l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Rezistenca kundër ushtrive pushtuese serbo-malazeze me rrethimin barbar 6 mujor (nëntor 1912 – prill-maj 1913)
110 - vjetori i Luftës së Shkodrës

Nga Xhemal Meçi
"Mjeshtër i Madh", Muzeu Historik Pukë

LUFTA PËR MBROJTJEN E SHKODRËS NË OPTIKËN E PERSONALITETEVE TË KOHËS

• FRONTET E MBROJTJES së SHKODRËS: Hasan Riza Pasha, Komandanti i Përgjithshëm i forcave mbrojtëse të Shkodrës me rrethinë, që pa fillue Lufta e Parë Ballkanike mori masa mbrojtëse. Me punimet për fortifikime të menjëherëshme, duke përcaktuar dy vija mbrojtëse:

Vija e parë mbrojtëse, nga kështjella dhe kodrat në lindje të kalasë.
Vija e dytë mbrojtëse ishte më e jashtëme, e përbërë nga fortifikimet e Taraboshit, kodrat e Bërdicës, Beltojës, Vukatanës e Bardhajve. Në pozicione u vendosën 25-mijë forca luftarake me gryka zjarri artilerie të futura thellë në tokë mbi lartësitë e kodrinave. Kështu Shkodra mbrohej nga katë rpikëmbështetje, që përbënin katër frontet kryesore: 1. në veri, - Fronti Shtojt, pjesa mes Liqenit dhe lumit të Kirit ; 2. në lindje , pjesa mes Kirit e Drinit, - Fronti I Bardhanjorit; 3. në jug, pjesa në mes të Bunës e Drinit – Fronti Bërdicës; 4. Në perëndim, zona prej Bunës e Liqenit deri te mali Taraboshit, - Fronti I Taraboshit. ( Prof. dr. Bajram. XHafa: HIstoria Shqipërisë, Shkodër, 2009, f.47.
• "Mbrojtja e Shkodrës përbën epopenë më heroike e më madhështore në historinë e luftërave të Shqiptarëve. ( Prof. Dr. B. Xhafa, Hist. e Shq., Tiranë, 2009,f. 51)
• " Mbrojtja e Shkodrës të merret si shembull krenarie kombëtare!" -( Mareshalli turk Mustafa Fevzi Çakmak, pjesëtar i shtatmadhorisë së armatës turke për mbrojtjen e qytetit të Shkodrës;
• "Raporti i Komisionit Ndërkombëtar ishte një dokument tragjik, ndërsa dy luftërat ballkanike - si kapituj vdekjeje dhe tmerri, se viktimat më fatkeqe e më tragjike në masakrën e Ballkanit ishin Shqiptarët." – Dr. Dutton, professor në Universitetin e Kolumbisë. ( Pr. Dr. B. Xh, po aty, f. 63)
• E. Durham: "Malazezët të tërbuar nga që nuk po arrinin ta merrnin Shkodrën me forcën e armëve dhe nga dështimi I bisedimeve për dorëzim, …deklaronin se do të asgjësojnë gjithë popullsinë myslimane të Shkodrës,! " B. Xh. H. Sh., po aty ).
• "Luftën e bënin ata ( SHqiptarët, Xh. M.) , që sapo kishin shpallur Pavarësinë e Atdheut, agimin e ri të vendit të tyre!"- Gino Berri, korespondent Italian I luftës. ( B. Xh. H: SH: , po aty f. 53.)
• "Ç' po lufton Shkodra shkret!/ Ç' po lufton, haj medet!,/ për Shkipni po don me dekë!" - Prendush Gega, Artist i Merituar (edhe pse 60-vjeçar, pjesëmarrës në mbrojtjen e Shkodrës së bashku me 400 pukas, prej të cilëve ranë Dëshmorë tre Kabashëasit: Demë Ismail Ibrahimi, Rexh Adem Baci, Kurt Cina.( Xh. Meçi,"Poeti Kabashit, " Tiranë,2014. F.248).

Mbas 5 muajsh rrethimi e lufte, u mbaruan të gjitha rezervat ushqimore

Forca vullnetare të ardhura që nga Kavaja, Tirana, Kruja, Dibra e Mati numëroheshin deri në 4000 luftëtarë, të komanduara nga Esat Pasha. Ushtria Malazeze bombaronte pa reshtur. Edhe sulmet e ushtrisë tokësore sulmonin furishëm drejt pozicioneve të mbrojtjes së Shkodrës herëpasherëshme çdo ditë sulmonte edhe ushtria serbe me sulme të furishme nga fronti i lindjes dhe i jugut, por pa sukses. Humbjet e tyre ishin të shumta. Mbas lufte Malizi I Krajl Nikollës deklaronte për mposhtjen e Shkodrës ka pasë më se 8000 luftëtarë të rënë. Prandaj Urrejtjen për këto humbje e shfryenin duke bombarduar qytetin, sidomos lagjet myslimane. Megjithatë Shkodra nuk jepej. Por pak nga pak armiku kryesor i saj u bë URIA, jo vetëm për qytetarët, por edhe për luftëtarët. Mbas 5 muajsh rrethimi e lufte, u mbaruan të gjitha rezervat ushqimore, aq sa nga fillimi i marsit 1913 u mbyllën të gjitha furrat e bukës, nga që ishte sosur mielli. Kështu uria u bë masive me pasoja sëmundjesh e vdekjesh . Nga fillimi i prillit mesatarja e të vdekurve arriti në 25 vetë në ditë. Një ditë prej ditësh u gjetë e vdekur një nënë me tre vocrrakët e saj rrotull qafës. Edhe ata të vdekur urie; Një burrë kah se nuk i shihte dot dy djemtë e tij vocrrakë duke u përplitur nga uria e vdekjes, se kishin 10 ditë pa ngrënë, hoqi koburën dhe i vrau( kurse vet u zhduk!!!). Edhe në ushtri gjendja qe po aq e rëndë., se U arrit që të ndaheshin vetëm 400 gam peksimet në ditë Po edhe ato me kryma. Në vazhdim ranë në 200 e 100 gram.. Kështu , luftëtarët shtriheshin në pozicione gjysëm të vdekur!! Ndërsa Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Londër u kujtuan së fundi , nën presionin e Austrohungarisë vetëm më 22 mars 1913, se duhej të ndërhynin ushtarakisht , si paralajmrim për Cetinën kokëfortë, se ia njihnin Shkodrën me rrethinë Shqipërisë, duke u kërkuar që të hiqnin rrethimin e Shkodrës. Më 12 prill 1913 u tërhoq ushtria Serbe, kurse ajo malazeze jo. Atëhere Fuqit e Mëdha urdhëruan për një presion force. Kështu që në fillim të prillit një skuadrilje detare ndërkombëtare nën komandën e nënadmiralit anglez Sesël Bërnei bllokoi Tivarin deri në grykën e Drinit. Por Ushtria malazeze, rifilloi sulmet, sapo skuadrilja detare u largua. Kështu gjendja e të rrethuarve u bë si edhe më parë e padurueshme. Esat Pasha , i ndodhur i vetëm( se Hasan Riza Pasha qe vra më 30 janar 1913, në rrethana ende të pasqarura sakt). Përveç urisë e smundjeve edhe municioni luftarak ishte në të sosur; kurse mbërojtësit nga 50- mijë forca në fillim tani numëroheshin në 24 –mijë. Prandaj Esat Pasha më 23 prill 1913 nënshkruan dorëzimin e Shkodrës me princin Danillo, kryekomandant i armatës malazeze.Ushtritë malazeze, të lëna të lira nga ndërkombëtarët, si plaçkitën qytetin egërsisht, i dhanë zjarrin pazarit të Shkodrës !.
Më 14 maj 1913, hynë forcat e skuadriljes detare ndërkombëtare, kurse administrimin e qytetit e mori një komision ndërkombëtar i kryesuar nga anglezi Sesil Bërnej, i cili nuk lejoi as ngritjen e FLAMURIT Kombëtar Shqiptar në Shkodrën e shkretuar. Për më tepër, nuk përfilli as Qeverinë e Vlorës. ( !!!)

Dy luftërat kishin qëllim coptimin e tokave shqiptare

Dy luftërat ballkanike ( 18 tetor 1912 - 30 Maj 1913) dhe ( 29 qershor – 18 tetor 1913) si u pa qart , kishin qëllim coptimin e tokave shqiptare në dobi të shteteve shovene sllave dhe helene. ( Prof. Dr. Bajram Xhafa Hist. e Shq. Tiranë, 2009, f. 49 – 61) jep një përshkrim të sakt të këtyre gjoja " kryengritjeve antiturke ", që në fakt "kishin karakter grabitçar antishqiptar. Në artikullin " Vandalizmat serbe "Nevv York Times" – shkruante :"masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën kryqin e krishterë kapërcejnë çdo instiktë gjakpirësije." Por Shkodra e rrethuar nga ushtrija serbo –malazeze dhe pse pa asnjë përkrahje nga jashtë, sado që me kërcnimin e urisë dhe shumë humbjeje jete nuk jepej;
Por është për t' u theksuar se trimat e Maleve i u bënë varret e para ushtrisë serbe, që po shkonte me nxitim në ndihmë të ushtrisë Malazeze. Malet me moton: " Na ka çue Shkodra ni fjalë: / Teslim serbit mos me ju bamë!" I vunë gjoksin kësaj ushtrie famkeqe. Kështu në Vaspas i pari Dëshmor I kësaj qëndrese u bë Ismail Arifi, I cili " I ka vra 20 serbian,/ ni zetë Serbian e ni komandar, der sa shahit Ai paska ra!". EDHE Lejthiza e Ujit të Ftohtë , e dhe pse e vogël tregoi trimërinë e vet të madhe ( " Asht e vogel lejfiza shkret!/ Asht e vogel, me nizetë vetë / po vrau pashën me 80 vetë!/" ( I bënë pritë një pjese të ushtrisë serbe ndërsa po ngjitej për në Qafë - Mollë dhe i vranë të gjithë bashkë me komandantin e tyre.) Gjithashtu Pista me Gdheshtë e Mëgullë, të udhëhequr prej kreshnikut trim Halil Hasani i Pistës përgaditën topin prej drurit të fortë të një dardhe shumëvjeçare; si e forcuan me 12 rrathë hekuri te kovaçi , e mbushën me barut e hekurishta dhe e shprazën tri herë në drejtim të ushtrisë serbe, që po vinte nga Vaspasi. Po kur u shpraz topi tri herash, ushtria serbe e alarmuar ndalet në pozicione se dyshonin se "malësorët paskan nji top malor"!
" Atje n' Pistë t' Malitzi ç ' po lufton ni mejtepli!/ Nji mejtepli e shahitli, / Halil Hasani emni i Ti/ Ni top dardhe e paska mbarue/! Kur ka shpraz topin mas pari/ Ushtoi Drini e gjimoi mali !/ Të tretën herë topi pelcet,/ Flakë ka mrrë baruti i zi!/ Trupit Halilit ju ka shtri/ për me djeg e me përvlue,/po sa shpejt shokët e paskan pshtue!/ U ndal serbi me ushtri/ der sa topi ma s' a ndi! / po asht ndi n' hitori,/ si luftoi Halil Hasani n'Malzi/ me top dardhe mbi Serbi. / mos me lanë n' Shkodër me hi!" (Xh. Meçi, Poeti Malësisë, Tiranë, 2013, f. 89 -95). Po kështu Fleti me 80 shtëpi të Udhës Madhe , "Dy- mijë vetë kanë dalë komitë , Dy-mij vet komitë kanë dalë !/ Kanë nis luftën me Serbi./ Në nji prru kan mbyt njëmijë !" (ushtarë serbë në Goskë, mbytur e vra). Nga vullnetarët Pukas janë identifikuar të rënë DËSHMORË TË ATDHEUT dhe janë shpallë si të tillë vetëm: Demë Ismail Ibrahimi, Rexhë Adem Baci dhe Kurt Cina, që të tre Kabashës, që ranë shahit në frontin e Bërdicës. Duhet të ketë edhe të tjerë pukas, siç do të ketë edhe Matjanë, Krutanë Dibranë etj.
Shënim :Kaq munda e kaq shkrova për këtë jubile rrezatues të 110-vjetorit të Luftës heroike të Shkodrës së rrethuar 1912-'13. Tani pritet se ç ' bënë vetë Shkodra: Muzeu Historik, Fakulteti i Historisë, Biblioteka "Marin Barleti", Bashkia me Prefekturën e Këshillin e Qarkut, që ta kujtojnë "Rozafën" e shek. XX që u nguros në murin e vdekjes së Urisë me tre vocrrakët e saj! Por duhen hulumtuar e shpallur Dëshmorë qofshin edhe qindra , që na nderuen me gjakun e tyre Shkodrën e Kombin mbar.. se janë krenaria, janë lavdia e të gjithëve, që me jetën e tyre i dhanë nder Shqiptarisë! Prandaj, nuk mjafton një lapidar i vetmuar te Shkolla 28 Nëntori, se kemi mbi krye AMANETIN E PROF. MENTOR QUKUT, që themeloi e promovoi vite me radhë - MJEDOLOGJINË dhe SHKODRA N' SHEKUJ!" që e vijoi (2002-2006) studiuesi Mexhid Cungu. Tani kjo heshtje! Kujdes Shkodër – krenaria jonë, se ZOTI na gjykon!



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes