l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PROFIL

Shaban Mahmut Cami, Luftëtar i shquar për
gjuhën shqipe dhe për çështjen kombëtare

Nga Valbona Ramçi

Shaban Mahmut Cami është lindur më 1832 në Golevisht, lagje e Viçishtit të Dibrës. Ai u rrit në një familje patriotike dhe në një fis të madh me tradita.
Dr. Milenko Filipoviç në librin e tij, “Golloborda”, botuar në Shkup në vitin 1941 dhe përkthyer nga Hilmi Sadikaj ka shkruar: « Camet janë një fis, (familje) e madhe, pari’ e Dibrës që shtrihet në fshatrat e Gjoricës, Viçishtit, Golevishtit,Sepetovë dhe në Dibër të Madhe ».
Që në vitet 1920-1930 ky fis përbëhej nga 60-70 shtëpi.
Shabani ishte anëtar iklubit patriotik “Bashkimi” në Dibër të Madhe që në formimin e tij në vitin 1908. Shkonte nëkëmbënga Golevishti në Dibër të Madhe në mbledhje dhe aktivitete patriotike.
Ky klub ka patur një këshill administrativ me kryetar Hafiz Sherif Langun.
Me këmbënguljen e këtij klubi u bë e mundur që në gjimnazin e Dibrës të mësohej shqip.
Prof. Mahmud Hysa tek Vepra « Studime 6 » f.289, duke ju referuar kujtimeve të Haki Stërmillit « Dibra në prag të historisë » na jep pothuajse listën e plotë të anëtarëve të këtij klubi patriotik që drejtohet nga Sherif Langu, ku nga fisi Cami, krahas Eqeremit, Danit dhe Shahinit ishte edhe Shaban Cami nga Golevishti (Viçishti).
Babaii Shabanit, Mahmuti, kishte marrë pjesë në luftën kundër pushtuesve turq të komanduar nga Hajredin Pasha në Fushën e Gjoricës në korrik të vitit 1844.
Tek Shabani vinin shumë miq e shokë si Sulë Shehu, Mersim Dema, Elez Isufi,Dan Cami etj. qëpërfaqësonin nandë malet e Dibrës në atë kohë.
Në vitin 1909, në mbledhjen e Qafës së Çerenecit u bë grupimi i forcave kundër turqve me në krye Shaban Camin, Dalip Danin e Hazis Xhekën nga Gjorica.
Shaqir Beu, përfaqësuesi i Qeverisë turke në Dibër, mblodhi përfaqësuesit e Dibrës. Ata u mblodhën dhe e pyetën për çfarë na ke mbledhur.
- Kërkoj që të bindni popullin ku jeni pari’ që të paguajë haraç e vergie qeverisë.
- Për cilën qeveri e ke fjalën, Shaqir Bej, e pyet, jo pa kuptim, Shaban Cami.
- Për Turqinë, që na ka nën hyqëm.
- Nën hyqëm të ka ty, jo ne. Sa për haraçin paguaja ti dhe jo ne.
- Të gjithë përfaqësuesit e Dibrës kanë mbështetur Shabanin.
- O me Dibrën, o me Turqinë, Shaqir Bej. Ne nuk paguajmë për Turqinë. Njoftoje Turqinë për këtë vendim të Nandë Maleve të Dibrës.
Shaqir Beu njoftoi të kundërtën, se Dibra do të paguajë haraçe e vergi. Kjo shkaktoi zemërim tek dibranët të cilët sulmuan depot e qytetit të Dibrës së Madhe dhe rrëmbyen armatime, veshmbathje e ushqime. Populli u armatos me mauzerka turke.
Turqit dhe Shaqir Beu u hakmorën. Plagosën Shaban Camin duke i bërë atentat, dogjën shtëpitë e Haziz Xhekës dhe kapën të gjallë dhe varën Hazis Xhekën dhe Dalip Danin në Dibër të Madhe.
Tregon djali i tij i vogël, Sinani:
“Në kohën e luftës kundër serbëve dhe bullgarëve kemi patur dy çeta, çetën e Dan Camit dhe çetën e Fetës.
Feta ishte vëllai im, ndërsa Danin, baba im, Shabani, e kishte djalë mixhe.
Kur Dani largohej në detyra edhe larg Dibre dhe jashtë zone, Feta ishte zëvëndësuesi ma i mirë.
Në vitet 1916-1917 bullgarët nga aleatë u kthyen në pushtues. Sulmuan drejt trojeve tona dhe fshatrave të kësaj zone rreth qytetit të Shehrit të Dibrës.
Tek çezmja e Viçishtit u vendosën shumë ushtarë bullgarë. Kjo e zemëroi shumë Fetën.
Bullgarët pushtuan fshatin tonë, Viçishtin, Pasingën, Lladomericën, Ostrenin e Madh dhe të Vogël, Vernicën, Zepishtën dhe Trebishtin. Ata filluan edhe të grabitnin edhe popullatën e pambrojtur. Feta lajmëroi Danin. Afër Tërbaçit forcat e Danit dhe ato të Fetës u bashkuan dhe u zunë pritë bullgarëve. Në këtë pritë u vranë shumë bullgarë. Feta i mori komandantit bullgar edhe kalin e shalës.
Plaçkitjet e bullgarëve u ndaluan, por ata u hakmorën mizorisht. Ata vranë tre vetë në Tërbaç. Por objektiv ata kishin komandantin e çetës Fetah Shaban Camin. Natën sulmuan shtëpinë e Fetah Camit, i cili në përpjekje mbeti i vrarë.Forcat pushtuese e kanë zhvarrosur dhe e kanë fotografuar për t’ia çuar fotot Pashiqit si dëshmi të vrasjes e të vdekjes së trimit legjendar Feta Camit si dhe për të terrorizuar popullin.(FetahCami,Dëshmor i Atdheut me Vendim të Kom Ekz. Të KP të rrethit Dibër Nr. 73 datë 24.05.1978)
Pas vrasjes së Fetës, e merr drejtimin e çetës, i ati, Shaban Cami.

Qëndresa për liri dhe lufta për pavarësi vazhdoi edhe pas vitit 1913. Serbët nuk u kënaqën edhe pas copëtimit të Shqipërisë nga vendimet e fuqive të mëdha. Ata përveç Dibrës sëMadhe e trojeve të tjera shqiptare kërkonin dalje në det. Filloi lufta e dibranëve dhe e Dibrës e vitit 1913, luftëqë vazhdoi deri në vitin 1920. Në vitin 1918 serbët intensifikuanveprimet në kufi si dhe masakrat e popullsisë civile.
“Për të parë nga afër gjendjen erdhi në Grykë të Vogël (Dibër) një mision humanitar amerikan i kryesuar nga z.Kenedi. Ata konstatuan fshatra të tëra të shkatërruara. Sepetova, Golevishti, Tërbaçi, Izvira, Viçishti, Gjorica etj ishin djegur tërësisht. Banorëve vendas u ofruan ndihma si çadra, badanije, shtresa si dhe 425 lira.”
(Gazeta “Liria e Shqipërisë”, Sofie 28.1.1913)
Luftimet meserbëtkanë qenë të shumta siç kanë qenë të shumta edhe raprezaljet serbe në gra e fëmijë të Dibrës.
Në vitin 1913 Feta e Shaban Cami dhe Ali Ibra ngrenë flamurin shqiptar në Dibër të Madhe dhe i thonë shovinistëve serbë se ne jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Zona e Gollobordës, Gjorica e Viçishti e fshatra të tjerë që ishin synim për tu përfshirë brenda Jugosllavisë mbetën në Shqipëri nga KNK (Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve)
Serbët tentuan të kalonin kufirin e vitit 1913 në drejtimet Trebisht, Sepetovë, dhe Fushë e Maqellarës. Në këtëkuadër një kolonë serbe e komanduar nga koloneli Milutin Mishkoviç kaloi lumin e Drinit të Zi, në afërsi të Urës së Spiles duke sulmuar fshatrat e Viçishtit e Mireshit.
Këtë sulm e organizonte nën preteksin e inkursioneve brenda teritoreve serbe për të shkatrruar bandat shqiptare që nuk i bindeshin vendimit të vitit 1913. Dan Cami së bashku me çetën e tij kryesisht me kushurinj, miq e shokë , me Shabanin, Fetën etj zë pritë në fshatin e vet Sepetovë. Në ndihmë të tij erdhën vullnetarë nga Gryka e Vogël dhe Gryka e Madhe.
Studiuesi Prof.Gazmend Shpuza shkruan se shtëpitë e fisit Cami u bënë preja e parë e armikut duke u djegur tërësisht. Gazmend Shpuza “ Kryengritja fshatare e Shqipërisë së mesme 1914-1915 “ Botim i Akademisë së Shkencave të RPSSH, Instituti i Historisë, viti 1986, f. 375-376, 392: “
Luftime kundër serbve çeta e Feta dhe Shaban Camit ka bërë në Topojan dhe nëMazhicë në vitin 1913.
Çeta e Feta dhe Shaban Camit ishte vendosur në Mazhicë , në gropë poshtë tek Çuket ku ishin Mehmet Çuku , Osmani dhe disa të tjerë që ruanin te Vorret e Çuke.
Të gjithëfshatrat pasi organizuan mbrojtjen e fshatrave të tyre, dërguan forca në drejtim të frontit të Dethit. Serbët u rrethuan nga të katër anët sepse kështu ishte pozicioni i të gjthë fshatrave.
Një pjesë e mirë e forcave serbe u mbytën në lumin e Drinit të Zi.
Në këto luftime morën pjesë shumë luftëtarë , por të organizuar nga Çeta e Feta Camit ishin Çupi, Tufiku. Izeti,Beqiri , Ramizi, Demiri, Rrahmani e Sinani nga Camet, Çup Duka, Ram Dumani, Ramis Murra, Esat Grrana, Rushit Krosi, Ferit Kaja, Mersim Lleshi, Zyber Osmani. Lahim e Musa Dema, Mehmet, Osman e Izet Çuku, Musë Izvira. Sahit Dani, LutfiDaci , Adem Lleshi, Hazis Xheka, Jashar Zeneli, Dalip Dani, Halil Begu e të tjerë.
Periudha e viteve 1912-1920 për këtë zonë dhe për këtë fshat qe nga më të ashprat. Tentativat serbe për pushtimin e kësaj zone qenë të vazhdueshme, dhe barbare. Vriteshin fëmijë e pleq, digjeshin shtëpi e bereqet dhe popullit iu desh të luftojë njëkohësisht me ushtritë e krajlit dhe me zinë e bukës. Por ndjenja liridashëse fitoi mbi genocidin masiv e djegjet e shtëpive.
Fshati Golovisht, lagja më e madhe e Viçishtit është djegur disa herë, më 1912 dhe 1914 nga serbët, më 1916 nga bullgarët dhe më 1918 po nga serbët.
Kur u dogj kulla e Shaban Camit, tregon Abdulla Suma, bashkëkohës dhe bashkëfshatar i tij, u rrëmbyen 300 kokë bagëti që i ruante Staf Koka nga Gjurasi, 150 kokë dele që i ruante Fer Vezi nga Luznija, 30 kokë lopë etj. I grabitën edhe florinjtë që ja kishte lanë i jati Mahmuti.
Shabani dinte me lexue dhe lexonte shpesh një libër që kishte në kapak Skënderbeun. Kishte një sënduk me libra, qitape etj.
Kur forcat serbe hynë në kullë për bastisje, unë u përpoqa ta shpëtoja sëndukun, por një ushtar serb më goditi me kondakun e pushkës dhe me shkelma e më rrëzoi në tokë pa ndjenja. Librat i dogjën, Shabanin e morën të lidhur dhe e kanë therë me bajoneta në Përroin e Viçishtit.
Aty e ka parë Adem Suma, vëllai im, që kulloste bagëtitë e veta dhe diktoi erë mish njeriu të prishur.
Ai lajmëroi Limanin, të birin e Shabanit, dhe bashkë me mua shkuam në vend, rrethuamvendin me gurë për ta varrosur aty ku ishte masakruar.
Shaban Cami është shpallur « Dëshmor i Atdheut » me Vendimtë Kom. Ekz. të K.P. të rrethit Dibër Nr. 72 datë 24.05.1978.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes