l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Lufta Nacionalçlirimtare

PRIZRENI I DHA LANÇ-it 135 DËSHMORË

Nga Bashkim Hisari

Në historinë e njerëzimit asnjë ngjarje tjetër nuk ka qenë më e rëndësishme se Lufta e Dytë Botërore. Gjatë viteve të pushtimit nazist ndodhën shumë vrasje, tronditje, terror, shkatërrime masive, vuajtje…por populli shqiptar liridashës nuk u dorzua kurrë…mori pjesë aktive në luftën e Dytë Botërore duke iu bashkuar Aleancës së madhe të popujve dhe dhe kontribuar drejtëpërdrejtë në ngadhnjimin ndaj Boshtit të Nazi-fashizmit. Deri nga mbarimi i Luftës së Dytë Botrore, rreth 55 mijë veteranë nga Kosova luftuan krah për krah me veteranët antifashist të Shqipërisë dhe të botës përparimtare dhe dhanë një kontribut të theksuar në çlirimin jo vetëm të Kosovës.

Fitorja e tyre ishte e rëndë- sishme sepse na bëri të gjithëve nderin e çmuar që të bëhemi pjesë e popujve që u renditën në krah të fi tuesve të Luftës së Dytë Botërore dhe na solli lirinë. Lufta Nacionalçlirimtare në Kosovë u zhvillua në kushte të vështira të eksplatimit shekullor, të shkeljës së të gjitha të drejtave kombëtare në kohën kur edhe prapambeturia ekonomike e socijale ishin karakteristikë e përgjithshme të gjendjes dhe marrëdhënieve të vështira në Kosovë. Mirëpo, megjithë vështirësive dhe kundërthënieve, populli u bashkangjit rradhëve të forcave progresive për të luftuar okupatorin fashist dhe për të fi tuar lirin. Që nga fi llimi i Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë u shafaqën njësitë e para partizane të armatosura dhe organet e pushtetit politik. Sa më shumë që përhapej lufta shtohej edhe numëri i njësive partizane dhe i njësive të tjera të Ushtrisë Nacinaçlirimtare. Mobilizimi kundër okupatorit fashist morri hov edhe në rajonin e Prizrenit, veçanarisht pas 8 prillit të vitit 1941. Atë ditë, mbi qytet u paraqit një avion Italian që kishte për qëllim të vështroj terrenin dhe të frikson popullatën duke hedhur edhe disa bomba të vogë- la në rrethin e kazermës ushtarake. Të nesërmën, nëpërmjet Grykës së Carralevës, një pjesë e ushtarëve gjerman të Divizionit të Nëntë u përpoqën të hyjnë në Prizren. Mirëpo, në zonën e qytetit u penguan nga partizanët, megjithatë, më vonë, në orët e mbrëmjës, ata arritën qëllimin duke goditur rëndë ushtrin jugosllave dhe pa pengesë hyrën në qytet. Këto dy ngjarje e irituan popullatën e Prizrenit dhe të rrethinës. Ata me qëllime të qarta u mobilizuan, u bashkuan edhe më shumë dhe bënë shumë sakrifi ca në njerëz dhe materijale për të luftuar kundër okupatorit dhe për të ndërtuar jetë të lirë dhe të re. Në këtë luftë për çlirimin e vendit ranë dëshmorë 135 veteranë nga Prizreni, 57 veteranë të këtij qyteti janë bartës të Përkujtimorës partizane të vitit 1941, kurse 6 janë shpallur “Hero i Popullit”: Xhevdet Doda, Mustafa Bakia, Muharrem Bekteshi, Jovanka Patrnogiq-Cica, Jovanka Radivojeviq-Kica dhe Sllobodan Surqeviq

 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes