l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Integrim në NATO dhe BE, raporte të ngushta e të përhershme me SHBA, Aleanca me shtetet e botës së lirë janë qenësore për Kosovën

10-vjetori i pavarësisë - Kuvendi i Kosovës në seancë solemne

Kuvendi i Kosovës një ditë pas jubileut të 17 Shkurtit, ka mbajtur seancën solemne. Në seancë, përveç deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, kanë qenë të pranishëm mysafirë të shumtë, përfaqësues nga vendet mike dhe diplomatë nga bota, në mesin e tyre edhe ish-kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se orientimi politik i shtetit tonë është pro-perëndimor.
“Integrim në NATO dhe BE, raporte të ngushta e të përhershme me SHBA, Aleanca me shtetet e botës së lirë është qenësore për ne”, ka thënë Veseli.
Ai në vazhdim të fjalimit të tij ka folur për sfidën e transformimit ekonomik të vendit.
“Dekada e dytë e pavarësisë duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike e qytetarëve të Kosovës, dashuria dhe krenaria për vendin nuk burojnë vetëm nga përvoja e së kaluarës, por mbi të gjitha nga besimi se ky vend krijon kushte për jetë dinjitoze të qytetarëve të tij”, ka thënë Veseli.
Deputetëve të Kuvendit të Kosovës u është drejtuar edhe kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili ka kërkuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.
“Dëshiroj që ta përgëzojë presidentin e Kosovës dhe të Malit të Zi për marrëveshjen për shënimin e kufirit dhe shpresoj që Kuvendi do ta miratojë atë ashtu që Kosova të mos jetë vendi i vetëm në Ballkan, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë nëpër shtetet e BE-së pa viza. Nganjëherë këto marrëveshje nuk janë të drejta por është me rëndësi që Kosova të merr vendime të vështira, sepse janë të rëndësishme që Kosova të ecë përpara”,- ka thënë Engel.
Kurse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka parashikuar se në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria do të kenë një president i përbashkët.
“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë kryeministri Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se ideja e tij mund të duket jo-reale për kohën e sotme, por ka shtuar se ajo që ëndërrohet edhe mund të realizohet. Por kjo deklaratë e kreut të ekzekutivit shqiptar ka shkaktur reagime të ashpra nga politikanë e diplomat te BE-se, Serbisë e Greqisë.

 

Sekretari amerikan Tillerson uron pavarësinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka uruar kosovarët për 10-vjetorin e pavarësisë. Në urimin e Tillerson thuhet se “në një dekadë të pavarësisë, Kosova ka treguar vendosmëri për t’u bërë një shtet stabil, demokratik dhe gjithëpërfshirës dhe Uashingtoni vazhdon ta përkrah Kosovën në rrugën e integrimit”. Drejtuesit e institucioneve në vend kanë marrë tashmë telegrame të shumta urimi nga shumë homologë të tyre nga shumë vende të botës që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Klinton dhe Bush, mesazh shqiptarëve: Jemi krenarë që ndërhymë në Kosovë dhe mbështetëm pavarësinë
17 Shkurt 2018 - Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton përmes një videomesazhi e ka uruar Kosovën dhe popullin e saj në 10-vjetorin e pavarësisë.
Në videon e publikuar në Facebook, titullin e ka vendosur në shqip “Urime për popullin e Kosovës në përvjetorin e 10-të të pavarësisë së tyre”.
Presidenti më i dashur për shqiptarët, Bill Clinton 19 vite më parë urdhëroi bombardimin e forcave të Serbisë të udhëhequra nga diktatori Sllobodan Milloshqviçi.
Clinton duke ua uruar 10-vjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës, thotë se Kosovën e ka në zemër, ndërsa ka uruar që Kosova të zhvillohet dhe të arrijë atë që meriton.
Edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një letër urimi ai ka përmendur edhe momentin kur SHBA-të kanë njohur shtetësinë e Kosovës.
“Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës të cilët festojnë 10 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të nxitur lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhjetë vjet më vonë, kjo ditë historike është një reflektim i angazhimit të vendit për të vazhduar ndjekjen e standardeve më të larta të dinjitetit njerëzor dhe për të çuar përpara çështjen e lirisë. Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë. Zoti të bekoftë.” ka shkruar presidenti Bush.
Ish presidentët e SHBA, Klinton e Bush janë shprehur krenarë që ndërhynë në Kosovë dhe që mbështetën pavarësinë e saj.

Haradinaj priti gjeneralin amerikan

Të arriturat e shtetit të Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë dhe roli vendimtar i SHBA-së për pavarësinë e Kosovës, ishin temat kyçe në takimin që kryeministri Ramush Haradinaj pati me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjeneralin Tymothy Orr. Për kryeministrin Haradinaj, prezenca e Gjeneralit Orr në një ditë festive për shtetin e Kosovës është nder i veçantë. Nga ana tjetër Gjenerali Orr tha se Kosova për të është shtëpi e dytë dhe se ndjehet i nderuar që është pjesë e festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së saj.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes