l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PROFIL

Kur Dedë Qafën e thirri “Zani i të parëve të tij”

Xhemal Meçi

Dedë Qafa, i ndarë para disa ditësh nga jeta, ishte dhe mbetet shembull frymëzimi për veteranët dhe pasardhësit e tyre, anëtarë të OBVL-së. Ai i përkiste një familjeje të shquar veterane e LANÇ-it.
I ati i tij, Nikollë Ndrecë Qafa mirëpriti partizanët e Brigadës XXII-S me komandant Sali Verdhën, i cili në Muzeun Historik, më 29 Nëntor 2003, tregoi se “ishte Nikollë Ndrecë Qafa që më priti dhe ushqeu me mish dhjetra partizanë të unshëm, si dhe u dhuroi veshmbathje partizanëve të mbetur keq për rroba opinga e këpucë”.

QAFAJT, FAMILJE DËSHMORI TË ATDHEUT

Qafajt janë familje e nhjohur dëshmori të atdheut. Çup Prengë Qafa u vra me ushtrinë pushtuese serbe, më 1912. Sapo u kthye në Vendlindje, u përlesh me forcat pushtuese serbe, duke rënë në dhjetor 1912 Dëshmor i Atdheut, shpallur me Vendim Nr.666, dt. 27.06.2013.
Por Familja Qafa, jaqnë edhe një prej familjeve më të persekutuara të rrethit të Pukës nga rregjimi Komunist, sepse Qafajt nuk u pajtuan me vendosjen e terrorit komunist dhe reformat antiekonomike. Ndaj bijve tyë saj u kryen arrestimet pa fakte e të shpifura. Kështu arrestohet Gjokë Qafa për djegien e Sharrës së Kryeziut në bashkëpunim, akuzë krejtësisht e sajuar. Prandaj Pjetër Çup Qafa u arratis në Jugosllavi dhe në vazhdim në SHBA. Qafajt filluan të burgoseshin si të afërt të Pjetrit dhe se gjoja mbajtkan lidhje me te” këtë Agjent të CIAS amerikane.” Pal Qafa, gjoja si axhent i tij, u burgos e u torturua barbarisht, pastaj u pushkatua dhe u varros diku në Tërbun. Edhe Deda ka vuajtur, sepse përndiqej, se e merrnin për Palin, të cilit i ngjante shumë nga pamja.Ndërsa u burgosën edhe të tjerë Qafaj: Ndue Qafa, Frrok Qafa, Mark Qafa, Prengë Qafa, Pashk Qafa, Vitor Qafa.
Po kështu edhe Nikollë Ndrecë Qafa u burgos duke u mbajt 4 vjet në burg(1956 – ’59). Nikolla edhe pse e mirëpriti Brigadën XXII-S me një bujari të paparë aso kohe, me një pritje si askush deri atëhere në Veri, Këto nuk mund të harrohen e të minimizohen, siç janë përpjek partiakë e sigurimsa, derisa këto fakte i mori në dorë dhe i mbrojti kryesia e Organizatës së veteranëve të rrethit me kryetar Pashk Shytin duke kërkuar që Nikollë Qafa të shpallej “Qytetar Nderi i Bashkisë Fushë-Arës” siç u arrit me Vend. Nr. 32, dt. 30.06. 2003, Duke rënë kështu akuza fallco, në bazë të cilës qe dënuar 4 vjet burg.. Edhe pse Nikolla kishte lënë në shtëpi gruan, Prenda Memë Qafa me pesë fëmijët: Prengën, Bibën, Zefin, Dedën dhe Marën, Prenda si një grua burrëreshë, i rriti ashtu si donte Nikolla: me edukatën prindërore: me dashurinë për punën e humanizmin dhe këmbënguljen në përballimin e vështirësive të jetës.
Këtë edukatë shpalosi Deda, i cili sapo përfundoi shkollën e detyruar 7-vjeçare, në moshën 15-vjeçare, hyri në punë në ndërmarrjen e përpunim drurit, sadoqë aty puna ishte e rëndë për moshën e Ti. Mbas përpjekjesh të gjata i bindi eprorët drejtuesit e ndërmarrjes që për nevoja të ndërmarrjes të kalonte elektricist, si të kryente një kurs përgatitor. Mbas kursit arriti të kalonte si elektricist në ndërmarrjen e ndërtimit, ku ishte më i pavarur dhe mundësi vetëkualifikimi edhe pse i duhej të shkonte edhe në sektorë në thellësi të maleve, ku punonte me kujdes e saktësi, duke fituar respektin e të gjithëve.Njëkohësisht tregohej sportist i talentuar. Prandaj, ndërsa punonte elektricist mendjen e kishte te shkolla sportive. Kështu me ndihmën e disa shokëve arriti të regjistrohej dhe të vazhdonte ilegalisht pashkëputje nga puna shkollën e Mesme Sportive Durrës. Nga dashuria për arsimim të plotë, pashkëputje nga puna,i hyri edhe Institutit të Lartë të Kulturës Fizike, “Vojo Kushi” Tiranë, ku më 1994 u diplomua. Diplomë, të cilën nuk mundi ta praktikonte; por prapë ishte krenar, se ai me vullnetin e tij mundi më në fund të sfidonte persekutimin komunist, për mosdhënien të “ së drejtës “ për arsimimin e të rinjëve nga familjet e persekutuara. Vetëm edhe për këtë shembull do të duhej të respektohej dhe të nderohej Dedë Qafa. Por Deda ka dhe ndihmesën e dhënë për proceset demokratike dhe rikthimin në jetën private të fëmijëve të Ti. Ideali i Ti ishte me shkue te origjina e të parëve dhe me qëndrue tolerant me komunitete dhe përbërje politike të ndryshme. Prandaj, bashkëqytetarët e Ti do ta kujtojnë pa reshtur Dedën, njeriun që e kishin gjithnjë në krah: në të mirë e në të keq. Kështu , më 1991-’92 Deda zgjidhet kryetar i këshillit pluralist të Komitetit Ekzekutiv të Fushë-Arësit. Më 1999 emërohet nga Prefektura Shkodër drejtor i Drejtorisë së Rrugëve rurale, ku qëndroi për 19 vjet me një fuqi punëtore deri në 400 vetë, ku një pjesë e madhe e tyre ishin me teser të PS-së, por Deda nuk i diferenconte.
Në nëntor 2011 e gjeta në dyqanin e familjes me 10 fletore mbi tavolinë. Kur e pyeta se ç’i kishte gjithë ato fletore, m’u përgjigj se ishin plot me emra personash që u jepte mallra veresie për nevoja familjare apo dyqane fshatrash që mbaheshin hapur me kredinë e Dedës. Fletoret fryheshin me emrat që vazhdonin të shtoheshin të atyre që hynin borgj, por Deda nuk e ndalte dorën. Ksisoji pat vepruar edhe i ati, Nikolla. Kur po shkrehej 1968, të ndërronte jetë i tha gruas, Prendës, t’ia sillte ato fletoret që i kishte veç. I thirri djemtë e u tha se me ato fletore s’kishin punë, se në to janë emrat e atyre që kishin qenë borgjlitë e tij dhe se “llogaria me ta u mbyll sot” dhe i hodhi fletoret në zjarrin e oxhakut, ku u shkrumbuan në çast.

SHPIRTI HUMAN I DEDË QAFËS

Këtë shpirt human trashëgoi edhe Deda me të vëllezërit. Humanizmi i tij shkëlqeu edhe një herë nga 3 prilli – 28 qershor 1999 gjatë gjenocidit serb në Kosovë, kur para hotelit të tij u rreshtuan afro 700 vetë: burra e gra djem e vajza të shoqëruar e të pashoqëruar me prind apo të afërm, të cilët u sistemuan në hotelin e Dedës në siguri të plotë. U qëndronte afër për çdo nevojë bashkëshortja e Dedës Regjina me vajzën, Elsen dhe djemtë: Shkëlzenin e Floridin. Ushqimi u gatuhej në kuzhinën e hotelit. Të gjitha me shpenzimet e Dedës e familjes së Ti. Komuna e Gjakovës nuk mund t’i harronte këto bujari, prandaj e nderoi me “MIRËNJOHJE TË KOMUNËS GJAKOVË”, kurse Presidenti i Republikës Prof. dr. Bamir Topi me urdhërin e Lartë “MJESHTËR I MADH” me Dekretin Nr.7147, dt.02.11.2011 me motivacionin: “PËR KONTRIBUT SHUMËVJEÇAR NË RRETHIN E PUKËS, SI PUNONJËS I PËRKUSHTUAR DHE DREJTUES I AFTË , PËR ARRITJET SI BIZNESMEN I SUKSESSHËM, I CILI SHQUAN PËR HUMANIZMIN QË TREGON NDAJ NJERËZVE NË NEVOJË”. Tani kishte vetëm një marak të botonte një libër për traditat e familjes, të cilin e arriti me titullin “ZANI I TË PARËVE TË MI” me ndihmën e studiuesit të mirënjohur Ndue Dedaj.
Gjithashtu, kur Deda ndërroi jetë në mesin e dimrit, 16 dhjetor 2017, ditën e homazheve dhe të përcjelljes në varreza, 18 dhjetor, morën pjesë qindra vetë nga komuniteti i Fushë-Arësit, shokë e miq të të ndjerit Dedë: nga Tirana, Shkodra, Lezha dhe Kosova. Ndërsa Gjeneral Rrahman Parllaku, “Hero i Popullit “ dhe “NDERI I KOMBIT“, Kryetar i OBVL-ës, ndjeu dhëmbje të thellë për këtë figurë të nderuar, familje Veterani të Luftës e Familje Dëshmori, i shprehu nëpërmes Astrit Meçit, familje VETERANI nga Puka, ngushëllimet e Tia të përzemërta Familjes së DEDËS dhe porositi një kurorë mortore me lule për në varrezat familjare. Bashkëshortja e të ndjerit Dedë, , Rregjina, duke përshëndetur pjesëmarrësit e shumtë në këtë homazh mortor,dhe nderin që i bëhej nga Gjenerali, ikona e LANZFNÇLR, u shpreh: “Ky nderim që i bëhet sot të ndjerit Dedë, të njeriut tonë të shtrenjtë, është një nderim edhe për familjen e Ti, djemtë: Shkelzenin, Floridi dhe vajzën Elsen, nipa e mbesa, miq e shokë, të pikëlluar për ndarjen për jetë prej të nderuarit Dedë Qafa.Dhe jam e bindur se edhe ne do ta ruajmë kujtimin e të ndjerit e të paharruarit Dedë Qafës me atë respekt , mirëpritje, bujari, e mirëkuptim që kishte Ai në komunitet, miq e shokë.”

*Studiues, “Mjeshtër i Madh”





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes