l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

SPORTI

Në vazhdim të sagës së “Pasionit të bardhë”

 

Dr Leonidha Peppo*

Ende nuk është shuar jehona e aktiviteteve dimërore dhe përshtypjet shumë pozitive të olimpiadës të Koresë, por edhe të shqipëtarëve të cilat na interesojnë të gjithëve, siç ishte kampionati në Shishtavec të Kukësit, ku e pranishme pak para garave ishte edhe ambasadorja e OSBE, Romana Vlahutin, e njohur tashmë për të gjithë zhvillimet e rëndësishme të vendit tonë, duke dhënë vlerësim pozitiv të bjeshkëve dhe maleve të zonës përreth. U zhvillua edhe kampionati shqiptar në dy faza për fëmijë dhe të rinj dhe të reja në zonën shqiptare të Kosovës, në fshatin Brod në kompleksin “Arxhena”, ku me kujtohen pronarët 3 vëllezërit, Naseri dhe 2 të tjerë dhe menaxherja Liljana shumë e sukseshme në detyrën e saj për mbarëvajtjen e këtij kompleksi jo e lehtë për të arritur e administruar. Në këtë kompleks ,pra në verë ka pamje të mrekullueshme të boronicave e luleve të pemëve, shkëmbinjtë me ngjyra të ndryshme vezulluese nga dielli qëndrojnë si kurorë në këtë luginë duke ja dhënë pushuesve dhe turistëve të shumtë entuziasmin dhe gëzimin që çdonjëri ka provuar.
Por le të kthehemi tek garat e kampionatit kombëtar të organizuar nga Federata Sqhiptare e Skive, në bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me Federatën e Skive të Kosovës, me eksperiencë shumë të madhe për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre garave qysh nga zgjedhja e shtegut, siç iu thonë atyre, pra pista por edhe vendosjen e shkopinjve që krijojnë portat e detyurueshme të kalojnë garistët tek rregjistrimi elektronik, te kohëve të arritura nga skiatorët, duke shmangur keqkuptimet dhe rezultatet e arritura ndaj të pranishmëve; tek starti automatik deri tek mjeku me mjetete e nevojshme në rast të lendimeve që janë të pranishme në të tilla ngjarje.


Kjo ndodhi në fakt, kur një vajzë nga Korça që garonte dhe ndihma ju dha në cast nga persona të mirëtrajtuar por edhe të tjerë vullnetarë të gatshëm të ofronin gjithçka dinin, me motora bore e ndihmë fizike apo mendore. Çdo gjë vajti mirë, pavarësisht ndikimit të keq të motit në ditën e garave, ditë e dielë me fortunë e dëborë me fjalën suferinë. Por kjo është kuptimplotë në këtë rast, duke ngadalësuar dhe penguar cilësinë e garave, por edhe të tjerët që duan të performojnë për kënaqësinë e tyre me shkallë vështërsie të ndryshme të pistave në dëborë.
Gjithsesi, çdo vështirësi e përkthyer apo përshtatur në drejtim të njerëzve quhet pasion dhe kënaqësi për çdo sukses dhe kemi çfarë të tregojmë siç po bëjmë edhe me këtë shkrim, për t’u dërguar mesazh njerëzve dhe sportdashëshësve se kështu ndodh gjithmonë: pa u thyer, pa u tërhequr përpara pengesave për të arritur qëllimin që ke përpara! Në këto kushte u zhvillua kampionati Kombëtar i skive për të gjitha moshat, duke u ndarë në dy grupe, të vegjlit, mosha fëminore në distancë të reduktuar kurse pjesa tjetër me pistën e plotë me grup mosha të ndryshme. Gara qe e hapur për pjesmarrje të gjërë e të lirë. Duhet përmendur dhe falenderuar pjesmarrja e Federatës së Skive të Kosovës me figura të larta të saj. Kurse pjesmarrësit në gara, pra sportistët e Kosovës ishin me cilësi jo të lartë për nivelin e tyre maximal, por gjithsesi shumë më të lartë se garistët tanë. Kjo është e vërteta, Sigurisht është frut i investimit dhe kushteve klimaterike të zonës së Shqipërisë, sigurisht edhe këtij të kufirit, si në Dardhë me inisiativë private dhe pasionante ku ka pistë të rregulluar dhe sistemuar me ngjashmëri me atë që kemi parë me shumicë edhe në vendet e Europës. Përpjekje të admirueshme bëhen edhe në Shistavec nga njerëz kurajoz e pasionantë, por mungon infrastruktura e mirë dhe funksionante për komoditetin e sportistëve dhe qeflinjve të malit e dëborës, kurse Voskopoja e famshme për të cilën kam shkruar një artikull me titull “Qyteti i skive shqiptare” tashmë është kthyer në vend të sukseshëm turistik, por i harruar për sportin e skive.
Një burim i mirë për skijim është edhe Puka, ku përpjekja e mjeshtrit alpinist Përparim Laçi nuk ka arritur të bëjë pistë funksionante për popullin e saj.
Sidoqoftë Federa jonë e Skive ka bërë të mundur zgjidhje të tjera si kjo që shkruajta më lart në sajë të presidentit Shpëtim Mema (Guxho) të lidhet me kryesinë e Federatës të Skive të Kosovës, me ndikimin logjistik të tyre dhe me pjesmarrjen e sportistëve, të zhvillojnë me plot sukses gara edhe në kushte të vështira atmosferike, sigurisht të ndihmuara nga Dr.Kliti Hoti që ka emrin e djalit të mbretit Gent të Arbërisëm si edhe me mbështetjen e rektorit të universiteteteve të Sporteve z. Agron Cuca, Ana Burda me familje sportive nga Korça, e njohur si skiatore shumë e mirë në kompleks. Eviddente ishte edhe mbështetja e Ministrisë së Sporteve që na siguroj për zhvillimin e këtij sporti si mbreti absolute i gjithë sporteve.
Duhet të përmden ekipe të Korçës, Shishtavecit, të Borjes me udhëheqës pasionant si Shair Dokle të Tiranës, me prindër mbështetës si Arben Banka, Shkëlqim Dobi, Rishan Parllaku - nje siguri për të ardhmen e fëmijëve në këtë sport . Mungesë ishte një kampion I njohur para 30 vitesh në vrapimet e gjata i quajtur Azem Basha.
Ky investim më parë i bërë nga Maqo Tasho në Dardhë të Korçës merr frymëzim shumë më herët ka qënë atlet, skiator vrapues për kohë të gjatë .
Emrat e përmendur më sipër siguruar traditën dukë bërë skiatorë shum ëtë mirë fëmijët si Bora Mema , Marina, Paula, Erald Parllaku Parid Dobi, Endrin Hoti etj.
E papritur për në mbledhjen e përbashkët me Federatën e skive të Kosovës, ishte çasti kur këta të fundit kishin përgatitur medaljon për garuesit; fillimisht për më të mirën por edhe për të tjerët. Këto ilustrohen dhe me fotot që shoqërojnë artikullin, duke ngazëlluar edhe fëmijët si shpërblim për mundin e stërvitjes së tyre.
Në biseda, në momentet e mbledhjes përmbyllëse, ku u ndanë edhe çmimet e medaljet u përmend edhe emri i Milorad Mereniqi, që krahas të tjerëve i dha shtysë në vitet 60-70, zhvillimit të sportit të skive.
Dhe çmimet u ndanë sipas grup moshave që për çudinë tonë i caktuam me emra nga të zotët e shtëpisë sipas grupmoshave

Grupmoshat

Fatosat 1 :
Ronald Beqiraj (Kallabak)
Marin Banka (Tiranë)
Noel Vasi (Tiranë)
Daniel Dokle (Kallabak)

Fatosat 2:
Lukas Mici (Skëndërbeu)
Elam Rama (Shishtavec)
Larje Hoxha (Shkodra –sport)

Pionerët e rinj:
Klajdi Alilaj (Kallabak)
Erdin Hoti (Shkodra- sport)
Juniorët e renj:
Mathjeu Koço (Skëndërbeu)
Artenis Bela (Shishtaveci)

Juniorët e Vjetra
Genta Hoti (Shkodra –Sport)

Seniorët :
Kudret Beça (Shishtavec)
Dizen Bala (Shishtavec)
Nertil Behluli (Kallabak)







 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes