l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 

SULELJMAN MADANI MBETI NJERËZOR NË ÇDO KOHË

Njeriu mund të aderojë në një parti, por pa harruar se partia e parë për çdo shqiptar është Shqipëria

 

SHPENDI TOPOLLAJ

Miku im Faslli Çekaj, prej kohe më ka folur me shumë simpati për vlerat e larta njerëzore dhe intelektuale të Sulejman Madanit dhe sidomos për ndershmërinë e tij. Dhe këto vlera i gjeta të plota në librin e tij “Shënime për tranzicionin tonë”. Kemi në duar një libër me përjetime, me të vërteta dhe konkluzione të një kuadri tani disi të moshuar. Autori i këtij librt duket se ruan një memorie të freskët.
Sula, tani që është në pension, ka renditur mbresat që ka parë e prekur vetë. Duke shkruar thjesht si një atdhetar, autori Sul Madani, i përshkruan ngjarjet pa zbukurime, me atë frymën e mobilizimit të kuadrove dhe njerëzve të thjeshtë që besonin se do të bëhej më mirë. Të atyre që nuk iu trembën vështirësive, nuk u thyen nga mungesat, por i vunë gjoksin punës. Për këta njerëz me shpirt dhe ideale të pastra, Sula flet me dashuri e respekt të madh. Ai i ka dashur gjithmonë kolegët, vartësit e tij dhe njerëzit në përgjithësi, dhe kjo duket qartë në portretizimet që u bën atyre. Ka kryer detyra të rëndësishme, por gjithmonë ka mbetur i thjeshtë dhe i përzemërt në marrëdhëniet me ta. Është kjo arsyeja pse ai nuk druhet të flasë për punën që ka bërë si drejtues edhe i forumeve të partisë apo si pedagog në shkollën saj. Sula, ka mençurinë të mos mbetet në guackën e një nostalgjiku. Ai bën analiza të zgjuara, si për rezultatet ashtu edhe për dështimet. Këtë e ka konstatuar edhe profesori i nderuar Hulusi Hako i cili në pasthënie shkruan: “Në qoftë se dikush absolutizon faktorin e jashtëm, valën antikomuniste ndërkombëtare, si shkak të përmbysjes, autori i mshon faktorit të brendshëm, keqësimit të gjendjes, thellimit të krizës, rëndimit edhe të peshës së atyre zullumeve, të cilat ia tundën themelet sistemit socialist. Kështu, duke folur për drojën e studentëve që vinin nga fshati, ku i njihnin hallet, autori shkruan: “Çdo direktivë e partisë, çdo orjentim, ligj apo vendim, për cilindo ishte një tabu që duhej zbatuar me përkushtim dhe pa diskutim, pavarësisht nga bindjet nëse është apo jo i drejtë”. Por Sula e quan jo morale mohimin dhe nxirjen e së kaluarës, sëmundje e vjetër e jona kjo, por që nuk i shërben as vetë historisë dhe që duke u bërë në interes të madhështisë personale, është veprim antikombëtar.


Vetë Sula, kur ndalet te vlerat e mëdha të tropojanëve, që janë nga njerëzit më të virtytshëm, duke folur për politikanët që periudha e demokracisë nxorri, nuk niset aspak nga pozita partiake. Në këtë drejtim ai është një shembull sesi duhet shkruar ajo që ka ndodhur.
Njeriu mund të aderojë në një parti, por pa harruar se partia e parë për çdo shqiptar është Shqipëria. Fitimtarët nuk duhet të abuzojë me mundësinë e pseudohistorianëve që u shkojnë pas, për ta shkruar atë që ka ngjarë, mbi baza voluntariste, pasi kështu, jo vetëm do çorodisin, por edhe do e përçajnë popullin dhe do mbjellin armiqësi mes tij. Nga ana tjetër, Sul Madani nuk ngurron të shfaqë mendimet e tij për sistemin e ri properëndimor, ku kemi hyrë. Sipas tij nuk ka sesi të ndërtohet shteti demokratik në qoftë se nuk luftojmë korrupsionin, vjedhjet, nepotizmin, varfërinë e një pjese të konsiderueshme, largimet masive nga vendi, sidomos të të rinjve, paaftësinë, veset e panjohura më parë si prostitucioni e droga, sherret e pareshtura politike etj. etj. të cilat po zgjasin pak si shumë në këtë periudhë që njëzëri e kemi quajtur tranzicion.
Sulejman Madani nuk lë jashtë vëmendjes as ato që ndodhën në Kosovë si rezultat i shtypjes, raprezaljeve dhe terrorit që makineria kriminale serbe, ndërmori mbi popullsinë e pafajshme. Ai, jep plot shembuj të mbështetjes vëllazërore që tropojanët u dhanë atyre, ku evidenton edhe heroizmin e atyre djemve që dhanë jetën duke u rreshtuar me UÇK - në, dhe që çuditërisht flitet pak. Dhe në vazhdën e kësaj lufte që së bashku me forcat e NATO - s, çoj në fitimin e pavarësisë, autori përshkruan edhe veprimtaritë përbashkuese në kujtim e nderim të asaj epopeje të lavdishme, si ato fjala vjen që organizon shoqata “Bytyçi”. Sul Madani, në çdo faqe të librit të tij nuk e ndan patriotizmin nga humanizmi, gjë që e ka vënë në dukje me kohë Gandi që thosh se: “Jam patriot se jam njeri dhe njerëzor”.


Dhe pse është i tillë, Sulejman Madani rron me kujtimet e bukura të një jete të tërë, ndarë në dy kohë. Duke e lexuar librin e tij kupton se ai ndihet krenar ashtu siç krenohej Mitrush Kuteli kur shkruante se “Kam trajtat e jetës sime dhe brenda tyre rroj”.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes