l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
DIALOGU KOSOVË- SERBI NË NGËRÇ

Nga Bashkim Hisari

Që nga përfundimi i fushatës 78-ditëshe të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, luftës së UÇK-së kundër forcave ushtarake-policore serbe, arritjes se Marrëveshje ushtarako-teknike midis NATO-s dhe RFJ-së, dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës që nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, deri te bisedimet të niveleve më të larta dhe presioneve ndërkombëtare, nuk është arritur progres në përmirësimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Mosmarrëveshjet dhe sfidat vazhdojnë. Situata është me tensione e rreziqe për sigurinë në rajon. Ende nuk është arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të rezultojë me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me njohje reciproke dhe zhbllokimin e të ardhmes së tyre evropiane.
Pa mëdyshje, negociatat e fundit në Bruksel dhe arritja e Marrëveshjës në Ohër po dëshmojnë mbase problemet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të zgjidhen pa dialog dhe pa ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Mirëpo, Serbia, në vazhdimësi po e konfirmon vetëm mungesën e vullnetit për të normalizuar marrëdhëniet. Nuk po e pranon realitetin dhe nuk po zbaton marrëveshjet e arritura.
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq më se 10 vjet në pushtet, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me Kosovën përveq që ka dashur të bisedoj për ndarjen e veriut. Srbija po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Nnuk i njeh pavarësin dhe institucionet kosovare.
Me 19.maj me rastin e betimit të Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje si kryetar i Mitrovicës së Verium i cili fitoi në zgjedhjet lokale të bojkotuar nga serbët, Lista Serbe dhe i ashquajturi Zyra për Kosovën e Metohinë delaruan: “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut”.
Me kërcnime dhe ultimatume paralojmëruan se do ngrihen të mbrojnë vehtën me të gjitha mjetet. Presidenti Vuçiq, për të cilën në demostratat e fundit në Beograd një pjesë e opozitës serbe kërkoi të përfundoj si Gadafi, në kanalizim, bashkë me krerët politikë dhe pjesën mbizotëruese të elitës intelektuale serbe, po bëjnë veprime që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin teritorijal të Kosovës. Ata kurrë nuk kanë qenë të kënaqur me territorin e shtetit të tyre dhe janë përpjekur ta zhgjërojnë kufijtë në dëmë të shqiptarëve.
Antagonizmi serbo-shqiptar ka një histori të gjatë. Politika pansllaviste, idetë dhe planet për shfarosjen e shqiptarëve dhe për Serbi të Madhe, etnikisht homogjene, rrënjët i kanë thellë në politikat serbe. Ilija Garashanin shkroi memorandumin sekret të dokumentit shtetëror, i njohur si “Naçertanije” që ishte projekti i parë politik i nacionalistëve dhe ekspansionistëve serbë dhe përfaqësonte bazën ideologjike të tentimeve për krijimin e Serbisë së Madhe. Në vitin 1913, kur kombi shqiptar u nda në dy pjesë, shteti i sapokrijuar i Shqipërisë dhe i Kosovës, i cili që atëherë përpiqej të bashkohet me shtetin amë, sistematikisht u pengua nga Serbia me marshimin e ushtrive serbe e malazeze mbi trojet shqiptare dhe me krime e masakra ndaj shqiptarëve.
Kolonizimi i Kosovës ishte ndër detyrat parësore të Mbretërisë së SKS. Në një punim voluminoz me karakter fashist dhe të fshehtë, me titull “Dëbimi i Arnautëve-shqiptarëve”(Iseljavanje Arnauta), studiuesi serb dhe politikani jugosllav Dr. Vaso Çubrilloviq, kërkonte nga autoritetet jugosllave që të dëbohen shqiptarët nga trojet e tyre. Në fillim të vitit 1939, ambasadori i Mbretërisë së Jugosllavisë në Gjermani, Ivo Andriq, hartoi një përkujtesë zyrtare lidhur me çështjen shqiptare.
Thelbi i këtij elaborati antishqiptar ishte zhdukja, shpërngulja, asimilimi i shqiptarëve dhe përvetësimi i territoreve të tyre etnike. Programet serbe për likuidimin e shqiptarëve ishin të pranishme edhe gjatë LDB. Vojvoda i çetnikëve, Kosta Peçanac, në vitin 1941 shkroi programin për likuidimin e shqiptarëve me titull “Depërtimi në Kosovë”. Edhe kryeçetniku Drazha Mihajlloviq, kishte hartuar një program operacional për shkatërrimin e të gjithë “myslimanëve nga Ballkani”, e ku do të ishin shqiptarët, në rend të parë.
Me Rezolutën e Konferencës së Bujanit, Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë, mirëpo, serbosllavët këtë të drejtë e sabotuan dhe e quajtën seperatiste. Pas LDB, shteti jugosllav, me makinerinë ushtuese ushtarake,nën kamuflimin e propagandës kinse po merrnin masa për “spastrimin” e terrenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe kundërrevolucionarët, kishin projektuar plane dhe zbatonin Platformën politike, projektin famëkeq të V. Çubrilloviqit për gjenocidin ndaj shqiptarëve.
Në luftërat që i zhvilluan duke bërë krime më monstruoze, që drejtoheshin nga nacionalizmi ekstrem, hegjemonizmi dhe paradigma e tyre se “serbët ishin fitues në luftë dhe humbës në paqe”, doli dëshmuese se për serbët, territori është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.
Serbia edhe aktualisht dëshiron konfliktin me entuziazëm dhe pothuajse me çdo kusht synon të zgjëroj kufit e territorit të saj dhe të mohoj të gjitha të drejtat e shqiptarëve. Për krerët politik të serbëve, formimi i Asocacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është parakusht që t’i vazhdojnë bisedimet e mëtejshme me Prishtinën. Një kërkesë e till është e papranueshme dhe nuk mund të zbatohet.
Kundër Asociacionit janë dekleraruar me peticion qytetarët e Kosovës. Legjislacioni dhe Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacionin me kompetenca ekzekutive. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në Kosovë nuk mund të ketë “asociacion etnik” Megjithatë, Serbia me një politikë populliste vazhdon të zhvilloj mitin për Kosovën dhe e trajton atë si atdhe të stërgjyshëve që nga koha e feudalizmit. Besojnë se Rezoluta 1244 të KS të OKB-së është si libri i shenjët që nuk ndryshohet. Pushteti i Serbisë nuk ka moral, principe, përgjegjësi, është zënë në ngrëç me preambullën e Kushtetutës dhe dhe mbron iluzionin se Kosova është pjesë e shtetit të tyre. Është një mospërputhje në këtë gjendje absurde midis asaj që është “normative”emocionale,hegjemoniste, krijuar me falcifikime të historisë nga njëra anë dhe realitetit nga ana tjetër që është qartë, i dukshëm-të cilin Beogradi zyrtar nuk dëshiron ta shohë. Sovraniteti i Serbisë në Kosovë ekziston vetëm në hartat për parashkimin e motit, në penkarta nëpër mitingje, gjatë seancave në Kuvendin e Serbisë, në mediat shtetërore, në aktivitetet e grupeve kriminale dhe institucionet paralele serbe në veri të Kosovës.
Pala kosovare me kryeministrin Albani Kurti, të cilin zyrtarët serb etikojnë si terorist, po vazhdon punën në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe normalizimin e raporteve me procesin e dijalogut që ndërmjetësohet nga BE dhe mbështetet nga SHBA-së. Sundimi i ligjit, kulturës pluraliste politike, respektimi i të drejtave të njeriut, angazhimi për paqe, respektimi dhe bashkëpunimi me fqinjët dhe hapja ndaj botës, janë prioritet për shumicën e qyteterëve dhe Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, në Serbi, imazhin për Kosovën dhe shqiptarët po krijojnë ata të cilët në luftërat që i zhvilluan bënë krime më monstruoze, nacionalistët ekstrem, hegjemonistët, mashtruesit, kontrabandistët me narkotik, propaganduesit e mediave shtetërore dhe falcifikatorët në portale eletronike që thjesht janë megafonë të politikës stereotipe në dobi të liderëve nacionalist në pushtet.
Pala serbe nuk don të kuptoj se çështja e Kosovës ka përfunduar dhe nuk ka më këthim prapa. Garnitura politike serbe duhet të jetë e vetëdijshme për këtë, ata nuk po ndërprejn ndezjen e zemrave të qytetarëve për “territorin e humbur”, manipulojnë me ta për të larguar vëmendjen nga realiteti. Në vend që t`i ndihmojnë popullit ta siguron një të ardhme, një jetë më të mirë dhe më të bukur në paqe, ata Kosovën e mbajnë mbi shpinë si një bagazh hamull.
Në historinë e Serbisë, Kosova do të ngeli gjithmon një njollë e zezë ç`njerëzore, turp dhe dështim kolektiv.
Turpi, përgjegjësia e serbëve ndaj shqiptarëve do të jetë i përjetshëm, jo vetëm pse kanë bërë krime më barbare, por edhe pse heshtin për to dhe po krijonë tensione të reja.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes