l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Mirënjohje pedagogut, historianit, publicistit dhe përthyesit të kryeveprave botërore

Nikolla Sudar nderohet me “Fisnikëria Tiranase”

 

M e datën 17 prill 2018, në sallën e Akademisë së Shkencave u organizua një veprimtari, e cila la mbresa të veçanta. Shoqata atdhetare “Tirana” i dha titullin e lartë “Fisnikëria Tiranase”, pedagogut, historianit, publicistit dhe përthyesit tashmë të mirënjohur, z. Nikolla Petar Sudar. Me dhjetra pjesëmarrës, ndër të cilët studjues të sferave të ndryshme, dashamirës dhe bashkëqytetarë të z. Nikolla mbushën plot sallën. Të veçantën e kësaj ngjarjeje, sa të bukur dhe po aq edhe të rëndësishme kulturore, e përbënte veprimtaria e gjatë mbi 55-vjeçare e z. Nikolla Sudar, me origjinë malazeze, lindur në Shijak dhe prej shumë vitesh banues në Tiranë. Veprimtarinë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit, z. Abaz Hado, “Heroi i Popullit”, gjeneral Rrahman Parllaku, konsulli i Malit të Zi, z. Danillo Brajoviq dhe konsulli i nderit i Republikë së Bosnjës, në Shqipëri, z. Fiqiri Kllari. Në fjalën e hapjes, kryetari i Shoqatës “Tirana”, z. Arben Tafaj pëmendi traditën e bukur, tashmë të konsoliduar për të studjuar dhe nxjerr në pah ngjarje dhe fi gura, që kanë dhënë gjithçka për atdheun dhe popullin. Në këtë kuadër ai theksoi punën e plodhur dhe shumëvjeçare të intelektualit të shquar Nikolla Sudar, i cili atë ditë po nderohej nga shoqata. Pastaj z. Tafaj ia dha fjalën nënkryetarit të bashkisë, z. Abaz Hado, ish nxënës dhe bashkëpunëtor në ngritjen e muzeut dhe për dekada me radhë në organizimin e dhjetra veprimtarive të rëndësishsme historiko-kulturore në Shijak. Ai theksoi edhe punën e palodhur si publicist dhe sidomos si përkthyes i letërsisë sëhuaj. Këtë kuadër e zgjeroi akoma më shumë z. Agron Duka, kryetar i PAA-s dhe ish nxënës në gjimnaz i z. Nikolla. Ai solli momente nga puna përkushtuese si edukator dhe si historian, që e lartësuan shumë tërë trevën e Shijakut dhe më gjërë. Z. Aqif Buka, ish bashkëpunëtor i ngushtë në tërë veprimtarinë e z. Nikolla, në emër të intelektualve shijakas vuri në dukje dashurinë dhe respektn e madh që z. Nikolla ushqen për popullin bujar e mipritës të Shijakut, i cili strehoi dhe mbrojti gjatë gjithë periudhës së vështirë të Luftës familjen e z. Sudar të internuar nga fashistët. Ai theksoi se shpërblimi më i mirë qe veprimtaria e gjajllë dhe mbresëlënëse e tij për dekada me radhë. Pëkthyesi i mirënjohur dhe drejtuesi i shtëpisë botuese “Fan Noli”, z. Rexhep Hida, i vuri theksin kontributit të madh të z. Nikolla në fushën e përkthimeve dhe veçanërisht të kollosit të letërsisë botërore, Aleksandër Sollzenjicin. Mbresa nga periudha si student dhe nga bashkëpunimi i vazhdueshëm solli Prof. Myzejen Shapllo, ish pedagoge e z. Nikolla Sudar. Me nota të forta vlerësimi, dhe me një respekt të madh për aktivitetin shumëvjeçar të intelektualit të sipërpërmendur, falenderoi shkrimtari i mirënjohur, z. Shpend Topallaj. Shkurt foli për nderin e madh që po i bëhej veprimtarisë së vet të gjatë, z. Nikolla Sudar, ku përmendi se kishte vënë në jetë amanetin e të atit, dikur partizan i Brigadës IV-t S. Në fund, në emër të familjes falenderoi i biri, doktori i shkencave dhe pedagog në Universitetin ëestminster të Londrës, z. Petar Sudar. Në mes të një entuziazmi vërtet miqësor, z. Arben Tafaj i dorëzoi z. Nikolla Sudar titullin e lartë “Fisnikëria Tiranase”. Në motivacioni e tij, ndër të tjera thuhet: “… për punë të palodhur shumëvjeçare si edukator i brezit të ri, për kontributin e madh në popullarizimin e traditave më të mira të Shijakut e të Shqipërisë së Mesme dhe si përkthyes i talentuar i letërsisë së huaj, sidomos i kollosit A. Sollzhenjicin”.

 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes