l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
Nderojmë Zonën e Parë Operative
Vlorë - Gjirokastër - Mallakastër

 

• Mbi 16.000 djem e vajza u përfshinë në formacionet partizane dhe ranë në fushën e nderit 2130 dëshmorë. Në hapësirën e ZIOp vepronin edhe formacione luftarake të UNÇSH-së, si brigada sulmuese. Komanda e shtabi i ZIOp organizoi dhe ushtroi edhe pushtetin e prapavijave të Zonës si dhe formacionet ndihmëse luftarake të UNÇSH-së, çetat e batalionet territoriale në gjithë hapësirën e saj gjeografike
SHTABI I ZIOP

Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ
Mjeshtër i Madh

Zona e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër (ZIOp) u krijua me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së, më 4 gusht 1943, në Kuç të Kurveleshit. Ajo përbëhej nga komanda dhe shtabi. Komandant i saj ishte kapiten Islam Radovicka dhe komisar toger Bedri Spahiu. Ky formacion në pak më tepër se një vit të ekzistencës së saj (gusht 1943-tetor 1944), përballoi me sukses shumë operacoine lokale të nazizmit gjerman dhe të bashkëpunëtorëve të tij, krahas dy mësymjeve të mëdha të përgjithshme të ushtrisë gjermane, atë të Dimërit të vitit 1943-1944 dhe të Qershorit 1944. ZIOp si formacion luftarak e administrativ ishte unikal dhe i veçantë për shkak të shtrirjes gjeografike, organizimit dhe të funksionimit luftarak e administrativ në përbërje të UNÇSH-së gjatë Luftës Dytë Botërore.
Juridiksioni i Zonës u shtri në dy qarqet Vlorë e Gjirokastër dhe përfshiu edhe krahinën e Mallakastrës, krahinë me lidhje të ngushta historike luftarake, etnozakonore e kulturore me trevën e Labërisë. Zona mori në vartësi të saj luftarake gjithë formacionet luftarake që ishin organizuar dhe vepronin deri në atë kohë në vartësi të qarkorëve të PKSH-së për Vlorën e Gjirokastrën, përfshi edhe formacionet luftarake e ndihmës në Kurvelesh e Mallakastër.
Krahinat e ZIOp kanë luajtur rol të rëndësishëm në plotësimin e detyrave luftarake e administrative nga të cilat vareshin. Sipas direktivave të Shtabit të Përgjithsëm të UNÇSH dhe vendimeve të Komandës së Zonës, më 10-11 tetor 1943, u krijuan 5 grupe partizane me nga tre batalione secili. Por pati dhe grupe si Grupi i Tretë i Mallakastrës që kishte katër batalione. Por komanda e shtabi i saj mbajtën në rezervë dhe dy batalione. Kështu Zona kishte gjithsej 18 batalione partizane të organizuar dhe gjithmonë në gatishmëri të përhershme luftarake.
ZIOp, në fushën e organizimit ushtarak, për vetë masën e gjerë të kontingjenteve që zotëronte krahina e Labërisë, Çamërisë, Dishnicës dhe ajo e Mallakastrës, por dhe të mobilizimit të popullit në luftë, shërbeu si burim i pashtershëm furnizimi me kontingjent njerëzor të 7 brigadave partizane të hapura në të gjithë Zonën. Të tilla ishin Br. V, VI, VIII, XII, XIV, XIX dhe XI S, si dhe plotësimin me kontingjente të shumta të brigadave të tjera të UNÇSH-së, si Br. I, II, III, IV, XVI S etj.
Mbi 16.000 djem e vajza u përfshinë në formacionet partizane dhe ranë në fushën e nderit 2130 dëshmorë. Në hapësirën e ZIOp vepronin edhe formacione luftarake të UNÇSH-së, si brigada sulmuese. Komanda e shtabi i ZIOp organizoi dhe ushtroi edhe pushtetin e prapavijave të Zonës si dhe formacionet ndihmëse luftarake të UNÇSH-së, çetat e batalionet territoriale në gjithë hapësirën e saj gjeografike.
Forcat e ZIOp, nën drejtimin e komandës dhe të shtabit të Zonës, kryen një sërë veprimesh luftarake të rëndësishme. Në shkallë zone u zhvilluan beteja të tilla si lufta e Konispolit, lufta e Libohovës, lufta e Drashovicës. Pas kapitullimit të Italisë fashiste (1943) forcat e Zonës çarmatosën posta e garnizone të divizioneve italiane “Parma” e “Peruxhia” në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë, Drashovicë etj.
Në bashkëpunim me brigadat sulmuese që gjendeshin në zonë, komanda e shtabi i Zonës përballuan një sërë operacionesh të pjesshme nazistëve gjermanë, si atë “Eilbote”, “Sturm”, “Bergkeseel”, si dhe dy operacione të mëdha të përgjithshme: operacionin gjerman të dimrit 1943-1944, që ndërmorën nazistët gjermanë me forca të Korpusit XXI e XXII Malor dhe 5.000 forca mercenare, si dhe operacionin gjerman të qershorit 1944, e cila në fazën e dytë të saj i zhvendosi veprimet luftarake në juridiksionin e Z1Op. Pranë shtabit të ZIOp gjatë luftës qëndruan dhe misione ushtarake të vendeve të kualicionit antifashist botëror si anglezë dhe amerikanë.
Pas përballimit me sukses të operacionit të Qershorit 1944, komanda e zonës, në bashkëpunim me brigada sulmuese, organizoi veprimet luftarake dhe çliroi qytetet e Gjirokastrës, Delvinës, Vlorës e Fierit dhe krejt hapësirën e qarqeve e të krahinave që mbulonte ajo. Kështu ZIOp i plotësoi me nder dhe lavdi detyrat që iu ngarkuan.
Lufta e Dytë Botërore, ka qenë një luftë që përfshiu gjithë globin. Bota sot është e qytetëruar, por në kushtet e globalizmit, ajo përsëri i nderon dhe i respekton sakrificat që kanë bërë popujt në luftën për liri dhe pavarësi. Dhe sot ky integrimi në Evropë, kërkon për të gjithë shqiptarët të shkojmë me dinjitet, me formë, me përmbajtje, me dinjitet, por me identitet e përcaktim kombëtar.
Ne në Evropë do të jemi si shqiptarë, me identitetin dhe luftën tonë të drejtë e çlirimtare. Të gjithë duhet të ndjehemi krenar, pasi Shqipëria, kur ka qenë puna për fatet e Atdheut, për dinjitet e identitet kombëtar, nuk ka kursyer as gjenë më të shtrenjtë, gjakun e bijve e bijave të saj, madje në krah të forcave më të përparuara të kohës.
Për ZIOp kam mbrojtur disertacion në Akademinë Ushtarake dhe kam shkruar një libër që i bën jehonë kësaj ngjarjeje të lavdishme.
Në këtë 80 vjetor të krijimit të këtij formacioni disi të veçantë për kohën dhe LANÇ të popullit shqiptar, ky formacion i lavdishëm duhet të nderohet dhe të respektohet për kontributin e dhënë dhe për meritat e veçanta.







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes