l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 
TRE HERONJ NË BELSHINË TË BERISHËS SË PUKËS

• Inxhiner Kol Dedaj, përveç kontributit tij të çmuar në profesion, ka bërë hulumtime e studime edhe në fushën e historisë e etnografisë. Libri:“ Në Panteonin e Lirisë“ është një prej botimeve të tij, ku është bazuar edhe shkrimi „Tre heronj në Belshinë të Pukës.

Nga Ismet BALAJ

Inxhinier Kol Dedaj, ky intelektual i shquar në profesionin e tij, po jep kontribut edhe në fushat e tjera të shkencës, historiografisë, kulturës siç është botimi i librit historik-etnografik, monografik: “Në Panteonin e Lirisë”.
Që me titullin e tij Panteon - Tempull, memorial madhështor, ku shënohen njerëzit e shquar të një vendi, autori e fton lexuesin në njohjen e vlerave, ngjarjeve dhe figurave të shquara kombëtare. Libri u kushtohet tre dëshmorëve të atdheut: Mark Dedës me dy të bijtë: Ndoc dhe Mëhill Mark Deda...
Edhe pukjanët kanë kontribuar në luftë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit turq dhe mbrojtjen e Pavarësisë Kombëtare nga shtetet shoveniste fqinj:Mali e Zi dhe Serbia gjatë viteve 1910-1920. Shëmbull i kësaj lufte e qendrese është edhe çeta e Ndoc Mark Dedës nga Belshina e Berishës së Pukës. Ja tre prej luftëtarëve të kësaj çete, që janë edhe dëshmorë të atdheut.
1.Mark DEDA (Mark Dedë Marku,1840 - “5 dhjetor 1910”), dëshmor i atdheut, luftëtar kundër reformave të Tanzimatit, për mbrojtjen e autonomisë së malësisë, zbatimin e Vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ka qenë pjesëmarrës dhe luftëtar aktiv për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë nga pushtuesit malazez (1878-1881). Qëndrestar dhe kryengritës antiturk në vitet 1908, 1909 dhe 1910. Ka frymëzuar dhe u ka prirë djemve Ndoc, Mëhill e Gjergj Mark Deda që të mos dorëzoheshin, por të vazhdonin luftën deri në çlirimin e plotë të atdheut nga Turqia si edhe kundër serbëve e malazezëve që kërkonin pushtimin e Shqipërisë. Dhe të tre bijtë e tij e vazhduan luftën pa ndërprerje deri sa dy: Mëhilli e Ndoci, ranë në fushë të betejave si trimat e atdhetarë të vendosur. Marku, më 5 dhjetor 1910 ra duke luftuar gjatë rrethimit të kullës së tij, duke u prirë të bijëve për qëndresë e luftë kundër ushtarëve turq. Të bijtë e mbajtën amanetin e babait. Ndoci ngriti çetën luftarake, bashkë me të vëllaznit, dhe patiotë si Gjelosh Keqani, vëllezërtit Koliku, Mëhill e Ton Karati etj. që vazhduan të luftonin deri më 1915, ku u vranë 13 vetë në Mollë të Shoshit duke luftuar kundër serbëve që kërkonin pushtimin e Dukagjinit e në vazhdim edhe të territotreve të tjera të Shqipërisë.

2. Ndoc Mark DEDA, (1880-1915), luftëtar trim legjendar i Berishës, i Pukës e i kombit shqiptar. Kur më 1910 Ministri i Luftës i Përandorisë Turke, Shefqet Turgut Pasha, erdhi me ushtri të madhe dhe kërkoi çarmatojen e popullsië shqiptare, Ndoci, bashkë me të atin, Markun dhe të dy vëllezërit Mëhilli e Gjergji vendosën të mos dorëzonin armët, por të rezistonin e të luftonin kundër ushtrisë turke, bashkë me çetën e ngritur e cila quhej Çeta e Ndoc Mark Dedës. Çeta e armatosur levizi në mënyrë demonstrative nëpër Berishë e për rreth. e Pukës. Këngëtari popullor e përjetësoi në vargjet: “N`atë Stamboll po këndon gazeta/Ç`a ka thanë Ndoc Mark Deda?/ S`i nap (jap) armët sa t` jetë jeta, / Sa t`jetë jeta armët s`i nap,/Për pa i la zaptijët me gjak. … »
Forcat ushtarake turke të Pukës e rrethuan shtëpinë e Mark Dedës më datën “5 dhjetor 1910”, natën e festës së Shënkollit dhe bënë thirrje për t`u dorëzuar. Trimat nuk u dorëzuan, por u përgjigjen me armë, duke shkaktuar të vrarë e të plagosur në radhët e ushtarëve. Në këtë luftë mbeti i vrarë i zoti i kullës, Mark DEDA. Nga jashtë çeta goditi rrethuesit, duke ndihmuar Ndocin bashkë me vëllezërit e plagosur për të dalë nga rrethimi dhe për t`i çuar në vendin e quajtur “shpella”, te then Drini qaf’ën…. Kjo shpellë quhet prej asaj kohe: “Shpella e Ndoc Mark Dedës”. Aty jetuan gjatë dimrit, u ushqyen dhe u mjekuan deri sa u shëruan, dolën në pranverë duke u kthyer në Berishë. Ushtarë e xhandarë u tërhoqën mbasi u ndodhën të rrethuar nga jashtë nga luftëtarët e çetës e nga brenda nga banorët e kullës.
. Në pranverën e vitit 1911 u ngritën në kryengritje malësia e Pukës, e Mirditës, e Dukagjinit , Malësi e Madhe, Shkodrës e Lezhës, prandaj çeta doli nga krahina e Pukës dhe mori pjesë në aksione luftarake. Në prill të vitit 1911 Ndoci me vëllezërit e shoqëruan për në Mirditë Terenc Toçin (Arbëresh) i cili kishte ardhur nga Italia për të ndihmuar kryengritësit dhe për formimin e Qeverisë së Përkohshme, maj 1911 në Kimëz I rëndësishëm është edhe aktiviteti i Ndocit me çetën e tij, bashkë me çetat e Dukagjinit në luftë kundër serbve e malazezëve duke i ndjekur deri në Vrakë. Mori pjesë edhe për mbrojtjen e Shkodrës nga pushtuesit mamalzeë (dhjetor 1912-1913). Çeta në pranverën e vitit 1915 shkoi në ndihmë të Mehmet Shpendit e Ded Gjo Lulit në luftën kundër malazezve e serbve. Por në pëballjen me forcat pushtuese në Mollë të Shoshit, u vra Mëhill Marku Deda dhe u plagos rëndë edhe Ndoci. Prej plagëve të marra vdiq në verën e atij viti. .

3.Mëhill Mark DEDA, (1889-1915), dëshmor i atdheut. Ishte pjesëmarrës aktiv dhe luftëtar i vendosur e trim në çetën e të vëllait, Ndoc Mark Deda që nga viti 1910-1915. Mëhilli u dallua si luftëtar trim.
Në çdo aksion që merrte çeta që nga 5 dhjetori 1910. Më 1911 Mëhilli shoqëroi nëpër Pukë e Mirditë patriotin Terenc Toçin (arbëresh, kishte ardhur nga Italia). Terenc Toçi organizoi kryengritjen antiturke dhe bashkë me përfaqësuses të të gjitha krahinave të Shqipërisë, formoi Qeverinë e Përkohshme me 1911 në Kimëz. Njëkohësisht bashkë me shumë pukjanë për mbrojtjen e Shkodrës nga rrethimi serbo-malazez (1912-1913). Mëhilli u vra, ndërsa Ndoci u plagos nga serbët e malazezët më 1915 në qëndresen kombëtare të mbrojtjës së trojeve shqiptare.

Mbijetoi vetëm Gjergj Mark Deda, i cili la pasardhës. Edhe Gjergji, ashtu si ati edhe dy vëllezërit mori pjesë aktive në të gjitha luftërat që çeta e Ndocit kreu detyra të rëndësishme luftarake kundër pushtuesve turq, serbë e malazezë. U plagos në krah dhe plumbi i mbeti në trup gjithë jetën, prandaj edhe dora i mbeti sakat gjithë.. Por siç thotë populli: „Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër“, Gjergji mundi të jetojë e të vazhdojë trashëgiminë e të atit . Pati 4 djem: Prendushi, Marku, Mushaku dhe Nikolla. Nikolla është babai i inxhinier Kolës. Gjergji për aktivitetin e tij luftarak në shërbim të çeshtjes madhore të çlirimit të atdheut, komuna e Iballës e ka shpallur” Qytetar Nderi”. Inxhiner Kol Dedaj, përveç kontributit tij të çmuar në profesion, ka bërë hulumtime e studime edhe në fushën e historisë e etnografisë. Libri:“ Në Panteonin e Lirisë“ është një prej botimeve të tij, ku është bazuar edhe shkrimi „Tre heronj në Belshinë të Pukës.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes