l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kryetari i OBVL-së, Parllaku - Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, intervistë ekskluzive nga Prishtina, për portalin “Arbresh.info”

Shqiptarët ndër breza kanë luftuar dhe kanë çliruar Shqipërinë e Kosovën

Rrahman Parllaku është gjenerali që sfidoi regjimin komunist i njohur si një prej figurave më emblematike të luftës anti-fashiste nacional-çlirimtare të popujve.


Ai mban dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dhe është vlerësuar ndër vite me shumë tituj.
Parllaku i cili është edhe kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës, tashmë ka mbushur 99 vjet.
Në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info ai ka rrëfyer rrugëtimin e tij në Luftën e Dytë Botërore duke qëndruar mes Shqipërisë e Kosovës në përpjekje për shkëputjen e Kosovës nga fashizmi.
Parllaku i cili ka shkruar librin “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime”, ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas tij, shqiptarët ndër breza kanë luftuar dhe kanë çliruar Shqipërinë e Kosovën, ndërkaq tani, udhëheqësit nuk po mund t’i integrojnë ato në Bashkimin Evropian.
Ai thotë, se fatkeqësi për shqiptarët është se nuk po mund të merren vesh me njëri-tjetrin. Ish-gjenerali i cili ishte dënuar me vdekje mirëpo kishte shpëtuar me 16 vjet e 3 muaj burgim në kohën e komunizimit, ka folur edhe rreth bashkimit kombëtar duke treguar se a duhet apo jo të ndodh ky proces. Ndiqeni intervistën e plotë dhe rrëfimin e tij interesant për luftërat që janë zhvilluar në trojet shqiptare.
Me poshte keni linkun e intervistes qe eshte publikuar ne portalin tone “Arbresh.info”
http://www.arbresh.info/aktuale/ish-gjenerali-shqiptar-99-vjecar-ne-nuk-po-merremi-vesh-njeri-tjetrin/

Flutura Gashi-Mehmeti
Redaktore ne portalin “Arbresh.info”
Adres: Rruga “UÇK”, Kompleksi Qafa, Kati I, Nr.1, Prishtine- KOSOVE









Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes