l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PROFIL

RIZA XHEZO RAMADANI, NGA LUFTA
NË SHKOLLËN “SKËNDERBEJ”

Nga Xhemal Imeri

Të rrallë, shumë të rrallë, kemi mbetur gjallë akoma, ne pjesëmarrësit në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit italo-gjermanë. Shumica e luftëtarëve prehen “të pavdekshëm” në banesën e përjetshme, kurse pjesëmarrësit në luftë të moshave 13 – 17 vjeçarë, me urdhër të veçantë pas çlirimit u ulën në bangat e Shkollës Ushtarake të Kadetëve”Skënderbej”. Por, ish-partizanët e vegjël në atë kohë tani janë mbi 85 vjeçarë, e disa sapo kanë shkelur të 90-at. Madje shumica e tyre kanë ndërruar jetë.
Ata që s’jetojnë më, sidomos disa prej tyre, kujtohen nëpër shkrime të ndryshme. Të tjerët, shumica nuk i kujton askush, përveç familjarëve të tyre dhe rrallë ndonjë shok.
Kjo ngelet si detyrë për bashkëluftëtarët, por gjithsesi të gjallët me diploma historiane e veçanërisht shokë të rrallë të ulur në ato banga. Edhe shkrimet që bëhen në shtyp dhe në botime gjërat shtrembërohen, e madje tjetërsohen duke mos pyetur fare ish-skënderbegasit e luftës që kapin kohën prej 8 marsit 1945 – 1955, duke shtjelluar hamendësime nga tjetërkush pa u bazuar në ish-partizanët e vërtetë që u ulën fillimisht në bangat e asaj shkolle të papërsëritshme për ushtrinë tonë.


Unë që po shkruaj këto radhë jam dëshmitar e me një kujtesë të dukshme kur megjithëse kam bërë disa shkrime në gazeta e libra, lexoj shpejt në të tjera shkrime shtrembërime dhe devijime nga ato që kemi përjetuar në luftë dhe pas saj në shkolla. Na vjen keq kur lexojmë e dëgjojnë “kur thuhet se shkolla jonë është krijuar këtu e atje madje edhe me 300 veta fillimisht”. Në fakt shkolla “Skënderbej” është krijuar tej hamendësimeve në gazermat e xhenios e pikërisht aty ku ka qenë Shkolla e Oficerëve dhe ku është sot Ministria e Mbrojtjes.
Më 28 mars 1945 u mblodhën mbi 2500 ish-partizanë të vegjël e jo 300 siç dëgjojmë. Madje akoma vazhdojnë të gënjejnë dhe të thurin ëndrra njerëz të datëlindjeve 1922 se qenkan ulur në atë shkollë të ardhur nga lufta. Më vjen keq kur në Gazetën “Telegraf” një gazetë me emër të madh, dikush, në datën 21 prill 2018 deklaron se i paharruari, Destan Hamiti, paska kryer shkollën “Skënderbej”. Unë me plot gojën iu them shkruesve të tillë “Jo dhe jo”, sepse z. Destan Hamiti ka ardhur në shkollën tonë me gradën Toger. E ka zëvendësuar në Kompaninë e 4-rt të nderuarin tjetër toger Imer Tora. Ajo kompani që ishte me efektivë të klasave unike, kur kam qenë efektiv edhe unë. Shtoj se toger Destan Hamiti meriton çdo virtyt që mban mbi supe njeriu i mirë të cilat ia atribuoj edhe unë, por jo të gënjehet me komandantët tanë. Përveç kësaj as R.P.-ja që paska pyetur shkruesin nuk e paska njohur Destan Hamitin sa e njohim ne.
Gjithsesi për çka kam shkruar deri këtu është në nderin tim dhe të personit që do të përmend, duke u kthyer në këtë iniciativë të shkruaj një të vërtetë, sepse më ka bërë përshtypje telefonata e një vajze me emrin Besa, e bija e bashkëfshatarit dhe bashkëluftëtarit tim Riza Xhezo Ramadani. Ajo vazjë e nderuar në kërkim të rrugës së babait të saj, në luftë dhe në shkollën “Skënderbej” e më vonë kishte shkuar në Kryesinë e LANÇ-it dhe në atë të OBVL-së dhe babai i saj nuk figuruaka fare në to as si veteran, as si i plagosur në luftë me shpatull të shtrembëruar e as si skënderbegas. Kur i bëra kujtesën asaj vajze se e kam përmendur në tre libra të botuar nga unë, madje në njërën e kisha cituar Rizanë me plot një faqe.


Riza Xhezo Ramadani ka qenë aktivist i rinisë në Tragjasin e lindjes. I rritur çoban, me dhitë e dhënë qysh 12 vjeç dhe nuk kreu asnjë klasë shkollë që në të vërtetë shfaqi zgjuarësi të dukshme në të mëtejshmen pas luftës. Më 10 qershor 1943 u radhit në çetën e krahinës “Hodo Zeqiri” si partizan.
Me formimin e brigadës së 5-të sulmuese u radhit në këtë brigadë dhe me formimin e brigadës së 8-të kaloi mitralier në këtë brigadë. Gjatë luftimeve në tokat e Jugosllavisë është plagosur rëndë duke u shtruar në spital dhe prej andej u dërgua në Shkollën e Kadetëve “Skënderbej”.
Tanimë 15 vjeçari partizan kishte zhdukur anafalbetizmin në brigadë dhe u fut direkt në klasën e dytë fillore. Gjatë dy vjetëve të tjera kaloi dy klasa në vit dhe në vitin 1948 u dërgua në ish-Bashkimin Sovjetik ku doli oficer me gradën nëntoger duke u specializuar atje si teknik i aparaturave të aviacionit. Pas kthimit shërbeu si oficer në aerodromin e Tiranës dhe nuk vonoi që teknikun Riza Ramadani e kaluan në ATSH derisa doli në pension. Ndërroi jetë në vitin 1984. I martuar me mbesën e Myslym Ketës me të cilën lindën 6 fëmijë midis vështirësive ekonomike fëmijët i rritin me edukatë dhe ndjesi të kohës, me virtyte siç kishte vetë Rizai, tërë respekt, për babanë e tyre “të humbur” por i paharruar për ta dhe shokët e tij. Është kjo edukatë që ka kaluar mbi 30 e ca vjet dhe fëmijët akoma janë në kërkim për meritat e lënë pas dore nga organe qeveritare dhe organizatat përkatëse gjë që shqetësoi fëmijët.
E kam njohur nga afër Rizanë sepse xhaxhai im ka pasur grua hallën e Rizait. Në një libër të fundit kam paraqitur listën e 15 skënderbegasve të ardhur nga lufta në shkollën “Skënderbej”.


Riza Ramadani mban 9 urdhëra e medalje. Boll të kujtoj medaljen e “kujtimit” e cila jepej për ata partizanë që kishin dalë me armë në dorë para 10 korrikut në vitin 1943. Pa harruar plagën në shpatulla me një devijim të lehtë; si dhe dekoratën e marrë në ATSH për punë e sakrifica të Rizait. Siç shihet të tillë si Rizai, që falën gjak nga trupi i tyre për çështjen e lirisë dhe të atdheut gjatë luftës jo vetëm nuk harrohen, por duhet bërë simbol i atyre brezave.
Janë këto arsye që nëpërmjet këtij shkrimi i bëj një homazh nga ana ime dhe shokëve të tij të luftës dhe të shkollës, pa përjashtuar fëmijët e tij për të paharruarin baba.

*Veteran dhe skërnderbegas i viteve të para



 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes