l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ish-ministrja për dialog Edita Tahiri, nuk sheh kurrfarë mundësie që Kosova të pranojë temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Kufijtë s’ndryshohen pa luftë, Serbia të paguajë për gjenocidin

Një nga politikanët që është marrë më shume me dialogun me Serbinë, ish-ministrja për dialog Edita Tahiri, nuk sheh kurrfarë mundësie që Kosova të pranojë temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Madje, ajo thotë se pavarësisht insistimit të Serbisë, kjo temë duhet të mbyllet. Tahiri përmend luftën si njërën prej pasojave që mund të prodhonte një temë të tillë.


Version tjetër, sipas saj, për ndryshim të kufijve është hapja e kësaj teme për krejt Ballkanin. Por, për të ardhur deri te kjo pikë duhet marrë pajtimin edhe të vendeve tjera dhe të Perëndimit. Ajo parashikon se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për shkak të kundërshtimit ndërkombëtar.


Sidoqoftë, Tahiri ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë njohjen reciproke. Por, në asnjë mënyrë ndonjë kompromis siç po kërkon presidenti serb Aleksander Vuçiq.
Sipas Edita Tahirit, Serbia duhet të paguajë çmimin e gjenocidit që ka kryer në Kosovë.
“Faza e tretë nuk mund të ketë kompromis…..Serbia s’mund të kërkojë kompromis, por duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer në Kosovë”, ka thënë Tahiri në intervistën për Gazetën Express.






Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes