l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Etapat e jetës së gjeneral Parllakut lidhen me zhvillime të rëndësishme të Luftës Nacionalçlirimtare, të ushtrisë dhe vendit

99 vitet e Gjeneral Parllakut - “Hero i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”

Nga Halil RAMA

Gjenerali legjendë në kufirine dy kohëve, Rrahman Parllaku, më 17 prill mbush 99 vjeç. Nëntëdhjetëenëntë vjet është një kuotë shumë e lartë. Gjeneral Rrahman Parllaku ka meritën se e ka arritur këtë kuotë të lartë, megjithëse i është dashur të përballojë shumë furtuna gjatë jetës dhe çështë më kryesorja e ka arritur jo i drobitur, por në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore, një formë që do ta kishin zili edhe të rinjtë.


Gjeneral Rrahman Parllaku, i vetmi “Hero i Popullit” i gjallë, që i mbijetoi Luftës së II-të Botërore dhe terrorit komunist para katër vitesh u nderua nga ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”. Kjo dekorate erdhi pikerisht në ditëlindjejn e tij të 95-të dhe me këtë rast Nishani Presidenti Nishani vlerësoi gjeneral Parllakun si i një figurë shumëdimensionale që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe terrorit komunist.
Etapat e jetës së gjeneral Parllakut lidhen me zhvillime të rëndësishme të Luftës Nacionalçlirimtare, të ushtrisë dhe vendit.
Vetë fakti që z.Parllaku e filloi luftën si komandant i njësiteve guerrile në Vlorë dhe e përfundoi si komandant divizioni në Kosovë, është shumë domethënës.


Lufta Antifashiste, mbrojtja e vendit, “lufta e brrylave’, qëndrimi në qeli, Lufta e Kosovës më 1999, krijimtaria publicistike e aktiviteti intensiv ne mbeshtetje te proceseve demokratike e te shtetit ligjor, e forcuan karakterin e tij. Megjithëse gjeneral Parllaku i ka marrë titujt më të lartë, nga Presidentët e Republikës së Shqipërisë, një fvit më parë ai pati emocone të veçanta, kur kryetari Aldrin Dalipi, në emër të kryesisë sëKëshillit të Qarkut Tiranë, i dorëzoi atij një “Mirënjohje”, për të cilën ai e falënderoi përzemërisht.


Pa e zgjatur këtë ceremoni të thjeshtë, në mbyllje e mori fjalën vetë Gjen.Leit. Rrahman Parllaku. Ai i përshëndeti, folësit dhe gjithë të ftuarit në festën e ditëlindjes së tij, si dhe shprehu mirënjohje për familjarët, për bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët, për të gjithë miqtë e dashamirët e tij, si në Shqipëri e Kosovë dhe më gjerë.
Para shtatë muajve, më 28 tetor 2017, gjenerali legjendë u nderua edhe me titullin “NDERI I QARKUT KUKËS”. Nderi i Kombit Rrahman Parllaku tha se ndër vite është vlerësuar më shumë tituj, por “Nderi i Qarkut Kukës”, kishte për të një domethënie të veçantë.


Në këtë ditëlindje të 99-të, Familjarët, miqtë dhe të afërmit, bashkëluftëtarët dhe bashkëpnëtorët, shqiptarët e ndershëm e patriot kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në hapësirën mbarëshqiptare në botë, e urojnë përzejmersisht general Parllakun: Edhe shumë vite të tjera, kështu siç je, vital dhe aktiv!.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes