l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

74-vjetori i krijimit të një prej formacioneve më të mëdha e më të shquara të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare

POLITIKA HEGJEMONISTE SERBOMADHE DHE KUSHTETUTA E VITIT 1974

Nga Bashkim Hisari

Populli shqiptarë i Kosovës mori pjesë në luftën e Dytë Botërore duke u bashkuar Aleancës së madhe të popujve dhe ngadhënjyen ndaj Boshtit të Nazi-fashizmit. Deri nga mbarimi i Luftës së Dytë Botrore, rreth 55 mijë veteranë nga Kosova luftuan krah në krah me veteranët antifashist të Shqipërisë dhe të botës tjetër përparimtare dhe dhënë një kontribut të theksuar në çlirimin e Kosovës dhe Jugosllavisë.Megjithëat, në federatën jugosllave shqiptarët mbetën të huaj e jo të barabartë. Ata u trathtuan, aspiratat dhe vullneti i tyre nuk u realizuan.
Në vitin 1943, në Jajce, qytetëz në territor të Bosnjes u mbajt Mbledhja e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar (AVNOJ). Në këtë Mbledhje shqiptarët nuk ishin ftuar. Aty u bënë shumë pazare në dëm të shqiptrëve. Në kët Mbledhje u vendos që asnjë pjesë perbërëse e Jugosllavisë të mos mbetet një etnike. Meqë Mbledhja në planë të parë kishte Kosovën, merret vendim që qytetëza Leposaviq t’i bashkangjitet Kosovës, ndërsa Serbisë t’i aneksohet Lugina e Preshevës e banuar me Shqiptarë. Kësisoji, Serbia një kombëshe u bë shumë kombëshe, dhe Kosova një kombëshe u shëndrrua në territor shumë kombëshe.
Në Konferencën e Bujanit më 31 dhjetor 1943 - 2 Janar 1944, u miratua një Rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë gje që nuk u realizua kurrë.
Në Prizren me 8-10 korrik 1944 në Konferencën e Këshilit Nacional Çlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjini u hodhën poshtë vendimet që ishin marrë në Bujan. Pjesëmarrësit shqiptarë në këtë Konferencë u detyruan me dhunë të miratojnë vendimin “që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisë Federale”.
Pas acarimit të raporteve politike në mes të Beogradit dhe Moskës, në qershor të vitit 1948, Partia Komuniste e Jugosllavisë u përjashtua nga organizata e partive të shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me këtë rast prishen marrëdhëniet e BRSS me Jugosllavinë e AVNOJ-it. Në këtë situatë Shqipëria mbajti anën e organizatës: informbyro, dhe mbetja e saj në pozitat pro-sovjetike bëri që t´i prish marrëdhëniet e “mira”që kishte me Republikën Federative Popullore të Jugosllavisë nga viti 1945.Gjatë periudhës 1945-1948 pozita e shqiptarëve në Kosovë nuk ishte në nivel të duhur. Prishja e marrëdhënieve Jugosllavi-Shqipëri, nxiti më shumë përkeqësimin e pozitës së tyre. Duke e shfrytëzuar këtë situatë, politika shtetërore jugosllave riaktualizoi projektet antishqiptare, urrejtjen, diskriminimin, asgjësimin, asimilimin dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.
Në vitet e para të pas luftës, popullësia shqiptarëre në Kosovë ishte ndër më të varfrit në rajon. Sipas statistikave Jugosllave pasuritë natyrore dhe nëntokësore në Kosovë përfshinin 585.000 ha tokë bujqësore (53,7 % nga territori i tërësishëm i Kosovës prej 10.887 km2) dhe afro 446.000 ha pyje. Kosova kishte 51,5 % të rezervave të qymyrit të Jugosllavisë (më 1976 flitej për 12 miliardë tonë), 52 % të rezervave të plumbit dhe zinkut, 23 % të eksploatimit të arit, argjendit dhe kromit, 35,6 % të magnezit (më 1976 flitej për 9,85 milionë t) si dhe të rezervave të 20 llojeve të tjera të metaleve dhe lëndëve energjetike. Kosova, me vetëm 4,2 % të territorit të tërë Jugosllavisë dhe 7,1 % të popullsisë (më 1981 kishte 1.595.000 banorë) posedonte mbi 10 % të pasurive natyrore dhe nëntokësore të tërë Jugosllavisë, por njëkohësisht ishte njësia më e varfër konstitutive e federatës jugosllave.Ndërkaq, serbëve dhe malazezëve që dëshironin të jetonin në Kosovë, u siguroheshin beneficione, si banesa ose troje, vende të punës. Nga propaganda serbe ata shpesh paraqiteshin si, viktima të terrorit shqiptar. Autoritetet jugosllave në propagandën zyrtare gjendjen e mjerueshme sociale të popullsisë së Kosovës e paraqitnin vetëm si pasojë të një „shpërthimi demografik”, me supozimin shovinist se gjendja e kosovarëve sqarohet si pasojë e një shumimi të qëllimshëm të shqiptarëve, të bazuar në arsye nacionale dhe nuk shikonin në kontekstin e situatës së mjerueshme ekonomike. Shqiptarëve këto vlerësonin si vazhdim i politikës kolonizuese nga koha para Luftës së Dytë Botërore.
Ndër të tjera këto ishin disa prej arsyrave pse udhëheqësit Kosovar kërkonin prej Titos statusin e Republikës për Kosovën. Ish lideri komunist Mahmut Bakali për këto kërkesa foli në një dokumentar televiziv me ç’rast tha se fillimi i diskutimeve rreth amendamenteve në Kushtetutën e atëhershme në vitin 1971 ka qenë fillimi i avancimit të Kosovës dhe se aty ka nis procesi i ndarjes së Kosovës nga Serbia. Ai me këtë rast përkujtoi bisedën që kishte zhvilluar me Titon:
“ Tito më pyeti a je i kënaqur me diskutimet që po bëhen për Kushtetutën e 74-ës. Unë i thashë po, por kemi pengesa mjaftë të mëdha.
Ai më pyeti mirë, por a po më tregon pse ju duhet juve Republika? Unë i thashë se ne faktikisht jemi të gjithë për Republikën e Kosovës.
Tito më tha e çka ju nevojitet Republika?
I thashë se ne duhet të sundojmë me ekonomi, me kulturë, me polici, me arsim, me politikë të jashtme me mbrojtjen territoriale.
Ai ma tha krejt çka i the, se ato që nuk i ke thanë thuaj komisionit tënde le t’i paraqes si kërkesa.I thashë por ato kërkesa janë për Republikë, a je ti që ne te jemi për Republikë, ai thotë: jo se do të hynim në telashe të mëdha me shovinizmin serb”.
Me miratimin e Kushtetutës së vitit 1974, u ralizuan disa të drejta, pikësynime dhe dëshira të popullsisë shqiptare. Vitet e para pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1974 në historinë e Kosovës njihen si ndër vitet më të suksesshme si në sferën politike ashtu edhe në atë ekonomike. Pozita e shqiptarëve u përmirsua radikalisht. Atyre u mundësua të inkuadrohen në të gjitha lëmenjt shoqërorë, si: në udhëheqjen komunale, polici, shkollim, shëndetësi, punësim, etj. Menjëherë u themelua kuvendi si organ më i lartë ligjvënës, pastaj edhe pushteti ekzekutiv, që quhej Këshilli Ekzekutiv. Kosova u bë me sistemin gjyqësor, kishte Gjykatën Kushtetuese.Fitoi të drejtën e vetos si dhe gjashtë republikat tjera dhe Krahina e Vojvodinës, por pa të drejtë të shpalljes sëRepublikës. Zhvillimet që pasuan mundësuan daljen në skenë të një klase të re politike që u angazhuan dhe lansoi një zhvillim më të shpejt politik, ekonomik, arsimor e kulturor duke mobilizuar kudrot të shkolluar nga radhët e shqiptarëve. Figura kryesore e këtij zhvillimi, pa dyshim ishte kryetari i LK të Kosovës, Mahmut Bakalli i cili gëzonte besimin dhe kishte autoritet jo vetën në qarqet politike kosovare por edhe në të gjitha Republikat e Jugosllavisë. Efektet pozitive politike dukeshin qartë në të gjitha sferat e jetës. Arsimi, kultura, ekonomia, industria, shëndetësia, tregtia u bën prioritet kryesorë të zhvillimit. Veprimtaria informative përjetoi ekspanizion. Filloi emitimi i programit të Televizionit të Prishtinës. Në vepërimtarin botuese, Përveq botimeve të librave në gjuhën shqipe, filluan të botohen edhe përklëtheme të autorëve të huaj. Krijimtaria artistike morri hov. Veprat nga lëmia e letrsisë, pikturës, muzikës, kinematografis, filluan të tejkolojnë nivelin local. U krijuan kushte të volitshme për bashkëpunim me Shqiprin në fushën e arsimit dhe kulturës. Në Prizren në mënyrë madhshtore u festua 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Filloi të zbatohet gjuha e njësuar letrare shqipe me standarde te perbashkëta me ate të shqiptarëve në Shqiperi dhe kjo u bë udhërrëfyese për punën e qindra mësuesve të shqipës, studiuesve të saj, për nxënësit dhe studentët institucionet dhe mediat. Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin mbi punën shkencore-kërkimore dhe në bazë të këtij ligji Enti i Historisë u ngrit në Institut. Në organet e Federatës dhe diplomacis Jugosllave u emruan edhe kuadrot shqiptarë.
Mirëpo forcat regresive nacionaliste si Dushan Shkrebiq dhe shkrimtari Dobrica Qosiq, ishin personalitete kryesor që me agresivitet dhe ashpërsi serbomadhe sulmonin Kosovën dhe udhëheqësin e saj duke kërkuar edhe ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974. Ata kishin rolin kryesor për krijimin e situatave konfliktuoze politike dhe atmosferës antishqiptare. Parulla e Qosiqit:” serbët fitojnë me luftë dhe humbin me paqe” ishte fjalia mbizotëruese për rikthim prapa. Për këtë qëllim me shpejtësi dhe në fshehtësi u hartua një raport që quhej “Libri i Blue”. Ky raport i pabotuar, ishte hartuar me kërkesë të udhëheqësisë serbe dhe përbënte kritikat për mënyrën e zbatimit të kushtetutës që rezulton si shkak të ndarjes së RS Serbinë në tri pjesë asimetrike në administrim..Me këtë raport, udhëheqja serbe synonte që të rihapte në nivel të ish-federatës jugosllave diskutimet për heqjen e autonomisë së Kosovës që ishte siguruar me Kushtetutën e vitit 1974., por tentativa e serbëve nuk morri mbështetjen e republikave të tjera. Polikanët shqiptar të Kosovës Fadil Hoxha, Kol Shiroka, Mahmut Bakalli, Xhavid Nimani... shprehën indinjatën dhe u deklaruan kundër kësaj forme të presionit me qëllime ekspansioniste serbe ndaj Kosovës, dhe kërkuan përgjegjësin e inicijatorëve për ndryshime kushtetuese. Kundër “Librit Blue” ishin edhe politikanët e asaj kohe, Milosh Miniq nga Serbia, Stevan Doronjski e Nandor Major nga Vojvodina, Velko Vllahoviq dhe Veselin Gjuranoviq nga Mali i Zi, Xhemajl Bijediq, nga Bosna e Hecegovina, i cili më 18. janar 1977. mbytet në një aksident të dyshimtë ajror e disa të tjerë.
Në libër, përshkruhen “padrejtësit “ e Federatës Jugosllave ndaj Sërbis sidomos ato në Kosovë dhe ngrehen çështjet e pozitës së “pafavorshme” të serbëve. Sulmet serbe drejtoheshin kunder ngritjes politike te shqiptareve te cilet me veprimtarite e tyre tentonin të transformojnë Prishtinën si një qendër shpirtërore të Kosovës, jo vetem në fushën e kulturës, arsimit e artit, por edhe në fushën politik. “... zhvillimi i Kosovës, barazia e matejshme nacionale e shqiptarëve po çon kah ngritja e vetëdijes irredentiste të tyre, e me këtë edhe krijimn e kushteve që Kosova të shkëputej nga Serbia, dhe Jugosllavia”, shkrunte në “Librin Blue”. Nacionalistët dhe hegjemonistët serb manipulonin me pozitën e serbëve dhe malazezëve në Kosovë duke fajsuar për këtë seperatistët shqiptarë. Mirëpo, këto nuk ishin objektivat e tyre por më shumë ishin mjet për të arsyetuar pretendimet për të siguruar epërsin e sundimit mbi Jugosllavin dhe popullin shqiptar. Kjo u dëshmua më von me ardhjen e e gjeneralit Nikolla Ljubiçiç në krye të Serbisë. Pikëpamjet e tij se “Jugosllavin do të mbrojnë serbët dhe Armata Popullore e Jugosllavisë” ,përmban idenë se Jugosllavia është shtetë i serbëve kurse Armata Popullore e Jugosllavisë ushtri serbe.
Lidhur me pretendimet serbomadhe dhe hogjemoniste të shprehura në “Librin Blue”, udhëheqësit e Kosovës, Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli dhe Xhavit Nimani, kishin biseduar me personin e dytë politik në ish Jugosllavi, Edvard Kardelin. Atij kishin, prezentuar qartë qëndrimet e udhëheqjes së atëhershme të Kosovës duke shprehur indinjatën për formën e presionit dhe për qëllimet ekspansioniste serbe ndaj Kosovës. Ata kishin arritë Kardelin ta bindim se kërkesat e Serbisë për revidim të Kushtetutës së vitit 1974 të Kosovës janë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme për popullin e Kosovës.
Në intervistën botuar në numrin festiv të gazetës “Zëri”, të Vitit të Ri 2003 (dhjetor 2002), Fadil Hoxha kishte deklaruar:”në saje të konsekuencës sonë dhe qëndrimit të paluhatur në kundërshtimin e “Librit të Blue” dhe qëllimet e tij, udhëheqja e atëhershme serbe u tërhoq nga ai synim, bile vet Drazha Markoviqi, eksponenti kryesor i qëllimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës, me cinizëm politik pat deklaruar: “Po, “Libri Blue” ishte vetëm një material punues”
Padyshim, Kushtetuta e vitit 1974 ka qenë një fitore e madhe për Kosovën, mirëpo situata e krijuar më vonë nuk ishte e qëndrueshme. Pas vitit 1980. sistemi shoqëroro-politik në Jugosllavi hyri në fazën e fundit të krizës, fundi i së cilës ishte shkatrimi i Jugosllavisë.
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK), në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshoi Kushtetuta e vitit 1974, me ç’rast u suprimua autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave dhe Kosova prap u bë pjesë përbërëse të Serbisë që zgjati deri në përfundimin e luftës nga UÇK-ja dhe intervenimi i NATO-së.







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes