Përmendorja e Migjenit së bashku me Lulin e Vocërr vendoset në qendër të qytetit të vogël të Pukës
Migjeni në Pukë
Tani Migjeni (18 prill 1936-2016) vjen në Pukë dhe vendoset monument grup për të qenë i përhershëm në Qendër të qytetit, ku krijoi dhe ëndëroi shërimin.
Nga Xhemal MEÇI*
Bashkia Pukë në bashkëpunim me strukturat e veta kulturore-arsimore: Qendra Kulturore ( Shtëpia e kulturës “E. Çabej”, shkolla Muze “Migjeni”, Biblioteka e qytetit), Shkolla 9 –vjeçare “Migjeni” e Pukës, Shkolla e Mesme “Sabah Sinani”, Qendra Kulturore e fëmijëve dhe Televizioni Lokal i Pukës, e përgatitën Pukën për një pritje të veçantë. Siç u interesua nga Tirana e mbesa e Migjenit, Aleksandra Ceka sapo mori ftesën dhe falënderoi, pyeti me një kureshtje dhe gjithë interesim: “Ç’të veçanta ka ky 80-vjetor, nga përvjetorët e tjerë kushtuar Migjenit në Pukë!? ”Përgjigjeja jonë i ngjalli entuziazëm se kishte se çfarë të shihte të rejat e këtij përvjetori. E pra dhe kryesorja do të ishte Përmendorja e Migjenit së bashku me Lulin e Vocërr, vendosur në qendër të qytetit të vogël të Pukës mes gjelbërimit të bredhave dhe do të vazhdojë me vizitat në shkollën “Muze”, e cila ishte stokuar e lyer me hekura e mure, ku i ishin përveshur punës edhe personeli: drejtori Alban Doçaj lyu derën me llak, Besniku, Skënderi e Ylberi lyenë me bojë hekurat, sanitarja duke pastruar deri në 9 të natës. Po kështu edhe në Shkollën 9-vjeçare “Migjeni”. Mësuesit i gjeje gjithë ditën, sidomos R.Tafilakun e Lefter Ahmetaj me deziniatorin, Hasan Laçi, që nuk shkëputeshin prej Dhomës Muze, që do të jetë një model. Programit i ishte shtuar me kohë edhe promovimi i librit “Zeneli ynë” i autorit pukas, Idriz Ahmet, botues në këto vite i 5 librave.Ky solli më 18 prill Zenelin e Migjenit dhe lidhjet midis tyre. Urime e përgëzime i erdhën edhe nga Kosova, Maqedonia, Italia, Gjermania e etjerë.
18 prillit 2016. Puka zgjohet nën rrezet e para të mëngjesit, që dukej sikur përkëdhelnin ëmbël këtë qytet të bukur malor së bashku me banorët e saj, që dukeshin më të gjallëruar e të nxituar për në qendrën e qytetit. Kështu vinin edhe prej rrethinave të Bashkisë, sepse u dukej se nëpër luginat e thella, ku ende jetojnë malësorët e fundit gjatë shpërnguljeve të mëdha të këtyre 25 viteve, dëgjonin thirrjen: “Erdhi Migjeniiii! O Migjeniii!” Me interesim si asnjëherë gjatë këtyre viteve me një gëzim të hareshëm të qindra pukasve të moshave të ndryshme që sikur shoqëroheshin nga pas me bukurinë madhështore të Alpeve të Veriut që kanë marrë formën e një amfiteatri gjigand me një natyrë shumë llojë formash e ngjyrash, një privilegj që e ka vetëm Puka në qytetet e Veriut.
Edhe gjithë dita e 18 prillit, ndryshe nga ditët që pasuan, sikur donte të tregohej sa më bujare e miqësore me pukasit e të ftuarit që po vinin që nga Shkodra: Prof. Ahmet Osja, “Mjeshter i Madh” Fadil Kraja, dramaturgu i famshëm Shqiptar, “Mjeshtri i Madh” Osman Kozmaj, shërbyer disa vite në Pukë, Prof. Bajram Xhafa. Gjithashtu Drita Gjylbegu e veja e Zenelit te famshëm me vajzën, Zanën, që solli kujtime mjaft prekëse etj. Nga Tirana Profesori i mirënjohur Moikom Zeqo, Tinka Kurti, “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, e mirënjohura Tefta Radi, shkrimtari i shquar Sefer Pashaj, të organizuar prej Bilbil Dervishit e prof. Neritan Ceka. Erdhi edhe poeti Agim Doçaj, “Mjeshter i Madh” i dhanë vlerat e tyre Pukës, bile deri nga Pogradeci mik duke lënë pas Fushën e bukur të Nënshkodrës në ngjitje terthoreve të kodrinave pa fund që mbajnë në gjirin e tyre luletrumzën e mrekullueshme prej ku bletët marrin mjaltin natyror aq të shijshëm e aq të shëndetshëm, duke vazhduar kështu deri me zbritjet në Gomsiqen e thellë. Në të ngjitur prej saj në dredhoret e Kçirës makinat futen përmes pishave që në ato ngjitje deri në rrafshet në të hyrë të qytetit të Pukës kanë formuar pyje të vërteta. Po kështu kurora për rreth qytetit me pisha të shumta e të larta sikur bëjnë garë me minaret e xhamive të reja të Pukës e të Qerretit. “Lum si ju!”, na uronin të ftuarit -“ lum si ju që keni këtë gjelbërim pishash gjatë gjithë vitit!“ Jo vetëm kaq, -u përgjigjet optimist e buzagaz kryetari i Bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj. “por kemi dhe ujin e malit të Krrabit, që buron përmes ahash e shkurresh pa fund nga një lartësi prej 1350 m dhe vjen në rrjedhje të lirë për 24 orë rresht. Me këtë ujë kurativ prodhojmë edhe “Birrën “PUKA”. Erërat që vijnë prej qafash e lugina malesh e mbajnë ajrin gjithmonë të pastër, plot oksigjen natyror.” Profes.i nderuar Neritan Ceka tha i mirëpritur: “bash për këto erdhëm familjarisht një natë para, të shtyrëedhe nga interesimi për të parë se në ç’ gjendje është edhe shkolla Muze “Migjeni “, një monument kulture që nderon Pukën me banorët e saj si edhe gjithë Shqipërinë. Sapo hymë në muze ia arriti Pashke Delia bashkë me bashkëshortin për të takuar shoqen e vet të dashur Aleksandër Ceka, e cila lëshoi një klithmë gëzimi: “Ua si jeni ju pukasit: kaq miqësor e kaq të dashur, gjë që duket edhe në mirëmbajtjen dhe pasurimin e Shkollës Muze “Migjeni! S’ka si ju!” Po kënaqësia e saj u shtua kur pa se edhe dy dhomat e tjera ish-klasa kohën e Migjenit që ishin plotësuar nga jeta arsimore e rrethit të Pukës në vite që nga shkolla e parë e Iballës me mësuesin e parë të saj Kolë Zezaj deri te ish-drejtori i parë pukas me pedagogjike, Beslim Hoxha, “Qytetar nderi i Pukës” deri te Ndue J. Pjetri dhe Enver Gjylbegu me titull nderi “Mësues i Popullit”. Po kështu shkollat e tjera të Pukës me dhjetra e qindra arsimtarë vendas, si edhe nga Shkodra e deri prej Vlore, Korçe e Gjirokastre etj.
Si u arrit që të vinte kjo permendore grup në Pukë pas 80 vitesh. Gazetari Armir Mehaj ia shprehu dëshirën e tij dhe të gjithë pukasve z. Fran Gjokës, emigrant ekonomik në SHBA, ku ka një shoqatë kulturore artistike dhe ka arritë të ketë edhe një biznes modest, me të cilin ka ndihmuar edhe familje të varfëra në fshatrat e Pukës që me rastin e 80-vjetorit të emërimit të Migjenit në Pukë, të vendosej në përmendore të përherëshme në qendër të qytetit të Pukës. Fran Gjokë Daka u përgjegj pa vonesë dhe ndihmoi me shumën e duhur në dollarë.Tani duhej skulptori.Edhe ai u gjet mes pukasve.Gjovalin Pepa prej Fushë-Arësit, i cili ka përfunduar studimet e larta për skulpturë në Tiranë.Tani punon në profesion të lirë në bashkinë e Fushë-Arësit.Është ftuar shumë në Kosovë ku ka pasë mjaft sukses.Ftesën për monumentin e Migjenit e priti me kënaqësi dhe shikuesit e uruan dhe e përgëzuan për suksesin, sepse monumenti doli madhështor. Zbulimin e bë prej kryetarit të Bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj së bashku me mbesën e Migjenit, Aleksandrën. Mandej përshëndetën edhe i ngarkuari i Presidentit Republikës z, Nishani, z. Shkelqim Gashi, si edhe ambasadori i Prishtines në Tiranë z. Ramiz Llavdrovci për këtë sukses të veçantë që i shtohet Pukës, duke u bërë model për qytetet, ku punoi e jetoi Migjeni. Tani Puka është shembull se shkollës Muze “Migjeni” iu shtua edhe Monumenti, si të ishte Migjeni i gjallë. Po kështu, Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” u pajis me një dhomë model kushtuar Migjenit në Pukë dhe zhvillimit të arsimit 9-vjeçar të kësaj shkolle. Grupet e punës punuan me përkushtim dhe ngritën këtë dhomë që është e para e këtij lloji krahasuar me shumë shkolla të vendit brenda Republikës ideuar e zbatuar prej gupit të punës mësuesi me përvojë Riza Tafilaku dhe N/drejtori Lefter Ahmetaj, punuar në dizenie Hasan Laçi. Në vazhdim në Bibliotekën e qytetit u promovua edhe libri “Zeneli Yne” me të cilin autori Idriz Ahmetaj solli vlera të reja artistike nga jeta e Zenelit e vepren e tij. Të gjithë diskutantët që nga referuesit: Vladimir Kola, Nikolin Prenga, Gjovalin Meta, Pashk Alia, Marasha Simoni, Kolaj etj. sollën respektin e tyre për këtë libër me interes. Veprimtaritë u mbyllën me nje drekë solemne, organizuar nga Bashkia, ku vazhduan me diskutime e debate miqore. Qendra Kulturore e fëmijëve me drejtor Ramazan Rringaj krijoi hare me vallet e bukura, larminë e kostumeve popullore e këngë te bukura për vendlindjen. Gjithë veprimtaria u mbyll me mbresa të paharruara.
“Mjeshtër i Madh”
|