l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

IN MEMORIAM

Liri Belishova dhe institucioni i pendesës

HALIL RAMA

Afro nëntëdhjetë e dy vjet më parë, më 14 tetor 1926, në Belishovë, Mallakastër, do të lindte një fëmijë që do të bënte dallim nga të tjerët për zgjuarsinë dhe guximin e saj. Ajo ishte Liri Kamber Belishova, e cila të hënën në mbrëmje, (23 prill 2018) mbylli sytë përgjithmonë, për t’u larguar për në botën e përtejme. Portreti i saj ishte ai një gruaje emblematike, të edukuar, të shkolluar, të përkushtuar dhe të kulturuar në shkallën më sipërore. Si e tillë, ajo zë vendin e merituar në panteonin e nderit të kombit shqiptar. Që në fëmijëri, te Liria spikati zelli dhe vullneti i madh për shkollën, për librat dhe dituritë. Arsimin e mesëm e kreu gjatë periudhës së Luftës Antifashiste në Institutin Femëror “Nana Mbretëreshë”, dega normale, ndërsa pas çlirimit, studimet e larta i kreu për shkenca politike-sociale në Moskë, në periudhën 1951- 1954. Ka marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste që në demonstratat e rinisë, në prill të vitit 1939. Ishte përjashtuar nga shkolla për aktivitet antifashist më 1941 dhe 1943. Veçanërisht ishte shquar në punën me të rejat e shkollës “Instituti Nana Mbretëreshë” dhe me të tjera, duke qenë anëtare e një grupi edukativ lidhur me Grupin e Shkodrës dhe pastaj, që me krijimin e PKSH-së u bë përgjegjëse e aktivit të klasës e anëtare e bërthamës së shkollës.

Ajo ishte shquar për pjesëmarrje aktive në demonstratat dhe në të gjitha format e veprimtarisë antifashiste ilegale. Si bijë e denjë e një familjeje me tradita të shquara atdhetare, u bë një nga veprimtaret më të shquara antifashiste të Shqipërisë. NJË PROTAGONISTE ME NJË JETË TË JASHTËZAKONSHME Liri Belishova ishte një nga fi gurat më simpatike, më të mençura, më fi snike dhe një nga udhëheqëset kryesore të LANÇ-it dhe të pasluftës. Njëri nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë të këtyre 27 viteve të fundit, Kryetari i OBVL-së, Rrahman Parllaku, “Hero i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, e konsideron znj.Belishova si gruan stoike që i përballoi me dinjitet sfi dat e jetës. Sipas z.Parllaku, L. Belishova kishte cilësi të rralla kulturore, komunikative e propagandistike, bindëse. Ishte e aftë të bisedonte bindshëm me njerëz të natyrave dhe karaktereve të ndryshme. E edukuar në një mjedis familjar atdhetar dhe në ambient qytetar si Tirana, ajo kishte aftësi bindëse të çuditshme. Agjitatore e jashtëzakonshme, e tipit të ri antifashist, Liria e kuptonte me lehtësi hallexhiun nga fshati, qyteti apo aleatët e huaj. Ajo nuk ishte e nënshtruar dhe nuk ndiente komplekse inferioriteti ndaj askujt. Ndërsa prof.dr. Ana Lalaj, që ka trajtuar shkencërisht më mirë se kushdo historinë e LANÇ-it dhe të Pasluftës, e sheh jetën dhe veprimtarinë e Belishovës në tri kohë, si një nga fi gurat e shquara të historisë shqiptare, të viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të periudhës së pasluftës dhe viteve të demokracisë e pluralizmit politik në Shqipëri. Portreti i Liri Belishovës na shpalos një pjesë të historisë kombëtare, që na bën të ndiejmë emocione. Etapat e jetës së saj lidhen me zhvillime të rëndësishme të jetës politike të vendit. Ajo kontribuoi në Luftën Antifashiste dhe pas çlirimit.

Në saj të punës dhe përpjekjeve arriti të bëhet një nga drejtueset e larta të Partisë Komuniste Shqiptare, duke besuar se ajo përfaqësonte interesat e popullit e të atdheut. Por pikërisht kur konstatoi devijimin nga kjo devizë, ajo u përball egërsisht me udhëheqjen e nomenklaturës komuniste, nga e cila edhe u dënua e u trajtua mizorisht. Liri Belishova ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë që nga 1947 deri më 1961 në të gjitha legjislaturat. Më pas provoi trajtimin e keq në kampet e internimit, si shumë kundërshtarë të sistemit të asaj kohe. Nuk u ligështua dhe me fi llimin e proceseve demokratike u përfshi për të dhënë ndihmesën e saj nëpërmjet Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ- it (OBVL), në interes të atdheut. PËRFAQËSUESE E VLERAVE MË TË MIRA TË GRUAS MALLAKASTRIOTE Liri Belishova do të na befasonte përherë me dijet e saj të gjera e të thella, logjikën e saktë të të arsyetuarit, kujtesën e pagabueshme, interesin e jashtëzakonshëm për zhvillimet demokratikë të vendit dhe sfi dat e ndryshme me të cilat përballeshim, si edhe me aftësinë e saj të mrekullueshme për të dëgjuar dhe respektuar mendimin e bashkë- folësit. Aftësitë intelektuale dhe dijet e kësaj zonje janë ruajtur brenda një shpirti të madh që nuk e ka lejuar kurrë të shajë askënd, as përndjekësit e saj të pashpirt gjatë viteve të internimit. Liri Belishova ishte dëshmi e njeriut të sakrifi cës, krenarisë dhe dhimbjes, por mbi gjithçka ajo simbolizon vetë fatin e Shqipërisë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ajo iu bashkua Luftës Çlirimtare Antifashiste dhe me meritë u bë pjesë e fi timtarëve të saj. Pas luftës punoi me përkushtim për ndërtimin e Shqipërisë së re, duke besuar se e ardhmja e saj do të ishte në përputhje me ato ideale të pastra e të larta që udhëhoqën brezin e saj gjatë luftës. Për më se katër dekada, Liri Belishova dhe bashkë me të edhe familja e saj e mrekullueshme përjetoi dhimbjen e madhe të denigrimit dhe persekutimit, duke kaluar gjysmën e jetës në kampet e burgut dhe internimit… Vitet ‘90-të e gjetën aty ku kishte qenë në vitet e rinisë, në përpjekjet për t’í rikthyer atdheut të dashur dinjitetin, demokracinë dhe lirinë e munguar. Me një energji dhe kurajë të pashoqe, ia doli të mposhtë fatin e keq që i rezervoi koha, duke u shfaqur në vitet e demokracisë e të pluralizmit më e fortë, më e respektuar dhe më e nderuar nga gjithë bashkëkombësit tanë.

Pikërisht për këto kontribute, Këshilli i Bashkisë Ballsh, me vendimin Nr.21 dt. 29.04.2002 i ka dhënë znj.Liri Belishova titullin “Qytetar Nderi i Qytetit të Ballshit” me këtë motivacion: “Për kontribute të shquara në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, kryerjen e detyrave të larta shtetërore mbas çlirimit dhe përballimin me dinjitet të sfi dave të kohës mbas vitit 1961, përfaqësuese e vlerave dhe cilë- sive më të mira të tipareve të gruas mallakastriote”. Ndërsa vetëm para një viti, ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordoi asaj “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Mes gëzimit të papërshkruar, ajo shprehu edhe dhimbje për të kaluarën e saj tragjike. “Kam shumë dhimbje, fatkeqësisht, megjithatë jam e lumvijon nga faqja 1 tur që Shqipëria po shkon drejt Europës dhe jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova”,–u shpreh ndër të tjera znj.Belishova, e cila nuk e humbi ndjenjën e qytetares së angazhuar politikisht as pas jetës së mbushur plot dhimbje, jo vetëm fi zike nëinternimin e egër, por edhe ato shpirtërore që kulmojnë me vdekjen e së bijës, Drita Çomo. Ish-presidenti Alfred Moisiu e kujton Belishovën si një bashkudhëtare të rinisë në ëndrrat për lirinë e zhvillimin e vendit. “Liria ka qenë një nga ato vajzat që kur shpërthenin demonstratat në Tiranë, ishte e para që merrte pjesë dhe ajo ka humbur edhe një sy në demonstratat e asaj kohe… Ai brez mbeti i zhgënjyer”, kujton Moisiu. Për historianin Paskal Milo, Belishova ishte produkt i historisë, i një historie jo pak të trazuar si ajo e Shqipërisë. “Ishte një personalitet politik që ka përjetuar kalvarin e politikës shqiptare në mënyrën më ekstreme të mundshme, megjithatë në përfundimin e kësaj beteje me sfi dat e historisë, por edhe me jetën, në perëndim të jetës biologjike të saj, mund të themi që ishte një heroinë”, -ishte shprehur Milo. Me personalitetin e shquar, të kapaciteteve të mëdha, me integritetin e saj intelektual e moral, L.Belishova i kalon përmasat e Shqipërisë. Ajo besoi dhe dëshmoi me vepra se njeriun në jetë e mban vetëm dija. Në miqësi me dijen, ajo mbetet si simbol i mençurisë e diturisë.

Liri Belishova u rrit, u formua dhe mbeti patriote. Lufta Antifashiste, mbrojtja e vendit, “lufta e bërrylave’, qëndrimi në internime, krijimtaria publicistike e aktiviteti intensiv në mbështetje të proceseve demokratike e të shtetit ligjor, e forcuan karakterin e saj. Një nga fi gurat më interesante, përfaqësuese e elitës intelektuale mbarëkombëtare Liri Belishova i mbështeti fuqimisht proceset demokratike në vendin tonë pas viteve ‘90. Ndonëse vinte e lodhur nga diktatura e egër, ajo ishte optimiste për ecurinë e proceseve demokratike, për krijimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor. E përndjekur, por e papërkulur nga shtypja e gjatë, në vitin 1994, me gjithë moshën jo të re, do të mbështeste krijimin e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, duke u bërë ndër vite anëtarja më aktive e kryesisë së kësaj organizate. Në përditshmërinë e jetës ajo ishte një nga fi gurat më interesante, si përfaqësuese e elitës intelektuale mbarëshqiptare. Ajo ishte gruaja kurajoze, që në momente të rëndësishme ka mbrojtur me mençuri e trimëri çështjen tonë kombëtare. Liri Belishova ishte një fi gurë publike, me kontribute evidente, si në median e shkruar dhe atë vizive. Ka qenë e ftuar në disa emisione televizive të organizuara nga RTVSH, TV “KLAN”, “Neës 24” etj. Gjithashtu, ka dhënë intervista, por edhe ka shkruar shumë artikuj te “Gazeta Shqiptare”, “Panorama”, “Standard”, “Korrieri”, “Rilindja Demokratike”, “Veterani” etj.

Si një ndër personalitetet e pakta që i mbijetoi regjimit më gjakatar, ajo krijoi një profi l publicistik, duke sjellë ndër vite të vërtetat e hidhura të atij sistemi, shtrembërimin që iu bë idealeve të mëdha të Luftës Antifashiste, në emër të së cilës dhanë jetën e tyre të re shumë djem e vajza. Liri Belishova nuk nguronte t’u shprehte mirënjohje të veçantë SHBA-ve e vendeve anëtare të NATOs, që mbështetën luftën e drejtë të UÇK-së dhe bënë realitet këtë ëndërr shekullore të shqiptarëve, ashtu si edhe luftëtarëve të UÇKsë të Maqedonisë, që imponuan kancelaritë perëndimore dhe autoritetet maqedonase të inicionin dhe pranonin Marrëveshjen e Ohrit. GRUAJA QË SFIDOI DIKTATURËN Pasi ka përjetuar një nga internimet më të egra dhe ka vuajtur skëterrshëm larg syve shuarjen e jetës së vajzës së saj, pasi më në fund ishte mplakur e kërrusur, Liri Belishova ishte ndoshta ndër të paktët që njeh “Institucionin e pendesës” . Vuajtjet e diktaturës nuk e mposhtën ose ndoshta ishin ato vuajtje që i dhanë edhe më shumë forcë për të qëndruar. Si një dëshmi e gjallë e viktimave të sistemit, por edhe të atyre që me zell luftuan për ta sjellë në pushtet atë. Në afro nëntë dekada jetë që i rëndonin mbi supet e kërrusura, Liri Belishova e gjeti kohën e saj për t’i kërkuar falje popullit shqiptar, edhe pse ajo vetë – partizania që luftoi për çlirimin e vendit, deputetja e qeverisë komuniste –do të shndërrohej në armiken e kësaj të fundit e për këtë do të syrgjynosej prej sistemit, ku ajo vetë militoi.

Pyetjes nëse ndihej përgjegjëse për faktin se kishte qenë pjesë e mekanizmit të diktaturës, ajo i ishte përgjigjur publikisht me fjalët “Shumë të madhe”. Pastaj argumentet: “Ne nuk i realizuam premtimet që i dhamë popullit për një Shqipëri demokratike dhe të begatë”, “Ne i shkaktuam popullit shumë dëme dhe pjesa më e dhimbshme patjetër kanë qenë represionet”. Pyetjes se, megjithatë, ende askush nuk ka kërkuar një falje publike, Belishova i përgjigjet: “Falje duhet t’i kërkojnë popullit të gjithë ata që kanë qenë anëtarë të Partisë e sidomos udhëheqësit e saj. Veçanërisht ata që personalisht janë përgjegjës për faje të rënda e krime”. Pastaj citon se nga përfaqësuesit e sistemit të kaluar falje publike kanë kërkuar deri tani Bedri Spahiu apo Rrahman Parllaku. Ajo vetë: “Unë gjej rastin edhe njëherë të kërkoj ndjesë, t’u kërkoj falje jo vetëm viktimave, por gjithë popullit tim, sepse duke u nisur t’i bënim mirë popullit, i shkaktuam shumë dëme”. Dhe kështu ajo ikën nga kjo botë, e çliruar nga makthi i “mëkateve”, ndonëse ishte vetë ndër viktimat e gjenocidit të pashembullt komunist. Lamtumirë Liri Belishova! Parajsa qoftë vendbanimi juaj i përjetshëm!

 

 




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes