l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
Brigada XV Sulmuese u pagëzua në Operacionin e Qershorit 1944

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

• Nga brigada ranë dëshmorë të atdheut 50 luftëtarë. Shumë prej tyre ishin kuadro si Istref Maka, Koço Boboshtica, Minosh Gjoka, Rahman Beragishti, Thomaidha Laçka dhe Shaniko Starja, etj. Gjatë luftimeve luftarake Br. XV S çliroi një sipërfaqe prej afro 4000 km katrore nga forcat reaksionare, shpartalloi dhe çarmatosi mbi 2.000 forca xhandaro-balliste në fushën e Korçës dhe në Zonën e Qukësit, zuri 72 rob gjermanë, dogji e shkatërroi mbi 200 makina të ndryshme të pushtuesit dhe kapi mjaft dokumente të rëndësishme ushtarake të pushtuesit, etj

Etapat luftarake të Brigadës XV Sulmuese
Operacioni armik i Qershorit 1944 ende vazhdonte në Shqipërinë e Jugut. Mjaft krahina ku zhvilloheshin luftime, si në Opar e në Protopapë më 29 qershor 1944 nisi rrugën luftarake Brigada e XV Sulmuese (Br. XV S). Në inaugurim e sipër brigada vijoi luftimet. Përvoja që kishin fituar kuadrot dhe luftëtarët e batalioneve partizane e territoriale të qarkut të Korçës, ishte e dukshme në batalionet “Fuat Babani”, “Hakmarrje”, “Skënder Çaçi”, “Reshit Çollaku”, “Tomori”, “Rinia”. E gjithë brigada në momentin e inaugurimit kishte gjithsej 750 luftëtarë. Veprimtaria luftarake e Br. XV S kaloi në disa etapa si në etapën e parë nga 29 qershori deri në 20 shtator 1944, ku zona e veprimeve luftarake ishte fusha e Korçës, rruga automobilistike Voskop-Plloçë, Cangonjë-Pogradec-Qafa e Thanës, qyteti i Pogradecit dhe krahinat Gorë-Oparë. Në etapën e dytë nga 20 shtator deri më 30 shtator 1944, u bë marshimi i saj në rrugëkalimin Veliçan i Mokrës, Polis-Labinot me mision të veprimeve luftarake rruga automobilistike nga Qafa e Thanës deri në Xibrakë. Ndërsa në etapën e tretë e cila nisi më 1 tetori dhe vazhdoi deri më 17 nëntor 1944, ku zona e veprimeve luftarake u bë rruga automobilistike Librazhd-Elbasan-Qafa e Kërrabës dhe qyteti i Elbasanit.

Goditje të forcave naziste
Luftimi i parë i ashpër që kreu e gjithë brigada ishte goditja e forcave naziste në rrethinat e Pogradecit, të përqendruara kryesisht në grykën e Pogradecit, në minierën e Çervenakës, në Qafë Thanë dhe në fshatin Çëravë. Forcat naziste ishin të armatosura mirë, të mbrojtur në llogore e fortifikata dhe kishin municion të bollshëm. Por, sulmi partizan bëri që armiku të tërhiqet nga rajoni i Gështenjave, pasi nuk i rezistoi sulmit të rrufeshëm të luftëtarëve. Batalioni i katërt i brigadës më 24 gusht 1944 sulmoi një autokolonë gjermane e cila vinte nga Struga për në drejtim të Elbasanit, ku në rajonin e Qukës, në fshatin Xhyrë, ju bë një pritë e organizuar mjaft mirë. Përpjekja ishte tepër e ashpër, pasi dhe një autokolonë nga Elbasani i vjen në ndihmë forcave të ardhura nga Struga. Kështu që u godit njëkohësisht, pasi masat organizative ishin marrë më parë dhe luftëtarët kishin zënë pozicione kyçe të terrenit. Në pritë e cila vazhdoi dhe luftim trup me trup armiku pësoi dëme si në njerëz dhe në materiale. Mjaft makina dolën jashtë gatishmërisë si dhe u ka shumë municion. Në këtë aksion u kapën dhe mjaft dokumente gjermane. Më 30 gusht, forcat e Br. XV S hynë në Pogradec dhe të gjitha fshatrat buzë rrugës automobilistike nga Lini deri në Podgorie ishin të çliruara. Natën e 24 shtatorit, forcat e batalionit të dytë dhe të tretë goditën një autokolonë që vinte nga Struga për në Elbasan i asgjësuar dhe shkatërruar plotësisht. Nazistëve gjermanë ju kapën sasi të madha me armë dhe municione, por dhe pati humbje në njerëz. Ditë më vonë Br. XV S kaloi lumin Shkumbin dhe u vendos në rajonin e Elbasanit, ku kreu disa goditje kundër forcave naziste. Shtabi i brigadës bëri përgatitjet e duhura, siguroi krahët dhe bëri planin luftarak për të sulmuar dhe çliruar qytetin e Elbasanit, ku ishin strehuar mbi 2.500 ushtarë e oficerë të nazist. Për çlirimin e qytetit sulmi filloi mbi objektivin kryesor që ishte Ura e Zaranikës, lagjja e Kishës dhe kazermat e Krastës. Batalioni i katërt veprimet luftarake i përqendroi në mbulimin e krahëve dhe sulmoi forcat armike njëkohësisht në Xibrakë dhe Labinot. Batalioni i dytë kishte për detyrë të pengonte lëvizjen e armikut në rrugën Elbasan-Tiranë. Sulmi filloi më 5 nëntor dhe pas dy ditë me luftime, batalioni i katërt paralizoi forcat e armikut në fortifikatat e vendosur në Xibrakë dhe në Labinot.

Brigadë e përgatitur për luftime në qytet
Në të njëjtën kohë, forcat e batalionit të parë dhe të tretë, përparuan me luftime në drejtimet e parashikuara, duke bërë që qyteti i Elbasanit të rrethohej plotësisht prej tyre. Forcat armike u përqendruan në rrethinat e Shkollës Normale. Forcat e brigadës organizuan një sulm të shpejt, duke njohur vendin, rrugët dhe shtëpitë rezistuese, e detyruan armikun të linte dhe qëndresën e fundit, duke u larguar në mënyrë të çrregullt në drejtim të Tiranës. Forcat naziste në udhëtimin e tyre për në Tiranë pësuan goditje nga forcat partizane që kishin zënë pritë në Bradashesh dhe në lartësitë e Qafës së Kërrabës. Më më 15 nëntor 1944 Elbasani e çlirua. Partizanët e brigadës kryen dhe detyra të tjera në interes të luftimeve të përgjithshme, duke mbajtur në goditje të vazhdueshme trupat naziste në rrugën Elbasan-Qafa e Kërrabës dhe mori pjesë në çlirimin e Tiranës. Nga brigada ranë dëshmorë të atdheut 50 luftëtarë. Shumë prej tyre ishin kuadro si Istref Maka, Koço Boboshtica, Minosh Gjoka, Rahman Beragishti, Thomaidha Laçka dhe Shaniko Starja, etj. Gjatë luftimeve luftarake Br. XV S çliroi një sipërfaqe prej afro 4000 km katrore nga forcat reaksionare, shpartalloi dhe çarmatosi mbi 2.000 forca xhandaro-balliste në fushën e Korçës dhe në Zonën e Qukësit, zuri 72 rob gjermanë, dogji e shkatërroi mbi 200 makina të ndryshme të pushtuesit dhe kapi mjaft dokumente të rëndësishme ushtarake të pushtuesit, etj.

Roli i kuadrove drejtues
Një rol dhe veprimtari të rëndësishme në veprimtarinë luftarake të Br. XV S luajtën komandant Teki Kolaneci, Hero i Popullit dhe komisari Shahin Ruka. Në brigadë luftuan dhe drejtuan dhe kuadro të tjerë drejtues si Meço Starja, Maqo Çomo, Arzen Leskoviku, Llazi Stratobërdha e Endri Keko etj. Br. XV S përshkroi një faqe të lavdishme dhe si gjithë brigadat e tjera të UNÇSH, u bë tmerr për armikun dhe shpresë për popullin. Armiqtë dhe tradhtarët nuk e ndjenë asnjëherë veten të qetë, si në fortifikata apo në fushat e betejave si në Pogradec, Qafë Thanë, Librazhd, Mirakë, Xibrakë, Labinot, Elbasan dhe deri në Qafë Kërrabë, në afërsi të Tiranës. Më 18 nëntor 1944 brigada u rreshtua në Divizionin I Sulmues dhe u përqendrua në grykën e Delvinës me detyrë për mbrojtjen e kufirit shtetëror. Në këtë kohë brigade kishte rreth 1.200 luftëtarë. Populli i krahinave të Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit i kujtojnë me admirim dhe respekt heroizmat dhe trimëritë e partizanëve të kësaj brigade në këtë 79 vjetor të krijimit të saj. Përmendoret, lapidarët dhe pllakate përkujtimore të ngritura në vendet ku u kryen luftime dhe aksione, flasin për guximin, për trimërinë e luftëtarëve, komandantëve dhe komisarëve të kësaj njësie lavdi madhe. Kujtimi dhe respekti për dëshmorët e kësaj brigade kanë mbetur pishtar në rrugën e demokracisë të Shqipërisë dhe të popullit.

Komandant, Teki Kolaneci
Teki Kolaneci lindi në vitin 1913 në fshatin Kolanec të rrethit të Korçës në një familje atdhetare. Luftoi dhe veproi kundër regjimit të Zogut. Mori pjesë në kryengritjen e Fierit 1935, ku u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg. Gjatë LANÇ-it u shqua si luftëtar dhe udhëheqës ushtarak. Ishte ndër partizanët e parë në rrethin e Korçës, komandant i çetës së Gorë-Oparit në vitin 1942. Me formimin e Br. XV S u emërua komandant i saj. Komandant Tekiu ishte njeri i veprimit, aksionit dhe kudo në luftime drejtoi me kompetencë dhe kishte përgatitje të mirë ushtarake. Shquhej për nismë dhe aksione të guximshme. Pas çlirimit të vendit ka pas funksione të rëndësishme deri në zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Mbante titullin e lartë “Heroi i Popullit” dhe mjaft dekorata të tjera.

Komisar, Shahin Rukaj
Shahin Rukaj, lindur më 4 prill 1918, në fshatin Matogji të rrethit Vlorë. Mësimet e para të fillores i mori në qytetin e Fierit dhe në vitet 1932-1940 kreu shkollën Teknike në Tiranë. U lidh me Lëvizjen Antifashiste, duke marrë pjesë në aksionet e njësiteve guerile të qytetit të Tiranës. Komiteti qarkor i Tiranës gjatë vitit 1943 e kishte ngarkuar me detyrat ushtarake. Në tetor 1943 u emërua komisar politik i Br. II S deri në maj 1944. U emërua komisar politik i Br. XV S deri në çlirimin e vendit. Mbante gradën ushtarake Major. Në dhjetor 1944 emërohet në Ministrinë e Punëve Botore, inspektor. Në vitin 1946 u ngarkua me organizimin e administratës shtetërore të transportit automobilistik të Republikës. Kreu Universitetin e Moskës, në Fakultetin Ekonomi Politike në vitin 1960. Në vitet 1948-1982, ka kryer detyrën e zëvendësministrit të Ministrisë së Ndërtimit, të Ministrisë Miniera-Gjeologji etj. Ka qenë dhe përfaqësues i përhershëm në Këshillin Ekonomik të Ndihmës Reciproke (KNER) në Moskë dhe së fundi në aparatin e Këshillit të Ministrave, si këshilltar. Dekoruar me urdhra dhe medalje. Mban dy medalje të Republikës Ruse, të “50 vjetori i fitores së Luftës së Madhe Patriotike” dhe medaljen “Zhukov”.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes