l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 


65 – vjetori i krijimit të Forcës Ajrore shqiptare

Kodheli:Standardet e NATO-s për fluturimin tashmë janë objektiva të realizuara



Në mjediset e Bazës Ajrore të Kuçovës ështëpërkuijtuar 65 – vjetori i krijimit të Forcës Ajrore shqiptare. Të pranishëm në aktivitet ishin ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit, komandantët e forcave, përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor, veteranë të aviacionit ushtarak, familjarë të dëshmorë dhe shumë të ftuar.
Siç u shpreh Ministrja Kodheli: “Nderojmë aktin historik kur në 24 prillin e vitit 1951, në përmbushje të një prej aspiratave dhe ëndrrave më të mëdha të popullit shqiptar, atij të të pasurit të një aviacioni luftarak. Historia nisi ashtu siç edhe u tha me fluturimin e parë të një avioni ushtarak të njësisë së parë të aviacionit shqiptar në Laprakë, për të kulmuar pak vite më pas, me njësinë e parë të Aviacionit Reaktiv të krijuar pikërisht këtu në Kuçovë. Ky është materializimi i përpjekjeve të të gjitha qeverive, të nisura në fakt që në vitin 1914, por që u pengua në fakt nga barra ekonomike, hallet e vendit, të cilit ende pa u konsoliduar si shtet, e bënë shtetin shqiptar një shtet të dobët që i duhej fillimisht të përballej me Luftën e Parë Botërore, dhe më pas me të dytën duke mos mundur krijimin që herët të kësaj force”


Duke përshëndetur aviatorët shqiptarë në këtë jubilee të lavdishëm, ministrja Kodheli, ndër të tjera theksoi se “Ky përvjetor i Forcës Ajrore vjen vetëm pak ditë pas aksidentit ku gjatë një fluturimi stërvitor me rrezikshmëri të lartë, ashtu siç janë të gjitha fluturimet, ranë në krye të detyrës dy pilotë, shokë dhe bashkëpunëtorë të shtrenjtë” .Në fakt, ndërkohë që po bëhet kjo ceremoni, ju dëgjoni Alket Islamin të fluturojë. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta shikojnë, ai mban një flamur modest me dy emra të dashur për ne; Floran Delia dhe Donald Hoxha. Dy emra të cilët i bashkohen listës së pilotëve të tjerë që janë të pranishëm këtu, pavarësisht se mungojnë ata që derdhën, jo vetë djersën, por që dhanë dhe jetën për aviacionin luftarak shqiptar, në krye të detyrave dhe misioneve të ngarkuara.
Këta pilotë, mbi 40 të tillë janë shpallur dëshmorë, por në fakt ju të gjithë pilotët në shërbim të atdheut jeni heronj të tillë.Shkruani histori trimërie çdo ditë në qiejt e hapësirës ajrore shqiptare me guxim dhe një personalitet më shumë se të spikatur”.


Forcat Ajrore hedhim me krenari vështrimin në historinë 65 - vjeçare të suksesit, të shkruar në tokë dhe në ajër, me ngjarje, sakrifica, përkushtim, në mbrojtje të atdheut tonë të shtrenjtë.
Standardet e NATO-s për fluturimin tashmë janë objektiva të realizuara dhe personeli është i aftë të ndërveprojë me homologët e vendeve aleate si në zhvillimin e stërvitjeve ashtu edhe në operacionet e përbashkëta.
Me këtë rast Ministrja Kodheli falënderoi veteranët dhe të gjithë ish - ushtarakët dhe civilët, të cilët kanë shërbyer në aviacion, mbrojtjen kundërajrore dhe Forcën Ajrore, kanë dhënë gjithçka që nga themelimi, rritja dhe suksesi i kësaj force në përmbushjen e misionit të saj fisnik.


Ajo rikonfirmoj se Ministria e Mbrojtjes do vijojë të mbështesë me të gjitha mundësitë Forcën Ajrore sikurse edhe forcat e tjera. Pas përmirësimit të trajtimit të pilotëve, synojmë rritjen e orëve të fluturimit për përmirësimin e aftësive fluturuese, zhvillimin e kapaciteteve, si dhe pa harruar rritjen e cilësisë së mirëmbajtjes dhe gatishmërisë teknike të mjeteve.
Pas fjalëve të rastit, komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, dorëzoi certifikata falënderimi për disa nga veteranët e kësaj force.


 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes