l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

U mbajt Kuvendi zgjedhor i OVLANÇ të Kosovës-dega në Prizren

ANGAZHIM KONKRET NË MBROJTJE TË VLERAVE TË LANÇ

Nga Bashkim Hisari

Në praninë e delegatëve, familjarëve, pjesmarrësëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ), anëtarëve të Kryesisë së organizatës së veteranëve të LANÇ të Kosovës(OVLANÇ) dhe të qytetit të Gjakovës, në Prizren u mbajtë Kuvendi zgjedhor i OVLANÇ të Kosovës- dega në Prizren.


Me këtë rast u analizua puna e deritashme dhe u miratua programi i punës për periudhën e ardhshëme, si dhe u fol për një numër aktivitetesh të cilat duhet të përmirësojnë kushtet e pavolitëshme të punën së kësaj dege.
Në Kuvend u nderuan me respekt të gjithë ata që ishin pjesë e popujve që u renditën në krahë të fituesëve të Luftës së Dytë Botërore. U theksua se në luftën dhe rezistencën kundër pushtuesit nazifashistë, vrasjet, masakrimet, burgosjet e as internimet nuk arritën dot t’i ndalin shpirtin liridashës të qytetarëve të Prizrenit. Për çlirimin dhe lirinë e vendit dhanë jetën 135 prizrenas, 6 prej tyre u shpallën hero i popullit kurse 57 ishin bartës të përkujtimores partizane të vitit 1941.
Pjesëmarrësit shprehën brengosje pse herë pas here në disa mjedise po hidhet “baltë” ndaj LANÇ, kur edhe aleatët tanë e vlersojnë lartë luftën heroike, për liri, barazi e organizuar nga pupulli dhe e cila mbetet si luftë e madhe popullore. Ata parashtruan nevojën e angazhimit më intensiv që lidhet me vlerat dhe mbështjen e LANÇ dhe për të mbrojtur e çuar përpara vlerat e saj.


Në programin e punës për periudhën e ardhëshme parashihet që antarët e degës së OVLANÇ të Kosovës- dega në Prizren të angazhohen në vlersimin e drejtë të LANÇ dhe të kontribuojnë ndryshimeve demokratike që po bëhen në Kosovë.
Programi parasheh edhe këto aktivitete:


Plotësimin e kushteve ekzistenciale për familjet e dëshmoreve të LANÇ dhe të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së ),zgjidhjen e drejtë të çështjes së punësimit të familjarëve të tyre pa dallime partiake e politike;
Angazhimin e antarëve për përcaktimin e të drejtave dhe beneficioneve të veteranëve të LANÇ të cilët me sakrificën dhe kontributin e tyre të çmuar ishin faktor i rëndësishëm për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë së popullit të Kosovës;
Realizimin e kërkesave nga oganet dhe institucionet komunale dhe ato qendrore që të kushtojnë kujdes dhe të kontribuojnë në pengimin e rrënimeve dhe dëmtimeve të shtatoreve, pllakave përkujtimore dhe varrezave të veteranëve të LANÇ;


Disa rrugë,shkolla e institucione publike në komunën e Prizrenit të emërtohen edhe me emra të dëshmorëve dhe heronjëve të popullit;
dhe Organizimin e tubimeve përkujtimore për veteranët e LANÇ,synimi i cilëve ka qenë çlirimi, lufta për barazi dhe pavarësia e Kosovës.
Kuvendi zgjodhi Vjosa Currin për kryetare, Murat Qerretin për nënkryetar dhe Vera Muratin për sekretare të OVLNÇ të Kosovës-dega në Prizren.








Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes