l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Presidenti Begaj përshëndet seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës
Shqipëri-Kosovë: NJË KOMB, NJË QËNDRIM


• 110-vjetori i pavarësisë dhe 78-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga okupatori nazifashist u festuan me madhështi në Shqipëri, Kosovë,
Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora shqiptare në botë

Ëndrra shekullore e shqiptarëve për një bashkim të politikës në Shqipëri dhe Kosovë është bërë realitet të dielën e 27 dhjetorit, në vigjile të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Për herë të parë deputetët e parlamentit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë u ulën te gjithë bashkë në sallën e kuvendit të Shqipërisë duke dërguar fuqishëm mesazhin e bashkimit jo thjesht në mënyrë simbolike.
Lindita Nikolla, kryetare e parlamentit të Shqipëri dhe homologu nga Kosova, Glauk Konjufca ishin të parët që folën në këtë seancë të përbashkët të dy parlamenteve.
“Mënyra e të menduarit të shqiptarëve të ndryshojë në përputhje me realitetin e ri gjeopolitik dhe pozitën e shqiptarëve në këtë realitet gjeopolitik”,-tha ndër të tjera kryeparlamentarja shqiptare Nikolla. Ndërsa kryeparlamentari i Kosovës Konjufca theksoi se: “I vetmi shtet në mes të Evropës i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë, që nga diplomacia deri te financimi i grupeve kriminale. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tone”.
Emocionet e të ulurit bashkë në një sallë i përmblodhi më këtë fjali deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila: “Uaaaa çfarë hapje sot në kuvendin e Shqipërisë, më e bukura në botë”.
Dy kryeministrat, Kurti dhe Rama nuk e fshehën gëzimin që ia dolën të mbledhin dy parlamentet në një sallë.
Kurti: “Shqiptarët të bëhen bashkë jo vetëm për festa, dhe jo vetëm në rang politikanësh. Ndër të tjera, Kurti theksoi se kjo e sotmja nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste, por edhe një ditë reflektimi”.
Rama: “Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me të huajt, por përsëri edhe sot unë nuk besoj se shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. E le t’i kthehemi me syrin e mendjes jo vetëm pamjes së sotme të Kosovës krahasuar me jo shumë vite më parë. Unë nuk besoj se do të ishte e ndershme që të shtyheshin shumë dhe të thoshin: “po, ne e kishim imagjinuar që në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të ishte e lirë, do të ishte sovrane dhe pavarësia e saj do të ishte përfundimtare”.
Seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë e ka përshëndetur përzemërsisht edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë SHT Z Bajram Begaj.
“Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta.
Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore!”, -përfundon mesazhi i kreut të shtetit shqiptar Begaj.
Ndërkohë, 110-vjetori i pavarësisë dhe 78-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga okupatori nazifashist u festuan me madhështi në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora shqiptare në botë.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes