l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Mësuesi dhe komandanti legjendar i të gjithë aviatorëve është dekoruar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës

OBVL DHE FAMILJA PËRKUJTOJNË
EDIP OHRIN NË 1-VJETORIN E VDEKJES

Kronika

Në mjediset e Hotel “Internacional” në Tiranë, nën kujdesin e OBVL (Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar), të familjes dhe të Shoqatës së oficerëve të Aviacionit, me 22 shkurt 2018 u përkujtua 1 vjetori i vdekjes së Edip Ohrit, i njohur si legjenda e Aviacionit Shqiptar, komandant i aviacionit në vitet 1951 – 1975, veprimtar, Sekretar i Përgjithshëm i OBVL që nga krijimi i saj deri sa vdiq.
Në këtë përkujtomore merrnin pjesë përveç të afërmëve, një përfaqësi e OBVL e kryesuar nga Gjen. Rrahman Parllaku - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, një përfaqësi e Shoqatës së aviacionit shqiptar e kryesuarnga Gjen. Brig. në pension Astrit Jaupaj, miq, shokë, etj.
Në drekën përkujtimore që shtruan vajzat, Mirjana dhe Arjana, ish komandanti i aviacionit Klement Aliko foli për veprimtarinë e gjatë dhe drejtimin efektiv të armës së aviacioonit nga Edip Ohri, mësuesi dhe komandant legjendar i të gjithë aviatorëve.
Gjen. RrahmanParllaku dha disa kujtime nga jeta dhe vepra e Edip Ohrit, kujtime, të cilat i ka lexuar edhe në ceremoninë madhështore të varrimit, një vit më parë të cilat do t’I ri botojmë në këtë numër të gazetës “Veterani” .
Për të gjitha këto merita, një vit më parë i sh-Presidenti i RSH, Bujar Nishani i akordoi Edip Ohrit Dekoratën e Artë të Shqiponjës.


Edip Ohri – legjenda e aviacionit shqiptar

NGA GJENERAL RRAHMAN PARLLAKU

Edip Ohri lindi në Strugë në 8 maj 1926 në një familje fisnike, po i mbetur jetim u rrit nën kujdesin e një fisniku të madh, siç ishte Qazim Bej Vlora, nga mori një edukatë shëmbullore, si vëllai Dashamiri dhe motrat Edibeja e Hyrmete.
Edipi trashëgoi e çoi më përpara traditat më të mira të të parëve të tij, si atdhedashurinë, shpirtin e sakrifi cës, guximin e trimërinë etj.
Në moshën 10 vjeçare, në vitin 1936, familja e tij u shpërngul në Shqipëri, ku i ati gjeti punë në Komunën Shënavlash pranë Durrësit.
Disa muaj pas vendosjes në Shqipëri, i vdes i ati.
Në 1942 përfundon studimet e shkollës së mesme në Elbasan. Në të njëjtin vit përfshihet në lëvizjen e rezistencës drejtuar kundër pushtimit italian.
Arrestohet nga autoritetet pushtuese, por në vitin 1943 arratiset nga burgu.
Gjatë luftës ishte zëvendës komandant kompanie pranë Brigadës II Sulmuese, në kuadër të Ushtrisë Nacional Clirimtare.
Në nëntor 1944 merr pjesë në çlirimin e zonës Korçë- Pogradec si oficer zbulues i Brigadës II Sulmuese. Në të njëjtin vit bëhet antar i Partisë Komuniste.
Në vitin 1945 regjistrohet në shkollën e fluturimit Panczeëie pranë Beogradit dhe disa muaj më vonë shkon, transferohet në Bashkimin Sovjetik.
Në vitin 1948 diplomohet pilot për avionët bombardues. Vazhdon studimet në vitet 1949-1952 në Akademinë e Forcave Ajrore Sovjetike. Në vitet 1954-1955 studion në shkollën për drejtues të njësive ajrore në Grozni. Pas kthimit në atdhe, Edip Ohri gradohet “kolonel” dhe emërohet komandant i aviacionit ushtarak shqiptar. Si anëtar i delegacionit shqiptar në mënyrë të rregullt ka marrë pjesë në takimet e Traktatit të Varshavës. Në vitin 1969 kryen kursin për oficer të Shtabit të Përgjithshëm.
Në vitet 1971-1972 studion në Kinë në fushën e komandimit të njësive të aviacionit të transportit. Në vitin 1975, në mënyrë të papritur, nxirret në lirim nga ushtria.
Në vitet 1974-1978 ishte deputet në parlament.
Arrestohet më 16 tetor 1980 dhe akuzohet për përgatitjen e një grushti shteti ushtarak dhe propagandë anti-shtetërore. Pas disa muaj hetimi Edip Ohri, së bashku me gjashtë oficerë të tjerë del në gjyq. Nëjanartëvitit 1981, dënohet me 14 vjet burg, dënim i
Kryer fillimisht në Ballsh në Zejmen. Në vitin 1985, dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit ku qëndron deri salirohet si rezultat i amnistisë së 29 nëntorit 1989.
Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit të padrejtë, në burgun e Burrelit është i njohur dhe për pathyeshmërinë e treguar. Ai kishte cilësi të larta njerëzore, ndershmëri, sinqeritet, mirënjohje ndaj të tjerëve, përkushtim të patundur ndaj Atdheut.
Edip Ohri ishte një pilot i madh. Nuk kishte mjet ajror në Shqipëri, me të cilin nuk kishte fluturuar; me avionët luftarakë me helikë të tipit JAK dhe PO, me avionin bombardues, me avionët gjuajtës me helikë, me avionët reaktivë MIG-15, MIG-17, me supersonikun MIG-19; me helikopterët MI-1 e MI-4, sidhe me avionët e transportit. Ai realizoi rreth 4000 orë fluturime, pa e ndërprerë asnjëherë punën drejtuese si komandant.
Në vitet që ai drejtoi Aviacionin Luftarak Shqiptar datohen të gjithë rikonstruksionet dhe ndërtimet e mëdha të infrastrukturës së kësaj arme si, në Aerodromin e Kuçovës, në Heliodromin e Farkës, në Aerodromin e Rinasit, në Fushën e Pishë-Poros, më Aerodromin e Gjadrit etj.
Në funksionin e komandantit, Edipi e ka përfaqësuar Aviacionin Luftarak Shqiptar si ekspert ushtarak në organizmat e Traktatit të Varshavës dhe më pas në Republikën Popullore të Kinës. Ai ka qenë pjesëtar i delegacioneve shtetërore e ushtarake që janë takuar me Hrushovin në ish BS, me Komandantit e Traktatit të Varshavës, me Çu En Lain e Mao Ce Dunin në Kinë, etj.
Shteti shqiptar duhet tí jetë mirënjohës pafundësisht Edip Ohrit për largpamësinë dhe organizimin që tregoi si Komandant i Aviacionit Luftarak, duke planifi kuar, organizuar, realizuar dhe tërhequr në kohë ndihmat kineze për motorë e pjesë këmbimi për avionë, në atë masë, saqë ky aviacion nuk pati nevojë të harxhonte asnjë dollar, rubla apo valutë edhe për 30 vite të tjera, pas largimit të tij nga detyra.
Si sekretar i përgjithshëm i OBVL-së, Edip Ohri, për 15 vite ka dhënë një kontribut të shquar për organizimin dhe konsolidimin e strukturave të kësaj organizate.
Edip Ohri ishte dhe një prind shembullor. Gjatë gjithë jetës së tij, me gjithë kalvarin e vujatjeve u dhuroi bashkëshortes e dy vajzave që ishin dhe janë krenaria e gëzimi i tij, duke dëshmuar kujdesin e dashurinë e babait të tyre, ndaj fëmijëve. Ai ishte prind, mësues dhe edukator, që i rriti dhe edukoi ato me ndershmërinë dhe besnikërinë e patundur ndaj popullit e Atdheut tonë të dashur. Ai u dha atyre forcë, pathyeshmëri e krenari.
Ndaj dhe sot, ne jemi bashkë me dhimbjen e tyre të thellë.
Lamtumirë miku e bashkëpunëtori ynë i paharruar!.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes