l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kryetari i OBVL, në takimin e org.veteranëve të rajonit me temë, “Ballkani – zonë paqeje dhe mirëkuptimi”

MBRESA NGA NJË TAKIM I PAHARRUAR NË BEOGRAD


Nikolla Sudar
Përkthyes dhe historian

Është bërë traditë e bukur dhe mjaft domethënëse takimi permanent i veteranëve të rajonit të Ballkanit për probleme kardinale, të cilat shqetësojnë jo vetëm këtë hapësirë , por edhe tërë kontinentin. Takime të tilla janë mbajtur në Mal të Zi, në Kroaci dhe tani së fundi në Beograd.
Të ftuar nga “SUBNO-ri” (Organizata e veteranëve te LANÇL të Serbisë), në takimin tradicional të mbajtur në Beograd, në datat 5 dhe 6 maj të këtij viti, mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga gjenerali legjendar Rrahman Parllaku, kryetar i OBVL-s. Takimi i këtij viti ishte fokusuar në temën mjaft kuptimplote, “Ballkani – zonë paqeje dhe mirëkuptimi”.
Udhëtimi i këndshëm me makinë deri nëPodgoricë, u vazhdua më pas me avion për në Beograd. Këtu, në hotelin e përmendur “Mlladost”, u akomoduan të gjitha delegacionet nga rajoni (nga ish republikat e Jugosllavisë, nga Shqipëria, nga Greqia, nga Bullgaria, nga Hungaria dhe nga Republika Srpska). Hoteli, një ndërtesë e rikostruktuar shumë bukur, ishte e përshtatur për takime të të gjitha niveleve, ku shërbimi ishte në nivelin më të lartë
Në sallën e pajisur më së miri me datën 5 maj, filloi takimi i veteranëve të rajonit.
Takimi e hapi mikpritësi, kryetari i organizatës së veteranëve të Serbisë, gjenerali Dushan Çukiq, personalitet i njohur në këtë vend dhe njeri me shumë horizont. Me një oratori të spikatur ai i bëri një analizë situatës së përgjithshme nëpër të cilën po kalon jo vetëm rajoni, por edhe i gjithë kontinenti, duke u ndalur në rrezikun e madh që paraqesin sot rigjallërimi i forcave regresive neonaziste si dhe detyrave që u dalin të gjitha vendeve, shoqërive të tyre dhe veçanërisht veteranëve të rajonit. Me të drejtë ai theksoi se këto forca të së keqes në disa shtete kanë dalur hapur, duke u përpjekur të sfidojnë të kaluarën e lavdishme të Evropës, popujt liridashës të së cilës para 73 vjetve shkatërruan nazi-fashizmin, armikun kryesor të njerëzimit. Çdo qytetari të ndershëm dhe atdhetar i del për detyrë të ngrejë zërin e të rreshtohet kundër këtyre forcave, që dikur i shkaktuan njerëzimit miliona të vrarë dhe rrënime të paimagjinueshme.
Në emër të presidentit të Republikës së Serbisë, përshëndeti ministri i Punës dhe i problemeve sociale, Gjorgjeviq, kurse në emër të qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Vulin. Që të dy ata theksuan edhe një herë problematikën shqetësuese të kohës, jo vetëm në në rajon e kontinent, por edhe më gjërë. Duke përgëzuar organizatën e veteranëve për rezultatet e deritanishme, ata përsëritën mbështetjen e gjithanshme që do të ketë ajo edhe në ardhmen nga drejtuesit e vendit.
Më pas iu dha fjalë z. Vilmosh Hanti, kryetar i Organiztaë Ndërkombëtare të Rezistencës Antifashiste. Edhe ai gjithashtu vuri theksin në nevojën e intensifikimit të luftës kundër focave të së keqes që rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e popujve, të fituara me aq shumë sakrifica.
Me shumë interes u prit fjala e kryetarit të delegacionit shqiptar, e “Heroit të Popullit”, Rrahman Parllaku. Që në mbërritjen në Beograd, figura heroike e këtij personaliteti të shquar të Shqipërisë tërhoqi vëmendjen, jo vetëm të shtypit dhe të mikpritësve, por edhe të gjithë delegacioneve të pranishme në takim. Mosha e tij 99-vjeçare, e mbi të gjitha biografia e tij e ngjeshur me ngjarje me përmasa edhe ndërkombëtare, burgimi i gjatë në periudhën e diktaturës dhe sfida e hapur ndaj saj, madje edhe ndaj shkencës, me të drejtë befasuan jashtë mase të gjithë të pranishmit (një pjese të konsiderueshme të të pranishmëve iu shpërnda biografia e shkurtër e gjeneral Parllakut, e përkthyer në serbisht). Ky kuadër u plotësua më mirë akoma sidomos nga fjala e tij e goditur dhe largpamëse, e cila e zgjeroi akoma më tepër horizontin e temës rreth së cilës po diskutohej. Kjo qe arsyeja që fjala e gjeneralit u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e pjesëmarrësve në konferencë.
Në këtë frymë vazhduan punimet edhe mbasdite. Në mbrëmje mikpritësit shtruan një darkë mbresëlënëse, ku të pranishmit u njohën edhe më mirë me njëri-tjetrin dhe thelluan pikëpamjet e tyre.
Të nesërmen, më 6 maj u organizua vizita në varrezat e të rënëve për çlirimin e Beogradit. Çdo pjesëmarrës vendosi nga një trëndafil në monumentin kushtuar të rënëve për liri e demokraci dhe la shënimin e vet në librin e nderit. Në kuadrin e këtij takimi disa prej pjesëmarrësveve iu dhurua edhe monografia kushtuar jetës dhe veprimtarisë së gjatë e të sukseshme të gjeneral Parllakut, me bashkautorë Halil Rama dhe Sakip Cami.
Më pas Konferenca miratoi deklaratën e përbashkët të të gjuthë pjesëmarrësvee të këtij takimi mbresëlënës, ku u theksua që ato të organizoheshin çdo vit.
Gjatë gjithë kohës delegacioni shqiptar e shoqëruan kryetari i veteranëve të Malit të Zi, akademiku Zuvdija Hoxhiq, sekretari Dragan Gjuroviq, nënkyetari i veteranëve të Serbisë, gjenerali Kovaceviq dhe anëtari i kryesisë, juristi i mirënjohur, Ratomir Sljepçeviq.
Ky takim do të përfundonte me një ftesë mjaft domethënëse nga beogradasi Danillo Sudar. Në emër të familjes ai e ftoi gjenerali Parllakun dhe z. Tatjana Parllaku për një vizitë në shtëpinë e tij me datën 6 maj, që koinçidoi edhe me festën tradicionale popullore të Shën Gjergjit, gjë që gjenerali e pranoi me kënaqësi.
Të zotët e shtëpisë, Vera dhe Danillo, bashkë me të bijën, juristen Sasha, dhe dhëndrin Dushan Nedelkoviq i bënë një pritje dinjitoze në këtë familje të thjeshtë por shumë mikpritëse. Mbi të gjitha, përveç tavolinës së shtruar me të gjitha të mirat, binte në sy dashamirësia dhe gëzimi i veçantë për këtë nder që po u bëhej nga gjenerali i shquar shqiptar. Pas kësaj dreke të këndshme i zoti i shtëpisë na shetiti me mjetin e tij për mbi dy orë rresht për të parë të gjitha bukuritë e këtij qyteti , sa të lashtë aq edhe të njohur.


Të nesërmen delegacioni shqiptar u kthye në atdhe me mbresa të fuqishme nga takimi në Beograd.





 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes