l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Federata Shqiptare e Veteranëve të luftrave për liri e pavarësi të kombit shqiptar, tubim përkujtimor në Bujan
2023 – VITI I 80-VJETORIT TË
KONFERENCËS SË BUJANIT

Nga Bashkim Hisari

• KONFERENCA E BUJANIT NGJARJE
KULMORE NË HISTORINË MODERNE TË SHQIPTARËVE QË U SHËRBEU IDEALEVE PËR VETËVENDOSJE DHE BASHKIM KOMBËTAR


Federata Shqiptare e Veteranëve të luftrave për liri e pavarësi të kombit shqiptar, e krijuar në fillim të këtij viti nga Organizata e bashkuar e veteranëve të LANÇ të Shqipërisë (OBVL) dhe Organizata e Veteranëve të LANÇ të Kosovës, ka shpalur 2023 si vitin e 80-vjetorit të Konferencës së Bujanit. Në këtë kuadër po përgatitet një program i veçantë veprimtarish të përbashkëta që do të finalizohen me konferenca shkencore që do të mbahen në Bujan, Prishtinë e Tiranë.
Për të nderuar dhe respektuar 79 vjetorin e Konferencës historike që ishte në funksion të idealeve të kahershme të kombit shqiptar, në fshatin Bujan të Tropojës u organizuan një tubim përkujtimor, ku merrnin pjesë veteranët dhe pasardhësit e tyre nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Veteranëve të luftrave për liri e pavarësi, të Kryesisë së OVLANÇ të Kosovës, përkatësisht të degëve të saj nga Prishtina, Gjakova dhe Prizreni, të degës së OBVL të Shqipërisë nga Shkodra dhe Bashkisë së Tropojës. Ata vlersuan lartë LANÇ dhe shprehën mirënjohje për vendimet historike të Konferencës së Bujanit. Ndërkohë vendosën kurora pranë kullës ku është mbajtur Konferenca.
Në fjalimin përshëndetës, Lekë Hoxha - kryetari i OVLANÇ të Kosovës dhe djali i heroit të popullit Fadil Hoxha tha se “Konferenca e Bujanit bashkoi të gjitha shtresat e shqiptarëve në luftën kundër pushtuesëve nazifashist dhe themeloi organin më të lartë të Lëvizjes Nacinalçlirimtare - Këshillin Nacionalçlirimtar për Kosovë dhe Rafshin e Dugagjinit”. Ai theksoi se delegatët pjesmarrës në këtë Konferencë morrën vendime që nuk ishin në përputhje me vendimet e marra në Konferencën e Dytë të AVNOJ-t duke shpallur unanimisht Rezolutën që zgjoi shpresën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Faktikisht, vendimet e Konferencës së Bujanit ishin në shërbim të idealeve për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar dhe si të tilla në vazhdimësi kanë mbetur në kujtesën e popullit tonë. Mirëpo, autoritetët e politikës shoviniste dhe hegjemoniste serbe gjithënjë kanë nënvlersuar, nënçmuar, sulmuar, mohuar dhe kanë penguar realizimin e dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës të shprehur në vendimet e Bujanit. Ato kanë lënë pasoja të rënda, por veprat dhe vlerat e LANÇ dhe të Bujanit treguan se populli shqiptar ka ditur të luftojë, të fitojë lirinë, të ruajë paqen dhe të sigurojë të ardhmën që u dëshmua edhe me luftën e drejtë të UÇK-së për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”,- theksoi ndër tjera kryetari i OVLANÇ të Kosovës.
Në fjalën e rastit, kryetari i veteranëve të OBVL të Shqipërisë, dega në Shkodër, Ali Demushi theksoi se Konferenca u mbajt në Bujan për faktin se Kosova nuk kishte asnjë zonë të lirë. “Në Malësi ishin disa faktorë që mundësuan mbajtjen e saj. “Historikisht Gjakova dhe Malësia e Gjakovës kanë qenë përherë sëbashku në përpjekjet e tyre për liri dhe pavarësi, kurse udhëheqësit e Lëvizjes antifashiste të Kosovës ishin nga Gjakova që gjetën përkrahje e strehim në Malësi që ishte e lirë”,-tha ndër të tjera Ali Demushi. Ai nënvizoi faktin se në Malësi gjendeshin Batalioni partizan: “Bajram Curri”, “Perlat Rexhepi” dhe “Emin Duraku” që ndikuan në mbarvajtjen e Konferencës dhe shtoi se ideatori dhe organizatori kryesor i Konferencës ishin Fadil Hoxha, ish - Komandanti i Shtabit Kryesor të UNÇ për Kosovën dhe Rafshin e Dugagjinit dhe Xhavid Nimani, ndër personalitetet dhe drejtuesit kryesore të asaj lufte të lavdishme.
Nëdërlaq, nënkryetari Bashkësisë së Tropojës, Abedin Kerrnaja tha: “Në këtë kullë patriotët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria u mblodhën dhe me guxim e qëndrim atdhetar miratuan vendime të rëndësishme për kombin shqiptar që pas përfundimit të luftës Kosova të bashkohet me Shqipërinë”.
Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, 79 vjet më parë, nën territor, në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës, në kullën e patriotit Sali Manit ku ndodhej Shtabi i UNÇ-së të Kosovës, është mbajtur Konferenca Themeluese e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë e Rafsh të Dugagjinit. Konferenca u organizua menjëherë pas Mbledhjes së II të AVNOJ –it, (Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar i Jugosllavisë), në Jajcë të Bosnjës mbajtur më 29 nëntor 1943, një muaj më parë nga Konferena e Bujani, ku ishin marrë vendime për ruajtjen e kufijve të Jugosllavisë së para Luftës dhe ku Kosova nuk ishte përfshirë si entitet i veçantë etnik territorial.
Në Konferencën e Bujanit që ishte ngjarje kulmore në historinë e popullit shqiptar të Kosovës ishin të pranishëm 49 delegatë, shqiptarë, serbë, malazezë dhe turq. 12 të ftuar të tjerë nuk erdhën për arsye të pengesave të sigurisë. Midis pjesëmarrësve kishte rryma të ndryshme politike, komunistë, nacionalistë, demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste dhe atdhetarë pa dallim kombësie, feje tendence politike e pozita shoqërore.
Konferenca ka qenë e përqëndruar në kontekstin e argumentimit të rrethanave dhe të raporteve politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake dhe në funksion të kërkesës së shqiptarëve për vetëvendosje dhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes së tyre.
Delegatët zgjodhën Këshillin Nacional Çlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit dhe Kryesinë. Këshilli Nacional Çlirimtar prej 42 antarëve që do të ishte “organ i përbashkët” u bëri thirrje popujve të Kosovës-shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve, për t’u mobilizuar në luftë kundër okupatorëve.
Konferenca e Bujanit miratoi dokumentin kryesor - Rezolutën, me të clien në bazë të pjesëmarrjes aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në anën e Bllokut Antifashist të Aleancës Veriatlantike, popullit të Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes për fatin e vet dhe bashkim me shtetin amë - Shqipërinë. Në Rezolutë pos tjerash thuhej: “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, asht një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë, ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipninë”. Tubimi përkujtimor i kësaj ngjarje madhore historike kaloi në nnjë atmosferë mjaftë festive. Në fund të këtij manifestimi u organizua një program artistik me këngë e valle popullore.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes