l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 

Nderimi për Dëshmorët e kombit

• Në emër të kryesisë së OBVL bënë homazhe dhe vendosën një kurorë me lule, Kryetari i saj, kolonel Sotir Budina dhe Sekretari për Financën e Protokollin, kolonel Trifon Llupo. Ndërsa tek varrezat e dëshmorëve në Elbasan bëri homazhe Nënkryetari i OBVL Maksim Vinçani.

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi më 5 Maj Qemal Stafën. Dita kur ai u vra, shërbeu më tutje si Dita e Dëshmorëve, në shenjë nderimi për të gjithë të rënët gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”.
Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.
Në kohën e komunizmit, 5 Maji u bë traditë. Ishte ditë e shënuar! Tiparin dallues të kësaj dite e përbënin vizitat në varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vizitat në familjet e dëshmorëve. U ndërtuan varreza dëshmorësh në çdo qendër rrethi. Shqipëria, përpos 26 të tillave që ishin në qendrat e rretheve, pati dy të tjera, krejt të veçanta e që u përkisnin dy fshatrave martire, Kuçit të Kurveleshit dhe Pezës së Tiranës. Ndërsa në këtë të fundit përuleshin e nderonin gjithë udhëheqja e partisë dhe shtetit, si në 5 maj, ashtu dhe në 16 shtator, ditën e Konferencës së Pezës, në Kuç, si rregull shkonin nxënësit e shkollës së fshatit dhe familjet e dëshmorëve.
Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar çdo vit.
Krerët më të lartë të shtetit shqiptar edhe në 5 Majin e këtij viti - Ditës së Dëshmorëve të Atdheut bënë homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”.
Të pranishëm në homazhe ishin Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtues të tjerë të shtetit.
Ata vunë kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri” në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit. Në emër të kryesisë së OBVL bënë homazhe dhe vendosën një kurorë me lule, kryetari i saj kolonel Sotir Budina dhe sekretari per financën e protokollin kolonel Trifon Llupo.

Nikolla: Sakrifica e dëshmorëve për lirinë, trashëgimi e shenjtë
Në ditën e Dëshmorëve, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla theksoi se sakrifica e dëshmorëve për lirinë është trashëgimi e shenjtë.
“Sot nderojmë me përulësi Dëshmorët e Atdheut. Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit. Është thirrja t’i shërbejmë Shqipërisë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtoheni të ardhmes sonë evropiane, në krah të aleatëve të mëdhenj, SHBA e BE, dhe kombeve të qytetëruara.Është inspirimi për kontributet tona për zhvillim, mirëqenie, dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë shoqërore.Kombet që nderojnë historinë janë më të lirë e më të qartë të ndërtojnë të ardhmen e tyre”, shkruan Nikolla.

Meta, kurorë lulesh për Margarita dhe Kristaq Tutulanin
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nderoi më 5 Maj dëshmorët e atdheut në Rrogozhinë.
Në një postim në rrjete sociale, Meta publikoi foto duke vendosur lule tek heronjtë Margarita dhe Kristaq Tutulani në Rrogozhinë.
“Në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani. Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’iu bashkuar Luftës Antifashiste për Liri. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, shkroi ai.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes