l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

CEREMONIA

Lamtumirë Liri Belishova

Gjeneral Rrahman PARLLAKU*

Të nderuar familjarë të Lirisë, Të nderuar pjesëmarrës në këtë tubim mortor për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëluftëtares, bashkëpunëtores tonë, personalitetes së shquar, Liri Belishova. L iria, që në moshën e rinisë së saj 15-vjeçare, si studente e shkëlqyer e Institutit “Nana Mbretëreshë”, u përfshi në Luftën Antifashiste. Që në demostratat e para kundër zaptuesit fashist mori plagë në trup, humbi syrin, por kjo nuk e ligështoi atë; përkundrazi ia shtoi urrejtjen kundër fashizmit. Ajo, me guxim e vendosmëri dhe me inteligjencën e veçantë u shqua në aktivitetin luftarak; u bë udhëheqëse e Rinisë Antifashiste të qytetit e të qarkut të Tiranës dhe në Kongresin e Rinisë Antifashiste, në gusht 1944 u zgjodh në Kryesinë e Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare (BRASH). Në moshën 18 vjeçare ajo u bë pjesë e udhëheqjes së lartë të Rinisë, që bënte forcën kryesore të Ushtrisë Çlirimtare, mbi 95 % të saj dhe në Nëntor 1944 zgjidhet kandidate për anëtare e KQ të PK Shqiptare. Liria, si udhëheqëse, në detyrat dhe funksionet që mbulonte pati aftësi të veçanta, por në vend të të vlerësoheshin aftësitë e saj, u godit pas vrasjes së Nako Spirut nga Enver Hoxha e grupi i tij projugosllav në udhëheqje të partisë.

Enver Hoxha, si intrigant e mashtrues, me prishjen me ish-Jugosllavinë, për të paraqitur vehten si antijugosllav dhe për të përfi tuar nga autoriteti që gëzonte Liria në masën e Rinisë, e afroi atë, duke ua ngarkuar fajet e veta të tjerëve; e afroi Lirinë dhe në Kongresin e I-rë të Partisë ajo u zgjodh anëtare e Byrosë Politike, me mendimin se Lirinë do ta kishte mbështetje në veprimtaritë e tija. Liria nuk u nënshtrua dhe nuk u manipulua nga diktatori; ruajti karakterin dhe mbrojti pikëpamjet e saj duke i shfaqur hapur e me guxim në drejtimin e partisë e politikën e saj. Ky qëndrim i hapur dhe i guximshëm binte ndesh me planet e diktatorit; ai njerëzit e aftë e të panënshtruar i urrente e i godiste sepse kishte frikë se mos bëheshim të rrezikshëm për karriken e tij, të cilën përpiqej ta mbante me çdo kusht, duke bërë edhe krime nga më monstruozet.

Ai e goditi rëndë Lirinë, e persekutoi; për 30 vite e degdisi në malet e Kurveleshit. Dhe jo vetëm atë, i burgosi bashkëshortin e nderuar Maqo Çomo, të gjithë vëllezërit, familjarët e të afërmit e saj. Por goditjet e rënda ndaj Lirisë u shtuan veëanërisht me fatkeqësinë, kur u nda nga jeta vajza e saj, Drita, në lulen e rinisë, dhe kur diktatori nuk e la atë t’i ndodhej pranë edhe në momentet e fundit të jetës. Të gjitha vuajtjet e persekutimet barbare Liria i përballoi me vendosmëri, siç dijnë t’i përballojnë nënat heroike shqiptare. Me ndryshimet demokratike, pas përmbysjes së diktaturës, Liria bashkë me bashkëshortin, Maqon, ju bashkuan Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ, duke qenë nismëtarë të krijimit të saj.

Ajo, për 20 vite, duke qenë anëtare e kryesisisë të kësaj organizate dha një kontribut të veçantë në organizimin e aktiviteteve të zhvilluara në mbrojtje të të vërtetave historike të LANÇ, në përkujtimin e datave historike, të betejave kryesore të luftës antifashiste, të fi gurave të shquara udhëheqëse e në veçanti të atyre që dënoi e denigroi diktatura, por duke përfshirë dhe ato ngjarje e personalitete historike të luftës së popullit tonë për liri e pavarësi kombëtare. Daljet e Lirisë në emisionet e debatet televizive dhe artikujt e intervistat e saj në shtypin e kohës kanë qenë dhe mbeten një kontribut i veçantë për sqarimin e të vërtetave historike dhe denoncimin e demaskimin me fakte të krimeve të diktaturës. Fjala e mençur e Lirisë, edhe kur ajo fi zikisht u shkëput nga jeta publike, sepse ra nga shëndeti, për ne mbeti e nevojshme. Unë vazhdimisht i shkoja në shtëpi për ta informuar për punët e organizatës, por edhe për t’u konsultuar për probleme të veçanta. E ndjeja nevojën e këshillës së saj.

Takimin e fundit me të e pata pesë ditë para se të ndahej nga jeta. Diskutuam rreth dy orë për probleme të ndryshme; gjykonte si gjithnjë me atë mençurinë e mendjekthjelltësinë e saj, për t’u admiruar e respektuar. Gjithnjë e preokupuar se në Shqipëri nuk po ecin punët ashtu si duhet të shkonin e për të cilat kishte shpresuar e besuar. Vdekja e Lirisë ka dëshpëruar jo vetëm familjarët e të afërmit, po edhe bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e saj. Por ligjet e jetës bëjnë të veten e ne i kemi pranuar. Të nderuar pjesëmarrës në këtë ceremoni të lamtumirës së saj: Në nderim të jetës dhe veprës së kësaj gruaje heroike e të pamposhtur, ju propozoj të mbajmë një minutë heshtje.

Lamtumirë motër! Qoftë i lehtë dheu që të mbulon ty!

 

*Fjala në përcjelljen e Liri Belishovës në varrezat e Sharrës. Tiranë, më 25 Prill

 

 

Meta: Liri Belishova, një nga emblemat kryesore të rinisë antifashiste

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i pranishëm në homazhet në nderim të Liri Belishovës, ish-komunistes që do të vuante më pas nga regjimi 36 vjet dënime dhe internime. Në një status në rrjetin social Meta shkruan: “Me dhimbje të thellë nderova sot, një nga emblemat kryesore të rinisë antifashiste Liri Belishovën, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Edhe njëherë mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ, vajzë e një familje të shquar patriotike të Mallakastrës, me kontribute të spikatura për pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar. Dhimbja është edhe më e madhe, kur refl ektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin ç’njerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre!” Gjithashtu edhe këshilltarët e Presidentit Gjeneral Brigate, Piro Ahmetaj dhe Arbër Bashkurti, në emër të Presidentit Meta morën pjesë në homazhet për Liri Belishovën dhe vendosën një kurorë. Gjithashtu, e pranishme nga Forcat e Armatosura ishte zv.shefja e Shtabit të Përgjithshëm, Manushaqe Shehu. Në homazhe ishin dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, por dhe ish- deputetja demokrate, Majlinda Bregu me bashkëshortin. Familjarët, por dhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve organizuan homazhe në nderim të gruas që sfi doi diktaturën për dy ditë rresht te Hotel “Internacional” në Tiranë, deri orën 14:00 të datës 25 prill 2018 kur ajo u përcoll për në banesën e fundit

 

“Ishte një antifashiste e përkushtuar dhe e mrekullueshme”, ja si e kujtojnë të afërmit Liri Berishovën

 

M e 24 dhe 25 Prill 2018, te hotel “Internacional” në Tiranë janë mbajtur homazhet në nderim të Liri Belishovës, një nga personalitetet e shquara të LANÇ e të pasluftës. Politikanë e njerëz të njohur u pritën nga vëllai i Lirisë Agron Belishova dhe djali i saj Petrit Çomo. Të afërmit e ish drejtueses së Partisë Komuniste, e cila u dënua nga regjimi me mbi 30 vjet internim e kujtojnë si një grua të fortë e cila nuk ankohej asnjëherë. Homazhet në nderim të Liri Belishovës mblodhën bashkë njerëz të njohur, politikanë miq e të afërm të saj. Në heshtje, me dhimbjen e humbjes së gruas sfi duese që u përball me gjithçka i rezervoi jeta, djali i Lirisë Petriti dhe vëllai Agron Belishova pritën njerëzit. Për gazetën “Veterani”, të afërmit shprehen se do e kujtojnë gjithmonë Lirinë si një grua të fortë, që nuk ankohej kurrë. “Grua më e fortë se ajo unë nuk kam njohur. Megjithëse e kam si motër, por gjithmonë nuk tregonte vështirësitë e saj, jetën e saj. Ne e dinim, pasojat e saj i kemi vuajtur edhe ne”, deklaroi djali i tezes së Liri Belishovës, Gazmir Çomo.

“Ishte një antifashiste e përkushtuar, patriote sepse kishte edhe babanë edhe nënën shumë patriotë. Grua e mençur, e thjeshtë e dashur. Ne kemi humbur një motër shumë të mirë”, u shpreh vajza e tezes së Liri Belishovës, Antoneta Bega. “Është një grua e mrekullueshme, një grua e vuajtur shumë që vajza e vetme i vdiq në internim dhe mua më kishte fi ks si vajzën e saj”, thekson e afërmja e Liri Belishovës. “Liria ishte shumë e zonja, po si takonim dot më… Kujt ja mbante të shkonte ta takonte, ajo u internua”, nënvizoi kushëriri i Liri Belishovës, Ferdi Mimani.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes