l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ngjarja kryesore e këtij viti ishte Kuvendi i VI-të Kombëtar i OBVL-së që shënoi ndryshimin cilësor në përbërjen dhe strukturën organizuese e drejtuese të saj

2017, viti i lartësimit të vlerave të OBVL


Nga Halil RAMA

Gjatë vitit 2017, OBVL iu përkushtua lartësimit të vlerave që ajo ka mbrojtur që nga krijimi i saj para 23 vitesh. Dhe padyshim, ngjarja kryesore e këtij viti ishte Kuvendi i VI-të Kombëtar i OBVL-së që zhvilloi me sukses punimet më 28 maji të këtij viti. Duke e konsideruar si Kuvendin e vazhdimësisë së kësaj organizate, kreu i saj, gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit vlerëson ndryshimin cilësor në përbërjen dhe strukturën organizuese e drejtuese të OBVL. Kjo edhe për faktin e përfshirjes në organizatë dhe në forumet e saj drejtuese të pasardhësve, të parashikuar në Statutin OBVL, të miratuar që në mbledhjen themeluese dhe në Kuvendin e saj të parë. Ky ndryshim në strukturë e përbërje, ndikoi dukshëm në gjallërimin e Organizatës, për të përmbushur detyrat fisnike e historike të kujtimit të atyre që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe të atyre që megjithëse bënë sakrifica sublime në luftë, për fat të keq e pësuan nga sistemi i diktaturës komuniste.

Në funksion të përmbushjes së këtij synimi kanë qenë jo vetëm vepritaritë në datat historike, si në Ditën e Dëshmorëve më 5 Maji, në përvjetorin e 75-të të Konferencës së Pezës, si dhe me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së pavarësië së Shqipërisë, por edhe botimi në gazetën tonë “Veterani”, si dhe në organe të ndryshme të shtypit i portreteve të patriotëve, heronjve e dëshmorëve të atdheut dhe i historive të ngjarjeve kryesore të LANÇ-it.
Pikërisht, duke vlerësuar këtë bilanc arritjesh, edhe nënkryetari i OBVL, kolonel Myfit Guxholli shprehet optimist për faktin se 23 vjet pas krijimit, Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ përmbush misionin e saj historik, duke u shtuar me një kontigjent të konsideruar pasardhësish. Kjo sipas tij, për faktin se Kuvendi i VI-të Kombëtar i OBVL që zhvilloi punimet në Tiranë më 28 Maj 2018 shënoi hapin historik të rritjes së kësaj organizate me qindra pasardhës të veteranëve: ish ushtarakë në rezervë e në lirim, qytetarë të lirë nga hapësira mbarëshqiptare që pranojnë programin dhe Statutin e OBVL, të angazhuar për të mbrojtur dhe propogranduar vlerat e LANÇ, të UÇK si dhe në tërësi vlerat patriotike-atdhetare të kombit shqiptar.

Pasardhësit, trashëgimia e vyer e OBVL-së
Që në themelimin e saj para 23 vitesh, Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇl përcaktoi në dokumentat e saj themeluese, vazhdimësinë nëpërmjet pasardhësve të veteranëve. Në më shumë se dy dekada veprimtari intensive, krahas themeluesve, ish-veteranë të LANÇl, drejtues të spikatur të formacioneve partizane dhe më vonë të ushtrisë shqiptare, si Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rrahman Parllaku - Hero i Popullit dhe nderi i Kombit, Skënder Malindi, Edip Ohri e dhjetra figura të tjera të shquara, pasardhësit e tyre kanë qenë të pranishëm. Dhe jo vetëm si figurantë, apo në sfond, por si pjesë vitale e kësaj organizate me një histori të lavdishme. Jo vetëm përvoja shqiptare, por edhe ajo botërore evidenton domosdoshmërinë e vijueshmërisë së aktivitetit të organizatave të veteranëve të luftës. Është fakt që në veprimtaritë e ndryshme me karakter politik, patriotik e social gjithmonë ka qenë i dukshëm kontributi i madh dhe i përhershëm i veteranëve. Por gjithsesi është e pamundur vijueshmëria e aktivitetit të këtyre organizatave, siç është edhe OBVL, pa e trashëguar traditën tek më të rinjtë. Para një viti, në korrik 2016, në një Konferencë rajonale të organizatave të veteranëve të vendeve të rajonit të Ballkanit, që u mbajt në Zabljak të Malit të Zi, përveç gjeneralit shqiptar 97-vjeçar, Rrahman Parllaku që u prit si Hero Legjendar, si dhe kreut të veteranëve malazezë, Prof. Dr.Ljubomir Sekuliq, si organizator, spikatën edhe dhjetra të rinj, si përfaqësues të organizatave të veteranëve të Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë e Bosnje-Hercegovinës. Midis tyre edhe Presidenti i Federatës Botërore të Veteranëve, norvegjezi Dan Vigo Bergtun, i cili ishte rreth 40 vjeç.
Padyshim, fjala e kryetarit të delegacionit shqiptar, legjendës së gjallë të këtij vendi, gjeneralit të pamposhtur gati shekullor, këtij kolosi fisnik, që fitoi menjëherë admirimin e të gjithëve të pranishmëve, z. Rrahman Parllaku, u prit me interes të jashtëzakonhëm. Por padashur t’ia rrisë vlerat gjeneral Parllakut, i cili padyshim ngjalli emocione të fuqishme, jo vetëm me prezencën e vitalitetin e tij, por dhe me mesazhet që përcolli, edhe tek përfaqësuesit e delegacioneve të veteranëve nga Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnjë- Hercegovina etj, ajo që ra në sy në këtë event të rëndësishëm ishte prania e shumë pasardhësve të veteranëve. Nëse norvegjezi 40-vjeçar Dan Vigo Bergtun, vinte si President i Federatës Botërore të Veteranëve, kryetarja e Org.Veteranëve të Kroacisë ishte një e përafërt me të në moshë, si bija e një gjenerali kroat me emër. Të tillë ishin edhe përfaqësuesit e Serbisë e të Sllovenisë.
I solla këto shembuj për të evidentuar rolin që kanë pasardhësit edhe për vijueshmërinë e OBVL-së. Edhe në veprimtaritë e saj kanë qenë dhe janë prezentë në vijimësi zonjat e nderuara Tatjana Parllaku, Arlinda Keçi, Mirjana Ohri, Marjana Zegali, Natasha Tahiri, si dhe zotërinjtë Ilir Malindi, Dashamir Tahiri e disa të tjerë, vajza e djem të themeluesve e drejtuesve të OBVL-së. Por tashmë, që prindërit sa vijnë e largohen në moshë, është koha që ato të marrin përgjegjësi konkrete në organizimin dhe drejtimin e veprimtarive të kësaj organizate. Për më tepër, kur si pjesë vitale e saj janë bërë herë pas here edhe ikona të artit e kulturës sonë kombëtare, si artistet e popullit Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, nga pasadhësit e drejtpërdrejtë kërkohet një angazhim më i madh, që ata të trashëgojnë Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (OBVL), historia e së cilës është me të vërtetë një hisori suksesi.
OBVL njihet tashmë si organizata që vlerëson lart kontributin e shquar të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, që dënon krimet e komunizmit, që mbështeti fort Luftën e drejtë të UÇK dhe në tërësi çështjen mbarëkombëtare shqiptare. Këto vlera janë përqafuar e propoganduar nga pasardhësit e denjë të veteranëve, si ish ushtaraku Isa Tare – Mjeshtër i Madh, nga gazetari e shkrimtari i njohure Sakip Cami (ish ushtarak), nga historiani, studjuesi e publicisti Nikolla Sudar, por janë dhjetra të tjerë, ish ushtarakë të devotshëm, të mirëpritur në radhët e strukturat e OBVL. Ata duhet të ndjekin shembullin e pasardhësve të denjë në degët e OBVL të rretheve Durrës, Kukës e Pukë, respektivisht të piktorëve të mirënjohur Agim Faja e Alajdin Tabaku si dhe të studjuesit me emër, shkrimtarit të përmasave mbarëkombëtare Xhemal Meçi.
Nëse kreu i OBVL, gjeneral Rrahman Parllaku nderohet e respektohet dhe i dëgjohet fjala kudo, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Prishtinë, Gjakovë e Prizren, apo edhe në veprimtari promovuese, siç ndodhi këtë vit në promovimet e librave të ish ushtarakëve Kujtim Boriçi e Demir Rusi, është koha që ata pa asnjë mëdyshje të bëhen pjesë e kësaj organizate. Ish ushtarakë të shquar, të pranishëm në këto promovime, si gjeneral Dilaver Laçi, Ismail Shulku, Sokol Agolli e të tjerë do të ishin trashëgimia e vyer e kësaj organizate, anëtare e Federatës Botërore të Veteranëve. Ata kanë se ç’të mësojnë nga bilanci i pasur i veprimtarive, jo vetëm produktive, por edhe cilësore të OBVL, të fokusuara në konferenca shkencore e sesione jubilare, por dhe në botime produktive e cilësore.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes