vështirë ta kuptojnë. Kjo përgatitje shpirtërore dhe vendosmëri për kalimin e vështirësive bëri që repartet e njësitë e dështuara rëndë ta marrin shumë shpejt veten në pranverën e vitit 1944 e të hidhen në sulm që e befasoi keqas armikun. Këtë e kanë shprehur edhe përfaqësuesit e aleatëve në shkrimet e kujtimet e tyre, shumë prej të cilëve kanë ardhur edhe në Shqipëri.

Ndryshimet organizative ishin të karakterit operativo-strategjik
Shtimi i shpejtë i reparteve e njësive të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, sidomos krijimi i brigadave sulmuese, veprimet e tyre luftarake në hapësira të mëdha të territorit, çlirimi i shumë krahinave të vendit, i mbylli nazistët në qytetet dhe në ruajtjen e disa pikave bregdetare e të rrugëve kryesore. Në këto kushte, Shtabi i Përgjithshëm mori masa për ndryshime organizative e të drejtimit të njësive që ishin të karakterit operativo-strategjik, ndryshime në zhvillimin e veprimeve luftarake, kalimin nga luftimet pa front të rregullt në kryerjen e luftimeve dhe operacioneve në front të gjerë.
Këto masa të parashikuara nga Shtabi i Përgjithshëm, u aprovuan në Kongresin Antifashist të Përmetit më 24 Maj 1944. Kështu u krijua Komanda e Përgjithshme, u vendosën gradat ushtarake, u krijuan njësitë operative strategjike. Të gjitha këto masa i jepnin Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare karakterin e një ushtrie të rregullt, me perspektivë për kalimin në mësymjen e përgjithshme për çlirimin e plotë të vendit.
Komandant i Përgjithshëm i saj u caktua Enver Hoxha, i cili përqëndroi në duart e tij edhe shumë detyra të tjera si atë të Sekretarit të Parë të Partisë, atë të kryeministrit, të ministrit të jashtëm etj. Por siç dihet ai nuk ka pasur as njohuritë minimale si ushtarak, prandaj detyrën e drejtimit të Ushtrisë deri në çlirimin e vendit e kreu Shtabi i Përgjithshëm, i përforcuar me kuadro të përgaditura, si dhe komandat e njësive e të reparteve.
Nazistët e bashkëpunëtorët e tyre bënë tentativën e fundit në shkallë të madhe me Operacionin e Qershorit ‘44 duke grumbulluar forca të shumta për të goditur, dëmtuar e penguar Ushtrinë Antifashiste Nacionalçlirimtare në zhvillimin e forcimin e mëtejshëm të saj dhe luftën për çlirimin e vendit. Por hovi që kish marrë lufta, shtimi e forcimi i vazhdueshëm i Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, e thyen shpejt këtë përpjekje të dëshpëruar të armikut në shkallë vendi. Mbas kësaj Ushtria Antifashiste Nacionalçlirimtare kaloi në mësymjen e përgjithshme, gjë që çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesi. 
Ushtria Nacionalçlirimtare shqiptare luajti rol të rëndësishëm në Kosovë dhe në krahina të tjera të ish Jugosllavisë. U zbatuan me vendosmëri detyrat e marra nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇl për të ndihmuar popullin e Kosovës për çlirimin e tij, duke ndikuar në rritjen e pjesëmarrjes të sa më shumë kosovarëve në këtë luftë të madhe, për të patur të drejtën e vetëvendosjes pas mbarimit të saj. Po ashtu u zbatua detyra për ngritjen e pushtetit, pasi shumicën në këshilla e kishin shqiptarët. Brigadat partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare dhanë një kontribut të veçantë në Kosovë.  Në zbatim të detyrave të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare, brigadat dhe formacionet tjera partizane të kësaj ushtrie u angazhuan për të penguar dhe dëmtuar forcat gjermane në tërheqje, me qëllim që ato të mos shkonin të organizuara në Frontin Perëndimor kudër Aleatëve. Në këtë aspekt është e njohur lufta e dy divizioneve tona në ish Jugosllavi për të ndihmuar në çlirimin e popujve jugosllavë, divizione këto që vazhduan të pengonin e dëmtonin forcat gjermane që tërhiqeshin për në Frontin e Perëndimit, duke dhënë kontributin tonë në kuadrin e koalicionit botëror antifashist. 

*Kryetar i OBVL, gjeneral-lejtënant (në pension), Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes