l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Shkodër – Simpozium Shkencor për një personalitet të shquar të Kulturës Islame, me përmasa mbarëshqiptare

ISMAIL MUÇEJ, një jetë në shërbim të DIJES...

 

Nga Xhemal MEÇI*

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore “Istambul” dhe me interesimin e përkrahjen e shumë intelektualëve shkodranë, si edhe mbështetjen e familjes, organizuan veprimtarinë shkencore Ismail Muçej – një jetë në shërbim të Dijës. Auditori i shumtë mbizotërohej prej moshës së tretë,sepse ndjenin detyrim moral para një personaliteti të shkencës e kulturës shkodrane e shumë më gjerë.Sidoqoftë pak nga pak në sallë erdhën afro 40 të rinj e të reja nga vitet e fundit të Medresesë, e të gjimnazit ku u ka dhënë mësim Haxhi I. Muçej, por duhej të kishte edhe disa studentë dhe prof. nga Universiteti L. Gurakuqi,” nga Dekanati i shkencave shoqërore, sidomos dega e Gjuhësisë dhe e Letërsisë që të informoheshin për fjalorin dygjuhësh dhe interesimin për një fenomen të zotërimit të disa gjuhëve të huaja, kur ne sot kemi mjaft dekanë e rektorë universitetesh që i dinë apo jo dy a tri gjuhë.Gjithashtu duhej të ishin të pranishëm: Bashkia,Rektorati,Biblioteka “Marin Barleti”dhe personalitete të komunitetit katolikë, etj. sepse figura të tilla si Ismail Muçej janë pasuri të Dijës dhe të kulturës kombëtare, pra, jo thjesht të një komuniteti, të Komunitetit Mysliman, ashtu siç janë pasuri kombëtare: Fishta, Mjeda, Pashko Vasa, dramaturgu i shquar Fadil Kraja, artisti madhor Gëzim Kruja, Bujar Qamili, regjisor Serafin Franko etj.,të cilët nuk na ndajnë, përkundrazi na bashkojnë me moton: “FEJA shqiptarit asht Shqiptaria...Mendje e zemër për te shkrije e përtërije“( P. Vasa e Mjeda)!”Megjithatë nderonte me ardhjen e tij Filip Guraziu nga komuniteti i Krishtenë,ish-kryetari Bashkisë Shkodër në vitet e para të Demokracisë.Por populli thotë: “ Me një lule nuk vjen pranvera.” Nga Puka ishte edhe Myftia i Pukës, imam G. Kopani. Po kështu bënte nder me praninë e Tij Myftia i Malësisë së Madhe, ndërsa mungonte myftia i Shkodrës,por i pranishëm ish- myftia Bashkim Bajraktari, ish-drejtues shkollash, Ismet Bekteshi.U përshëndetën në veçanti: zv/kryetari i Këshillit të Qarkut, Mexhid Cungu, studiues e vazhdues i “Seminarit Ndërkombëtar Shkodra në Shekuj”V – VI; prof dr.: Tomorr Osmani, Bajram Xhafa, Njazi Kazazi etj., si edhe Sokol Mandi anëtar i Këshillit të Bashkisë Shkodër dhe kryetar i Shoqatës “Burimi”,Bledian Mehmeti, sekretar i Shoqatës kulturore “Istambul”me kontribut disavjeçar edhe në Pukë. Po kështu edhe vetë Kryetari i Përgjithshëm i kësaj shoqate (“ISTAMBUL”) Ridvan SEFERI, me origjinë shqiptare prej Seferëve të Dibrës.
Në saj të një organizimi dhe drejtimi me rregullsi prej drejtorit të Medresesë, zotni Kujtim Dervishi dhe të bijes së të nderuarit H. Ismail Muçej, znj.Vildana Rrjolli, simpoziumi u zhvillua me nivel shkencor e seriozitetin e duhur.
Simpoziumin e hapi Kujtim Dervishi, i cili përshëndeti me dashamirësi të ftuarit e shumtë, që nderonin simpoziumin, organizatorët dhe vetë familjen bashkë me H. Ismail Muçejn. Ndër të tjera theksoi se siç thoshte një shkrimtar i mirënjohur anglez: “Është bërë zakon që për të parë se sa i gjatë ishte trungu i pemës,të matej si të jetë prerë.” Kështu edhe për njerëzit, është bërë zakon të çmohen si të shkojnë në botën tjetër.”Prandaj, e morëm këtë nisëm për të shquarin Sami Muçej,që të mos pendohemi nesër, duke u justifikuar, sepse nuk ia zhvilluam me kohë një veprimtari të tillë shkencore.Për të cilin, prania juaj kaq e shumtë në këtë auditor, tregon se kemi edhe miratimin Tuaj, duke na mbështetur”. Këtë gjë e shprehu në veçanti i nderuari Ridvan SEFERI nga Stambolli, i cili tha se i vinte shumë mirë që për një personalitet të tillë të shquar të Kulturës Islame e me përmasa mbarëshqiptare, zhvilloni këtë veprimtari për të vënë në pah vlerat e tij në shërbim të dijes.


Mr. Gilman Bushati referoi gjerësisht për jetën dhe veprën në shërbim të Dijes të H. Ismail Muçej, ku theksoi seriozitetin e Tij për dije që në shkollën fillore dhe në Medresen e Tiranës, ku u shqua në përvetësimin me cilësi të lartë të 5 gjuhëve të huaja: arabisht,italisht, frëngjisht, anglisht e turqisht.Në vazhdim edhe serbo-kroatisht. Ndërsa Gjermanishtën, që i kishte mbetë merak, e mësoj në kushtet e vështira të burgut, duke u bërë shembull dhe nxitës për bashkëkohësit e Tij dhe brezat në të ardhmen.
Sami Muçej,,ish-mësues i lëndëve biologjike,solli kujtimet për të vëllain, Ismailin, i cili nuk i ndante kurrë librat nga dora. Kur u emërua sekretar në seksionin e arsimit të Qarkut Kukës. Duke qenë shumë serioz dhe rigoroz ishte kundër ndërhyrjeve të padrejta., gjë që u duk edhe më 1946, gjatë votimeve, ku iu kërkua që shumë vota kundër, t’i kaloheshin arkës së Frontit ( të rregjimit komunist), Ismaili e kundërshtoi i vendosur, gjë që e vuri nën vëzhgim derisa e larguan nga Kukësi, duke e emëruar në Pukë, ku edhe pse u emërua inspektor në seksionin e arsimit, karakteristika e “luftës së klasave” e ndiqte pas. Duket se emërimi inspektor u bë me qëllimin që të krijohej përshtypja se rregjimi komunist po e trajtonte mirë. po fakti se rridhte nga një familje me rëndësi në Vaspas, tre brez hoxhallarë, ndërsa edhe ky me një kulturë të gjerë islame,por edhe me prirje perëndimore sipas gjuhëve që zotëronte,kur nuk ndihej “nevoja e tyre” në kushtet e izolimit komunist. Për më teper gjatë Luftës Italo-greke kishte shoqëruar misione ushtarake angleze, sidomos majorin anglez Noel, që kishte ardhur në Shqipëri për organizimin e luftës antinazifashiste, si edhe skandali me votat kundra më 1946, ishin “argumenta” se inspektori i ri paraqiste “rrezikshmëri”për rregjimin në pushtet, si edhe për vetë “jetën e shokut Enver”, i cili në vjeshtën e vitit 1952, do të bënte një vizitë në Pukë, kohë, kur iu vunë hekurat Ismailit, dy javë para martese, duke u mbajtur 11 vjet në burg.
E fejuara e Tij,Meliha Djepaxhia edhe pse e re dhe pa lidhje martesore, e priti derisa doli prej burgu.Vetëm një femër zonjë, fisnike e njerëzore mund të bënte një sakrificë të tillë në rinin e saj, kur edhe presioni i rregjimit kërkonte të prishej kjo fejesë, që shprehte rezistencë dhe mospërfillje.Por Melihaja dhe prindërit e saj nuk u mposhtën. Shpërblimi më i madh qenë,dy fëmijtë: djali,tani me banim në SHBA dhe e bija Vildana( Muçej)Rrjolli, e angazhuar në Medrese dhe me kujdes të veçantë për prindërit e moshuar,i ati 94-vjeçar.
Doktoresha e Shkencave Gjuhësore Irida HOTI në Kumtesën e vet trajtoi “Vlera të një Fjalori Të Pabotuar”, ku pasqyroi punën plot përkushtim të një mrekullije që ka radhitur autori Ismail Muçej më shumë se gjysmën e jetës së Tij për këtë Fjalor 25- mijë fjalësh shqip arabisht dhe arabisht shqip, i cili ishte përmbledhur në tre vëllime të trasha, që ngjanin me libra të shenjta, që sikur ishin zbritur prej qiellit e jo përgatitë me dorën e mendjen e bekuar të këtij dijetari të madh. Dr. I. Hoti me durim e kujdes e kishte rrokur FJALORIN në tërësi me profesionalizëm shkencor gjuhësor, duke e zbërthyer kapitull pas kapitulli dhe në mjaft raste fjalë pas fjale,duke dhënë kështu tërë pasurinë e tyre leksikore. Por megjithëkëtë ngarkesë shkencore ajo kumtesë përbënte thelbin e rëndë të Simpoziumit. si e tillë ia vlejti dhe ia arriti qëllimit.


Në vazhdim u erdhi radha kujtimeve të disa prej të ftuarve. Por imami i nderuar Fejzi Zaganjori ishte i papërmbajtshëm, sepse donte të sillte atë mori kujtimesh që i kishin mbetur me dekada në mendje e në zemër,por edhe pse u mundue të përmbledhej në katër pika, që përgjithësisht në tërësi pasqyronin përkushtimin e viganit të Dijës Haxhi I. Muçjes për hartimin e Fjalorit Dygjuhësh, një pasuri vlerash me interesa kombëtare e ndërkombëtare dhe kushtet në të cilat jetonte e punonte me një trajtim antinjerëzor ,që vazhdoi me dekada ndaj Tij.E detyruan këtë kollos të Dijes të punonte në ndërmarrjen pyjore në Tarabosh, ku duhej të hapte gropa mes gurëve shkëmbor për të mbjellë fidana selvijash për pyllëzimin e vendit, “vepër e Partisë,” por ama i shenjtnuemi I. Muçej duhej të punonte 10 orë në ditë dhe udhën shkuarje e kthim ta bënte më këmbë, me një ushqim partiak të kohës: bukën lyer me sheqer e me pak vaj kikirik të shkrirë sipër. Dhe në mbrëmje t’i kthehesh FJALORIT. Dhe kur i duheshin botime që gjendeshin në bibliotekën “Marin Barleti”i thoshte drejtori i vrejtur, si moti i lig në shtrëngatë: “Nuk mund të shërbejmë Ty, se je i padëshirueshëm.”Kur se një herë tjetër, zonja që ishte te banaku i shpërndarjes së librave, u lëshua si ulkonjë me një fjalor të ashpër partiak, duke theksuar se “Nuk i shërbenin një njeriu të tillë.”Nuk munda të duroja më dhe i fola i revoltuar: “ Me kë kujton se flet ti, moj gojëprishur., Ke të bësh me një dijetar të mirëfilltë që s’e ka Shkodra!” Ma vonë më thanë Fejzi, me këtë rast, e zbulove vedin se kush je!”Ja,pra, se si trajtohesh e në ç’kushte jetonte e punonte për këtë FJALOR, që edhe sot qëndron para nesh si varr i hapur. A nuk po gjindet ndonjë shoqatë kulturore që ta marrë përsipër botimin e Tij.”
Ndërsa fliste F.Zaganjori, prapë i revoltuar, Ai gulçonte si krater vullkani “ Si është i mundur që edhe sot të mos ketë kush guximin të thotë se kur e si do të botohet ky thesar i gjuhës shqipe!”
Më në fund na erdhi radha neë Prof. Shefqet Hoxha dhe mua. Prof. Shefqeti tregojë kujtime për emërimin në Kukës dhe duke propozuar për ta shpallë “Profesor Nderi” i dorëzoi familjes së H. Ismailit botimin e Tij “MALZIU”, ku është shkruar edhe për të shquarin I. Muçej. Unë tregova për një rast, kur na erdhi në klasën e 6-të, ku na porositi si shok që të mësonim sa më shumë. dhe u largua i qetë, ndryshe prej inspektorëve të tjerë që për raste të tilla bërtisnin dhe kërcënonin.


Më kishte qëlluar ta dëgjoja në mbrëmjet rinore të vallëzimit Në ato vite mbrëmje të tilla organizoheshin shpesh. Për t’i bërë sa më të hareshme ftonin edhe inspektorin e arsimit Ismail Muçej, i cili recitonte gazmoret e tia të çastit, duke bërë humor me ndonjërin që hiqej si bejtexhi i zoti. Inspektori ynë i nderuar jepte përgjigje të menjëhershme me gazmoret e Tia plot humor. Gjithnjë ishte i duartrokitur dhe i mirëkuptuar, se ruante masën e humorit me ironizim,pa rënduar apo cënuar sedrën e askujt. Edhe Prof. Dr. David Luka më tha një rast, kur po fliste për Onomastikën ,se i duhej një njohje për arabishten, ishte I. Muçej që, pa hezitim, më mësoi abetaren e arabishtes, se aq më duhej mua për atë temë.
Për arrestimin e inspektorit Ismail Muça. pukasit, shprehnin hapur keqardhjen e tyre.Edhe tani, kur u thashë shokëve dhe kolegëve se do të shkoj në Shkodër për të nderuarin Ismail Muçej, më përgjigjeshin se sa mirë po bëja, se Ai e meriton të respektohet e të nderohet, sepse sa qëndroi në Pukë ishte shembulli i figurës së një inspektori arsimi model. Duke përfunduar i urojmë jetë me shëndet e të gëzuar mes familjes , shokëve, kolegëve miqve dhe ish-nxënësve të Tij.

*Studiues, Mjeshtër i Madh

 

 




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes