l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Integrim në NATO dhe BE, raporte të ngushta e të përhershme me SHBA, Aleanca me shtetet e botës së lirë janë qenësore për Kosovën

10-vjetori i pavarësisë së Kosovës, mesazhe optimizmi dhe shprese

10-vjetori i shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës është festuar me madhështi jo vetëm në Prishtinë e në qytetet tjera kosovare, por edhe në Tiranë, Shkup dhe kudo në botë nga diaspora shqiptare.
Festa e për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës nisi që në orët e mëngjesit të 17 shkurtit.
Sheshet e Prishtinës ishin mbushur plotë me njerëz. Ata u argëtuan në mënyra të ndryshme, madje kishin hyrë në shesh edhe me kamion për të festuar pavarësisë.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”në ditën e pavarësisë ka bërë parakalim në sheshet kryesore të Prishtinës.
Ata kishin zgjedhur që parakalimin e tyre ta bëjnë me flamurin e shotës teksa kënga po i përcjell tërë kohës.
Në pasditen e 17 shkurtit, e pranishme në Kosovë ishte edhe këngëtarja Rita Ora, e cila gjatë mbrëmjes pati edhe koncert.
Ardhja e yllit me famë botërore, Rita Orës në dhjetëvjetorin e pavarësisë u prit në mënyrë të veçantë, nga të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ajo u takua edhe me kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe me figura të tjera të rëndësishme në vend.
Në ditën e pavarësisë u krijuan kolona deri në 10 kilometra të gjata në pikën kufitare Morinë – Vërmicë. Arsyet e kolonës lidhen me 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Zakonisht në këtë ditë njerëzit vijnë nga Shqipëria për në Kosovë ose anasjelltas për ta festuar këtë festë të madhe për kosovarët.
Të gjithë qytetarët e Shqipërisë që do kishin shprehur dëshirën të vinë në Kosovë për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë do të mund ta kishin një lehtësim për kalimin e kufirit.
Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se me kërkesë të tij kalimi i pikave kufitare Kosovë-Shqipëri do të jetë i lehtësuar.
Edhe në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë, si në çdo përvjetor tjetër të festës, Obelisku NEWBORN është shfaqur me pamje të re me ngjyra ari dhe argjend dhe numri 1 e ka zëvendësuar shkronjën B.
Autori i Obeliskut Fisnik Ismaili tha se për dallim nga vitet tjera që kanë qenë më të zymta, këtë vit ngjyrat e arit dhe argjendit në këtë Obelisk janë festive.
Në këtë ditë të shënuar të jubileut të madh të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, krerët e politikës kosovare e të Shqipërisë, por dhe përfaqësues të kancelarive kryesore ndërkombëtare përcollën mesazhe optimizmi dhe shprese për të ardhmen e shtetit më të ri të botës, në Ballkan.
Kosova më 17 shkurt shënoi kështu madhërishëm jubileun e pavarësisë së saj. Më 17 Shkurt 2008 të zgjedhurit e popullit shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Deklarata e pavarësisë e lexuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi u nënshkrua nga 109 deputetët e asaj legjislature. Mos anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare, ekonomia e dobët, tensionet me Serbinë stagnimi në proceset euro-integruese, shihen si sfidat kryesore të një dekade të pavarësisë.

Nderim jetës dhe veprës të arkitektit të pavarësisë, Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

Kryesia e LDK-së bashkë me shumë veprimtarë, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës nderuan jetën dhe veprën e arkitektit të pavarësisë, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Në vendin ku ra heroikisht Komandanti Legjendar, Adem Jashari bashkë me familjen e tij, në ditën e pavarësisë zgjodhi të ishte Albin Kurti, deputetë të kësaj partie e shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje, në 10 vjetorin e shpalljes shtet, Kurti zgjodhi pikërisht Prekazin që ta “njohë” Pavarësinë e Kosovës. Nga ky vend ai uroi të gjithë shqiptarët për dekadën e parë të Pavarësisë.

Qytetarët vërshojnë në Prekaz

Qytetarë nga mbarë Kosova, zyrtarë dhe drejtues të partive politike bënë homazhe në Prekaz në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në këtë festë të pavarësisë, ata kanë thënë që duhet kujtuar se liria e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.
Qytetarët thonë se ende nuk ka shkuar në vend amaneti i dëshmorëve, ndërsa kërkojnë përkujdesje më të madhe për kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Në Prekaz u panë zyrtarë të ndryshëm të komunës së Skenderajt dhe komunave tjera dhe deputetë të zonës.
Por nuk ishin parë presidenti Hashim Thaçi e as krye-parlamentari Kadri Veseli, përderisa një ditë më parë atje kishte bërë homazh kryeministri Ramush Haradinaj.

Thaçi dekoron dhjetra personalitete
Një numër i madh i personaliteteve u dekoruan nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me medaljen e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pikërisht në këtë përvjetor.
Dekorata iu dha atyre për kontributin në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Nder ata që refuzuan dekoratën e Presidentit ishte deputeti Jakup Krasniqi, si dhe publicist Veton Surroi.

***






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes