l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Gjeneral Parllaku vlerëson heroizmin e gruas shqiptare në luftrat për liri e pavarësi kombëtare

SADETE CURRI, VETERANE TRIMËRESHË, GUXIMTARE DHE HUMANISTE

Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, Dega në Prizren, më 14 prill 2018, organizoi një takim përkujtimor kushtuar veteranes të LANÇ, Sadete Curri. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë tubim nga Prizreni dhe anëtarë të organizatave të veteranëve nga Prishtina, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Vitija i nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Kryetari i OBVL, gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit; Kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës Zija Mulhaxha dhe Sekretarët e Përgjithshëm respektivë të këtyre dy organizatave, Halil Rama dhe Drita Rexhepi. Sekretarja e Organizatës të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, Dega në Prizren, Znj.Vera Murati, e cila e moderoi mjaftë mirë takimin tha që në fi llim se “partizane Sadete Curri, sikurse edhe shumë veteranë të LANÇ nuk janë më mes nesh fi zikisht, por vepra dhe kontributi i tyre do të mbeten gjithmonë në kujtimet tona”. Më pas ajo ftoi pjesëmarrësit të nderojnë me një minutë heshtje ata që sakrifi kuan jetën në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Më konkretisht, për jetën dhe veprën heroike të Sadete Currit foli Kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës Zija Mulhaxha. Ndër të tjera ai tha se “Sadete Curri ishte një fi gurë e veçantë në Luftën e Lavdishme Nacionalçlirimtare. Ajo ishte trimëreshë, guximtare dhe humaniste që bëri sakrifi ca sublime në luftën kundër fashizmit dhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës”. Sadete Curri, sikurse edhe shumë veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare nuk janë më mes nesh fi zikisht, por ata do të mbeten gjithmonë në kujtimet e qytetarëve. Rruga luftarake e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, guximi, trimria dhe heroizmi i tyre për çlirimin e vendit, janë burim i madh frymzimi për ndërtimin e demokracisë dhe për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Andaj, ne sot kemi obligim të mbrojmë vlerat patriotike dhe atdhetare të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare si dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë atyre që sakrifi kuan jetën për të na siguruar lirinë, pavarësinë, një jetë dinjitoze, më të mirë, më të bukur dhe më të lumtur për të gjithë. Interesim të veçantë tek pjesëmarrësit ngjalli fjala përshëndetëse e Kryetarit të OBVL-së, gjeneral Rrahman Parllakut. Mes duartrokitjeve dhe entuziazmit që ngjalli prania e tij në këtë tubim përkujtimor, Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, foli për heroizmin e gruas shqiptare në shekuj, për liri e pavarësi kombëtare.

“Nora e Shote Galica, Bije Vokshi e Musine Kokalari, Zoja Çurre e Sadete Curri, si dhe dhjetra heroina te tjera nga Shqipëria e Kosova kanë zënë vend nderi në historinë tonë kombëtare, si luftëtare trimëresha përkrah heronjve e dëshmorëve”,-tha ndër të tjera gjeneral Parllaku. Më tej ai vlerësoi radhitjen e mijëra grave në çetat, batalionet e brigadat partziane që luftuan heroikisht për çilirim e Shqipërisë dhe të viseve të ish – Jugosllavisë. Duke sjellë në vëmendjen e të pranishmëve kohën kur drejtonte Divizionin e V-të, Parllaku tha se në luftimet e këtij Divizioni në Bosnjë e Sanxhak, përkrah burrave ishin edhe 47 gra të moshës 14- 17 vjeç. Kreu i OBVL-së, ndërsa shprehu kënaqësinë që përkujtohen heroina të tilla si Sadete Curri, tha se është rasti të nderojmë 1600 kosovarët që u radhitën në formacionet e Divizionit të V-të. Në këtë takim përkujtimor, për jetën dhe veprën heroike të Sadete Currit folën gjithashtu Dr.Jëlldëze Gorani (bashkëkohanike e Sadetes) dhe Znj. Elvane Imami. Ndërsa Vjosa Curri, në emër të familjes falenderoi pjesëmarrësit dhe veçanërisht gjeneral Parllakun për nderimin që i bëri Sadete Currit. Ajo u angazhua se do ta çojë në vend amanetin e nënës së saj heroinë, duke mbrojtur e respektuar vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Më të larmishëm dhe mbresëlënës e bënë këtë takim interpretimet e nxënësve nga Prizreni në disa pika muzikore dhe recitimi.

 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes