l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 

Ku mbetën veprat e prof. Mentor Qukut?

Akademik Gjin Musa

Shkriu një jetë të tërë për të pasqyruar të vërtetën e jetës së poetit, meshtarit dhe atdhetarit Dom. Ndre Mjeda. Nuk la vend pa shkelur e biseduar me bashkëkosit e Mjedës. Janë të shumta arkivat që i shfletoi me aq kujdes dhe pasion Mjetologu Mentor Quku. Veprat e Mjedës, janë seriale që të gjitha të shkruara nga i ndjeri prof.M.Quku. Është e dhimbshme që Bashkia Shkodër nuk ngriti një dhomë muze jetëshkrimi për Mjedën për tu vizituar nga turistë të huaj dhe vendas. Prof Mentor Quku kaq shpejt u la në harresë!! Është në Kukel muzeu për Mjedën, por jo muzeu i atij që na ringjalli Mjedën me studimet dhe dorshkrimet e panumërta të shkruara nga autori në fjalë. Kujt nuk ju dha në Shkodër dekorata NDERI KOMBIT, deri edhe ndonjë analfabeti dhe për profesor Mentor Qukun nuk u kujtua asnjë dikaster apo zyrtar që ta vlerësonte pas vdekjes.

Ja si do shkruante Friy Radovani pas vdekjes per figuren e Mentor Qukut:

“Shkodra ka humbë një qytetar dhe intelektual të mirfilltë, ndërsa, Shqipnia, ka humbë modelin e një Atdhetari të Persosun! Shokët e Tij numroheshin me gishta…
Familja e vjetër shkodrane asht e vërtetë se ka pasë dhe uroj të kenë Pinjollë me të cilët ka mese krenohet, po Mentor Quku, ishte i rrallë në mjedisin e gjithë Shkodrës.
I rij në Shpirtë, i pashëm, i qeshun gjithmonë, qyshë se e njoha në vitin 1953 në oborrin e shkollës Pedagogjike të Shkodrës. Po, mbi të gjitha i dashtun, joshës, dhe ndër të veçantit shqiptar që trashigoi fisnikinë, bujarinë, burrninë pa asnjë thërmi fanatizmi. E këta janë një visar i çmueshem që Nana e Tij, i mkoi me qumshtin e vet si biluri…
Kam njohë në jetë Burra të vërtetë në Shkodër, por ndër moshatarët e mij, jo, për zakon se sot duhen thanë këto fjalë, po Shokët e Mentor Qukut, i vijnë rrallë Shkodrës dhe gjithë Shqipnisë! E me plot gojë mund të them se Ajo Familje, 60 vjetë përpara kishte tri lule: Lalin, Mentorin e Lilin… Një nder’ i vëtetë i Trojeve tona”.
Provoi persekutimin e “heshtun”, tue iu privue e drejta me shkue në shkollën e mesme të gjimnazit bashkë me motrat, po gjithmonë kryenaltë se i përkiste asaj “klase” që nuk pranonte privilegje me turp e faqe të zezë, gja të cilën, Qukët e kanë pague mjaft shtrenjtë nga persekucioni i pashpirtë komunist 47 vjeçar. Provuan burgjet, transferimet ndër skajet ma të vështira të vendit, trajtimin antinjerzor komunist, po gjithmonë, dhe pa ma të voglën frikë, krenarë dhe dashamirës ndaj shoqnisë së cilës, ua shpërblyen me Bbsë dhe dashamirsi vuejtjen deri në vetflijim, po kurrë, me i sjellë një të keqe sado të vogël shokut dhe mikut ndër të gjitha rrethanat e vështira të jetës. Ky ishte edhe Mentori!
Në vitin 1996 e takova rasësisht në rrugë tek Muzeu Popullor… Si gjithnjë, më foli dhe më tregoi se ishte angazhue për me krijue “Të Djathtën e Bashkueme Shkodrane”…
Atyperaty…nuk isha optimist! Po, mbas një takimi me një grup qytetarësh tek shkolla Pyjore, ndryshova mendim dhe mora pjesë me qejfë në atë fushatë zgjedhjesh, edhe pse asnjëherë nuk jam angazhue me parti politike, madje, ishte pikërisht Mentori dhe Nik Pavaci, që më propozuan si deputet përfaqsues i të Persekutuemëve Politik të Shkodres. Nuk u realizue kjo dëshirë e tyne, se Ministria e Brendshme më dha tri ditë ma vonë, dokumentin e pastërtisë së figurës, atëherë, kur Prefekti i Shkodres z. Iljaz Vrioni, më tha: “Je i vonuar, se dje avioni u nis…”! Dhe, unë iu përgjigja po me fjalët e tij, në një artikull në gazetën “Shkodra”…
Megjithatë, në sajë të Mentor Qukut, Nikolin Pavacit, Nikolin Destanishtës, Ndrekë Bazhdarit etj., fitoria e së Djathtës së Bashkueme u arrit.
Ajo fitore e popullit të Shkodrës ishte meritë kryesisht e Mentor Qukut, prandaj edhe pothuaj “askush” nuk e bani zemrën gurë me ba një analizë objektive të saj, sepse Aty, ishte ideali i popullit të Shkodrës, i bashkuar si asnjëherë rreth një dashurie vllaznore, me të cilen, Ai do ti tregonte mbarë Shqipnisë, se vetëm kështu ndërtohet Demokracia! Asnjë prej atyre burrave që e organizuan dhe e arritën fitoren e së Djathtës së Bashkueme Shkodrane, nuk u angazhan ndër poste shtetërore. Dhe kjo ishte dëshmija e ndershmënisë së tyne, gjë që vërtetonte një nga cilësitë e tyne të mëdha shpirtnore: “Shkodra Antikomuniste asht e Bashkueme!”
Po, a u mjaftua me kaq “drejtori” i Muzeut Shkodrës Prof. Mentor Quku?
Nuk besoj se ka njeri që mund të mohojë vlerën e madhe të punës së palodhur të Mentorit, që në fillimet e para të luftës për Demokraci të Vertetë, e ajo fillon atëherë kur qendra e Muzeut u kthye në vatër pritje të burrave të nderuem Shqiptarë si: Profesorët e pavdekshem Arshi Pipa, Gjon Sinishta, Zonja Camaj, Abaz Ermenji e madje, edhe nga personalitete të mëdha të Besimeve Fetare apo të kulturës Europjane…Pa zënë me gojë botimet dhe kumtesat e organizuara për krenarinë e Shkodrës Martire.
At Gjergj Fishta, Don Ndre Mjedja dhe Luigj Gurakuqi… Këta burra ishin frymëzimi i Mentor Qukut…Kjo veprimtari e Mentor Qukut e kishte domethënien e vet!
Brumosja shpirtnore dhe qytetare e tij, në gjurmët e kolosëve të mëdhej si At Gjergj Fishta, Don Ndre Mjeda apo Luigj Gurakuqi, e thërrisnin dhe, pikërisht ishte Mentor Quku, që u asht përgjigjë me jetën dhe veprat e veta, që me plot gojë sot, mund të mbishkruhen mbi aktivitetin e tij atdhetar: “Idealist deri në vdekje për një Shkodër Antikomuniste të Bashkueme!”
Jeta e njerzëve të nderuem si Mentor Quku nuk mbyllet asnjëherë, se veprat e tij janë të pavdekshme, janë udhë e sigurtë vllaznimi dhe bashkimi ashtu si gjithmonë, Shkodra i ka lindë dy herë Ata: Si kreatyra njerzore dhe si atdhetarë të përkushtuar në rrugën Heroike të “Rozafës”…

* * *

Para pak kohe, pa dijtë se ishte tue u mjekue në Itali, i drejtova një pyetje për një nga personazhet e historisë sonë, fushë në të cilën kemi komunikuar gjithnjë, dhe ashtu u përgjigj, tue e mbyllë: “…Vllaznisht, Mentori.”
Një ditë do ta publikoj mendimin tuej, i dashtun shok i vjetër, mik dhe vlla, siç më ke konsiderue gjithmonë deri pak ditë perpara!…
Jam shumë larg i dashtun Mentor Quku, me dashtë me kenë këta çaste atje…
I therun thellë në zemer nga dhimbja për Ty, çova mendjen tek At Fishta, dhe mu kujtuen vargjet e Tija:… “Dal në dritsore me kundrue shatorren,/ Qi i Lumi t’ kthielltë ia vuni rruzullimit,/ E kqyri hyjt, qi thue, se njaq sy Zotit / Flakojn mbi dhé –… – e atë botë mendoj për ty/ E, ku t’ a shoh ma t’ flakshëm tue xhixhillue / Nji hyll, aty selin un tham me vedi, /Ti do t’ a késh, e syt m’ atë hyll pa da/ I nguli, e m’ bahet si me t’ pa../ Me emen Un t’ thrras atë botë n’ për terr. Nji vaj bylbylit, / Qi përmallshëm ndër gemba rrin tue kja/ Fatin e vet, a ndoshta, zojt e dashtun,/ Jehonë m’i bahet t’ grishunit; e m’ duket Se bisedoj me ty!…/ Nuk dek ka i miri, Jo kurr…”
“Nji lule vjeshtet” - At Gjergj Fishta, Lirika.
Melbourne, 2 Qershor 2014.
Mentor Quku lindi më 20 janar 1939, në Bilisht të Korçës. U arsimua në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).
Ka qenë mësues në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957), në shkollën e mesme “Xheladin Fishta” në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallëkut (1991-1992).
Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000) duke organizuar katër seminaret e para “Shkodran në shekuj”. Është drejtor i revistës “Kumtari” dhe i gjashtë vëllimeve “Seminari Ndërkombëtar, “Shkodran në shekuj”.
Është autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës.
Mentor Quku ndahet nga jeta më 31 maj 2014 në Shkodër duke lënë pas emerin e nderuar “Qytetar nderi” i qytetit të Shkodrës, Prof.nderi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Kontributi i tij është vlerë e pashlyer për letërsinë dhe historinë shqiptare.

Veprat studimore

1. Mjeda 1 (1866-1888): Rinia
2. Mjeda 2 (1888-1899): Albanologu
3. Mjeda 3 (1899-1912), i përbërë nga dy libra
4. Alfabeti, fq.680
5. Liria, fq. 766
6. Mjeda 4 (1912-1925): Identitet
7. Mjeda 5 (1925-1937): Gjuhetari
8. Mjeda 6, i përbërë nga dy libra
9. Bibliografia (e Mjedës)
10. Bibliografia (mbi Mjedën)
11. Mjeda 7: Bashkekohesit
12. Mjeda 8: Album
13. Mjeda 9, Përmbledhje
14. Prof Mustaf Dervishi
15. I tretuni.., Ndre Mjeda
16. Gjuha Shqype.., Ndre Mjeda
17. Lirija.., Ndre Mjeda
18. Lissus.., Ndre Mjeda




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes