l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

DOSSIER

37 vjet nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë

Nga mr.sc. Bashkim Hisari

Demonstratat e vitit 1981 vlersohen si ngjarje e veçantë dhe e rëndësishme në përpjekjen gjithëpopullore të shqipëtarëve për të fituar të drejtën që Kosova të jetë shtet. Në të vërtet, ndërtimi konstitucional i Kosovës si entitet politik-juridik daton që nga periudha e parë pas Luftës sëe Dytë Botërore. Fillimisht lindi ideja për bashkimin kombëtar. Më 31 janar 1943 mbahet Konferenca e Bujanit. Më 2 janar 1944, pasi shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit. Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, ku thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë”. Mirëpo, pushteti i atëhershëm jugosllav duke kërkuar zgjidhje për çështjen e shqiptarëve, turqve dhe myslimanëve angazhohej që së pari t’u siguronte këtyre popujve që të arrinin pronësi të plotë mbi tokën, që të çliroheshin nga shtypja nacionale dhe të siguroheshin kushte për zhvillim të plotë nacional, politik dhe kulturor. Partia Komuniste e Jugosllavisë ia kishte pranuar popullit të Kosovës sikur edhe popujve të tjerë në këtë shtetë të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje, të drejtën për republikën vetjake. Këto të drejta populli i Kosovës kishte fituar duke marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Shqiptarët e Kosovës morën pjesë në luftë, duke dhënë një kontribut të theksuar në çlirimin e Kosovës dhe të Jugosllavisë. Deri nga mbarimi i Luftës së Dytë Botrore, mbi 50.000 luftartëtarë nga Kosova luftuan krah në krah me luftëtarët antifashist të Shqipërisë dhe të botës tjetër përparimtare.
Pushteti Jugosllav, kishte formuluar qëndrime me të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist. Por, qëndrimi i tillë nuk do të merret parasysh më vonë.

Kosova u tradhtua
Kosova u tradhtua. Në korrik të vitit 1945, në Prizren u organizua një konferencë ku u muar vendimi që Kosova t’i bashkohej Serbisë. Me Kushtetutën e Jugosllavisë Popullore Federative të vitit 1946 Kosova me Rrafshin e Dukagjinit shpallet qark autonom i Republikës Popullore të Serbisë, kurse territoret e tjera shqiptare ndahen midis Republikës Popullore të Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Malit të Zi. ndërsa shumica shqiptare fitoi statusin zyrtar të pakicës. Pra, këto të drejta për popullin shqiptar nuk u bënë realitet.
Mirëpo, ç’ është e vërtet, me miratimin e Kushtetutës së vitit 1974, u ralizuan disa të drejta, pikësynime dhe dëshira të popullsisë shqiptare. Vitet e para pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1974 në historinë e Kosovës njihen si ndër vitet më të suksesshme si në sferën politike ashtu edhe në atë ekonomike. Pozita e shqiptarëve u përmirsua radikalisht. Atyre u mundësua të inkuadrohen në të gjitha lëmenjt shoqërorë, si: në udhëheqjen komunale, polici, shkollim, shëndetësi, punësim, etj. U mobilizua popullata. Zhvillimi i industrisë ndikoi që puntorët të regrutohen edhe nga fshatrat. Më vonë kur u zvoglua mundësia për punësim në Kosovë ata në mënyrë të organizuar dërgoheshin jashtë vendit. Kuptohet, në shumicën e rasteve, është dashur t’i përshtaten rrethanave të kohës, për ndryshe nuk do të kishin mundur të shfrytëzojnë edhe ato ndihma të kufizuara që i dedikoheshin shqiptarëve dhe Kosovës.
Pas miratimit të Kushtetutës së vititi 1974, menjëherë u themelua kuvendi si organ më i lartë ligjvënës, pastaj edhe pushteti ekzekutiv, që quhej Këshilli Ekzekutiv. Kosova u bë me sistemin gjyqësor, kishte Gjykatën Kushtetuese. Fitoi të drejtën e vetos si dhe gjashtë republikat tjera dhe Krahina e Vojvodinës, por pa të drejtë të shpalljes së Republikës. Zhvillimet që pasuan mundësuan daljen në skenë të një klase të re politike që u angazhuan dhe lansoi një zhvillim më të shpejt politik, ekonomik, arsimor e kulturor duke mobilizuar kudrot të shkolluar nga radhët e shqiptarëve. Figura kryesore e këtij zhvillimi, pa dyshim ishte kryetari i LK të Kosovës, Mahmut Bakalli i cili gëzonte besimin dhe kishte autoritet jo vetën në qarqet politike kosovare por edhe në të gjitha Republikat e Jugosllavisë. Efektet pozitive politike dukeshin qartë në të gjitha sferat e jetës. Arsimi, kultura, ekonomia, industria, shëndetësia, tregtia u bën prioritet kryesorë të zhvillimit. Veprimtaria informative përjetoi ekspanizion. Filloi emitimi i programit të Televizionit të Prishtinës. Në vepërimtarin botuese, përveq botimeve të librave në gjuhën shqipe, filluan të botohen edhe përklëtheme të autorëve të huaj. Krijimtaria artistike morri hov. Veprat nga lëmia e letrsisë, pikturës, muzikës, kinematografis, filluan të tejkolojnë nivelin lokal. U krijuan kushte të volitshme për bashkëpunim me Shqiprin në fushën e arsimit dhe kulturës. Në Prizren në mënyrë madhshtore u festua 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Filloi të zbatohet gjuha e njësuar letrare shqipe me standarde te perbashkëta me ate të shqiptarëve në Shqiperi dhe kjo u bë udhërrëfyese për punën e qindra mësuesve të shqipës, studiuesve të saj, për nxënësit dhe studentët institucionet dhe mediat. Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin mbi punën shkencore-kërkimore dhe në bazë të këtij ligji Enti i Historisë u ngrit në Institut. Në organet e Federatës dhe diplomacis Jugosllave u emruan edhe kuadrot shqiptarë që ishin të kontrolluara nga Serbia.
Forcat regresive dhe nacionalsite serbe u mobilizuan dhe në shumë debate të organizuara si dhe përpjekjet për transformime dhe reforma demokratike, perceptoheshin si sulm ndaj popullit serb.

Demonstratat shqiptare të vitit 1968 dhe miratimi i Kushtetutës 1974
Demonstratat shqiptare të vitit 1968 dhe miratimi i Kushtetutës 1974, ishin pikat kyçe që patën ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e ngjarjeve gjatë viteve 70-80-ta. Serbët haptazi kundërshtonin dhe shprehënin pakënaqësi duke pohuar se Serbia po mbetet Republikë e padefinuar dhe nuk do të jetë si republikat e tjera të Jugosllavisë. Pakënaqësia dhe urrejtja e serbëve për Kosovën ishte në rritje. Objektivi kryesor i realizimit të synimeve të serbëve për hegjemoni, unitarizëm dhe centralizëm mbi kombet e kombësitë në Jugosllavi ishte ndryshimi gradual dhe eliminimi me forcë të statusit kushtetues të Kosovës. Sërbët kërkonin rishikimin e dispozitave kushtetuese, veçanarisht ato që rregullonin pozitën autonome të krahinave dhe të afirmojnë pushtetin e Serbisë në gjithë territorin e vetë prfshirë Kosovën dhe Vojvodinën.
Inciatorët kryesor dhe më të zëshëm për ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974 ishin politikanët serbe që vazhdimisht kundërshtonin aspiratat e shqiptarëve për zhvillimin e Kosovës, ndërtimin e saj konstitucional dhe në veçanti pavarësin e saj nga Srbia. Drazha Markoviq, axha i Mira Markoviqit, gruas së Sllobodan Millosheviqit, Petar Stamboliq, Dushan Shkrebiq dhe shkrimtari Dobrica Qosiq, ishin personalitete kryesor që me agresivitet dhe ashpërsi serbomadhe sulmonin Kosovën dhe udhëheqësin e saj dhe luajtën rolin kryesor për konflikte politike dhe në krijimin e atmosferës antishqiptare. Parulla e Qosiqit:” serbët fitojnë me luftë dhe humbin me paqe” ishte fjalia mbizotëruese për rikthim prapa. Për këtë qëllim me shpejtësi dhe në fshehtësi u hartua një raport që quhej “Libri i Blue”. Ky raport i pabotuar, ishte hartuar me kërkesë të udhëheqësisë serbe dhe përbënte kritikat për mënyrën e zbatimit të kushtetutës që rezulton si shkak të ndarjes së RS Serbinë në tri pjesë asimetrike në administrim. Me këtë raport, udhëheqja serbe synonte që të rihapte në nivel të ish-federatës jugosllave diskutimet për heqjen e autonomisë së Kosovës që ishte siguruar me Kushtetutën e vitit 1974., por tentativa e serbëve nuk morri mbështetjen e republikave të tjera. Polikanët shqiptar të Kosovës Fadil Hoxha, Kol Shiroka, Mahmut Bakalli, Xhavid Nimani... shprehën indinjatën dhe u deklaruan kundër kësaj forme të presionit me qëllime ekspansioniste serbe ndaj Kosovës, dhe kërkuan përgjegjësin e inicijatorëve për ndryshime kushtetuese. Kundër “Librit Blue” ishin edhe politikanët e asaj kohe, Milosh Miniq nga Serbia, Stevan Doronjski e Nandor Major nga Vojvodina, Velko Vllahoviq dhe Veselin Gjuranoviq nga Mali i Zi, Xhemajl Bijediq, nga Bosna e Hecegovina, i cili më 18. janar 1977. mbytet në një aksident të dyshimtë ajror e disa të tjerë.

Në fillim të viteve të 80-ta, Kosova ndodhej në një gjendje shumë të vështirë
-Rinia, intelegjenca e re e krijuar dhe populli shqiptar nuk e duronin padrejtësit, të qenurit qytetar i rendit të dytë dhe presionet që vinin nga nacionalistët dhe shovenistët serb. Ata thonë se shfrytëzimi i gjithanshëm i Kosovës dhe pasurive të saj sa vinte e shtohej, e bashkë me të edhe diskriminimi i shqiptarëve në krahasim me popujt tjerë në ish Federatën Jugosllave Ishin të pakënaqur me zhvillimin e ngadalshëm ekonomik, me problemet ekzistuese objektive, varfrisë e sidomos me zbatimit e politikës diskriminuese në punësim. Struktura e të punësuarëve nuk ishte në proporcion me përqindjen e popullatës. Prej 78% të pupullatës shqiptare të punësuar ishin rreth 60% kurse afro 30% ishin serb të cilët përbënin 13% të popullatës në Kosovë. Veç kësaj një numër i të rinjëve kosovar ishin të indoktrinuar nga propaganda e medijave nga Shqipëria dhe si alternativë për zhgjidhjen e problemeve ofronin sistemin enverist dhe stalinist. Simptomet e degradimit të jetës shoqërore dhe të politikës zyrtare ishin evidente. Të gjitha këto ndikuan që të shfaqen shkenditë dhe tronditjet më serioze në një zinxhir mbi mllëfin e akumuluar prej vitesh u shfaqën më 04. mars 1981 kur shpërtheu revolta e studentëve shqiptarë në Prishtinë të cilët protestuan për çështjen e ushqimit të keq në menzën e Universitetit. Demostratave të studentëve që vazhduan më 12 e 26 mars 1981u bashkuan edhe nxënës të shkollave të mesme, punëtorë e qytetarë dhe ato u përhapën shumë shpejt dhe kërkesat morrën karakterin e hapur politik dhe kushtetues. Protestuesit kërkonin lirimin e shokëve të arrestuar në pretestat e mëparshme dhe barazi me kombet tjera në ish-Jugosllavi. Në thelb këto demostrata ishin një rilindje kombëtare. Kërkesa kryesore ishte që Krahina Socialiste Autonome e Kosovës të bëhej Republikë. Mbizotronin parrullat “Kosova -Republikë “”Kosova Kosovarëve”, “Trepça punon Beogradi ndërton” “E duam flamurin kombëtar” “Duam bashkimin e trojeve shqiptare” etj. Protogonistët kryesor që dukeshin në krye të demostratave, iden kombëtare dhe vizionin e Kosovës së pavarur nga Serbia proklamonin edhe me ideologjinë marksiste-leniniste në versionin staliniste. Pushteti u tregua i paaftë për të përballuar krizën, provokoi protestuesit dhe planifikoi ndërhyrjen e forcave policore nga Srbija. Udhëheqësia kosovare ishte kundër ndërhyrjes. Mahmut Bakalli pat deklaruar: “Unë dhe Xhavid Nimani që ishte kryetar i Kryesisë së Kosovës ishim tepër decidiv që ata mos të ndërhyjnë, thamë se nuk kanë çfar të kërkojnë në Kosovë... problemet zgjidhim ne... ndërhyrja do ishte shkelje e parimeve kushtetuese... mirëpo,ata ndërhyrën ilegalisht pa lejen tonë... në radhët e tyre kanë qenë të involvuar edhe forcat tjera ilegale staliniste të finacuara nga jashtë” Veprimtari për çështje kombëtare Sabri Novosella-Maxhuni, në një intervist për gazetën “Bota sot”pat deklaruar “…në organizimin e demostratave të vitit 1981 kishte rol të caktuar UDB-a…” Edhe analisti serb, drejtori i Forumit për Marrëdhanie Etnike, Dushan Janjic në emisionin debatues “Çirilica”në Happy TV, deklaroi se Rusët gjithnjë kanë qenë të interesuar për Kosovën dhe kanë qënë të përfshirë në demostratat e vitit 1981.”ata kanë trajnuar të rinjët për këto demostrata që të dalin me parullat e tyre për Kosovën Republikë. Rusët kanë përvoj të mirë me shtetet muslimane sepse kufizohen me shumë shtete muslimane prej të cilëve duhet të ruajnë kufit e tyre”
Njëri ndër personazhet kyqe në jetën politike të Kosovës në ish Jugosllavi, politikani dhe avokati Azem Vllasi në intervistën për agjencin e lajmeve “Presheva e jonë, “kështu e vlersoi demostrata e vitit 1981:
“Kishim mediat tona, kishim akademinë e shkencave e cila ishte më aktive se sot, kishim kushtetuten, policinë tonë që shtrihej deri në Mitrovicë e karadakun e Gjilanit e Preshevë. Me kushtetutën e vitit 1974 në Jugosllavinë e Titos ishin dakord të gjithë, përveç Serbisë, mu për shkak të pozitës së avancuar të shqiptarëve bazuar nga kjo kushtetutë. Kushtetuta e asaj kohe, në ligjet e saj, i ka dhënë Kosovës të drejtat e një shteti të pavarur. Bile, bile me këqyr hollë e hollë, siikur t’mos ishin demonstrat e viti 1981., Kosova do të ndahej pa gjakdërdhje si Sllovenia, dhe ndoshta sot do të ishim bashkë me Shqiprin....”

Keqpërdorimi deri në ekstrem i demostratave të vitit 1981
Pavarësisht formës paqësore të demostruesve nacionalistët dhe shovinistët serbë, keqpërdoruan deri në ekstrem demostratat e vitit 1981. Ata pohonin kinse “liritë dhe të drejtat e mëdha” ose të “tepruara” kombëtare të shqiptarve që kishin shkaktuar demostratat e studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës. Prandaj, ato demostrata u shpallën si “armiqësore” dhe “kundërrevolucionare”, dhe u imoponua vlerësimi se nuk ishin rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike të shqiptarve. Parulla dominuese e demostrantëve “Kosova Republikë”, jo vetëm që u shpallë si parullë “armiqësore e kundër revolucionare”, por edhe si parullë “nacionaliste e irredentiste”, që do të thotë si kërkesa “për bashkim me Shqipërinë” dhe se ishin “kundër sovranitetit territorial të RSFJ-së”. Kjo u shfrytëzua që të shtohet dhe të tejkalohet dhuna shtetërore dhe shërbej për zhvillimin e një fushate të egër të “diferencimit ideopolitik” që filloi nga Universiteti e deri te nivelet më të ulëta dhe në ekonomi, administratë, etj. Paralelisht me te, u shpikë edhe “presioni” dhe “shpërngulja e serbëve dhe malaziasve me presion nga nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar”, etj.
Ndaj demostratave të vitit 1981, ushtria dhe policija serbe e federative ndërhyri ashpër duke u kundërpërgjigj dhunshëm ndaj protestave. Ndërhyrja e tyre ishte ishte brutale dhe përtej çdo mase. Policët special kishin hyrë në konvikte pa kurrfarë nevoje dhe kishin rrahur këdo që kishin gjetur brenda vajzat dhe djemë student. Kishin hedhur gaze lotsjellhës. Të tmerrshme ishin rrëfimet për përdorimin brutal të dhunës sidomos ndaj vajzave të cilat ishin fyer, tërhequr zhvarrë për flokësh. Shumë studentë ishin plagosur dhe të arrestuar. Këto veprime popullatën shqiptare zemaruan jashtëzakonisht. Mospajtimet u shprehën në mënyrë edhe më të prerë dhe përfshin gjithë Kosovën.
Udhëheqëja e Kosovës kritikohej ashpër nga udhëheqësia Jugosllave, sidomos nga ato serbe. Ata frikoheshin edhe nga përgjegjësia para opinionit Kosovar dhe mundoheshin të bindin Beogradin se policia kosovare mund ta mbante rendin dhe kontrollonte situatën. Mirëpo, autoritetët në jugosllave nuk besonin në vlersimet e udhëheqësve Kosovar. Në anën tjetër nga serbët sidomos strukturat e tyre policore ushtarake situata paraqitej si shumë të frikëshme. Prandaj Kryesia e RSF të Jugosllavisë urdhëroi sekretarin Federativ gjeneralin Franjo Herleviq që në Prishtinë të dërgonte Njësin special për intervenim të shpejt të Policisë Federativ dhe t’i “ndihmonte” Policisë së Kosovës për ta rivendosur rendin publik. Pas ndërhyrjës së Policisë federative, udhëheqja e Kosovës faktikisht humbi kontrollin mbi zhvillimet e mëtejshme. Ata më nuk ishin të pavarur në menaxhimin e situates. U margjinalizuan dhe nuk e kontrollonin më zhvillimet e mëtejme në Kosovë.
Në fillim të muajit prill u arrit kulmi i konflikteve, situata nuk u qetësua, trazita nuk u ndalën. Në Beograd më 1 dhe 2 prill u mbajt seanca e përbashkët e Kryesisë së RSFJ dhe e Kryesisë së LKJ ku morrën pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli. Ata u angazhuan që vlersimeve të dy Kryesive të jipej një dimension më real dhe më i butë dhe të shmanget ashpërsia e panevojshme, mirëpo ishin mbivotuar. Udhëheqja jugosllave vlerësoi se demostratat e organizuara nga studentët dhe parullat e përdorura “cënonin” integritetin teritorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë, “demostratat në Kosovë ishin përpjekje e rrezikimit kundërrevolucionar të rendit kushtetues të vendet” , thuhej pos tjerash në qëndrimet dhe vlersimet e dy Kryesive. Menjëherë, më 2. prill u intervenua me forca edhe më të mëdha. Në pajtim me kompetencat e veta kushtetuese udhëheqja jugosllave e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. U dërguan përforcime me reparte të policisë së republikave të tjera jugosllave. Hyri në fuqi ora policore, lëvizja e lire u kufizua, u ndaluan tubimet publike, tanksat ishin ende të vendosura pran objekteve publike. U krijua një situate e trishtueshme. Lidhur me këtë studjuesi Lefter Nasi shkruan: “Në Kosovë u vendosën rreth 45 mijë ushtarë, 29 mijë forca të milicisë, numri i tankeve u pesëfishua, nga 72 të dislokuar para ngjarjeve u shtuan në 352 tanke, ndërkohë që numri i forcave të policisë arriti në 20 mijë” .
Për numrin e të vrarërve në demostrata ka të dhëna kontradiktore. Mediat jugosllave informomin për 11 të vrarë, kurse ato të huaj raportonin për qindra të vrarë, qindra të zhdukur, të plagosur e të arrestuar. Sipas Jens Reuter numri i të vrarëve duhet të merret “më shumë se një mijë, numri i të lënduarve nuk mund as të vlerësohet. . Ndërkaq, Ch. v. Kohl, Ë. Libal supozonë se më shumë se “100 shqiptarë u vranë dhe mbi 300 u lënduan”. Sipas Amnesty International në pranverën e vitit 1981 u akuzuan 883 veta prej të cilëve 585 u gjykuan me vendim të plotfuqishëm dhe me dënime joproporcionalisht të larta. , Madje sipas revista serbe NIN,m; 09 gusht thekson se 1.200 njerëz u dënuan me dënime të rënda me burg dhe 3.000 të tjerë me burgime deri në 3 muaj. Viktimave nuk ofrohej ndihma e duhur për faktin se shqiptarët druanin nga represaliet e rënda, në qoftë se do t’u jepnin ndihmë mjekësore viktimave dhe me këtë zbulonin pjesëmarrjen e tyre në demonstrate.
Dhuna e egër policore e ushtarake ndaj protestuesve, përpjekja zyrtare për të mbuluar të vërtetën e ngjarjeve u tregoi shqiptarëve se të drejtat e fituara me shumë luftë dhe të legjitimuara në dokumentet kushtetuese të krahinës e federatës në vitin 1974 ishin realisht të rrezikuara. Nacionalistët serb me qëllim theksonin nacionalizmin shqiptar si motiv qendror të demostratave. Në këtë mënyrë ata donin të krijojnë pretekst për të sulmuar vlerat kombëtare shqiptare. Për nacionalistët serb gjithçka që ishte shqiptare, ishte burim i nacionalizmit shqiptar. Kërkesat për republikë e cilësonin si seperatizëm dhe si synim për shkëputje. Në mbledhjen e Aktivit politik në Prishtinë më 03. prill Fadil Hoxha kishte thane se ka pasur edhe propozim për ta vendosur administrimin ushtarak në Kosovë, ngjashëm si në vitin 1945, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kur ishte vendosur regjimi ushtarak i dhunshëm serb. Në këtë mënyrë sikurse vëren Dushan Janjić, Jugosllavia e pas Titos e filloi jetën e saj të re me konfliktin e hapur shqiptaro – serb. “Dhjetë muaj pas vdekjes së Titos u dëshmua se demostratat shqiptare në Kosovë treguan se çështja nacionale nuk ishte zgjidhur sikurse ishte deklaruar”.
Pas demostratave të vitit 1981, veprimtaria dhe qëndrimet antishqiptare të qeverisë së Beogradit u intensifikuan edhe më shumë. U aprovuan masa më të rrepta kundër shqiptarëve dhe për të përgatitur terrenin politik për sllavizimin e Kosovës.
Me qëllim që të luftohej kundër kërkesave të drejta të popullit shqiptarë u hartua Platforma politike për aksionin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë në zhvillimin e vetëqeverisjes socialiste, të vëllazërim-bashkimit dhe bashkëjetesës në Kosovë. Platforma kërkonte që shqiptarët të ndërprenin lidhjet kulturore e shkencore me Republikën e Shqipërisë, të heqin dorë nga aspiratat kombëtare, ndërsa kërkesa për Republikën e Kosovës u vlerësua si kërkesë reaksionare që synonte shkatërrimin e Jugosllavisë
Ngjarjet që pasuan më vonë shkaktuan procese retrograde të cilat u percollën me masa drakonike kundër rinisë kosovare, intelektualeve dhe në përgjithësi kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe ndikuan edhe më shumë në polarizimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë. U përhap propaganda se pakica serbe e malazeze në Kosovë, ishte nënshtruar terorizmit sistematik nga „iredentistët shqiptarë“ Duke marrë shkak nga kërkesat e drejta të demonstruesve dhe në emër të luftës kundër nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar, nëpër mbledhjet e ish-LKJ-së, pastaj nga organet politike e ekzekutive,të ish-federatës, republikës e deri në krahina, u hap një luftë frontale kundër rinisë shqiptare, kundër atyre që kishin kërkuar statusin e Republikës për Kosovën në kuadër të ish-Federatës. Kundër demonstruesve u përdor fjalori më fashiste dhe u nxorën me mijëra vendime shoveniste e nacional-fashiste, si dhe u sanksionua “dhuna e shqiptarëve”.
Masat më drastike shqiptoheshin ndaj intelektualëve shqiptar sidomos atyre në Universitetin e Kosovës. Në raportin e antarëve të grupit punues që hartuan masa për diferencim politik në Universitetin e Kosovës e që u prezentua në mbledhjen e përbashkët të Kryesive të LK të Prishtinës dhe Konferencës Aksionale të LK të Universitetit të Kosovës, mbajtur më 18.09.1982 për shkak të kundërshtimeve me idetë dhe qëndrimet e LK lidhur me demostrate e vitit 1981, siç thuhej në raport u propozua të merren masa partijaka deri në përjashtim ndaj këtyre profesorëve: Hamdi Gashi, dr. Riza Binishi, mr. Murat Blakaj, dr. Rexhep Ismaili, dr. Ali Aliut, mr Agim Vincës, dr. Ali Hadrit, dr. Fehmi Aganit, dr. Rexhep Qosjes, dr. Milorad Qoriqit, mr Idriz Beranit, dr. Hivzi Islamit, dr, Mustafa Bacajt si dhe ndaj disa udhëheqësve të organizatës së LK e të organeve vetëqeverisëse. Nga procesi mësimor u propozua të largohet dr. Ali Hadri ndërsa u rekomandua shqyrtimi i përshtatshmërisë së dr. Mark Krasniqit për punë të mëtejshme në fakultet si dhe të dr. Muj Rugovës, dr Nexhat Dacit e dr. Rasid Alidemës, ndërkaq në Akademin e Arteve u propozua të shkarkohet sekretari i saj.
Masa të rënda u shqiptuan edhe studentëve, siç thuhej për shkak të mosangazhimit të hapët kundër nacionalizmit dhe iridentizmit shqiptar, mosgjykimit të propagandës armiqësore nga RPS e Shqipëris, të mosgadishmëris dhe qëndrimit opurtunist në demaskimin e platformës së veprimtarisë armiqësore nga pozitat e nacionalizmit iredentizmit. Nga radhët e LK u përjashtuan 19 studentë kurse nga evidenca fshihen 365 studentë. Ndërkaq, për shkak të papërshtatshmërisë moralo- politike dhe të qëndrimeve jo të drejta në fakultete dhe shkolla të larta “nuk u lejua regjistrimi i 157 kandidatëve të paraqitur për regjistrim. Për të njejtat arsye nuk u është dhënë leje për strehim në konvikte 113 studentëve, ndërsa nga konvikti u përjashtuan 64 studentë. Për arsye të sjelljeve jo të mira dhe pjesëmarrjës në aktivitete armiqësore janë ndërmarr edhe masa administrative, janë përjashtuar pa të drejtë regjistrimi për 5 vjet 38 studentë, janë përjashtuar pa të drejtë regjistrimi deri një vjet 78 studentë, u është shqiptuar vëretje me shkrim 82 studentëve dhe janë qortuar 34 studentë”.
Më vitin 1981 Serbia i izoloi edhe shumë intelektualë shqiptarë, izolimi i të cilëve u bë edhe më vitin 1989 kur ndërmorën “masa më drastike të torturës dhe represionit ndaj 254 intelektualëve që u dërguan në burgjet e Serbisë e më pastaj edhe burgjet e Kosovës. Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë kishte bërë përpunimin e dosjeve për gjashtëqindmijë shqiptarë që do të thotë që çdo i treti shqiptarë u ftua në polici”. U organizuan një sërë procesesh gjyqësore në të cilët vëzhguesit e huaj nuk u lejuan të mernin pjesë. Nga njoftimet zyrtare u bë e qartë se një numër i madh të pandehurish ishin më të rijë se 20 vjet, “18 vjeçarët u dënuan me 5 deri 6 vjet burg për arsye se kishin marë pjesë në demostrata.
Nacionalistët serb dhe mediat e tyre, kritikonin politikanët shqiptar që kan pasur rol të veçant në Luftën Antifashiste Naciona-Çlirimtare, që kishin karier të gjatë politike dhe respek jo vetëm te shumica dërmuese e njerëzve të rëndomët por edhe tek personalitetet të shquar të kulturës, jetës publike dhe bashkëkohanikët. Në shënjeshtër të kritikave ishte Fadil Hoxha, figurë historike që dha kontribut konkret për çështjen kombëtare, komandant i Ushtris Nacionalçëirimtare dhe aradhave partizane, funkcionar i lartë dhe i shquar politik e shtetror i Kosovës në ish Federatën Jugosllave. E akuzonin si fajtor për përhapjen e nacionalizmit shqiptar i cili paska punuar kundër Jugosllavisë. Njëherit shpekulonin se gjoja shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore kishin qenë në anën e fashizmit duke mohuar kështu pjesëmarrjen e afro 55.000 luftëtarëve nga Kosova të cilët u reshtuan në krahun e kualicionin antifashist, luftuan heroikisht dhe dolën fitues. Kërkonin që shqiptarëve të mirren të drejtat që kishin fituar në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, sulmonin çdo gjë që kishte të bëjë me identitetin kombëtar dhe me agresivitet kërkonin largimin e shqiptarëve nga të gjitha postet.
Pas kësaj pushteti jugosllav, respektivisht ai serb, i hyri planit të ri me qëllim të rikolonizimit të Kosovës me popullatë sllave, organizoi aksionit kinse të kthimit të serbëve dhe malazezëve të shpërgulur nga Kosova. Pushteti serb i mbështetur nga ai jugosllav, duke e shfrytëzuar këtë klimë filluan të aprovojnë vlerësime, platforma, rezoluta e programe kinse për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, në të vërtetë përgatitej vala tjetër e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav.

Në shkurt 1982, një grup priftërinjsh nga Serbia i bën peticion pëshkopëve të tyre duke pyetur: “pse Kisha Serbe është e qetë” dhe pse nuk bënte fushatë kundër “shkatërrimit, zjarrvënies dhe të vendeve të shenjta në Kosovë”. Këto fjalë tërhoqën interes në Beograd. Në opinionet e tyre mbizotronte teza se serbët dhe malazezët po persekutoheshin. Nacionalistët serbë trumpetonin se serbët po dëboheshin nga Kosova.
Por në fakt situata ishte ndryshe, Kosova ishte rajoni më i varfër në Jugosllavi: “të ardhurat mesatare vjetore për frymë ishin 795 $ krahasuar me mesataren kombëtare prej 2,635 $.” Serbia u përpoq të ulte fuqinë e shqiptarëve në rajon, me fushata propaganduese që pohonin se serbët po dëboheshin nga Kosova për shkak të rritjes së popullsisë shqiptare, dhe jo nga situata e keqe ekonomike
Menjëherë pas demostratave pushteti serb filloi lëvizjet për suprimimin e autonomisë së Kosovës. Shërbimet e fshehta serbe, nxitnin serbët e malazezët e Kosovës që të ngriteshin në demonstrata – protesta kundër pozitës “inferiore” që kishin përballë shqiptarëve. Çerdhja e organizatorëve të demonstrave ishte në Fushë-Kosovë. Ata si moto përdorëshin edhe kthimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur kinse me dhunë nga Kosova në periudhat e mëhershme. Kjo fushatë antishqiptare u përshpejtua dhe motivua me ardhjen në pushtet të Sllobodan Milloshević-it, ndërsa u frymëzua nga Memorandumi i ASHS, ku u organizuan shumë mitingje me karakter antishqiptar dhe për suspendimin e autonomisë së Kosovës.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes