l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Autorisi ditë promovimi zgjodhi 5 Majin, “Ditën e përkujtimit të Dëshmorëve të Atdheut

Pukë - Kol Dedaj promovon librin “NË PANTEONIN E LIRISË”

Nga Xhemal Meçi*

Pukë, më 5 Maj 2018, promovohet libri “ Në Panteonin e Lirisë, botuar, Tiranë, 2018 në 213 faqe.
Autori,ing. Kolë Dedaj – anëtar i Kryesisë së OBVL, pasi botoi librin model shkencor “Bazat e Matjeve në vlerësimin e pasurive të paluajtshme(BMVPP,Tiranë 2016, i cili u cilësua nga autoritete shkencore të UPT: si një “punim monografik (që) përmbledhë përvojën më të mirë shqiptare ,si dhe risitë që vijnë në këtë fushë nga vendet e Bashkimit Europian”; tani vjen me një botim tjetër në fushën e publicistikës, “Në Panteonin e Lirisë, Tiranë 2018. Si ditë promovimi zgjodhi 5 Majin, “Ditën e përkujtimit të Dëshmorëve të Atdheut, mbasi edhe ky botim u kushtohej kryesisht dëshmorëve të Berishës së Pukës, ku tre prej tyre ishin të parët e vetë autorit (Mark Deda- 1840-1910;Mëhill Mark Deda-1889-1915; Ndoc Mark Deda 1880- 1915);Gjergj Mark Deda 1885-1936, Qytetar Nderi i Komunës Iballe. Për respekt të kësaj Dite të shënuar në plan kombëtar , si dhe në nderim të autorit dhe të studiuesve pukas kishin ardhë personalitete e përfaqësues të shkencës dhe arsimit nga Shkodra, Tirana, Mirdita, Lezha etj. Si Prof. Dr. Bajram Xhafa, Dr. Mark Pal Nikaj, Dr. Nikollë Loka, studiuesi, shkrimtari Sefer Pashaj, studiuesi Ndue Dedaj, Mark Mesuli,Mrc.Kolonel Bilbil Dervishi,Biznesmeni Tonin Alia, “Mjeshtër i Madh “,studiuesi Hasan Ahmetaj, Shike, Malzi, Kukës, biznesmeni Demir Hyseni, Bardhok Pulaj,drejtor i drejtorisë arsimore rajonale të qarkut Lezhë,Drejtori i zyrës arsimore Mirditë, Gëzim Kaçorri, drejtori i zyrës arsimore të Pukës, Nikolin Prenga, Drejtoresha e Shkollës së Mesme “S. Sinani” Pukë, Anxhelina Paloka, miq e dashamirës të Pukës:Lazër Mëhilli, Gjovalin Gjergji,Zef Kaza, Hilë e Gjovalinë Alia, Pal Papushi. Lindita Hyseni,Ilir Ismaili,Petrit Lluka; nga pushteti lokal, Bashkia Pukë kishin ardhë ZV/kryetarët Mustafë Kopani dhe Kristian Marku, Drejtori i QKF Pukë DHE I PTV, Ramazan Ringaj; si dhe Alban Doçaj,Drejtori i QKB Pukë; Denisa Meçi, moderatore, një studente e talentuar në aktivitetet kulturore të Pukës. Gjithashtu kishin ardhë familjarët e bashkëberishas, intelektualë e bashkëqytetarë të Pukës etj. Pra, kishte një auditor mjaft të kompletuar. Pro. Dr. B. Xhafa, si shprehu mendimet më të mira për autorin e botimit “Në Panteonin e Lirisë.”theksoi se, kështu Kolë Dedaj po i afrohet “Akademisë së vogël të Pukës, ku herë pas here e vit mbas viti po zhvillohen veprimtari shkencore me interesa krahinore e kombëtare. Miku i Pukës Sefer Pashaj tërhoqi vëmendjen me jehonën dhe ndërlidhjet atdhetare që kanë dëshmorët e heronjtë, siç përmenden në këtë botim,f.73-74, edhe heroi ynë “Rapo Hekali, që thrret sa tundej Mali”, për të cilin unë kam debulesë dhe u gëzova, kur e pashë mes dëshmorëve të Pukës dhe mbarë Shqipërisë. Një meritë tjetër,kjo e autorit, K. Deda.
Dr. Mark Palnika, duke përmendur vlerat e autorit , bëri vërejtje lidhur me brezat e Berishëve me Murrë Dedin i cili nuk shkon më shumë se 20 brezë(pra, baras me 500-600 vjet), kur pretendohet se Berisha është fisi më i lashtë...Por Xh. Meçi tërheq vemendjen se kjo është një legjendë të përbashkët mes disa fiseve Pukë-Mirditë. Megjithatë, mund të mos mungojë ndonjë degë e këtij fisi,që në rrethana të caktuara të jetë shtrirë deri në bregdet.Në vijim N/kryetari i (OKDA), Dega Pukë, Rasim Cina)falënderoi autorin i cili ka hulumtuar dhe dokumentuar 83 Dëshmorë të Atdheut të Pukës, kur nuk numëroheshin të dokumentuar si të tillë më shumë se 55 . Ky botim krahas botimeve kushtuar Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi, i ribotuar prej studiuesit Sefer Pashaj, krahas librit të Ismet Balajt “Kulla Currit plot histori”, ku permenden hollësisht Dëshmorët Prengë e Zekë Curri. Po Kështu botimi i Dedë Qafës për Qafajt, “Zani i të Parëve të mi.” Kurse tani kemi një botim të autorit Kol Dedaj që merr përmasa krahinore e më gjerë. Njëkohësisht falënderojmë Kryetarin e Bashkisë Pukë,Gjon Gjonaj i cili e bëri të mundur që të veshen me mermer të gjitha varrezat e dëmtuara të Dëshmorëve Pukë.”
Anxhelina Paloka, Meta, bëri një përmbledhje të diskutantëve për vlerësimin e këtij botimi në përmasa të historiografisë jo vetëm lokale, por edhe kombëtare.
Në përfundim N/ kryetari i Bashkisë, Z. Kristian Marku, i dorëzoi ing. Kol Dedës Vendimin e Këshillit të Bashkisë Pukë, i cili e shpallë Qytetar Nderi të Bashkisë Pukë me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm, me veprën dhe veprimtarinë shkencore studimore, artistike kulturore, botuese në promovimin e vlerave më të mira pukjane e kombëtare.”
Ing. Kolë Dedaj është diplomuar më1988 ingjinier Ndërtimi UT Tiranë; 1995 NË Suedi, Stokholm ka kryer kursin “Roand and Traffic managemat”;Më 1998 ka kryer kursin Pasuniversitar të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme;Më 1988-2003 emërohet ing. ndërtimi në Pukë dhe në vazhdim drejtor i ndërmarrjes Rruga-Ura. 2003-2005 ing. në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në Tiranë etj. Që nga viti 2005 mban titullin “ Ambasador i Paqes” nga Universal Peace Federation Interreligiou and International Federation for Ëorl Peace;
Nga viti 2014 mban titullin “Anëtar Nderi” i Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, Shqiperi;
Tiranë Më 17 maj 2016, në sallën e Akademisë Shkencave “Aleks Buda”promovohet libri i tij i parë shkencor,ku morën pjesë studiues, ekspert vlerësues, si edhe nga Tirana, nga Vlora, Korça,Fieri, Elbasani, Lezha, Puka, Shkodra, Kukësi, Kosova, Mali i Zi etj.Libri u prit mirë,sepse kodi i matjeve sipas standarteve italiane, dhe sipas shoqatës europiane të vlerësimit të pasurive të paluajtshme TEGOVA, e cila është korporata e vendosjes simbas standarteve brenda komunitetit europian; kodi i matjeve simbas grupimit topo-gjeodozik europian si edhe koncepteve shqiptare të matjes së pronave dhe rregullave të territorit, 24.02.2016.
-Prej vitesh ka aktivitete dhe veprimtaribotuese: shkencore. historike. artistike dhe kulturore.Kola dhe vetë Puka krenohet për origjinën e të parëve të tij të cilët i dhanë Atdheut tre Dëshmorë, të angazhuar në veprimtari të shumta Atdhetare. Të parët e Kolë Dedës, pjesë e fisit iliro-arbëror të berishëve, të cilët për të mbrojtur mbijetesën e origjinës iliro-arbërore, u tërhoqën në malet më të ashpra të Pukës, në këndin më verilindor ku lartësohej Alshiqja dhe Qllumi me mbi 140 m. Poshtë lagur prej lumit Drin, që u vinte hark, duke i bërë më kështjella natyrore se ishin, pothuajse të paarritshme.Para disa vjetësh (1969) me ndihmën e vendasve iu ngjita Qllumit, shtigjeve shkëmbore , duke i dalë nga ana jugore , ku ishte një faqe e shkëmbit që e quanin:“Rrasa shkrolat e Turkut.” Legjenda thotë “ Një ditë vere forca të shumta osmane kaluan Drinin dhe sulmuan vendasit. Për kujtim të atij sulmi forcat speciale osmane u ngjitën deri te ajo rrasë, ku gdhendën shenja si shkrola, po aty sikur kishin gdhendur flamurin osman. Vendasit si e morën veten i sulmuan përmes kalimesh mbi thepat e anës verilindore të Qllumit dhe i shfarosën.
Atij shtegu, që iu ngjita edhe unë sado me shumë vështirësi, i nxitur nga dëshira për t’i shkelur ato thepa e për t’i përjetuar më të plotë guximin dhe trimëritë merituar të berishëve. Kalimin e bëra me shumë frikë e pasiguri prej nga sikur të ftonte Drini 1000 m. poshtë, kurse shkrepat më kërcënonin me jetë për guximin e tepruar me pasoja tragjike.Por aty berishët jetuan për shekuj në liri bri atyre shkëmbinjve.Në këto vende berishët për të ruajtur dhe zhvilluar traditat e tyre iliro-arbërore kishin ndërtuar edhe kishat dhe qytezat e kalatë e veta: Kalaja e kisha e Zhubit, kisha e Shën Gjergjit me “Kullën e Leks” në afërsi,kuptohet në mesjetë një kullë-fortesë, Kisha e Shën Ilisë, Kisha e Zojës (Shën Mërisë)me Kullën e Deskut dhe Shpellën e Deskut, e përshtatshme për strehim gjatë sulmeve të armikut e stërzgjatur deri poshtë në lum. Kisha e Shën Katerinës, Kalaja Leks; Gjytetja e Papit,qytezë në shkëmbinj natyror në drejtim të Balës së Iballës.
Edhe Dedajt e Belshinës,stërgjyshi i Kolës në një skajë të Brebullave, në Belshina mbi Dri ndërtoi kullën e tij. Ajo kullë e mbronte si një kështjellë.
Kur forcat osmane donin të shkelnin Iballe e Berishë, përsëri do t’i përjetësonte kënga e P. Gegës:”Kush po nis pushkën mas parit?! / Çaj Ndoc MARKU e Mark KOLIKU,/ E nuk po e prajnë luftën gjithë ditën!”
Në fillim të prillit 1911 çeta e Ndoc MAR’DEDËS merr pjesë në shoqërimin e Terenc Toçit deri në Klos të Fanit, ku po prisnin qindra mirditas trima, lumjanë e luras. Edhe gjatë Rrethimit të Shkodrës prej ushtrive pushtuese serbo-malazeze, Ndoci me çetën së bashku me shumë dukagjinas zbritën poshtë Shllakut prej ku sulmonin prapavijën e forcave armike. Nga këto sulme, që u përsëritën herëpashere, siguruan shumë armë e municion, që i merrnin prej ushtarëve serb të vrarë. Po në nëntor 1912, kur u ngrit Flamuri kombëtar në Vlorë., Ndoc Mar’Dedën me çetën e Tij i priste një detyrë sa e vështirë,por aq e lartë, atdhetare, që të shoqëronin trimin legjendar Isa Boletinin për në Vlorë. Autori Ingj. Kolë Deda, tregon se sa gëzim kishte ndjerë, kur kishte gjetur burimin e duhur për faktin e mësipërm në Arkivin e Shtetit në Tiranë.”Të parët e mi me Isa Boletinin e qindra kosovarë që donin të përqafoheshin me Ismail Qemalin (!)se u dukej si një i shenjtë hyjnor, që ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar në Vlorën Heroike. Arritjet e Kolës në profesion, studimet dhe, së fundmi ky botim, tregon rishfaqjen e genit të familjes me arritje në brezat në vazhdim. Edhe fëmijët e Kolës djali,Klevisi, e vajza,Kamela janë shembull për moshën e tyre,për virtyte, sidomos në mësime. Edhe bashkëshortja e Kolës, Kristina, mësuese shembullore e lëndës së gjeografisë që prej 20 vitesh në Tiranë. Shkrimtari- publicist Nuredin Lushaj e mbyll vlerësimin e tij për Kolë Dedën me vargjet poetike:”Në profesion shembullor,/ Shkencëtar i vërtetë,/Drejtues i saktë e i drejtë! Ka në zemër bujarinë,/ Trashëgim nga të Parët e tij,/ nga rrënjët trimërinë./ të njohur në tërë Shqipërinë! Kurse Studiuesi Xh. Meçi, në parodi me vargjet e një poeti për vlerësimin e De Radës, shkruan: “ Ate çka banë të parët tuaj me armë në dorë,/ Ti e bane me pendë, o i talentuari Kolë!”

*Studiues ,“Mjeshtër i Madh.”


 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes