l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

IN MEMORIAM

DËSHMORI ASLLAN RIZA
KOSIQI ”XHANDARI” QË LIROI NGA BURGU FASHIST KATËR DREJTUES TË LANÇ


Nga Sakip CAMI

Asllan Kosiqi u lind në fshatin Obok (Katund i Vogël) në vitin 1919 në një familje fshatare me pak tokë. Që në moshë të re u detyrua të punonte si hyzmeqar për të nxjerrë bukën e gojës për vehte dhe për familjen. Në fillim punonin në Kurbeg (Fushë e Vogël) sepse tokën ua kishin zaptuar bejlerët e zonës. Bejlerët dhe agallarët e zonës në bashkëpunim me qeverinë e Zogut internuan në Peqin babain e Asllanit, Rizain dhe ja grabitën tokën.
Më pas kthehen në Obok ku punojnë tokën e tyre. Ndjenja e luftës ndaj padrejtësisë e shoqëronte kudo dhe kurdo. Pushtimi fashist e gjeti në moshë për ushtar. Për nevoja ekonomike Asllani vendosi të shërbente si xhandar me pagesë. Në fillim punoi në Petrelë të Tiranës në një repart xhandarmërie. Këtu ai ra në kontakt me idetë dhe veprimet e Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare. Më pas me “ndërhyrjen” e aktivistëve të LANÇ transferohet në Burgun e Tiranës. Djaloshi dibran na duhet në një vend tjetër, na duhet atje ku është e vështirë të hyhet, kishin menduar guerilasit e Tiranës. Në këtë burg ishin burgosur djemtë më të mirë të Luftës Antifashsite Nacional Çlirimtare. Disa prej tyre ishin dibranë, nga Dibra e tij për të cilën e kishte marrë malli. Ra në kontakt me ta. U njoh me të burgosurit politikë, (nënkupto), veprimtarët e njësiteve guerile. U habit me mënyrën e komunikimit të tyre. Djem të rinj porsi ai, djem të vuajtur porsi ai. Përse mbahen në burg dhe aq më tepër të prangosur me pranga nëpër qelitë e ftohta të betonit ? pyeste vehten. Në orët, apo minutat e “lirisë” i shoqëronte, bisedonte fshehurazi me ta. Mbrëmjeve vonë u dërgonte nga një badanie apo ndonjë pikë uji.Miqësi më të madhe zuri me Xheladin Krifcën, Met Hajrullain, Shuaip Barutin dhe Demir Gashin.
Por në detyrë Asllani ishte i rreptë. Kështu e donte puna. Fashistët dhe drejtuesit e burgut kurrësesi nuk duhet të dyshonin për Asllanin. Bëntë sikur egërsohej, shante, bërtiste dhe godiste ndonjë që e dinte se ishte spiun dhe se mbahej për të spiunuar shokët. Prandaj i porosiste shokët që të bënin kujdes që të mos kishin besim tek filan i burgosur. (Gazeta “Ushtima e Maleve, 17 shkurt 1982)
Veçanërisht i vinte keq për disa të dënuar me vdekje. Prandaj filloi të mendonte si t’i lironte, si tua krijonte mundësitë atyre, që të arratiseshin nga ky burg famëkeq. Vriste mendjen, bëntë plane, që një ditë apo natë të arratisej bashkë me ta. Arratisja bashkë me shokët ishte detyra që i kishte vënë vehtes se sa për vehte e kishte të lehtë. Mendja dhe zemra i rrihte për shokët. Ishte betuar se do t’i shpëtonte ata. Dhe çasti i shumëpritur erdhi. Asllani ishin mbledhur në dhomën e tyre. Asllani me kujdes pa u vënë re ua mbylli derën. Hapi shpejt e shpejt qelitë e shokëve dhe u priu atyre për në vendin e daljes. U hodhën nga muri dhe ranë në oborr, prenë telat dhe dhe hypën në avllinë e lartë. Fashistët filluan ndjekjen. Ata qëllonin drejt tyre. Në burg ishte dhënë alarmi. Gjatë hedhjes nga avllia njërit nga shokëve iu përdrodh këmba. Shokët e mbanin në shpinë. Fashistët vazhdonin ndjekjen jashtë territorit të burgut, edhe me qen. Shtëpi më shtëpi përdhese tiuranase humbën gjurmët dhe strehohen në njërën prej tyre. Pas mezit të natës kalojnë malin , vazhdojnën në Martanesh dhe mbrrijnë në Dibër. Dibra i priste. Ata ishin drejtuesit e saj të burgosur. Ata morën detyrat e drejtimit të lëvizjes , në fillim në Batalionin e Dibrës dhe më pas në Brigadën e 18. Në fshat nënën Dane ja kishin arrestuar. Vëllai i tij, Xhemali, e ktheu shtëpinë në bazë të LANÇ-it.
Asllani u dallua në luftime. Në fillim ishte skuadër komandant dhe më pas bëhet zv. Komandant i kompanisë së parë të batalionit të parë.
Pas çlirimit Asllani kreu një kurs për oficer dhe inkuadrohet në forcat e ministrisë së Brendshme. (Heronj të heshtur, Vëll. I , faqe 273-277) Gjatë një ndjekje të kriminelëve në rrethin e Kukësit ra në krye të detyrës në vitin 1946.
Ishte vetëm 28 vjeç. Sa do të dëshironte nëna Dane ta shihte dhëndër, por nuk qe e thënë. Ai ra në lulen e rinisë për kauzën e madhe të mbrojtjes së Atdheut.

Poeti shkroi:

BALADË PËR DËSHMORIN ASLLAN KOSIQI

Toka çahet prej dhimbjes
Bari thahet prej flakës
Bie në shkrep komandanti
Zogu ndalet në ajër.

Toka çahet prej dhimbjes
Nata e merr në gjirin e saj
Në roje nderi qielli
Yjet rreshton si ushtarë.

 

 

Sakip Cami




 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes