l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 


Janari - Muaji i Isa Boletinit!

Nga Mimoza Dajçi - New York

Në kalendar sapo ka hyrë muaji janar 2018. Mendja më shkoi ta njoh si Muaji i Isa Boletinit. Pikërisht më 15 Janar të vitit 1864 erdhi në jetë Heroi i Kombit tonë Isa Boletini, por edhe plumbat e armikut në këtë muaj i mori edhe jetën më 23 Janar 1916. Çfarë tregon se shkjau dhe pushtuesit osmanë nuk e mirëpritën ardhjen e tij në jetë. E ndien si duket se çfarë humbje do të gjenin prej tij. Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Shalës së Bajgorës. Ai rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë ashtu edhe në tërë Vilajetin e Kosovës. Isa është një nga luftëtarët e paepur të periudhës së Pavarësisë, legjendë e çdo momenti historik për shqiptarët.
Historia e jetës dhe veprës se Isa Boletinit është historia e një patrioti legjendar që me sakrificat e tij hodhi një gur të madh në themelet e shtetit të pavarur shqiptar. Ishte pikërisht qëndrimi patriotik i tij dhe mijëra burrave të tjerë që mundësuan mbijetesën e popullit shqiptar.
Isa Boletini ky bir i thjeshtë e i dashur i popullit të Mitrovicës heroike, i pasur, por i varfër deri në vdekje, pasi gjithë pasurinë e vuri në shërbim të vatanit e luftës për paqe e liri. Pa dashur të përfitoj tituj e ofiqe nga veziri i Turqisë kthehet pranë Kullës, familjes e njerëzve të tij për të vazhduar amanetin e të parëve të tij të atit Ademit e vëllait të madh Ahmetit, të cilët u vranë që tokat shqiptare të jenë të lira e të pauzurpuara nga turqit, shkjau apo pushtuesit e tjerë.
Isa Boletini ishte besnik i Ismail Qemalit, i cili vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë hyn triumfator në qyetin e Vlorës bashkë me trimat e tij të armatosur kosovarë. Më shumë se forca e tyre vlente gjesti dhe mbi të gjitha fjala e përhapur se Ismail Qemalin e ruante Isa Boletini dhe luftëtarët e tij. Kaq mjaftoi që edhe ata shqiptar gjakprishur që ishin kundër Pavarësisë, të mos guxonin të sulmonin Plakun e Vlorës. Isa i kishte dhënë besën se jeta e tij dhe luftëtarëve që ai drejtonte do ishin për Shqipërinë e lirë dhe në fakt ai nuk e shkeli kurrë besën e dhënë. Isa Boletini nuk dorëzohej e nuk përkulej para askujt, prandaj që në moshën 54 vjeçare fitoi të drejtën të quhej “Bacë” titull që nuk fitohej lehtë ato kohë.
Një guxim madhor e historik e shtyu trimin e Kosovës martire për të ndërrmarë udhëtimin kalorsiak drejt firmosjes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Pavarësisht rreziqeve të rrugës, dimrit të egër e armikut të pabesë, 100 trimat e tij, djem, nipa, e luftëtarë të lirisë nuk e lanë vetëm, sëbashku u nisën drejt Vlorës heroike të Isamil Qemalit. Dhe ashtu me respekt e dashamirësi u prit nga Plaku i urtë e populli i Vlorës, ku u përul plot respekt para Flamurit të Kuq me Shkabën Dy Krenare. Gëzim e brohorima për ditën e madhe - Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Kudo oshëtiu Sheshi e Vlora mbarë nga ky sihariq vendimtar për të ardhmen e vendit.
Bacë Isa si një figurë embelemë historike me kapacitete botërore është bërë i njohur përveç të tjerave edhe për ngjarjen në Londër. 1913, kohën kur Delegacioni Shqiptar do të takonte Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë Eduard Grejin. Në hyrje roja i kërkoi me xhentilesë të dorëzonte revolverin. Isa u bind e ja dha pa fjalë. Pasi përfunduan bisedimet Ministri Anglez Greji i thotë me shaka: “Nesër gazetat do të shkruajnë se, atë që nuk e bëri dot ushtria e pamat osmane e bëra unë. Isa Boletini u çarmatos vetëm në Londër”.
Por përgjigja e Isa Boletinit ishte e menjëhershme: “Jo besa Lord, as në Londër jo”. Dhe nxorri një tjetër revolver që e mbante fshehur në brezin e mesit.
Shumë ngjarje, sakrifica e mundime do të kapërcente Isa me trimat e tij në kohë e periudha të ndryshme. Vital e i papërkulur del portreti i tij fisnik para çdo kujt qofshin edhe njerëz të pushtetshëm botëror të kohës. Mbi Isa Boletinin serbët përpiqeshin të hidhnin baltë herë pas here, madje për të ngjallur panik në rradhët e luftëtarëve dhjetëditëshin e dytë të muajit nëntor 1912, përhapën lajmin se ai ishte vrarë. Thuhej se gjenerali serb Zhivkoviç e kishte urdhëruar të udhëhiqte sulmin ndaj ushtrisë turke, por Isai i kishte thënë se në vijën e parë duhej të qëndronin serbët e jo shqiptarët. Dhe në sherr e sipër Zhivkoviçi e kishte vrarë duke e akuzuar për tradhëtarë. Në të vërtetë Isa ishte gjallë e po udhëtonte me trimat e tij drejt Vlorës.
Sipas ngjarjeve të treguara nga nipi i tij Tafil Boletini, i pranishëm në çdo ngjarje dhe udhëtim të axhës Isë, na ka treguar se Isa u vra tradhëtisht nga konsulli frances dhe frocat sllavomalazeze sëbashku me shtatë nga njerëzit e tij në Podgoricë, mbi Urën e Moracës, më 23 janar 1916. Ndërkohë që edhe Konsullata anlgeze e ftoi për ndihmë, por ai si njeri i besës, pranoi ftesën që i afroi i pari konsulli frances, që në fakt ishte ai vrastari i parë dhe i vërtetë, e për këtë akt qeveria francese duhet të kërkojë falje.
Për Isa Boletinin kane shkruar shumë shkrimtarë të huaj austriakë, rusë,francezë, anglezë, gazetarja amerikane Bertha Spencer. Shtypi amerikan i kohës ka shkruar artikullin me titull: “Isa Boletini, heroi që duhet të njihni”. Për Legjendën Isa Boletini kujtime dhe shënime nga më të famshmet ka lenë dipllomai anglez Aubrey Herbert, i cili ka patur rast ta takojë Isën dy herë në jetën e tij në vitet 1912 dhe 1913.
Sot në Mitrovicë “Kulla e Isë Boletinit” njihet e mirëmbahet si Muze Kombëtar dhe është nën kujdesin personal të nipit të tij Gazmend Boletini, i cili kryen një punë vërtetë të shkëlqyer në këtë drejtim e gjej rastin si autore e këtij shkrimi që në emrin e tij e në emër të Familjes Boletini, të falenderoj publikisht biznesmenët e patriotët e njohur te çështjes kombëtare Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, të cilët i kanë dhuruar këtij Muzeu një shumë të konsiderueshme në dollarë.

***

Dikush më pyeti mua sot: Mimoza pse harxhon kam shumë kohë nga vetja, e gjithë këtë sakrificë që bën për kombin si në Shqipëri ashtu edhe në Amerikë ku sot jeton. Pse e bën për para, për tu dukur apo se e ndjen?

Me ju tregu të drejtën me preku kjo pyetje sa dashamirëse aq edhe tinzare. Dhe përgjigja ime ishte kjo: Unë nuk paguhem për atë çfarë sakrifikoj për kombin tim Shqipërinë, Kosovën, Amerikën e mbarë popujt në botë. Unë nuk jam e pasur, por kur edhe grante i janë afrur organizatës “Hope & Peace” që unë drejtoj, u kam thënë mikeve të mija se: Mirë do të jetë që ato fonde ti kalojnë të sëmurëve me kancer dhe institucioneve kërkimore që studjojnë këte sëmundje. Për mua Geni mbetet Gen, dhe unë nuk dal dot nga gjaku i të parëve të mi”.








Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes