l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Dita e Flamurit shënohet nga shqiptarët gjithandej në botë, përmes manifestimeve me këngë, valle e gëzim

Simbolet e Brukselit “vishen” me flamurin dhe kostumin shqiptar

Dita e Flamurit shënohet nga shqiptarët gjithandej në botë, përmes manifestimeve me këngë, valle e gëzim. Por, e gjithë kjo mbetet kryesisht, brenda komuniteteve përkatëse shqiptare. Ndërsa shqiptarët e Brukselit kanë pasur një ide më origjinale.
Kjo shihet në një postim të bërë nga Amet Gjanaj, deputet në Parlamentin e Brukselit dhe veprimtar i shquar shqiptar në Belgjikë, shkruan albinfo.ch. Me angazhimin e tij eshtë arritur që edhe sivjet, me flamur gjegjësisht me veshje kombëtare shqiptare të “vishen” dy nga simbolet e Brukselit dhe të Belgjikës: Atomiumi dhe “Manneken-Pis”.

Më poshtë, postimi i Gjanajt:
“Përmes fotove të Atomiumit, simboli i Belgjikës, me flamur shqiptar sikur valvitej të dielen më 26/11 dhe Manneken-Pis, simboli i Brukselit, i veshur me një ndër kostumet kombëtare, që arrita t’i ekspozoj me mbështetjen e bashkisë së Brukselit dhe kryetarit të saj,Philippe Close, ju shpreh gjithë Shqiptarëve, urimet e mia më të përzemërta për 105 vjetorin e Festës tonë kombëtare”.

 

Shqipëri-Kosovë, dy shtete por një komb i pandarë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta Mori Pjesë në Ceremo¬ninë e Përurimit të Shta¬tores së Heroit Kombëtarë, Idriz Seferi në Gjilan. I Shoqëruar nga Homologu i tij, Hashim Thaçi, Meta Shprehu mirënjohjën për kontributin e Tyre kundër ndarjes së territoreve të shtetit shqiptar, ndërsa tha se 105- Vjetori i Pavarësisë e gjen kombin tonë më të bashkuar.
“Ne jemi dy shtete por jemi një Komb i pandarë. Qyteti i Gjilanit është shquar në të gjitha luftërat, për kontributin kundër ndarjes së territorit të Kombit Shqiptar. Ne kemi si detyrë nderimin e figurave si Idriz Seferi, Isa Boletini dhe Bajram Curri, të cilet janë Nderi i Kombit tonë. Në këtë përvjetor të 105-të nuk jeni vetem Ju por është bashkë i gjithë Kombi jonë. Sot, bashkë me Ju është edhe Komandandi Legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, Ai që çoi deri në fund amanetin e Idriz Seferit, Isa Boletinit”, deklaroi Meta.

 

SHBA, përkushtim ndaj Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë:

“I dashur Zoti President,
Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme.
Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.
Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët.
Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” – shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Trump.


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes