l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

INTERVISTA

Kryetari i OBVL në ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili

 

I ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili të martën më 24 Prill 2018, Rrahman Parllaku, ish-gjeneral i dënuar nga Enver Hoxha, foli rreth vështirësive me të cilat u përball Liri Belishova në diktaturën e Enver Hoxhës. Parllaku tregoi disa nga peripecitë dhe goditjet më të mëdha që pësoi Belishova.

Më poshjtë, pjesë nga intervista:

Çfarë simbolizon për ju Belishova?

Të fl asësh për Belishovën, fl et për një njeri që në moshën 15-vjeçare hyri në Luftën Nacional Çlirimtare, ku humbi edhe syrin e saj. Me inteligjencën dhe guximin e saj arriti të udhëheqë të rinjtë anti-fashistë në Luftën Nacional Çlirimtare. Të drejtoje rininë ishte një barrë e madhe. Liria pati një rritje brenda një kohë të shkurtër në detyrat e saj falë vendosmërisë dhe inteligjencës së saj.

Kjo nuk e pengoi Hoxhën ta sulmonte?

Liria pësoi dy goditje, e para në vrasjen e Nako Spiros. Enveri manipuloi dokumentat dhe ja vuri gjithë fajin dikujt tjetër dhe vetë doli pafaj. E afroi Lirinë duke i thënë se Nako u vra si rezultat i ndërhyrjes europiane. Por kjo nuk e bëri Lirinë që të bëhej nënshtruese ndaj vendimeve të Enver Hoxhës. Ajo ruajti qëndrimin e saj, pati guximin ta thotë fjalën dhe të përballej me Enver Hoxhën për problemet e udhëheqjes së partisë.

Enver Hoxha ja ka dalë të eliminojë të gjithë kundërshtarët?

Enveri donte nënshtrim. Persekutoi jo vetëm Lirinë, por të gjithë familjen e saj. Liria përballoi shumë vështirësi edhe mbijetoi. Lirinë nuk e lejuan që në momentet e fundit të ishte pranë vajzës së saj dhe t’i lagte buzët me ujë. Vdekja e vajzës së saj është goditja e dytë e fortë e Lirisë. Kjo është diktatura që nënshtroi Liri Belishovën

Cili ishte roli i Nexhmije Hoxhës në diktaturë?

Nuk them që ka qenë e paaftë, por siç doli ajo u pajtua me krimet e Enverit dhe fakti që e mbron edhe sot tregon që ajo nuk është e pafajshme. Roli i gruas te burri nuk është i pakët. Nëse do të kishte qenë grua humane, do të kishte pasur një lloj ndikimi, por si duket edhe ajo për të patur pozitën e të shoqit uli veten.

Çfarë mund të thoni për pasardhësit e atyre që dikur ishin në regjimin diktatorial që po qeverisin sot?

Eni, unë po jetoj 100 vjetët dhe nuk dua të përziej njerëzit që i shërbyen diktaturës me pasardhësit e tyre. Nuk është e njëjta gjë. Nuk hyj t’i dënoj pasardhësit e tyre. Unë nuk dënoj ata që nuk kanë bërë faje ndaj popullit. Ka pasur edhe fëmijë që kanë dalë kundër prindërve të tyre. Ata që kanë përfi tuar nga prindërit e tyre do ruajnë kujtimet e prindërve të tyre, ata që kanë vuajtur nga regjimi do ruajnë kujtimet e tyre.

Mendoni që janë aty për shkak të prindërve, trashëgimisë?

Nuk mund të thuash…Ata ruajnë kujtimet për njerëzit e tyre dhe patjetër erdhën në pushtet kur kishin një moshë të pjekurisë. Duhet të kishin një analizë më të plotë për fajësinë e prindërve të tyre dhe jo gjithnjë kjo ndodh dhe veçanërisht tek ne që kemi pasur një trashëgim të patriarkalizmit. Këta fëmijë ndoshta mund ta ruajnë këtë patriarkalizëm por unë nuk mund t’i fajësoj.

Edhe ata që nuk janë pasardhës të këtyre familjeve çfarë po bëjnë?

Pse kur erdhën nuk i ruajtën dokumentet e komunizmit por i lanë të shpërdoroheshin.

Kush i shpërdoroi dokumentet, kush i posedonte?

Ka edhe prej atyre që janë më prejardhje të personave të diktaturës që i përdorin për interesa të tyre në publikimin e shtypit dhe në emisione që janë marrë në dokumente që nuk duhet të shpërdoreshin por duhet të ruheshin për të bërë drejtësi

 

 




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes