l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HISTORIA

KUNDËRMËSYMJA E BRIGADËS SË IV-S GJATË OPERACIONIT ARMIK TË DIMRIT

Ing.Myfit GUXHOLLI*

  • Bilanci në përfundim të kundërmësymjes ishte vërtetë pozitiv dhe inkurajues: Në 79 ditë luftime u rritën më tej cilësitë luftarake të të gjithë efektivit, si heroizmi, shpirti sulmues, displina, kalitja fizike, vendosmëria, besimi në popull dhe në fitore; U shtuan radhët e batalioneve me vullnetarë të rinj; Vetëm Brigada e IV-t u shkaktoi pushtuesve gjatë kësaj periudhe 191 të vrarë e 12 robër. Brigada pati 35 dëshmorë dhe mbi 60 të plagosur

 

Kundërmësymja e Brigadës së IV-t Sulmuese dhe Forcave Territoriale të Qakut të Korçës për çlirimin e zonës së pushtuar nga nazistët gjermanë (gjatë Operacionit Armik të Dimrit 1943-1944) u vendos nga komanda e Brigadës dhe Batalioneve të FTQK. U shpall vendimi dhe u përcaktuan  detyrat. Ky grupim, i përbërë nga dy batalione (i parë dhe i dytë) dhe Batalioni “Hakmarrja” sulmoi në rajonet e Shtyllë dhe Vithkuqit, duke e detyruar armikun të tërhiqej. Luftime të ashpra u zhvilluan në rajonet Qesarakë, Shemertirë – Çemericë, Lubonjë, Qafëzes, Gjergjevicë, Lavdar I Oparit Tudas, Gërmunjas, Gjonbabas, Gjanç dhe Gostivisht, dhe në një afat një mujor u arrit të rivendosej situata e  parafillimit të Operacionit Armik të Dimrit, deri diku e qëndrueshme.
Kjo kundërmësymje ringjalli besimin e popullit të këtyre rajoneve te forcat partizane. U rikthye besimi në fitoren e LANÇ-it; morën frymëmarrje më të plotë Këshillat NcÇl dhe pothuajse i gjithë populli i këtyre rajoneve. Në drejtimin formacioneve partizane shkoi Komisari i Brigadës Pëllumb Dishnica e disa shokë të tjerë të Shtabit të Brigadës.
Në grupimin tjetër të Brigadës ishin batalionet e 3-të dhe 4-t dhe batalionet “Tomorri”, “Gor-Opar”, “Çlirimi” si dhe kompania e mortajave 82 mm. Gjatë veprimeve luftarake të këtij grupimi u çliruan Tomorrica e Opari, Lavdari i Sipërm dhe Gjergjevica. U arrit që Lavdari i Oparit të pastrohej nga forcat armike. Në këto rajone u zhvilluan luftime të ashpra, sidomos në Tomorricë e Gërmenjas. Forcat partizane të Brigadës së IV-t dhe të Batalioneve Territoriale treguan trimëri dhe manovrime të suksesshme. Madje u arrit që të kapej rob dhe një skuadër gjermane, e cila u dërgua në shtabin e Brigadës.
Forcat armike, duke parë se veprimet luftarake të forcave partizane, të drejtuara nga komandanti Nexhip Vinçani dhe komisari Pëllumb Dishnica (dhe komandantët e batalioneve Territoriale e popullore) po ngushtonin shumë territorin e veprimeve të tyre luftarake, vendosën të shtonin numrin e tyre, sidomos në pika kyçe si Lavdari i Oparit, Brozdovecit, etj, sepse në këto vende ishin përqëndruar rezervat ushqimore, municione, spitali partizan etj.
Gjatë këtyre veprimeve luftarake forcat partizane të Brigadës dhe batalioneve kaluan lumin Devoll dhe çliruan përfundimisht Lavdarin e Oparit, ku u vendos dhe Shtabi i Brigadës. Në vazhdim të mësymjes Batalioni “Tomorri” çliroi Dusharin, Peshtanin, Pulahen, Rozoverin, Zerecin, Leshec deri te Ura e Moglicës.
Por ndonëse këto veprime luftarake të Brigadës së IV-t shtuan hapësirat për të goditur forcat armike afër rrugëve nacionale kombëtare, komanda gjermane mori masa për një operacion, duke u stacionuar në Lozhan për të ndalur mësymjen e partizanëve në drejtimin Lozhan-Osojë-Lavdar Opar. Forcat armike, në saj të sulmeve të forcave partizane u gozhduan dhe nuk avancuan më tej. Madje u detyruan të tërhiqen në drejtim të Maliqit dhe Korçës. Po në këtë kohë Batalioni “Tomorri” çliroi Voskopojën dhe Lavdarin e Korçës. Kështu, forcat e Brigadës së IV-t dhe të Batalioneve Territoriale të Korçës zbatuan me sukses detyrën dhe dolën në të majtë të lumit Devoll, duke çliruar krahinën e Vithkuqit, Rreza, Gore perëndimore dhe Oparin.
Vendkomanda e shtabit të Brigadës së IV-t dhe Shtabit të Qarkut Korçë u vendosën në  dhe gjithmonë pranë veprimeve të forcave sulmuese.
Në Shipckë, më 23 shkurt, forcat e batalioneve territoriale nuk vareshin nga Shtabi i Brigadës së IV-t por nga Shtabi i Forave të Qarkut të Korçës: Batalionet “Tomorri”, “Hakmarrja”, “Reshit Çollaku”, “Fuat Babani” e “Skënder Çaçi”.
Në detyrat e përgjithshme e të përbashkëta shtrohej forcimi e konsolidimi i arritjeve dhe çlirimi i rajoneve ende të paçliruara plotësisht në Gorën Lindore e Mokër, ku ende Batalioni “Reshit Çollaku” nuk po e kapërxente situatën sepse armiku kishte disllokuar forca të shumta.
Nga Shtabi i Brigadës së IV-t u dërguan dy batalione në rajonin e Muglicës dhe Shelcës gjatë derdhjes së lumit Devoll, deri në Shën e Premte e Grabovë për të ndalur forcat gjermane në rajonin Tresovë-Zvarisht-Lozhan. Ky disllokim i forcave gjermane e detyroi Shtabin e Brigadës IV-t të përqëndrojë sërish këto dy batalione në Gorën Perëndimore. Këto dy batalione me luftimet e  tyre hapën rrugën për t’u lidhur me forcat partizane në krahinat fqinje Gramsh-Elbasan. Kjo rrugë i mundësonte Shtabit të Përgjithshëm kalimin nga Verça në zonën e lirë të Korçës.
Batalioni i parë dhe i dytë i Brigadës së IV-t, në bashkëveprim me Batalionet “Tomorri” e “Skënder Çaçi” kryen me sukses detyrën për të mbajtur një situatë ët qëndrueshme në fshatrat e Rrëzës deri në lumin afër Korçës.
Kjo krahinë kishte rëndësi të madhe për forcat gjermane, pasi aty kishin parashikur lëvizjen e tyre në intenerarin Pogradec-Korçë-Kolonjë-Greqi, si dhe në rrugët Pogradec-Grabovicë-Bilisht-Korçë, Bilisht-Greqi.
Në krahun e Rrëzës, afër Korçës u zhvilluan luftime të përgjakshme nga ana e armikut, duke goditur nga disa drejtime, dhe për të neutralizuar atë, duke e detyruar të ruante vetëm këto dy rrugë  dhe qytetin e Korçës.
Më 24 shkurt 1944, në ndihmë të forcave partizane të Qarkut të Korçës erdhën tre batalione të Brigadës I-rë S,  për të mbajtur nën kontroll zonën e çliruar të Qarkut, të Oparit të Poshtëm dhe të Gorës Lindore dhe për të ndihmuar në çbllokimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl.
Në këtë periudhë, forcat e Brigadës së Parë, në bashkëpunim me forcat e Batalionit “Reshit Çollaku” operuan e çliruan disa fshatra të Gorës e Mokrës që ende zotëroheshin nga forcat armike. Me veprimet luftarake për zotërimin e Rrëzës dhe në Gorë e Mokër, mund të quhet e përfunduar me sukses të plotë faza e kundërmësymjes së Brigadës së IV-t dhe e Forcave Territoriale të Qarkut të Korçës.
Në një letër që dërgonte Shtabi i Brigadës IV-t disa kuadrove të batalioneve të parë e të dytë, ndër të tjera shkruhej: “Nuk jemi dakord me propozimin e M.Shehut që Brigada e IV-t të braktisë Oparin dhe të shkonte në Zonën e Parë Operative (Z.10) sepse ishin kushtet të çlironte Gorën e Mokrën, duke vazhduar kundërmësymjen e saj” (AQP, Fondi 180, dosja 6).
Ky sukses i rëndësishëm i forcave të Brigadës së IV-t që në fillim të kundërmësymjes pati jehonë dhe efekte morale në gjithë Qarkune  Korçës.
Bilanci në përfundim të kundërmësymjes ishte vërtetë pozitiv dhe inkurajues.
Në 79 ditë luftime u rritën më tej cilësitë luftarake të të gjithë efektivit, si heroizmi, shpirti sulmues, displina, kalitja fizike, vendosmëria, besimi në popull dhe në fitore.
U shtuan radhët e batalioneve me vullnetarë të rinj;
Vetëm Brigada e IV-t u shkaktoi pushtuesve gjatë kësaj periudhe 191 të vrarë e 12 robër.
Brigada pati 35 dëshmorë dhe mbi 60 të plagosur.
Por edhe popullsia e këtyre krahinave pësoi dëme të konsiderueshme. Nga armiku, si hakmarrje pati vrasje të banorëve e forma ndëshkimore terrorizuese ndaj 500 vetave  sidhe qindra të plagosur, internime e prishje të pasurisë vendore. U dogjën shtëpi e dyqane; u grabitën mijëra bagëti e kafshë ngarkese e prodhime bujqësore.
Brigada e IV-të S. në luftimet e zhvilluara kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhëtarëve të vendit,  kreu 265 veprime luftarake të rëndësishme në të cilat u vranë 2268 armiq, prej të cilëve 1798 gjermanë; ka  plagosur 1985 gjermanë dhe 470 ballistë, xhandarë, ka zënë robër 361 gjermanë dhe 1073 ballistë e xhandarë. Ka nxjerrë jashte përdorimit 20 tanke e autoblinda, ka djegur e shkatërruar 120 kamiona e karro, ka kapur mbi 2000 pushkë e automatikë, 120 mitroloza të rëndë e të lehtë, 45 mortaja 81 mm, mbi 100 mortaja të lehta; mbi 30 topa të kalibrave të ndryshëm. Me armët e municionet e kapura armikut, brigade përballoi nevojat e saj në luftimet e zhvilluara.
Nga Brigada e IV-t ranë në fushën e nderit 274 kuadro e partizanë e partizane dhe u plagosën 350 partizanë. Vetën në luftimet për çlirimin e  kryeqytetit,Tiranës ranë 98 partizanë të cilët prehen të qetë në altarin e lirisë.
*Nënkryetar i OBVL






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes