l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Antiviete

Përkthyesi që shqipëroi autorë të huaj nga më të rëndësishmit

 

SHPENDI TOPOLLAJ

Në qoftë se do t`i hedhim një sy të shpejtë veprës voluminoze të Nikolla Sudar, do vemë re se ajo, me përjashtim të Gusmanit, nis nga viti 2001 dhe përfshin libra nga më interesantët, dhe që u bëjnë jehonë ngjarjeve dhe personaliteteve më të rëndësishme të historisë dhe letërsisë, çka është në pajtim të plotë edhe me formimin arsimor dhe talentin artistik të tij. Bashkëpunimi me shtëpitë botuese nga më seriozet, si “Onufri”, “Ombra”, “Fan Noli”, “Bota shqiptare”, “Skanderbeg books” etj. me kërkesat e larta që ato kanë, ka bërë që Nikolla të jetë tepër i vëmendshëm dhe përzgjedhës në veprat që ka përkthyer, ose për t`u shprehur edhe më qartë: që ka shqipëruar.

Nikolla, me kulturën dhe intuitën e tij prej njeriu që ka akumuluar shumë, dhe pse jo, edhe me durimin e tij heroik, jo vetëm e ka realizuar më së miri këtë, por edhe i ka bërë të fl asin shqip, autorë të huaj nga më të rëndësishmit, si Leonid Grosman, Juri Sllaviç, Allen Dulles, Sofi a Loren, N. Hrushov, A. Sollzhenicin, Kostandin Paustovski, Stefan Cvajg, Leon Trocki, Osho, Milovan Gjilas, Vuk Drashkoviç etj. etj. Ai i ka përkthyer ata nga gjuhët ruse, serbe dhe kroate, duke ju përmbajtur një shtrirje gjeografi ke pa asnjë paragjykim. Për të letërsia është e përbotshme, që i takon të gjithë popujve dhe të gjitha kohrave. Për më tepër, ajo ka qenë dhe mbetet faktor i padyshimtë miqësie dhe mirëkuptimi. Lenzheveni e ka përcaktuar mjaft bukur se “Kultura e gjithëmbarëshme është ajo që i lejon njerëzit ta ndiejnë me tërë shpirtin solidaritetin me të tjerët në kohë dhe hapësirë - si me njerëzit e brezit të vet, ashtu edhe me brezat e kaluar dhe me ata që do të vijnë.

” Ky ka qenë dhe synimi i vetë Nikolla Sudarit, kur paraqet jetën e Dostojevskit, Stalinit, Hitlerit, Kanarisit, Titos, Stalones, Kalluginit dhe plot personazheve të tjerë, deri dhe të agjensive më të famshme të shërbimeve të fshehta, KGB dhe CIA, apo spiunëve legjendarë nga R. Sorge deri te Ciceroni - Elez Bazna ynë. Një dritare goxha e madhe ka qenë për këdo, përkthimi i letërsisë të mirë- fi lltë artistike nga ana e Nikollës, me vepra e kryevepra, aq sa ka mjaftuar vetëm emri i tij që të nxisë te kushdo dëshirën për ta lexuar atë libër me ëndje, njësoj si të kishte dalë nga dora e Treskës, Malos, Kokonës, Gjergos, Vrionit, Doksanit, Shvarcit, Zhejit, Jorgonit, Çuçkës, Meksit, Tupjes etj. Natyrisht që mbresa të pashlyeshme të lë përkthimi i “Oborri i Matrjonës”, “Pavjoni i kancerozëve” dhe “Një ditë e Ivan Denisoviçit”, që mbeten aktakuza të mprehta të gjakatarizmit komunist, por dhe që shprehin shpirtin prej demokrati të përkthyesit të talentuar dhe një qytetari mjaft të përgjegjshëm.

 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes