l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
80-VJETORI

1 maj 1943. Rreth 100 studentë nga brezi i normalistëve të asaj kohe, as e menduan kurrë që do hynin në histori. Dashuria për atdheun e lirë, shpërfilli të gjitha rreziqet dhe sakrificat e panumërta, deri në shpërfilljen më sublime, vdekjen. Vendi rënkonte, rinia luftonte, tradhtari mashtronte.
Klika e prapambetjes që donte të ruante rehatinë e vet me çdo çmim, ishte kundër lirisë së vendit, ishte pro prapambetjes, sepse për të kishte vetëm një dashuri, halli i tyre personal për t’u majmur përtej majmërisë. Strofulla e zezë e pengmarrjes së të ardhmes, pa karakter dhe pa moral, u lidh me tradhtinë dhe u struk nën ombrellën e pushtuesit dhe kjo, për “të siguruar të ardhmen e popullit”. Komedi të tilla kishte parë ky popull prej dekadash, dhe përralla e re ishte vetëm një neveri që duhej shkulur nga rrënjët. Këtë bëri rinia shqiptare, këtë bëri populli liridashës shqiptar në vitet e LANÇ, dhe arriti të fitojë duke prerë edhe kokën e fundit të kuçedrës “lajkatare”, atë të tradhtisë dhe bashkunëtorëve antikombëtar. 100 normalistët e vitit 1943, të përfshirë në çetat dhe formacionet partizane, si në Çermenikë, Dumre dhe Shpat, janë shembulli i gjallë që bashkimi mund përçarjen, dashuria e pastër ndaj lirisë dhe atdheut shpërblehet, kush është tradhtar do të marrë monedhën e merituar, dhe kush do prapambetjen e këtij vendi, herët a vonë për të, ka vetëm ferr.
Në këtë 80 vjetor lavdie dhe atdhetarizmi idealist të rinisë së kohës, dhe mbarë popullit liridashës që atdheun e ka më të shtrenjtë nga jeta, përmendorja e nderimit të përjetshëm i ka themelet që tek normalistët e Elbasanit në ditët e para të prillit 1939, kundër pushtimit fashist, dhe në vitin 1943, rinia e kohës, organizuar dhe drejtuar nga Alqi Kondi, nga Elbasani dhanë një tjetër mesazh lire, sakrifice, bashkimi dhe fitorje. ë altarin e lirisë, Shkolla Normale e Elbasanit, sot ka rreth 70 Dëshmorë të Atdheut të rënë në LANÇ, veprën dhe sakrificën e të cilëve dhjetëra “atdhetarë” të pas viteve 1990, përçapen që këtë ndriçim të përjetshëm ta nëpërkëmbin. Atdhetarët e vërtetë gjithmonë kanë qenë në anën e duhur të historisë, dhe sot na flasin me mesazhin më të qartë: Ata që i kanë dhënë provat që nuk e duan atdheun, e kanë plaçkitur dhe e kanë vjedhur atë, as shpurën e tyre mos e besoni, ajo është më e keqe nga vetë e keqja, prandaj, për ata që mohojnë LANÇ dhe Dëshmorët e Atdheut, ata që dinjitetin e popullit pas viteve ‘90 e kanë shpërfytyruar, ka vetëm një çmim, hedhje në kosh!...
Lavdi të përjetshme sakrificës, guximit vetëmohues dhe trimërisë së Normalistëve tanë! Lavdi popullit të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë, që iu sul tradhtisë me të gjitha mjetet, dhe e shporri atë!
Lavdi Dëshmorëve të LANÇ dhe të Gjithë Dëshmorëve të Atdheu.

OKDA Elbasan



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes