l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

IN MEMORIAM

Sadete Partizani , heroina që luftoi edhe për çlirimin e Beogradit

Nga Bashkim Hisari

Sadete Curri është një fi gurë e veçantë, veterane e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, trime, guximtare dhe humaniste sypatrembur, të cilën prizrenasit e njohin si “Sadete partizani”. Ajo bashkë me Muzafere Gjinalin ishin femrat e para shqiptare nga Prizreni të cilat thanë vdekje fashizmit - liri popullit. Edhe pse shumë e re, Sadetja luftoi kundër gjermanëve në kodrën e Zhumberit, në Zagreb, ishte partizane e Brigadës së Trembëdhjetë proletare që me bashkëluftërarët e kësaj Brigade morën pjesë në betejat kundër fashizmit në Bosnje, në Ovçare, në Kodrën e Radiqit, në Dubravë, në ofenzivën e Dërvarit, pastaj edhe në çlirimin e Beogradit dhe në Srem të Vojvodinës për dëbimin e forcave gjermane. Sadete Curri u lind më 15 prill 1926 në Prizren. Rrjedh nga një familje blegtorësh, që janë marrë edhe me shitjen e prodhimeve të veta të qumështit. Shkollën fi llore tri klasëshe e kreu në Prizren, kurse klasën e katërt në Zagreb. Babai i saj Haki Gorani ishte qytetar që gëzonte respekt në qytetin e Prizrenit.

Aktivitetin antifashist, Sadetja e fi lloi si vajzë e re. Qysh në prag të fi llimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo bashkë me vëllain e saj, Sulimanin dhe antifashistët e rinj prizrenas, me brushë dhe kofa me ngjyra në dorë lëviznin nëpër rrugicat e ngushta të qytetit dhe shkruanin afi she kundër okupatorit dhe armiqve të popullit. Para fi llimit të Luftës së Dytë Botërore shkon në Kroaci ku axha e saj ishte pronar i ambëltores në qendër të qytetit të Zagrebit. Meqë axha i saj nuk kishte fëmijë ai e merr Sadeten ku ajo bashkë me villain, Sulejmanin punojnë në puntorinë e ambëtores së tij. Me ardhjen në Zagreb erdhën edhe ditë më të mira për Sadetën. Bukën e misrit tani e zëvendësoi me bukë gruri kurse ambëlsira kishte me bollëk, mirëpo ato nuk mund të zëvendësonin kosin dhe kajmakun që prodhohej në familjen e saj.

Duke punuar në ambëltore, ajo me kurreshtje dhe admirim dëgjonte bisedën e vëllait Sulimanit me mjeshtrin Zvonko Stipanoviq kur komentonin trazirat e studentëve, grevat e punëtorëve, represionet dhe torturat ndaj pupullit dhe planifi konin aktiviteteve kundër padrejtësive ndaj popullit. Sadete Partizani , heroina që luftoi edhe për çlirimin e Beogradit Më 27 mars, kur trupat gjermane marshuan rrugëve të ish - Jugosllavisë, Sadetja menjiherë u inkuadrua në punën ilegale të grupit të Zvonkut dhe të vëllait Sulejmanit. Ajo pranonte dhe u dërgonte materiale aktivistëve antifashistë kundër okupatorit. Vajza partizane nga Prizreni së shpejti u bë koriere e Lëvizjes Çlirimtare Popupullore (NOP). Mirë- po, aktiviteti antifashist i grupit të saj, u zbulua me ç’rast disa prej tyre u burgosën. Për shkak të rrezikut që i kanosej, sipas udhëzimeve nga shtabi, Sadetja transferohet në fshatin Raketi, disa kilometra larg Zagrebit. Nga ky fshat, ajo me strajcën e saj vazhdon antarëve të NOP-t të shpërndaj në terren materiale agjitacione dhe municione të lehta. Nga mesi i vitit 1943, Sadetja bashkë me 150 vullnetarë, inkuadrohet në radhët e partizanëve në njësitin e Zhumberit e pastaj në divizionin e pare të Brigadës së Trembëdhjetë Proletare që mbante emrin e heroit Rade Konçar.

Aty kryen kursin ushtarak dhe vendoset si ofi cere në çetën për lidhje në Shtabin e Brigadës. Gjatë vitit 1943, Sadete partizani nga Prizreni ka marrë pjesë në disa beteja kundër okupatorit në Zagreb dhe rrethinë, me ç’rast armikut i kanë shkaktuar humbje të rënda materiale dhe njerëzore dhe kanë asgjësuar hekurullën nëpërmjet së cilës furnizoheshin forcat gjermane. Në të njejtin vit, në një betejë me forcat e armatosura gjermane në malet e Zhumberit, Sadetja plagoset në shpinë. Pasi kuptoi se Brigada do të tërhiqet në drejtim të Bosnjës, duke patur frikë se atë bashkë me të plagosur të tjerë do ta strehojnë në Zhmberi, ajo nuk tregon se është e plagosur. Bashkangjitet partizanëve të Brigadës së saj dhe arrin deri në Kordun dhe pastaj në qytetzën e Travnikut. Atje merr pjesë në betejat: Ovçare, Kodrën e Radiqit dhe Dubravë. Në betejat e ashpra, Brigada e Trembëdhjet Proletare arrin të shkatrojë një bataljon të armikut. Në vitin 1944, Sadetja si veterane e respektuar nga Kosova, propozohet nga bashkëluftëtarët dhe udhëheqë- sia e Brigadës dhe zgjidhet delegate për Kongresin e Dytë të Lidhjës së Bashkuar të Rinisë Antifashiste të Jugosllavisë (USAOJ-a) që u mbajt në qytetëzën e çliruar të Drvarit. Ajo me uniformën e re partizane para Komandantit suprem dhe delegatëve e përshëndeti Kongresin në emër të veteranëve të Brigadës së saj. Pas përfundimit të Kongresit Sadetja nuk arrin të kthehet në Brigadë, pasi në mëngjes herët më 25 maj divizioni gjerman “Princ Eugen” kishte marrë vendim për fi llimin e operacionit kundër partizanëve me emërin “Rossel Sprung” respektivisht “Këcimi i kalit”.

Me këtë operacion synohej të shkatërrohej Shtabi Suprem i Lëvizjes Nacionalçëirimtare dhe Komandanti Suprem. Kështu Sadetja u bë pjesëmarrëse në ofanzivën e shtatë armiqësore e njohur si desanti në Dërvar që u zhvillua në territorin perëndimor të Bosnës. Edhe pse armiku kishte angazhuar të gjitha forcat e disponuara, mbi 16 mijë ushtarë gjermanë dhe 3 mijë çetnikë, partizanët dhe forcat tjera antifashiste arritën të përballojnë këtë ofensivë. Sadetja pastaj me shokët nga Brigada e Trembëdhjetë Proletare dhe me ata të Divizionit të Parë Proletar vazhdojnë të luftojnë për çlirimin e vendit në pjesën Perendimore të Serbisë për t’i hapur rrugën Armatës së Kuqe që depërtonte nga disa drejtime. Me Brigadën e saj ajo mori pjesë edhe në luftërat për çlirimin e Beogradit. Pas betejave të ashpra disa ditëshe, Beogradi u çlirua në mbrëmjen e 20 tetorit të vitit 1944. Kurse Sadetja me shokët vazhduan për të luftuar në Srem dhe për të dëbuar forcat e fundit gjermane. Komandanti i Brigadës Trembëdhjetë Proletare, Milan Zhezhel ishte inpresionuar me pjekurinë, trimërinë, guximin dhe vendosmërinë e Sadetes.

Ai kishte deklaruar: “Pas çlirimit të Beogradit unë ngela atje në Shtabin Suprem dhe prej asaj kohe nuk kam ditur se çfar u bë me Sadeten, e cila ka qenë dashtë ndër të parat të shpallet Hero i Popullit”. Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe demobilizimit, eprorët e Sadetes propozojnë që të mos kthehet në Prizren, por të shkojë në Beograd për të kryer ndonjë shkollë. Ajo zgjedh shkollën e mesme të mjekësisë, ku prej 120 kandidateve që ishin të regjistruara në shkollën e mesme të mjekësisë, ajo dhe një nga Mitrovica ishin të vetmet nga Kosova. Pasi e kreu me sukses shkollimin në Beograd, Sadetja kthehet në vendlindje ku shërbeu me devotshmëri e përkushtim ndaj qytetarëve te vet.

 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes