l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar është anëtare e Federatës Europiane e Botërore të veteranëve

23 vjet OBVL


Më 18 korrik mbushen 23 vjet nga krijimi i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar. OBVL është një organizatë shoqërore atdhetare. Ajo u formua që të vlerësojë realisht historinë e luftës së lavdishme Nacional Çlirimtare,që të shmangë shtrembërimet e periudhës së regjimit diktatorial të E.Hoxhës, mohimet dhe politizimet e bëra nga historiografë të atij regjimi, por edhe me qëllim të caktuar nga individë që kërkonin lavdi dhe pushtet të pamerituar. Në kurthin e tyre ranë me dëshirë dhe me servilizëm historianë të ndryshëm që e shtrembëruan historinë për karriket e tyre.
Pas viteve 90 dhe ndryshimeve demokratike që ndodhën në Shqipëri, një kontribut dha edhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL). Është i njohur kontributi i saj gjatë procesit të ndryshimeve demokratike e deri më sot.
Dhe pikërisht libri që u botua para tre vitesh në 20 vjetorin e OBVL pasqyron gjërësisht, ndonjëherë edhe në detaje, pa pretenduar se ka thënë gjithçka, punën e madhe të mbi 15 mijë veteranëve që milituan dhe militojnë aktualisht në të mirë të demokracisë shqiptare dhe të së ardhmes së brezave duke pasqyruar sa më drejt këtë luftë legjendare që erenditi Shqipërinë në krahun e fitimtarëve të Luftës së II Botërore.
Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ, që ishte drejtuar nga Shefqet Peçi deri në vitin 1991 ka qenë levë e PPSH, por edhe më pas nën drejtimin e Pirro Dodbibës, Adnan Qatipit e Rustem Peçit vazhdon të mbetet një organizatë e politizuar veçanërisht në shërbim të forcave të së majtës shqiptare dhe të PPSH. Prandaj për të penguar këtë qasje negative, këtë tendencë të dëmshme si për demokracinë ashtu edhe për historinë e popullit shqiptar me nismën e një grupi pre 64 personalitetesh, gjeneralësh dhe luftëtarësh, figura politike të respektuara, por fatkeqësiht të dënuar nga regjimi komunist u formua Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL). Në këtë grup bënin pjesë figura politike të respektuara që kishin qenë drejtues të reparteve partizane e ministra, siç ishin: Kiço Ngjela, Manol Konomi, Fadil Paçami, Maqo Çomo, Sadik Bekteshi (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), Muhamet Prodani (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), gjeneral-majorët: Nexhip Vinçani dhe Ernest Jakova; luftëtaret e shquara, drejtuese në luftë e aktiviste të OBVL: Selfixhe Broja(Ciu), Zenepe Golemi (Ashiku), Liri Belishova,Vera Ngjela (Pojani), Mine Doraci e disa të tjera, por fatkeqësishttë dënuara nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.
Kuvendi i parë themelues i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (OBVL) në krye të saj zgjodhi personalitetin e shquar Dr. Ymer Dishnicën.
OBVL i bëri thirrje Komitetit Kombëtar të Veranëve të Luftës Nacional Çlirimtare për bashkim, por me kushtin e zgjedhjeve të reja në bazë dhe në qendër të veteranëve, të ndryshimit të statutit dhe programit, të rishikimit të historisë së LANÇ, të dënimit të krimeve të komunizmit. Këto kërkesa u refuzuan nga Komiteti Kombëtar i Veranëve të Luftës Nacional Çlirimtare.
Menjëherë pas zgjedhjes, Kryesia e OBVL ju vu punës për përgatitjen e projektligjeve e që do të vinin në vendin e merituar figurën e respektuar të veteranit të LANÇ dhe propozimin e miratimine tyre në parlament, duke e vënë kështu veprimtarinë e saj mbi baza ligjore në interës të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve. Në këtë mënyrë u ligjërua figura e respektuar e veteranit të LANÇ.
Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ u shtri rrufeshëm në gjithë Shqipërinë.U krijuan dhe u konsoliduan degët tona në rrethet si vijon:
Në Tiranë me kryetar z.Muhamar Spahiu, Korçë, me kryetar Z.Haxhi Runi, Elbasan me kryetar z.Sami Vinçani, Durrës, me kryetar z.Idriz Hoxha, Shkodër me kryetar z.Murrem Bushati, Lushnjë me kryetar.z.Iliaz Ahmeti, Krujë me kryetar z.Fadil Veseli; Lezhë me kryetar z.Loro Gjeçi, Tropojë me kryetar z.Hamit Neziri; Fier me kryetar z.Nazif Ago, Mat me kryetar z.Ismail Muharremi, si dhe në të gjitha rrethet e vendit. Vlen të përmendet kontributi i veteranëve Fluturak Vinçani (Korçë), Genc Ballanca (Durrës), Osman Xhindoli (Shijak), Jorgji Terca(Tiranë), Agim Dylgjeri(Elbasan), Xhemal Meçi (Pukë),Ali Demushi(Shkodër) etj.
Që nga krijimi i saj në korrik 1994, OBVL ka mbajtur gjashtë kuvende kombëtare, ku më i fundit, ai i datës 28 Maj 2017 shënoi një rekord anëatrësimesh të reja nga pasardhësit.
Gazeta Veterani, organ i OBVL pasqyroi dhe pasqyron vazhdimisht veprimtarinë e kësaj organizate dhe ka ndihmuar në realizimin e objektivave dhe detyrave të saj. Përveç përvjetorëve të shokëve të rënë në luftë, të pushkatuarit nga diktatura, të vdekurit në burgje e internime, si dhe të figurave patriotike me kontribute të veçanta në luftrat për liri kombetare, përkujtimoreve të shokëve që kanë vdekur gjatë kësaj periudhe, veprimtarive të tjera në bashkëpunim me pushtetin vendor në përjetësim të LANÇ, OBVL u bë promotor në mbrojtje të luftës së UÇK dhe të luftës së Kosovës, të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi,të komunitetit çam etj.
Në përkujtim të këtyre ngjarjeve e figurave, OBVL në qendër e rrethe ka bashkëpunuar me organët e pushtetit, organizatat e shoqatat që zhvillojnë veprimtari shoqërore e patriotike.
OBVL ishte nismëtare në bashkimin e 64 organizatave e shoqatave joqeveritare që u angazhuan totalisht në mbështetje e ndihmë të luftës çlirimtare (UÇK) në Kosovë. Organizata jonë e ka mbështetur edhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni e Luginën e Preshëvës për të fituar liritë nacionale e të drejtat njërëzore. Ne kemi mbështetur e mbështesim komunitetin çam në përpjekjet për të fituar të drejtat e mohuara.
Që në ditët e para të çlirimit të Kosovës kemi vendosur lidhje e bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Veteranëve të LANÇ të Kosovës; bashkë kemi përkujtuar shumë ngjarje të luftrave për liri e pavarësi e në veçanti ato të LANÇ. Kemi krijuar dhe kemi lidhje të ngushta mes dy kryesive të shoqatave tona.
Kryetari i OBVL-së, gjeneral Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, ruan në kujtesën e tij figurat e paharruara drejtuese të kësaj shoqate si: Ramadan Vraniqi, Xhevdet Pula e Vahide Hoxha, me të cilët ka patur bashkëpunim të frytshëm. Ndërsa tani ai ndjehet i nderuar që bashkëpunon me të respektuarit Zija Mulhaxha, Pajazit Nushi e anëtarë të tjerë të Kryesisë të kësaj shoqate, bashkëpunim që ka rezultuar në veprimtari të përbashkëta si në Shqipëri dhe në Kosovë.
Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar është anëtare e Federatës Europiane e Botërore të veteranëve. Me pjesëmarrjen dhe aktivitetet e këtyre federatave, jo vetëm në Europë, por edhe në Maljazi, në Johanesburg, Marok etj kemi bërë të njohur kontributin e popullit shqiptar në Luftën e II Botërore dhe të luftrave për liri të popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e deri dhe kontributin që japim sot në mbrojtje të paqes në kuadrin e NATO-s.








Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes