l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
MUHARREM GJOKA
"Mjeshtër i Madh" dhe " Qytetar Nderi" i Qarkut Dibër

Nga Halil RAMA

• Të nderosh artin dhe njerëzit, që e krijojnë atë, që kontribuojnë kaq shumë, është jo vetëm një detyrë, por edhe një kënaqësi e veçantë. Folklorin, këngën dhe vallen, Dibra i ka në genet e saj, siç ka patriotizmin dhe besnikërinë ndaj Atdheut. Ndaj dhe Muharrem Gjoka nuk rresht për t'i promovuar këto vlera

Zall – Dardha, Dibrës dhe madje gjithë Shqipërisë i ka dhënë kulturën dhe artin, duke e furnizuar me artistë, këngë e valle. Të shumtë janë artistët nga Zall Dardha të njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht. Muharrem Gjoka është njëri prej tyre, i cili vjen në 80 vjetorin e ditëlindjes (këtë 16 qershor) me bukuri të rrallë fizike e shpirtërore, (si edhe në moshën e tij rinore), i përmbushur në të gjitha aspektet e jetës si askush tjetër; me memorien e freskinë e mendimit e të veprimit, me një familje shembullore dhe me miq e shokë të shumtë nga e gjithë Shqipëria, Kosova e hapësira mbarëshqiptare në botë.
Ai ka kontributin e tij të spikatur në krijimin dhe drejtimin artistik të Ansamblit 'Hazis Ndreu' – "Nderi i Kombit", si president i këtij amsambli prej më se një dekade. Duke evidentuar dhe vlerësuar talentet krijuese e interpretuese si dhe veprimtarinë e shumanshme organizative, ai i ka shërbyer lartësimit të folklorit, etnografisë, valleve dhe kulturës popullore shqiptare dhe veçanërisht, asaj dibrane.
Të nderosh artin dhe njerëzit, që e krijojnë atë, që kontribuojnë kaq shumë, është jo vetëm një detyrë, por edhe një kënaqësi e veçantë. Folklorin, këngën dhe vallen, Dibra i ka në genet e saj, siç ka patriotizmin dhe besnikërinë ndaj Atdheut. Ndaj dhe Muharrem Gjoka nuk rresht për t'i promovuar këto vlera.

"Mjeshtër i madh", titull i merituar për Muharrem Gjokën
Muharrem Gjoka, President i Ansamblit Artistik "Hazis Ndreu" – "Nderi i Kombit" është dekoruar nga ish - Presidenti i Ilir Meta me titullin "Mjeshtër i Madh", me dekret Nr. 13092, datë 08.06.2021. Vetë motivacioni që mban dekorata: "Në vlerësim të veprimtarisë dhe mbështetjes së shumanshme në lartësimin e kulturës kombëtare, vlerave atdhetare, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare, veçanërisht asaj dibrane, si dhe të kontributit të veçantë në zhvillimin dhe përparimin e vendit", është vlerësimi më objektiv i rolit të këtij personaliteti dibran. Në fjalën e tij, kreu i shtetit do të vlerësonte se: "Prej vitesh pranë këtij grupimi artistik, si një dorë e ngrohtë, inkurajuese dhe mbështetëse, është një emër, i cili e nisi jetën e tij artistike si një talent i skenës dhe i valles dibrane . Dhe sot është president i këtij ansambli, ish-valltari virtuoz, një burrë Dardhe dhe Dibre, i vlerësuar edhe me Titullin 'Nderi i Qarkut Dibër', zoti Muharrem Gjoka. Roli i tij është i padiskutueshëm si artist dhe si njeri me zemër të madhe, me një kontribut më shumë se 50-vjeçar, duke gëzuar respektin e merituar në shoqëri, edhe si një humanist".
Muharrem Gjoka, si mishërues dhe përçues i fjalës së mençur dibrane u "diplomua" në kantieret e ndërtimit e asfaltimit të rrugëve në gjithë vendin, ku implementoi suksesshëm dijet e marra në "Universitetin e Dibrës", leksionet e të cilit i përvetësoi nëpër odat e kuvendet dibrane….
Dhe jo vetëm në këto kuvende, por edhe nga miqësia e pandërprerë me ikonën e artit e kulturës kombëtare Hazis Ndreu, Muharrem Gjoka do të përvetësonte artin e fjalës së mençur e të komunikimit në mexhelise si dhe risitë nga studimet e thelluara të etnologut të shquar dibran për origjinën e Kastriotëve e vendlindjen e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si dhe për luftrat legjendare të dibranëve kundër pushtuesve serbë nën udhëheqjen e "gjeneralit me shajak" Elez Isuf Ndreu.
Muharrem Gjoka do ta mikpriste Artistin e Merituar Hazis Ndreu në shtëpinë e tij në Laç dhe do ta shoqëronte atë në takimet në Tiranë me kolosin e letrave shqipe Dritëro Agolli si dhe në Shkodër, ku artistë me emër të Estradës e Teatrit "Migjeni" i rezevonin atij takime e pritje madhështore. Pikërisht këto takime do t'i shërbenin Muharrem Gjokës të ngjiste shkallë të reja në njohjen dhe përvetësimin e të rejave të artit e kulturës sonë kombëtare. Ndaj dhe ndjen krenari të ligjshme që me pasion e përkushtim të rrallë drejton Ansamblin Artistik, që mban emrin e ish-partizanit që mori pjesë në luftën heroike për çlirimin e Tiranës, (luftë ku ranë dëshmorë 3-4 djem nga Dardha) dhe që për vite e dekada, siç e kanë vlerësuar edhe të mëdhenjtë e letrave, të artit e kulturës: Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Kolë Jakova, Drago Siliqi, Agron Tufa, Prof. Bujar Kapexhiu, Prof. Ramazan Bogdani, Reshat Arbana, Skënder Sallaku e Luftar Paja, ngjiti me meritë majat e pushtetit vendor e të institucioneve kulturore artistike në Dibër dhe bëri emër si artist i rrallë i përmasave kombëtare..
PROMOVUES I VLERAVE ETNOKULTURORE DHE ATYRE TË LANÇ

j10Me Vendimin Nr.03, datë 24.03.2021, Këshilli i Qarkut Dibër i ka dhënë Nënkryetarit të OBVL MUHARREM MEHDI GJOKA Titullin "NDERI I QARKUT DIBËR", me motivacionin: "Për mbajtjen gjallë të vlerave etnokulturore, për kontributin e çmuar në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të LANÇ, dhe si ish-drejtues në fushën e ndërtimeve dhe infrastrukturës rrugore në gjithë vendin". Kryesia e OBVL ndjehet krenare me nënkryetarin Muharrem Gjoka, këtë burrë të nderuar, dibranin dinjitoz, kontribues dhe i përkushtuar në vite, profesionist i vërtetë në punën e tij, mjeshtër në kantjeret e rrugëve dhe hidrocentraleve, mishërues dhe përçues dinjitoz i mençurisë dhe urtësisë dibrane. Këto vlera të spikatura të tij janë evidentuar më së miri të premten më 17 prill 2021 në një ceremoni festive të organizuar në Peshkopi nga Këshilli i Qarkut Dibër.
Muharremi lindi në vitet e luftës, Në Zall Dardhë, Dibër më 16 qershor të vitit 1943. Kaloi një fëmijëri të vështirë, por kjo e bëri më të fortë dhe të vetëdijshëm për të çarë rrugët e jetës. Që në vitet e rinisë së tij u inkuadrua në kantieret e ndërtimit të rrugëve, fillimisht në Kantierin Skuraj ku nga tetor 1955 -1962 punoi në ndërtimin rrugës Skuraj-Bulqizë, duke afirmuar cilësi të jashtzakonshme, të njeriut punëtor, korrekt, kreativ, por edhe drejtues i aftë. Vitet e shërbimit ushtarak e largojnë prej ketu dhe mbrojtja e Atdheut e kërkon në Bilishtin e largët, në kufirin me Greqinë. Prej aty, ai shërben syshqiponjë edhe në Poçarin e largët në Leskovik, duke lënë gjurmët e mira të një patrioti të guximshëm dhe të një ushtari e djali të mirë. Sërish pas shërbimit ushtarak në kantieret e ndërtimit, nga njëri fshat në tjetrin, si në Spaç, Shupal, Reps, Arrëz, Miliska, Fierzë, Gropa, Haprripe etj, Muharrem Gjoka stamponte çdo ditë me punën dhe sjelljen e tij, emrin e mirë, duke krijuar një personalitet të padiskutueshëm. Veçanërisht aftësitë e tij organizuese dhe drejtuese spikatën në vitet 1965- 1966 në ndërtimin në një kohë rekord të rrugës Qafë Mali – Fierzë dhe në vitin 1972 për asfaltimin e rrugës nacionale Peshkopi-Bulqizë. Më pas, cilësitë e tij dhe vrulli i punës e afirmojnë edhe në Vaun e Dejes, madje aty kreu edhe studimet e shkollës së mesme në teknikumin e ndërtimit, duke rritur më shumë nivelin e tij, jo vetëm profesional, por edhe intelektual. Tashmë shkollimi i jep mundësinë që të zgjidhet në detyra të rëndësishme, duke qënë edhe drejtuesi i transportit. Jo rastësisht ai mori përsipër mjaft punë të mira në asfaltimin e rrugëve të Pukës, Shkodrës, Kukësit, Bulqizës, Rrëshenit, etj. Viti 1979, solli një shpërblim të gjithë këtij angazhimi dhe pune titanike, duke u pozicionuar në qytetin e Laçit, ku zgjedh edhe të banojë me familjen e tij të re dhe aty vijon të jetojë e kontriboj për shumë vite. Këtu kryen edhe shkollën ekonomike, çka i mundësoi ngjitje në shkallët e karrierës, deri Shef i Transportit të Ndërmarrjes së Asfaltimit që mbulonte gjithë Veriun e Shqipërisë.
Pas viteve 90, kantieri ku ai punonte, Rruga Ura, u privatizua, konkretisht në vitin 1994, por Muharremi vijoi të ishte sërish aty, si drejtues kantieri deri në vitin 2002. Dy vjet më pas, pra në vitin 2004, ai del në pension, por kjo shkëputje, asnjëherë s'e ndali atë në vrullin e përjetshëm të angazhimeve dhe punëve të mira në dobi të familjes, vendlindjes dhe Shqipërisë.
Muharrem Gjoka, mbetet në ajkën e njerëzve të mirë dhe burrave të ndershëm e të përkushtuar, që përmes punës, fjalës, sjelljes, por mbi të gjitha veprave të mëdha në shërbim të komunitetit, kanë një vend të merituar në shoqëri dhe komunitet.
Prej më shumë se dhjetë vitesh Muharrem Gjoka kryen funksionin e Presidentit të Ansamblitt Artistik "Hazis Ndreu" – "Nderi i Kombit", i cili ka konkuruar dhe fituar çmime të para në festivale ndërkombëtare, si në Ulqin, Tetovë, Shkup, Strugë, Stamboll e Prishtinë. Po ashtu, që nga Kuvendi i shtatë i OBVL është zgjedhur Nënkryetar i kësaj organizate, funksion të cilin e kryen me përkushtim të rrallë. Aktiviteti i tij i mësipërm është vlerësuar me Çertifikatë Nderi nga Shoqata Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali; me Mirënjohje nga Qendra për Kulturë në Ulqin; me Çertifikatë Mirënjohje nga Ansambli Artistik "Kuvendi" Zall Dardhë, ndërkohë që mban edhe Titullin "AMBASADOR I PAQES", dhënë nga Federata e Paqes Universale.
Vlerësimi i kontributit të nënkryetarit të OBVL-së, MUHARREM GJOKA, me titujt "Mjeshtër i Madh" dhe "Qytetar Nderi" i Qarkut Dibër, parasëgjithash është vlerësim për Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të LANÇ, e cila prej 29 vitesh që nga krijimi i është përkushtuar edukimit atdhetar të shoqërisë dhe të brezave.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes