l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

STUDIMI

USHTARAKET DHE TRANZICIONI NE “ZHBERJE E BERJE TE SHTETIT”

Dhimiter Ndrenika

Sistemi shoqeror “komunizem” deshtoi. Asnje shoqeri deri me sot, synimin themelor, “puno sa ke mundesi dhe merr sa ke nevoje” nuk e arriti. Ky qellim “fisnik”, dhe kjo “enderr”, mbeti utopi. Shoqerite e sotme, perfshire ne shtete, kane ndjekur rruge te ndryshme: ate “totalitariste” dhe ate “demokratike”. Edhe RSH, si shtet i vone, perqafoi zhvillimet e periudhave historike te etnise shqiptare. Ky rrugetim i gjate historik perfshiu “etnine e lire” ose primitive, ate “te copezuar skllave dhe feudale” dhe ne periudhen dyshekullore te fundit, ate “te perziere feudoborgjeze, kapitaliste” si dhe “komuniste” e “post komuniste”. Te gjitha keto shoqeri-shtete gradualisht zevendesuan njera-tjetren. Pavaresisht kesaj, etnia shqiptare u perball e perballet me te qenit “e copezuar ne Rajon” dhe emigrim “jashte trojeve te saj etnike”, me origjine “pellazgjike”.
Shqiptaret luftuan e luftojne per drejtesi shoqerore. Po ashtu edhe per “endrren komuniste”, qe deshtoi, por qe ne realitetin e sotem boteror e shqiptar, mund te shprehet ne “mireqenije per kontributin e tyre e bashkejetesen paqesore, pa shfrytezim e perdorim,te lire e barazi dhe kunder cdo lloj dhune e perjashtim nga qeverisja”.


Shoqeria e vendosur me dhune, arme e lufte e perqafuar nga “komunistet” deshtoi. E majta boterore u nda ne: shtete sociale “me baze dhunen e armet e luften” nga “ata qe e perjashtuan kete dhune, arme e lufte”. E majta shqiptare, “partia-shtet” u detyrua “te pranoje ndryshimin”, “te rrezoje diktaturen” dhe njeheresh ne strategjine e saj i mbeti “besnike” “praktikave te dhunes” per rimarrjen e pushtetit, qe ajo te “sundoje ne RSH”, deshmi e te ciles eshte “te qenit larg te RSH si shtet demokratik”, provuar me ngjarjet e viteve 1997-1998 e ato praglufte sociale te viteve pasuese e deri me sot, qe shteti e shoqeria sundohet nga “padrejtesia shoqerore” dhe “oligarket e çdo ngjyre partiake”.
Zhvillimet postkomuniste në RSH dëshmojnë e, në vijimësi, vërtetojnë, se “tranzicioni i brishtë demokratik i vendit nga sistemi njëpartiak i partisë-shtet” ka dështuar e se hap pas hapi në vend të këtij “shndrrimi” po vjen e zëvendësohet me një sistem “demokracie”, tashmë konfiguruar si “zhbërje” e “bërje Shteti “jo më nga themelet e shtetit të së drejtës, por në një “shtet oligark”, “i shtetit publik-privat” e i zëvendësimit të demokracisë në një sistem “diktatorial të ri”, përfaqësuar nga një shumicë njëpartiake kuvendore, ardhur në pushtet në bazë të një sistemi zgjedhor “manipulativ e të shitblerjes së votave e të deputetëve”, rrjedhojë e përjashtimit total të partive të vogla, lëvizjeve politike e shoqërore, grupeve e shoqatave e kandidimit të pavarur, si dhe abuzimit total me pushtetin që gëzojnë, dhe ai vetë, përfituar me manipulim.
Nuk perfaqeson “demokracine”, as”parlamentarizmin” “shitblerja e deputeteve” perfaqesues te interesave jetike te atdheut, kombit e popullit. Kete deshmon ky tranzicion i deshtuar demokratik. Fitorja e se majtes ne vitin 1991 ishte e deshtuar, ndersa fitorja e se djathtes ne vitin 1992, e besueshme si “mohim” i “partise-shtet”. Ky tranzicion demokratik duhet “te çrrenjoste” partine-shtet dhe ta shndrronte RSH ne nje shtet demokratik ne baze vlerash euroatlantike. Kjo deshtoi. Ligjet zgjedhore pranuan “vjedhjen e votes”, si ai “mazhoritar” ashtu edhe ai “proporcioal rajonal” , kur Dushku i dha se majtes 12 deputete, ndersa ai proporcional rajonal u dha fitoren “koalicioneve parazgjedhore” ne dem te partive te vogla, pothuaj se 20% e me shume e votave u perfitua nga partite medha-socialiste e demokratike - e njeheresh u lejua “krijimi i grupeve parlamentare” me “deputete te partive te medha e te tjere” fiktive, qe prishen ekuilibrin ne Kuvend deri ne shkeputje sektare nga vete partite e medha apo dhe “delegimi” i deputeteve te tyre per partite e vogla qe nuk mund te krijonin grup parlamentar, pasoje e “aleancave postzgjedhore”. Krahas, blerjes faktike te deputeteve te ndersjellta nga partite, si e majta edhe e djathta shqiptare arriten te “qeverisin RSH” vetem me “bashkim me te majten” nga PD me 2009 dhe “bashkim me llojin e vet bindjeje politike” nga PS me 2013 nepermjet LSI. Vete keto qeverisje ishin larg “premtimeve te tyre”. Kjo dukuri, njohur tashme, ende nuk po merr rrugezgjidhje sepse ne te dy llojet e sistemeve-mazhoritar e proporcional rajonal apo te paster, kombetar-partite politike kerkojne te ruajne epersine e sundimin apsolut ne RSH me keto vete sisteme tashme te provuara si “prodhuese te vjedhjes se votes”. Faktor kryesor ne kete dukuri eshte krijimi i oligarkive partiako-kriminale, te cilat e mbizoterojne sot jeten e vendit. Kjo vjedhje “vote” eshte shtrire edhe ne perpjekjet per te perfshire emigracionin shqiptar ne votime, nderkohe qe te emigruarit nuk mund te zgjedhin per partine qe votojne sepse mbi ta vepron e dikton mireqenijen e tyre shteti ku kane emigruar dhe jo qeverisja ne RSH.
Keto dukuri,per nga e drejta themelore e njeriut, nuk iu perngjasin as “pleqesive te bashkesive te lira shqiptare” te se kaluares, qe permbanin me shume vlera demokratike se sa ato te “parlamentarizmit te sotem” shqiptar.
Keto deshmojne per nje “kthim te madh pas”,”e bajraktarizem vetiak e oligark,diktatorial”, per sundim te pandare me te tjeret ne RSH. Shteti e shoqeria sundohet sot nga nje parti e vetme, ajo socialiste, qe nuk deshmon perfqesim te shtresave me mendesi socialiste e qe nuk shpreh bashkejetese paqesore por nxit, sic deshmohet edhe me shume me fitoren e socialisteve ne 2017, me arrogance e diktatin apsolut te kreut te saj.
Shtetas shqiptare, edhe ushtaraket, u perfshine ne kete “tranzicion demokratik”, por si deshmohet nga praktika, edhe ata “u bene pjese e militanizmit partiak” nepermjet perfshirjes ne levizje e parti politike, qe perben dhe menjanim, shmangje nga “misioni themelor kushtetues i tyre”, i tere koherave qe shteti ka patur ushtri e organe te sigurise,” mbrojtje, siguri e garante te vendit” e RSH.


“Zhbërja e bërja shtet” nga përmbysja e sistemit të centralizuar të ekonomisë u bë nën “konceptin-ZERO-nga e para e tërë pasurisë shtetërore si në v.1991 ashtu dhe në v.2013”, duke asgjesuar ato marrëdhënie të ndërtuara me fillimin e krijimit të shtetit më të hershëm shqiptar, kur “u shkatërruan nga themeli” të gjitha pasuritë ekonomike, të institucioneve etj. strukturave ekonomiko-financiare e të vetë “pasurisë kombëtare”, që solli thjesht “humbje kohe” e varfërim total e absolut të nivelit të jetesës, duke e kthyer Republikën e porsalindur në nivele të papranueshme nga shtetasit me një mirëqënje tepër të ulët, nën nivelet e fqinjëve dhe jo me sloganin-premtim “të bëjmë Shqipërinë si EUROPA”, që dështoi se qe vetëm mashtrim.


“Zhbërja e shtetit” shënon lindjen e një të “riu”. Ai shkatërron marëdhëniet e vjetra ekonomiko-shoqërore dhe i rindërton ato,me synim “të përfitimit të lirisë, pronës e rritjes së mirëqënijes”. Për nga “pranimi” shteti ka qenë: bashkësi primitive, skllavo-pronar, feudal e më pas kapitalist dhe socialist”. Për nga natyra ideologjike, shtetet “sociale” u emërtuan “demokratike”, “komuniste”, “fashiste”, “naziste”, “fetare” me përbërje një a shumëkombësh a me “pakica” etnike apo kombësish. Këto shtete, historikisht, dështuan me ndarjen e shtetit nga “feja” si dhe nga “krijimi i shteteve nacionale-njëkombëshe me ose pa pakica etnike” që përfundoi në Europë aty nga fundi i shek 18-të, kurse shtetet “komuniste” të “modelit sovjetik”, siç qenë “Republika e sovjetëve” në Gjermani dhe ajo në Hungari në vitet 1919 dështuan pas mosrealizimit e mospranimit nga këto shtete të doktrinës “model sovjetik” pas Luftës së I-rë Botërore, që vijoi me “forcimin e modelit sovjetik në lindjen europjane”; me mbarimin e Luftës së II-të Botërore, u shkatërruan edhe “shteti fashist Italian” dhe ai “nazist gjerman” e me rënien e “shtetit komunist në ish-BS” ku u predikuan si “shtete sociale” dështoi përfundimisht “eksperimentimi shoqëror komunist” sepse në këto shtete u imponua” centralizimi ekonomik e shoqëror me shtetëzimin e pronës private dhe asgjesimin e lirive e të drejtave të njeriut me sundimin apsolut të një klase shoqërore përfaqësuar nga partia komuniste ose emërtim tjetër” me”sundim diktatorial që shtetëzoi ekonominë dhe vuri në themel të tij padrejtësi totale sociale”.


(vijon nr. e ardhshëm)





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes