l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, vizitë dyditore të sukseshme në Ankara

Shqipëri – Turqi: Bashkëpunim dypalësh
në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë dyditore në Ankara, me ftesë të homologut të saj, ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, z. Nurettin Canikli.
Ministri Canikli e priti zonjën Xhaçka me truprojë nderi dhe ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.
Në takimin e ministres Xhaçka me homologun e saj turk, veç marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve, u diskutua edhe për bashkëpunim dypalësh në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka e falënderoi homologun e saj turk për ndihmën dhe mbështetjen e Turqisë për Forcat e Armatosura shqiptare, kryesisht sa i përket modernizimit, arsimimit ushtarak, kujdesit shëndetësor, por edhe stërvitjeve.


Pas takimit me ministrin Canikli, zonja Xhaçka vlerësoi klimën e mirë të bisedimeve me homologun e saj turk, i cili ofroi gatishmërinë e të plotë të vendit të tij për mbështetjen e mëtejshme të Forcave tona të Armatosura. “Diskutuam lidhur me bashkëpunimin aktual ushtarak për trajnimin, arsimimin e përbashkët. U dakordësuam për mundësitë e shumta, të cilat do eksplorojmë dhe mora mbështetjen maksimale nga kolegu im Canikli për plotësimin e çdo kërkese nga Shqipëria. Edhe për modernizimin e FA gjeta mbështetjen maksimale për çdo projekt, i cili do të gjykohet i nevojshëm për t’u zhvilluar. Me homologun turk pata veçse dakordësi për të zhvilluar kapacitet ushtarake. Trajtimi mjekësor i personelit ushtarak në Turqi do të vazhdojë dhe do të shtohet për të plotësuar të gjitha nevojat shëndetësore mjekësore, të cilat nuk i përmbushim dot në Tiranë.” - u shpreh ministrja Xhaçka, e cila takoi edhe studentët shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake turke. Zonja Xhaçka u uroi suksese studentëve shqiptarë dhe u shprehu atyre rolin dhe rëndësinë e tyre brenda Forcave të Armatosura, sapo ata të përfundojnë studimet. “U konfirmova studentëve tanë që shkollohen në akademitë ushtarake turke që, do të vazhdojnë të jenë ndër shembujt e mirë të disiplinës dhe profesionalizmit dhe presim prej tyre që të vijnë dhe të bëhen pjesë solide e piramidës sonë ushtarake.” - tha Xhaçka.


Në vijim të vizitës së saj, ministrja Xhaçka vizitoi disa fabrika të industrisë ushtarake dhe u njoh nga afër me mjetet, pajisjet dhe armatimet që prodhohen aty.


Gjithashtu ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë u prit në takime të veçanta nga ministri i Brendshëm i Turqisë z. Süleyman Soylu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura turke, gjeneral me katër yje Hulusi Akar.
Në takimet me zyrtarët e lartë turq, ministrja Xhaçka diskutoi për çështjet e interesit të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


Pjesë e vizitës zyrtare të ministres Xhaçka, ishin edhe homazhet dhe vendosja e një kurore me lule në Anıtkabir, Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk.


97 vjet Xhenio dhe Artileri, Xhaçka: 25 mijë banorë kanë ura e rrugë të reja falë kontributit të FA

Batalionet e Xhenios dhe të Artilerisë, 97 - vjetori i krijimi i gjeti në terren përmes kontributit të drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve në çdo zonë të Shqipërisë. Në ceremoninë e posaçme, të organizuar në Batalionin e Xhenios (bxh) të Komandës Mbështetëse të FA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka risolli në vëmendje arritjet e efektivëve të xhenios gjatë situatës së emergjencës civile dhe ndërhyrjeve të tyre të frytshme në çdo moment ku ka pasur vështirësi.
“Vetëm në tre muajt e fundit, efektivët e Batalionit Xhenio i kanë ardhur në ndihmë mbi 25 mijë banorëve në zona problematike duke ndërtuar 12 ura. Por jo vetëm kaq, njësitë edhe repartet xheniere kanë marre pjesë në riparimin e rrugëve, në tharjen e kënetave, në ndërtimin e kanaleve bonifikues, argjinaturave, hidrovorëve ujësjellësve, eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore si tërmetet dhe përmbytjet, pa harruar edhe ndërtimin e tuneleve dhe bazave tona ushtarake. Përballimi me sukses i emergjencave civile në ditët e para të muajit dhjetor ishte një tregues më i mirë se Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës në çdo moment, me atdhedashurie dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës. Gjatë ditëve të emergjencës civile efektivët e xhenios nuk dhanë ndihmën e tyre vetëm në infrastrukturë, por janë gjendur pranë banorëve duke shpërndarë ndihmat e mbledhura.
“Krahas kontributit në ndërtimin e urave në kohë rekord efektivët e Komandës Mbështetëse, shpërndanë mbi 800 ton produkte ushqimore dhe blegtorale në 6 bashki. Më shumë se 5 mijë familje u asistuan nga efektivët e FA për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve.” - tha Xhaçka.
Në prani të efektivëve të dy batalioneve dhe të ish - efektivëve xhenio dhe artiljerë, ministrja e Mbrojtjes nënvizoi modernizimin e Forcave të Armatosura, si prioritetin kryesor të 4 viteve të ardhshme.







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes