l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Pse iu mohua kontributi dhe pse u burgos nga regjimi komunist nënshkruesi i Konferencës së Bujanit?

QAMIL LUZHA DHE KONTRIBUTI I TIJ PËR BASHKIMIN KOMBËTAR

Nga Ismet BALAJ

Luzhjanët e Gjakovës kanë histori të pasur për bashkimin kombëtar. Veçanërisht Haxhi Muderriz Murtezai e në vijim trashëgimtarët e tij janë shquar si luftëtarë të parreshtur të mendjes e të pushkës në shërbim të çeshtjes kombëtare. Haxhi Muderriz Murtezai (1858-1920) kreu studimet e larta teologjike (1874-1884) në Stamboll. Aty njohu figura madhore të kombit si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Hasan Tahsin, Sali Nivica, etj që drejtonin “Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip”(1879-). Ai u bë zëdhënësi i kësaj shoqërie, prandaj, kur u kthye në Gjakovë i shërbeu këtij ideali që synonte bashkimin e 5 vilajeteve shqiptare: Janinë, Manastir, Kosovë, Shkodër në një shtet shqiptar si edhe përhapjes së arsimit e të kulturës shqiptare. Në Gjakovë shërbeu edhe si imamë e drejtor i Medresësë së Vogël për tridhjetë vite. Për qëndrimin e tij atdhetar u burgos dy herë nga sulltan Abdyl Hamiti, (1900 dhe më 1906 në Kostamani e në Konja të Anadollit). Gjatë Luftës Ballkanike (1912-1913) u burgos e u internua bashkë me 1000 kryefamiljarë nga Gjakova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Të gjithë u mbajtën si pengje nga ushtritë serbomalazeze në Nikshiq të Malit të Zi. Ishte bashkohës dhe shok e mik i Bajram Currit. Pikërisht për këto qëndrime u vra më 1920 nga njerëz të paguar prej Serbisë.
Edhe i biri i tij Qamili (1892-1988) vazhdoi rrugën e të atit në kushte të reja historike. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, medresenë në Shkup. U bë veprimtar aktiv i Xhimjetit të Shkupit 1919,( Shoqëria Bashkimi )-organizatë me parime fetare, por me program për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptareve nën Jugosllavi . Kjo organizatë kishte lidhje të ngushta me Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës (1918-1924).
Për veprimtarinë patriotike Qamil Luzha u përndoq dhe u detyrua të shpërngulet prej andej e të vendoset në Prizren. Edhe këtu hyri në shoqatën për një shoqëri pa shtypje e pa shfrytëzim që kishte si qëllim ndër të tjera të mbroheshin të drejtat e shqiptarëve që shkelëshin nga pushtuesit serbë.
Edhe nga Prizreni u detyrua të largohet për shkak të bindjeve të tij kombëtare e demokratike që u manifestuan në veprimtaritë e kësaj shoqërie. Për këtë arsye qeveria serbe i përndoqi anëtarët e saj. I rrezikuar për burgosje e dënime të ndryshme, kaloi kufirin politik më 1920 dhe u vendos në Krumë të Hasit. U emrua mësues në shkollën fillore “Kosova” të Krumës. Në Krumë jetoi e punoi deri më 1925. Si idhtarë i Bajram Currit (shok e mik i të atit), Qamili hyri në shoqërinë demokratike “Bashkimi” (1922-1924) të Avni Rrustemit. Me përvojën e tij disa vjeçare në lëvizjet demokratike në Shkup e Prizren, edhe në Krumë u bë nga aktivistët më të aftë për të njohur e bindur njerëzit për masat demokratike që kishte kjo shoqëri dhe për programin e saj reformues në disa fusha që u shërbenin shtresave të ndryshme, sidomos të varfërve. Duke synuar për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë e për shqiptarët, mori pjesë në revolucionin demokratik-borgjez të vitit 1924.


Me kthimin e Zogut në pushtet në dhjetor 1924, u pushua nga puna nga aparati administrativ që ishte në shërbim të qeverisë së pararevolucionit. U largua nga Kruma dhe takohet në Tiranë me Jashar Erebarën, ish deputet i prefekturës së Dibrës shumë vite. Ai e ndihmoi Qamil Luzhën gjatë gjithë viteve që jetoi e punoi në Shqipëri. E dërgoi në Dibër për punësim. Punoi si mësues, por edhe si kryetar komune e kryetar i katundarisë (këshilli i komunës) në Muhurr, Herbel, Sohodoll, Grevë, Fari, Peshkopi. Interesohet për hapjen e shkollës në katundin e Ri (Luzni) dhe në qëndër; në Muhurr për meremtime e ndërtime rrugësh e urash, për përmirësimin e gjendjes së banorëve të komunitetit, për pajtim gjaqesh e zgjidhje konfliktesh etj u përpoq dhe realizoi aqsa mundi në ato rrethana të vështira që kishte në ato komuna e fshatra. Kudo shpalosi tipare të larta morale e patriotike duke dhënë shëmbull të mirë si gjakovar. Ja çfarë shkruan Jashar Erebara: “Zoti Qamil Luzha gjakovar-kosovar ka qenë edhe disa vjet mësues dhe tani kryetar komunash. Njeri i ndërshëm dhe shumë aktiv e korrekt në punë, ku ka qenë si nëpunës. Njerëz të tillë duhet t`i përkrahni. (Gjakovasit: burra e gra në kohën e Turqisë, pa asnjë fanatizëm, sheshazi, me shpirt e sakrifica materjale ishin lidhur me idenë nacionale)”. AQSH, Fondi Jashar Erebara, Dosja 13, viti 1938. Por edhe AQSH Fondi 228, Dosja 103, viti 1930.
Simbas dokumentave arkivore Qamil Luzha ka punuar si kryetar komune edhe në Shënmitër-Kolonjë; në Potom-Skrapar; Peqin-Elbasan; Bushat, Dukagjinë-Shkodër. Në komunën Vrap-Tiranë tregon interes të posaçem për hapjen e një shkolle. Për këtë i dergon edhe shkresë Ministrisë së Arsimit, të cilës i arsyeton domosdoshmërinë dhe mundësinë e hapjes së shkollës, duke e përgatitur vet fshatarët lokalin, por kërkohej një mësues. Për kryerjen mirë të detyrave si kryetar komune kryepleqësia e komunës së Vrapit i shkruan një letër prefekturës së Dibrës dhe Ministrisë së Brëndshme, ku vlerësojnë lart punën e Qamil luzhës si kryetar komune. Në të theksohet se gjatë 12 muajve që zotëri Qamil Luzha shërbeu në misionin e tij si kryetar komune me sjelljet e tij të bamuna, mujti me fitue simpathinë e gjithë popullit të rajonit të këtushëm. Pra ullëmbare udhëmbarë) i qoftë me zemër në detyrën e re. Me shumë nderime Kryepleqësia e Rajonit të komunës Vrapit. (1.7.1930. Nënshkruajnë tetë kryepleq.
Në vitin 1938-1942 ishte kryetar i komunës në Bushat Shkodër. Përveç punës si kryetar komune është njohur me personalitete të shquara të kombit si Gjergj Fishta, Patër Anton Harapi, Ernest Koliqi, por edhe me personalitete të rëndësishme të kohës. Kudo ku jetuar e punuar ka kultivuar vazhdimisht dashurinë për atdheun duke e theksuar se atdheu ishte e duhet të jetë gjithë territori i katër vilajeteve të Shqipërisë në shekullin e XIX e fillim i shekullit XX. Se mendja e zemra e çdo shqiptari duhet të punojë për bashkimin e popullit shqiptar dhe të këtyre territorëve në një Shqipëri të vetme. Gjithnjë ka luftuar me zgjuarësi për shlyerjen e mendësisë që kishte lëshuar rrënjë tek disa e që çonte në ndarje e përçarje midis shqiptarëve, si gegë, si toskë, si kosovarë apo si çam, me cilësi a vese të ndryshme nga njëri-tjetri, duke i zmadhuar veset e duke i zvogëluar e shmangur virtytet.
Sipas fletorës zyrtare të datës 8 janar 1942 (AQSH), Qamil Luzha u shkarkua si kryetar i komunës Bushat dhe u emrua nënprefekt i Istogut (Kosovë). Në këtë funksion u përpoq të kryejë sa më mirë detyrat në shërbim të komunitetit. Por me dekret mëkëmbësuar mbretnuer, u pushua si nënprefkt, u arrestua si antifashist dhe e burgosën në Prizren. Vëllai i tij, Mulla Asim Murteza Luzha (ish deputet i Drenicës në Parlamentin e Mbretërisë Jugosllave (1938-, një personalitet i njohur në gjithë Kosovën, shkoi në Prizren dhe e takoi kryetarin e komunës së Prizrenit, me të cilin debatoi ashpër. Kryetari i komunës së Prizrenit në bashkëveprim me komandën e xhandarmërisë, u detyruan që ta lirojnë nga burgu Qamil Luzhën. Me daljen nga burgu, ai hidhet në ilegalitet dhe bashkohet me çetën “Emin Duraku”. Prej kësaj kohe e deri në çlirim punoi në terren kryesisht në Gjakovën me rrethin për mobilizimin e popullit kundër pushtuesve fashistonazistë. Ishte një ndër përfaqësuesit e Kosovës në Konferencn e Bujanit 31 dhjetor-1943-1 e 2 janar 1944 e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, në të cilën u miratua një Rezolutë e përbashkët e forcave të tri nacionaliteteve që ndodhëshin pjesëmarrës në atë mbledhje: Shqiptarë, Serbë dhe Malazezë. Nënshkrues i kësaj Rezolute ishte edhe Qamil Luzha. Në kujtimet e tij për këtë konferëncë, thekson: “...Kemi ndejtë një ditë tue debatue me përfaqësuesit malazezë dhe serbë për të ardhmën e Kosovës. Më në fund ata u bindën dhe e nënshkruen rezolutën ku thuhej: “...Rruga e vetme, pra, që populli shqiptarë i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipërinë, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjakatar e rrogëtarëve të tij, sepse kjo është e vetmja rrugë për ta fituar lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptarë, do të kenë mundësi të vetëvendosin mbi fatin e vet me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje...”. (Marrë nga “Kosova nga Bujani në Kaçanik”, faqe 160, botim Prishtinë më 1990 nga Dr Hakif Bajrami.


Kosova u çlirua nga fashistonazitët dhe u ripushtua nga Sërbia. U realizua një pushtim i egër e barbarë që u kushtoi shqiptarëve të Kosovës dhjetra mijëra të vrarë e të burgosur e të internuar.
Mbas çlirimit të Kosovës nga fashistonazistët Qamil Luzha u zgjodh kryetar i komunës së Gjakovës. Në këtë detyrë qëndroi disa muaj, mbasi e transferuan dhe e emruan Drejtor i Entit të Kosovës për Pasurinë Shoqërore në Prizren, që ishte kryqëndra e Kosovës. Më 9 prill 1945 një delegacion i Kosovës vendosi t`i bënte një vizitë Josif Broz Titos që atëherë kishte përqëndruar në duartë t ij gjithë pushtetin ushtarak dhe politik. Ai i priti në rezidencën e tij qeveritare në Beograd. Delegacioni ishte përgatitur me shkrim dhe në emër të tij raportin me kërkesa do ta mbante Qamil Luzha. Para fillimit të takimit u deklarua se Qeveria Jugosllave dhe qeveria shqiptare kishin “rënë dakord” për të shtyrë për më vonë plebishitin në Kosovë për të shafqur dëshirën e Kosovarëve për t`u bashkuar me Shqipërinë. Në këto rrethana të reja, Qamil Luzha parashtroi këto kërkesa: Në Kosovë shqiptarët kërkojnë që t`u lejohen shkollat në gjuhën shqipe; të kenë mësues shqiptarë dhe këta t`ia kërkojnë Shqipërisë derisa të përgatisim kuadrat tanë në shkollat tona, por edhe në Shqipëri; Kosova sa më shpejt të zhdukë analfabetizmin që është 96% e popullatës analfabetë, pra më mbrapa se çdo vend tjetër në Jugosllavinë e re. Aministrata të drejtohet nga nëpunës shqiptarë dhe të flitet gjuha shqipe. Vetëm marrëveshjet më Beogradin të jenë në gjuhën serbokroate. Shqiptarët të kenë të drejtën e flamurit të kombit të vet.. Pa këto ndryshime të mënjëhershme, nuk do të këtë dallime me robërimin nga mbretëria që e varrosi populli me luftë. Populli i Kosovës ka luftuar për liri e drejtësi shoqërore edhe kundër robërisë osmane, por edhe kundër robërisë së mbretërisë jugosllave, me qëllim që edhe shqiptarët të jenë të barabartë në të gjitha fushat me kombet e kombësitë e tjera në Jugosllavi. Ne duam paqe e mirëkuptim midis kombësive në Jugosllavinë e re. Jugosllavia e vjetër nuk ka lënë gjë të zezë pa provuar mbi ne, prandaj fjalën “Jugosllavi” shqiptarët nuk e kanë në zemër. Kot do të jetë çdo fjalë e theksuar: vëllaznim+bashkim, pa u përputh në vepër drejtësia”. Qamil Luzha theksoi veçanërisht terrorin që po ushtrohej në gjithë Kosovën nga rregjimi ushtarak që ishte vëndos në fillim të vitit 1945. Tregoi shëmbuj konkret të vrasjeve të shqiptarëve në sy të familjeve, pa pasur faj. Dha shmbuj të tillë nga Gjilani, ku ushtria maqedonase kishte hyrë nëpër shtëpi e kishte e vrarë ditën e bajramit shumë njerëz. Në Drenicë, theksoi ai, forcat ushtarak serbe më kanë vrarë vëllane, vetem sepse ishte patriot, antifashist, sepse e donte Shqipërinë dhe ishte duke kryer detyra partizane për zgjidhjen e një konflikt midis banorëve dhe ushtrisë. Pas ekzekutimit të vëllait tim, ushtria ekzekutoi pa gjyq disa mijëra drenicarë. Këto janë të pafalshme. Kërkojmë urgjentisht të ndalet dhuna e të ndëshkohen fajtorët....”. Tito i vlerëson si të drejta kërkesat për ndryshime rrënjësore me kohën e mbretërisë, për zhvillim e përpaim të qytetarëve të Kosovës, por përdorimin e flamurit të kombit shqiptar e refuzoi, por nuk arriti që ta arsyetoj duke thënë :”...Po bëhen shumë flamuj...”!


Po me 9 prill 1945 Qamil Luzha dhe Halim Spahia shkuan në ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe takuan ambasadorin Hysni Kapo, sekretarin e parë të ambasadës, Vasil Konomi dhe atasheun ushtarak Ramadan Çitaku. Në takim u shtrua kërkesa për bashkim me Shqipërinë sa më shpejt, se gjendja në Kosovë ishte e tmerrshme dhe masakrat nuk kishin të ndalur. Por nuk u gjet përkrahja e duhur. Mbas kthimit në Kosovë, të dy arritën në Tiranë për të takuar Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxën për t`u raportuar për gjendjen në Kosovë. Mbas kthimit nga Shqipëria filloi përndjekja. Halim Spahinë e burgosën në korrik të atij viti dhe e hetuan disa muaj. Me 27 nënëtor 1945 e pushkatuan atë bashkë me pesë nacionalistë të tjerë, si armiq të Jugosllavisë. (Marrë nga interneti: Halim Spahia). Ndërsa Qamil Luzhës i vunë spiunë të regjur për ta gjurmuar e thurë intriga nga më të ligat. Më në fund e arrestuan edhe e mbajtën dy vite e gjysëm nëpër 17 burgje të Jugosllavisë, si në Prishtinë, në Nish (Serbi), në Goli Otok (Kroaci), në Zemun (Beograd) etj. Kryen mbi të tortura nga më të egrat e asaj kohe, por nuk e thyen. Këto dy vite e gjysëm familja e tij nuk ka ditur asgjë se ku ishte. Mbasi nuk faktuan asgjë, e internuan dhe e izoluan në Oseçinë të Valevës, në Serbi. Aty kaloi 7 vite burg e internim si armik i vëllaznim-bashkimit, si seperatist, irredentist, si nacionalist, armik i Jugosllavisë së re, si agjent i Shqipërisë... Marrë nga biseda e Fadil Hoxhës me Qamil Luzhën. (Ndodhet në dosjen familjare të kujtimeve).
Mbasi doli nga burgu u mor me punë private për shkak të rrethanave të krijuara si shqiptar i rrezikshëm për sistemin, sepse ai e mbronte hapur Rezoluten e Konferencës së Bujanit dhe kërkonte zbatimin e saj me qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjatë gjithë viteve u mbajtë nën vezhgim nga UDB-ja. Ishte përsëri në burg, por në një burg special, që vetëm emrin e kishte kioskë-kinkaleri, ku shiste mallra cikrrime, duhan e tj, por ishte nën vëzhgimin e rreptë të disa agjentëve UDB-ash që ishin të nacionaliteteve, rracave e shtresave të ndryshme. Edhe në kushte të tilla kurrë nuk pushoi së foluri bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë që ta duan atdheun e tyre Kosovën:”Kosova është djepi ku u përkunda, është varri i të parëve të mi; Kosova do të jetë edhe varri im. Unë nuk e la Kosovën edhe sikur dikush të ma mbushi këtë kaftorr me flori (sobë drushë për ngrohje)”. Dhe porosiste të rinjtë që ta duan Kosovën, Kosova është Shqipëri. Do të vijë dita e bashkimit. Ju të rinjtë do ta sillni bashkimin e do ta jetoni dhe vetëm atëherë do t`i kuptoni edhe ma mirë këto fjalë të miat...”,theksonte Qamil Luzha.


Bashkëkohësit si Profesor Dr. Isuf Bajraktari, Akademik dhe Zevendeskryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Profesor Dr.Pajazit Nushi, Akademik, Profesor Dr. Minir Dushi, Akademik, Profesor Mark Krasniqi, Dr.Gjon Buçaj, Kryetar i Shoqërisë Panshqiptare “Vatra” të Njujorkut dhe shumë të tjerë, burra të moshuar, ish kuadra të përkushtuar për mëkëmbjen e përparimin e Kosovës, shpalljen e Kosovës republikë dhe bashkimin me Shqipërinë, kanë dëshmuar me shumë fakte se Qamil Luzha ishte një atdhetar që gjithë jetën ia kushtoi çeshtjes madhore të kombit shqiptar, bashkimit të trojeve dhe të popullit shqiptare në një shtet të vetëm në Ballkanin Përëndimor.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes